LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit/ Gjyqtarja e Elbasanit lihet në 'arrest shtëpie', avokati: S'ka prova

• Gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka është lënë në masën e sigurisë 'arrest shtëpie' nga GJKKO, ndërsa avokati Ilir Pashaj në "arrest me burg". •Në burg është lënë dhe Taulant Ramollari, një prej familjarëve së bashku me Xhulio Musain, ndërsa familjari tjetër, Andrea Tirana është lënë në arrest shtëpie. •Pas seancës së ditës së sotme, avokati i Vyshkës Ndue Pjetri tregoi se gjyqtarja i ka qëndruar të njëjtave deklarime se është e pafajshme dhe nuk ka pasur asnjë ndikim për ulje dënimi. • Vyshka dhe avokati Pashaj janë arrestuar për ryshfet dhe korrupsion në Elbasan. • I arrestuari Xhulio Musaj, i akuzuar në vitin 2019 për vjedhje kërkoi një ulje dënimi me 6 muaj burg duke ofruar shumën 200 mijë lekë me negociator avokatin Ilir Pashaj, gjyqtarja kishte kërkuar dyfishin, pra 400 mijë lekë. • KLGJ pritet të mblidhet për të pezulluar nga detyra gjyqtaren. 

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Ryshfet për të liruar të burgosurin, avokati i gjyqtares: Paratë u mblodhën nga fisi për të paguar avokatin

400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit/ Gjyqtarja e
Zamira Vyshka

TIRANË- Avokati i gjyqtares Zamira Vyshka, Ndue Pjetra ka folur para mediave pas vendimit të GJKKO për ta lënë në arrest shtëpie pasi dyshohet se ka kërkuar 400 mijë lekë ryshfet për uljen e masës së sigurisë të të burgosurit Xhulio Musai. Sipas tij, në seancë gjyqtarja i ka qëndruar të njëjtave deklarime se është e pafajshme dhe nuk ka pasur asnjë ndikim për ulje dënimi. Avokati tregoi se i gjithë fisi kishte hedhur nga 100 mijë lekë që të paguanin avokatin dhe shton se nuk ka asnjë provë për ryshfet, por i cilëson si lojëra politike.

'Deri tani rezulton që të gjitha janë lojëra politike dhe ai person i cili ka diskutuar dhe ka folur lidhur me këtë situatë është kushëriri i tij që ka mashtruar familjarët. Ka marrë 3 kredi dhe e deklaroi që unë i kam marrë dhe këto lekë i kam bërë vetë që të paguaj kredinë. Të gjithë thanë në sallë që nuk e njihnin. Me datën 9 që kanë qenë pbisedat e tyre nuk rezulton asgjë që të jetë e implikuar gjykata. Vendimi ka shkuar në apel. Nuk ka asnjë ndryshim. Pas 4 muajsh kanë vijuar a ka njohje apo jo. Nuk ka bërë asgjë. Deklaruan se nuk ka lidhje as gjyqtarja, as avokati. Kishin hedhur gjithë fisi nga 100 mijë lekë për të paguar avokatin. Ai deklaroi në sallë që këto lekë i kam mbledhur nga gjithë fisi dhe kryesorja ishte që i dënuari ishte i sëmurë mendor. Nuk ekziston ulje dënimi, as pagesë, asgjë. Nuk del në asnjë vend. Prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë. Bëhet fjalë për konspiracion”, tha avokati.'- tha avokati.

Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj janë vënë në pranga nën akuzën e ryshfetit dhe korrupsionit. Ata dyshohet se kanë kërkuar para për të ulur dënimin e të arrestuarit Xhulio Musaj.

3 VITE ME PARE

Ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri, lihet në arrest shtëpie gjyqtarja e Elbasanit

400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit/ Gjyqtarja e
Gjyqtarja

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar “arrest në shtëpi” për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka. Trupa gjykuese ka lënë në fuqi vendimin që ishte për gjyqtaren, arrest shtëpie.

Në burg ka mbetur edhe avokati Ilir Pashaj, duke mos e ndryshuar masa “arrest me burg” ndaj tij. Masa nuk është ndryshuar as për të arrestuarin tjetër Xhulio Musaj, i cili do të vijojë të qëndrojë në burg.

Vyshka dhe Pashaj akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal. Dyshohet se persona të interesuar/familjarë të Xhuljo Musajt të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit.

3 VITE ME PARE

E shoqëruar nga “Shqiponjat”, mbërrin te GJKKO gjyqtarja e arrestuar për korrupsion

400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit/ Gjyqtarja e
Foto nga SPAK

TIRANË- Ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme, gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka. Gjyqtarja shoqërohet nga forcave “Shqiponja”. Ajo është arrestuar për korrupsion, ndërsa i është caktuar masa “arrest shtëpie”. Bashkë me të është arrestuar edhe avokati Ilir Pashaj.

Dy funksionarët e drejtësisë akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Sipas hetimeve, ka të bëjë për një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë, ku persona të interesuar/familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit. Bëhet fjalë për familjarë të Xhulio Musajt, i cili ishte arrestuar për plagosje, të cilët me anë të avokatit të tyre Ilir Pashaj i ofruan gjyqtares 2 milionë lekë të vjetra. Por pas takimit me gjyqtaren, sipas SPAK ajo ka kërkuar më shumë para. Dosja.al mësoi më herë se ngjarja ka ndodhur në 2021 dhe gjyqtarja ka marrë shumën e 4 milionë lekëve.

Informacionet për këtë rast korrupsioni SPAK i ka marrë në rrugë operative dhe në sajë të përgjimeve, pasi janë sinjalizuar për këtë rast korrupsioni. Për gjyqtaren Zamira Vyshka është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest shtëpie.” Ndërkohë sipas njoftimit të SPAK, është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest me burg” për avokatin Ilir Pashaj dhe shtetasit Taulant Ramollari e Xhulio Musaj. Në arrest shtëpie është lënë edhe shtetasi A.T.

zamira vyshka

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës