LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Dy qendrat operative nga 1 gushti"/ Konferenca në Shëngjin, Rama: U hodh baltë mbi shqiptarët nga ata që kundërshtuan marrëveshjen! Meloni: 334 mln euro në vit për emigrantët!

• Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, kanë zhvilluar konferencën e përbashkët për shtyp në zonën e Lezhës. • Rama e ka nisur fjalimin e tij me reportazhin invetigues të Rai 3 për Shqipërinë. • Sipas tij, në Shqipëri nuk ekzitojnë klane mafioze apo kriminale. • Më tej ai shtoi se mbi shqiptarët u hodh baltë nga ata që e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, duke shfrytëzuar pushtetin e katërt, atë të medias. • Ai përmendi edhe strehimin e afganëve në vendin tonë. • Rama tha se prej 2 vitesh Shqipëria ka strehuar afganë pas rënies së Kabulit, kur asnjë vend i NATO dhe BE nuk i pranuan.• Sipas tij gazetarët që erdhën nga televizioni italin nuk i kanë parë këto. • Sipas tij sulmet e kryera kanë një qëllim të vetëm dhe ai është politik. • Rama më tej shtoi se gjithçka është bërë në kurriz të shqiptarëve pasi Shqipëria s’ka mafie si Camorra e Cosa Nostra. • Rama tha se Italia është vendi me të cilin na lidh një miqësi e veçantë dhe aleancë strategjike. • Rama mëtej shtoi se këtë aleancë do ta vazhdojë ndërsa tha se nëse gabon qeveria italiane Shqipëria marr pjesë në atë gabim pa asnjë ngurrim.• Nga ana tjetër, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka falenderuar qeverinë shqiptare për ndihmën i dhanë për të realizuar marrëveshjen për emigrantët.• Meloni ka komentuar po ashtu investigimin e Rai 3 për Shqipërinë, ku tha se qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë më shumë sesa ka ndihmuar qeverinë italiane. • Meloni ka treguar se qendrat do të jenë operative nga data 1 gusht 2024, ndërsa shtoi se vonesat për përfundimin e qendrës, u shkaktua nga terreni i vështirë në Gjadër. • Ajo tregoi se “Meri Hostes” do të jetë shoqëria që do të ndjekë procedurën e menaxhimit të qendrave të pritjes. • Transporti do të kryhet nga anijet e marinës italiane.• Meloni ka deklaruar se kostoja që paguan Italia për të gjitha procedurat dhe akomodimin e këtyre emigrantëve është 334 milionë Euro. • Meloni tha se nga refugjatët e shpëtuar nga anijet italiane, gratë shtatzëna dhe fëmijët nuk do të vijnë Shqipëri.• Po ashtu ajo tregoi se në qendrën e Gjadrit, brenda do të ketë edhe një hapësirë që do të kryejë funksionin e burgut. • Meloni tha se rendi publik brenda parametrave të qendrës do të garantohet nga autoritetet italiane.• Pas fjalës së dy krerëve të vendeve janë zhvilluar pyetje nga gazetarët të cilët ishin prezentë në konferencë. • Meloni duke iu përgjigjur pyetjes për akuzat e hedhura ndaj shqiptarët theksoi se akuzat në drejtim të qeverisë shqiptare janë përbaltje. • Ajo tha se herë tjetër me të tilla marrëveshje nuk do të rrezikojnë që të komprometohen marrëdhëniet e fqinjësisë.

9 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Këtë mundësi e shfrytëzon vetëm Italia", Rama: Shqipëria nuk merr asnjë euro nga marrëveshja, nuk e kemi bërë për interesa

"Dy qendrat operative nga 1 gushti"/ Konferenca në Shëngjin,
edi rama

SHËNGJIN- Kryeministri Edi Rama teksa po ju përgjigjej pyetjeve të gazetarëve tha se Shqipëria nuk përfiton asnjë euro nga marrëveshja.

Ai tha se gjithçka do të administrohet nga Italia. Më tej shtoi se marrëveshja nuk është bërë për interesa, por sepse kështu funksion raporti mes dy vendeve. Ai u shpreh se këtë mundësi e shfrytëzon vetëm Italia dhe asnjë vend tjetër.

Rama: Shqipëria ka pasur një rrugëtim historik tepër të vështirë dhe aspiron të bëhet pjesë e BE-së. Jemi vend në Europë që mirëpritëm hebrenjtë. Kam lexuar dhe parë në mediat italiane gjëra që as mund t’i imagjinoja. Ne nuk kemi kërkuar asnjë euro për marrëveshjen. Kjo sepse nëse do kërkonim euro, ne nuk do të ishim ne. Nëse do kërkonim euro, nuk do të ishim kjo Shqipëri që jemi. Ne nuk kemi bërë kalkulimin sesi do ndikojë ekonomikisht marrëveshja. Gjithçka administrohet nga pala italiane. Ne kemi dhënë disponueshmërinë e shtëpisë sonë, për një hall që na tha Italia se a na ndihmoni dot. Marrëveshja nuk është bërë për interesa, por për të treguar bujarinë e shqiptarëve. Kështu funksionon raporti special që kemi me Italinë. Ne këtë mundësi që ne kemi mund ta shfrytëzojë vetëm Italia e asnjë vend tjetër, për 1000 e një arsye historike të së sotmes e të nesërmes.

2 VITE ME PARE

Akuzat e medias italiane për qeverinë shqiptare, Meloni: Përbaltje! S’mund të rrezikojmë dhe të komprometojmë marrëdhëniet e fqinjësisë

"Dy qendrat operative nga 1 gushti"/ Konferenca në Shëngjin,
Meloni

SHËNGJIN- Pas inspektimeve në kampin e refugjatëve në Shëngjin kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me homologen e tij në Itali, Giorgia Meloni. Pas fjalës së dy krerëve të vendeve janë zhvilluar pyetje nga gazetarët të cilët ishin prezentë në konferencë.

Meloni duke iu përgjigjur pyetjes për akuzat e hedhura ndaj shqiptarët theksoi se akuzat në drejtim të qeverisë shqiptare janë përbaltje. Ajo tha se herë tjetër me të tilla marrëveshje nuk do të rrezikojnë që të komprometohen marrëdhëniet e fqinjësisë.

“E thash edhe gjatë fjalës time, mendoj se arosje vërtetë nuk është që të sulmohet qeveria shqiptare apo populli shqiptar, Po janë pozicione të ligjshme të legjitimuara dhe që janë armiqësore ndaj qeverisë italiane. Luajnë në këndvështrimin e tyre, duke shpalosur qëndrimin e tyre. Mendoj se duhet vlerësuar fakti që për të goditur, sulmuar qeverinë italiane, goditet dhe sulmohet një partner ndërkombëtar. S’po dëmtohet vetëm qeveria italiane, por dhe Italia si vend.

Pavarësisht suksesit të marrëveshjes, përfshihet vendi për këtë përbaltje. Rrezikojmë që t’i shkaktojmë një dëm të gjithë vendit. Shpreh gatishmërinë që ta hedhim poshtë këtë përbaltje. Në të ardhmen do të jemi më të vëmendshëm ndaj propozimeve që realizojmë. S’mund të rrezikojmë dhe të komprometojmë marrëdhëniet e fqinjësisë. Këtë e kam bërë në opozitë, por sot kam vendosur që mos ta bëj më.”, tha ajo.

2 VITE ME PARE

Marrëveshja e emigrantëve, Rama: Nëse gabon qeveria italiane, ne marrim pjesë pa asnjë ngurrim!

"Dy qendrat operative nga 1 gushti"/ Konferenca në Shëngjin,
Konferenca

SHËNGJIN- Pas inspektimeve në kampin e refugjatëve në Shëngjin kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me homologen e tij në Itali, Giorgia Meloni. Gjatë fjalës së tij Rama tha se Italia është vendi me të cilin na lidh një miqësi e veçantë dhe aleancë strategjike.

Rama më tej shtoi se këtë aleancë do ta vazhdojë ndërsa tha se nëse gabon qeveria italiane Shqipëria marr pjesë në atë gabim pa asnjë ngurrim.

“Jemi shumë të ngjashëm, një ngjashmëri e cila të bën të mendosh pse nuk i bashkojmë dy vendet tona në një dhe kështu të bashkojmë dhe partitë politike, dhe gazetarësh dhe të bëjmë një festë gjysmë të vërtetash,” tha ai.

Rama shtoi se seti mes Italisë dhe Shqipërisë, nuk është një hapësirë që ndan vendet sipas tij Italia ka qenë avokati ynë më i fortë në Bruksel.

"Më duhet ju them që për ne, nuk ka të bëjë ngjyra e forcave politike që qeverisë në Itali, por me të gjithë kemi pasur marrëdhënie vëllazërie, të gjitha kanë bërë më të mirën e tyre për të na ndihmuar.

Për ne qeveria italiane, ka qenë, është dhe do të jetë qeveria e një vendi që na lidh një miqësi e veçantë dhe aleancë strategjike që ne duam ta zhvillojmë. Nëse gabon qeveria italiane ne marrim pjesën ë atë gabim pa asnjë ngurrim, por le të mos e kthejmë në një çështje gabimesh.

Jemi shumë të ngjashëm, një ngjashmëri e cila të bën të mendosh pse nuk i bashkojmë dy vendet tona në një dhe kështu të bashkojmë dhe partitë politike, dhe gazetarësh dhe të bëjmë një festë gjysmë të vërtetash," tha ai.

2 VITE ME PARE

Kryeministrja Meloni: Në Shqipëri nuk do të vijnë gratë shtatzëna as fëmijët, brenda kampit do të ketë dhe zonë burgu

"Dy qendrat operative nga 1 gushti"/ Konferenca në Shëngjin,
konferenca

SHËNGJIN- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka treguar detaje mbi zbatimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët. Meloni tha se nga refugjatët e shpëtuar nga anijet italiane, gratë shtatzëna dhe fëmijët nuk do të vijnë Shqipëri. 

Po ashtu ajo tregoi se në qendrën e Gjadrit, brenda do të ketë edhe një hapësirë që do të kryejë funksionin e burgut. Meloni tha se rendi publik brenda parametrave të qendrës do të garantohet nga autoritetet italiane.

"Emigrantët që janë shpëtuar nga anijet italiane, në Shqipëri nuk do të vijnë gratë shtatzanë, fëmijët. Do të kryhen të gjitha proceduat e kalimit të kufitir, do të kërkojë 28 ditë, do të trajtojë gjithashtu kërkesat për mazil, do të kemi përshpejtim të procedurave në rastin kur emigrantët kanë origjinë nga vendet e sigurta. Do të rocojmë procedurat e detyrueshme për BE. Struktura e Gjadrit do të ketë edhe funksion tjetër, ku do të ndalen emigrantët, do të ketë edhe një hapësirë, ku do të mbahen emigrantët e burgosur. Rendi publik, brenda perimetrat e qendrave do të garantohet nga autoritetet italiane.", tha Meloni.

2 VITE ME PARE

"334 mln euro kosto në vit për emigrantët", Meloni në Shëngjin: Qendrat do të jenë operative nga 1 gushti, vonesa u shkaktuan për shkak të terrenit të vështirë

"Dy qendrat operative nga 1 gushti"/ Konferenca në Shëngjin,
meloni, rama

TIRANË- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka dhënë detaje të reja lidhur zbatimin e marrëveshjes për emigrantët. Meloni ka treguar se qendrat do të jenë operative nga data 1 gusht 2024, ndërsa shtoi se vonesat për përfundimin e qendrës, u shkaktua nga terreni i vështirë në Gjadër. 

Ajo tregoi se “Meri Hostes” do të jetë shoqëria që do të ndjekë procedurën e menaxhimit të qendrave të pritjes. Transporti do të kryhet nga anijet e marinës italiane. Meloni ka deklaruar se kostoja që paguan Italia për të gjitha procedurat dhe akomodimin e këtyre emigrantëve është 334 milionë Euro.

Ajo është shprehur përsëri se Shqipëria po sillet sikur të ishte pjesë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian, ndërsa shtoi gjithashtu mbështetëse e fuqishme e anëtarësimit jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Ballkanit Perëndimor në BE.

Meloni: Ne morëm parasysh disa kritere e kushte, emigracioni i jashtëligjshëm është fenomen shqetësues që vendet e BE nuk mund ta përballojnë të vetme, duhet ndihma edhe e vendeve jashtë BE. Na mbetet vetëm të forcojmë këtë bashkëpunim. Nëpërmjet kësaj marrëveshje, Shqipëria ka vendosur disa territore ku Italia po kryen punimet për ngritjen e dy qendrave. Fillimisht në Shëngjin ku do të pritet dhe në Gjadër ku do të strehohen. Emigrantët që janë shpëtuar, sigurisht që në Shqipëri nuk do të vijnë gratë shtatzëna, personat në moshë të caktuar, do të jetë një strukturë ku do të kryhen të gjitha procedurat e kalimit të kufirit, do të kemi përshpejtim të procedurave kur janë nga vendet e sigurta. Do të jenë operative nga 1 gushti 2024. Do ta realizojmë me sukses. Dy muajt e vonesës janë shkaktuar për shkak të terrenit disi të vështirë në Gjadër.

Nga vendet e ashtuquajtura të sigurta, kanë mbërritur 11 mijë persona, gjysma janë subjekte vulnerabël. Ne duhet të kishim dërguar në Shqipëri 5 mijë e 500 emigrantë. “Meri Hostes” do të jetë shoqëria që do të ndjekë procedurën e menaxhimit. Transporti do të kryhet nga anijet e marinës italiane, ministria e brendshme ka shpallur dhe një garë përsa i përlket shpenzimeve të transportit 13,5 mln Euro.

334 milionë Euro në vit që përbëjnë 7.5% të trajtimit të emigrantëve në territor kombëtar, këto burime nuk duhet të konsiderohen si burime shtesë. Emigrantët që do të vijnë në Shqipëri, ne mendojmë se elementi kryesor i kësaj marrëveshje është se mund të jetë një mjet i fuqishëm për të penguar emigrantët të mbërrijnë në brigjet e Europës dhe për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore, reduktim të kostove apo shpenzimeve. Kemi arritur edhe një ulje të emigranëtve që kanë mbërritur në brigjet tona. Ne po bëjmë një investim. Me kapacitetin e këtyre qendrave, duke pasur parasysh faktin, atëherë ne në Itali do të kursejmë 136 milionë Euro. Ne jemi mjaft të kënaqshëm në përfundim të punimeve. Nëpërmjet kësaj marrëveshje jo vetëm që fuqizohet më tepër marrëdhënia jonë, por shkëmbimi tregtar me Shqipërinë rritet. Shqipëria është vend mike e Italisë dhe BE-së sepse Shqipëria sillet sikur të ishte pjesë anëtare me të drejta të plota të BE dhe i përmbahet të gjitha parimeve. Italia do të jetë dhe është një mbështetëse e fuqishme e anëtarësimit jo vetëm të Shiqpëri, por edhe të Ballkanit Perëndimor në BE.

2 VITE ME PARE

"Shqipëria s’ka mafie si Camorra e Cosa Nostra," Rama: Të drejtën demokratike për ta kundërshtuar marrëveshjen e shndërruan në abuzim

"Dy qendrat operative nga 1 gushti"/ Konferenca në Shëngjin,
Konferenca

SHËNGJIN- Pas inspektimeve në kampin e refugjatëve në Shëngjin kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me homologen e tij në Itali, Giorgia Meloni. Gjatë fjalës së tij Rama foli për sulmet mbi marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Sipas tij sulmet e kryera kanë një qëllim të vetëm dhe ai është poltik. Rama më tej shtoi se gjithçka është bërë në kurriz të shqiptarëve pasi Shqipëria s’ka mafie si Camorra e Cosa Nostra. 

"Më duhet të citoj një gazetë, të se nesërmes, ‘Thelbi i kriminaliteti shqiptar është vendi ku veprojnë klanet që lidhen me trafikun e qenieve njerëzore. Më duhet t’iu rrëfej që e kemi marrë seriozisht këtë zbulim shqetësues, meqë gazeta e së nesërmes thonte që po merreshim me zbulimin e këtyre klaneve, do të thotë që po merremi me SPAK dhe na siguruan që ky klan nuk ekziston.

Sigurisht veprojnë grupe kriminaliteti, por sipas SPAK nuk ekzistojnë premisat për të folur për një mafie shqiptare, term i përdorur për të hedhur baltë mbi Shqipërinë, duke cituar kreun e SPAK s’mund të themi se në këtë vend ekzistojnë struktura që u ngjanë Cosa Nostra, Camorra, sepse grupet kriminele shqiptare s’kanë hierarki dhe veprojnë në rrethe të ngushta familjare apo shoqërore. S’mund të mos shfrytëzoj këtë rast për të shprehur trishtim për gjysmë të vërteta.

Me qëllim fare të qartë për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverie në luftën kundër migracionit të paligjshëm. Të kenë turp, të turpërohen të gjithë ata që të drejtë demokratike për të kundërshtuar këtë marrëveshje e kanë shndërruar në një abuzim të pushtetit të katërt dhe kjo në kurriz të shqiptarëve," tha ai.

2 VITE ME PARE

Investigimi i Rai3, Meloni në krah të Ramës: Nuk ishte ai shenjestra, mirënjohës qeverisë shqiptare që mundësuan realizimin e kësaj marrëveshje

"Dy qendrat operative nga 1 gushti"/ Konferenca në Shëngjin,
meloni

SHËNGJIN- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në konferencën e përbashkët me homologun e saj shqiptar, Edi Rama, ka falenderuar qeverinë shqiptare për ndihmën i dhanë për të realizuar marrëveshjen për emigrantët. Meloni ka komentuar po ashtu investigimin e Rai 3 për Shqipërinë, ku tha se qeveria shqiptare nuk ka bër asgjë më shumë sesa ka ndihmuar qeverinë italiane. 

Meloni u shpreh se prej ditësh kanë ndjekur sipas saj një fushatë denigruese ndaj Shqipërisë, ndërsa shtoi se Rama nuk ishte shenjestra e "sulmeve" të televizionit italian. 

"Jam e lumtur që jam këtu, që pata rastin tju takoj juve që Rama pati mundësinë të verifikonte nga afër edhe situatën e punimeve që janë duke u zhvilluar në kuadër të marrëveshjes. Doja të thoja që ashtu sic ne pame dhe dëgjuam nga fjalët e Ramës se vendet tona janë dy vende mike. Falënderoj Ramën dhe popullin shqiptar për mundësinë që na dhanë, për ndihmën që na dhanë për të realizuar këtë marrëveshje, që shpresoj të jetë shembull për vendet e tjera të BE. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse te përsëris afërsinë e qeverisë italiane dhe popullit italiane për sulmet që Ramës dhe qeverisë së tij i janë bërë. Qeveria shqitpasre nuk ka bërë asgjë më shumë sesa ka ndihmuar qeverinë italiane. Ne kemi ndjekur një fushatë denigruese ndaj qeverisë shqiptare. Kemi dëgjuar etiketime sikur qeveria shqiptare është një narkoshtet. Nuk është hera e parë që Shqipëria ofron bashkëpunim. Edhe më parë historia e Shqipërisë ka treguar se ajo ka pasur dëshirën për të qenë pjesë e BE dhe për të gjetur ato mundësi bashkëpunimi.  Edhe më parë, historia e Shqipërisë ka treguar se ka pasur dëshirën e sinqertë për të qenë pjesë e BE dhe nuk i ka munguar asnjëherë mbështetja e Italisë për këtë. Më kujtohet që në ditët më dramatike të Covid, Shqipëria na ndihmoi me 30 mjekë në Lombardi. Rama u falënderua për këtë dhe një ndër gazetat italiane e quajti përrallë e bukur e kryeministrit shqiptar dhe Rama quhet si kriminel sepse shumë kanë ndryshuar që kur qeveria vendosi të vazhdojë bashkëpunimin me qeverinë e re shqiptare.", u shpreh Meloni.



2 VITE ME PARE

Reportazhi i Rai3/ Rama: Shpëtuam afganët nga vdekja kur asnjë vend i NATO-s nuk i pranoi, por këto gazetarët që erdhën nuk i panë

"Dy qendrat operative nga 1 gushti"/ Konferenca në Shëngjin,
rama

SHËNGJIN- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij teksa po komentonte investigimin e televizionit Rai 3 për Shqipërinë, përmendi edhe strehimin e afganëve në vendin tonë. 

Rama tha se prej 2 vitesh Shqipëria ka strehuar afganë pas rënies së Kabulit, kur asnjë vend i NATO dhe BE nuk i pranuan. Sipas tij gazetarët që erdhën nga televizioni italin nuk i kanë parë këto. 

"Falenderoj ata që kanë treguar solidaritet, kam marrë mesazhe të mira, kundrejt atij llumi balte ndaj Shqipërisë dhe qeverisë që mund të ketë mëkatet e botës, po kurre mëkatin t’i kthejë kurrizin kur i është dashur të ndihmojë Italinë. Kemi këtu prej 2 vite e gjysmë një komunitet afganësh, njerëz që i janë larguar vdekjes pas rënies së Kabulit dhe janë mikpritur, kur asnjë nga vendet e BE-së nuk pranoi t’i strehonte. Çdo të premte mbërrin një avion me 90-120 persona që qëndrojnë këtu 3-6 muaj për t’u transferuar më pas. Ata që nuk kalojnë filtrat, do të mbeten të strehuar prej nesh. Dhe nuk do të kërkojmë para, as nga NATO as nga BE. Edhe pse s’janë pak para për arkën tonë. Por, si të shpjegojmë faktin që disa gazetarë vijnë këtu dhe nuk i shohin ata. Nuk shohin emigrantët që i janë vjedhur vdekjes, por shohin fantazma.", tha Rama.

 

2 VITE ME PARE

Konferenca me Melonin në Shëngjin, Rama për investigimin e Rai 3: U hodh baltë mbi shqiptarët nga ata që kundërshtuan marrëveshjen

"Dy qendrat operative nga 1 gushti"/ Konferenca në Shëngjin,
edi rama

SHËNGJIN- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në konferencën e përbashkët me homologen e tij italiane, Girogia Meloni. Rama e ka nisur fjalimin e tij me reportazhin invetigues të Rai 3 për Shqipërinë. Sipas tij, në Shqipëri nuk ekzitojnë klan mafioze apo kriminale. 

Më tej shton se mbi shqiptarët u hodh baltë  nga ata që e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, duke shfrytëzuar pushtetin e katërt, atë të medias. 

Rama: Buongiorno, flasim italisht sepse këtu jemi në territor italian. Mirësevini të gjithë. Më lejoni të shpreh kënaqësinë tju shoh këtu shëndosh e mirë, në këtë zonë që sipas një gazeta italiane zemra, thelbi i kriminalitetit shqiptar, është vendi ku veprojnë klanet të cilat lidhen me trafikun e qenieve njerëzore. E kemi marrë seriozisht ketë zbulim shqetësues, mqs gazeta e të nesërmes thoshte që edhe Prokuroria po merret me zbulimin e këtyre planeve po merremi së bashku me prokurorinë dhe na siguruan që ky klan nuk ekziston në këtë zonë apo zona të tjera të Shqipërisë, ku sigurisht ka grupe kriminale, por sipas SPAK nuk ekzistojnë premisat për të folur për mafie shqiptare. Shpreh trishtim për gjysmë të vërtetat që ka treguar shërbimi publik italian. Duhet të turpërohën ata që të drejtën për të kundërshtuar këtë marrëvëshje e kanë shfrytezuar në pushtetin e katërt, atë të medias. Kundrejt lumit të baltës të shperthyer ndaj Shqipërise dhe qeverisë, që kurrë nuk ka pasur mbi vete mëkatin që ti kthejë kurrizin kur i është dashur të ndihmojë Italinë.



giorgia meloni ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet