LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

555-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Plasari: Heroi s’u konvertua në mysliman, s'ka datë të saktë lindje, festohet ditën e ShënGjergjit

•Historiani Aurel Plasari, deklaron se heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu nuk është konvertuar asnjëherë në fenë myslimane. •Studiuesi pohon se heroi nuk ka qenë rrëmbyer nga Osmanët, duke hedhur poshtë aludimet për konvertimin e fesë së Skëndërbeut. • Theksin, ai e vuri më së shumti tek viti i lindjes së Skëndërbeut, duke u shprehur se nuk ka një datë të saktë të ditës kur ka lindur apo dhe vendit. •Shkrimtari shtoi se nuk ka një datë fikse, pasi Fan Noli dhe historianët ranë dakord për një datë. •Ai shtoi se është shpikur një datë, sipas kalendarit kishtar të festave të ndryshme shenjtorësh. •Plasari tha se studiuesit që nuk dinin rregullat, kanë vendosur datën e lindjes së Skënderbeut, në festën e ShënGjergjit. •Ai dyshon (pa fakte) se Skëndërbeu mund të ketë lindur në Prizren. • Kryeministri Edi Rama u shpreh se libri i Fan Nolit për Skënderbeun na njeh me shumë fakte historike dhe se ne kemi nevojë ta njohim akoma më shumë figurën e heroit. • Kreu i Qeverisë tha se data e vdekjes është 17 Janar, mirëpo secili e ka në dorë që ta kremtojë atë në ditën e Shën Gjergjit •Ky takim me gjimnazistët vjen në vigjilje të 555-vjetorit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Rama: Nëse “Ballkan” domethënë “mal”, atëherë “Mali i Hapur” nuk është keq

555-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Plasari: Heroi s’u
Edi Rama

TIRANË- Termi 'Ballkan' u bë temë bisede gjatë bisedës së historianit Aurel Plasari dhe kryeministrit Edi Rama. Sot, në vigjilje të 555-vjetorit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, Rama u shpreh se është e pashmangshme që në të ardhmen të kemi një rishkrim dhe një rilexim të historisë. Ai ka zbuluar se në lidhej me debatin për emrin e Ballkanit, ka debatuar edhe me europianët, ndërsa shtoi se janë pikërisht turqit ato që preferojnë këtë emërtim për Europën Juglindore.

“Për shkak të detyrës nuk më këshillohet të përfshihem në këtë vorbull, por ka edhe më tej se kaq, ka edhe Ballkani Perëndimor. Kam pasur një debat për këtë me miqtë europianë duke u përpjekur të shpjegoj që ne jemi Europë, siç ka një Europë Perëndimore, Lindore, ka edhe një Juglindore. Nëse Ballkani është një term i vendosur nga budallallëku apo keqkuptimi i madh i një personi që më pasi vuri vulën një rajoni, Ballkani Perëndimor është një elaborim për të vendosur një vijë mes kësaj ane e Turqisë. Ndaj po të gjendesh në një tryezë ku janë edhe turqit e sheh se ka një trekëndësh. Pjesa Turke do Ballkanin. Kur po shpjegonte Aureli Ballkanin e malin, po mendoja paskemi bërë malin e hapur (Ballkani i Hapur). Nuk është keq të hapim malin, të krijojmë vijën ajrore të përputhur me tokën. Një gjë dua të them për t’i vënë kapak se kjo bisedë është kaq e veçantë dhe interesante sa mund të vijojmë deri nesër por keni detyrë të lexoni nesër. Ka një gjë nga fundi i librit kur autori jep një shpjegim për një pyetje lidhur me historinë, që historia është e destinuar të rishkruhet e të lexohet në kohë të ndryshme e në kontekste të ndryshme dhe me siguri një ditë do të kemi një rilexim tjetër të historisë së Skënderbeut.

Por për sa kohë kemi në dispozicion sot për çfarë është shkruar, libri që keni në dorë është një ndihmesë e çmuar me një këndvështrim të ri dhe një përmbledhje që nuk e gjejmë tek asnjë nga autorët e mëparshëm, pasi edhe burimet janë shtuar”, u shpreh Rama.

3 VITE ME PARE

'Term i rremë për mua...'/ Historiani Plasari: Emri ‘Ballkan’ është vënë nga një budalla

555-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Plasari: Heroi s’u
Aurel Plasari

TIRANË- Në vigjilje të 555-vjetorit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, u organizua një bisedë me të rinj dhe studiues. Kryeministri Edi Rama dhe historiani i njohur, Aurel Plasari folën për historinë e Skëndërbeut dhe atë të Shqipërisë. Plasari deklaroi ndër të tjerash, se emri Ballkan është vënë nga një studiues gjerman, që e cilësoi budalla.

“Emri ‘Ballkan’ është emër i vënë nga një budalla. Gadishulli quhej gadishulli ilirik. Gadishulli riprodhohej nga hartat që dilnin nga tekstet e Ptolemeut. Ai jepte një vargmal që përshkruante gadishullin ilirik. Edhe kur filluan Hartat e rilindjes Europiane imitonin këto harta. Arbëria ishte një nga ato vende të studiuara. Në mesin e shekullit XVIII, në kohën e Turqisë, një studiues gjerman Xonjën e pyesnin dhe i thotë se si quhet dhe ai tha; Ballkan. Ishte budallallëk i atij momenti. Sot është çështja që mund të na thonë Ballkani dhe Europa. Ai rajon që thonë Ballkan, është Europa juglindore. Është një term i rremë për mua. Kur vjen puna në konceptin shkencor do them se ky gadishull është Europa Juglindore.”, tha historiani.

3 VITE ME PARE

'Heroi ynë ka vdekur në 17 Janar'/ Rama: E kemi në dorë vetë që në ditën e ShënGjergjit të kremtojmë Skëndërbeun

555-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Plasari: Heroi s’u
Edi Rama

TIRANË- Në kuadër të 555-vjetorit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një bisedë me studiuesin e njohur Aurel Plasari dhe gjimnazistë. Rama u shpreh se scili prej nesh e ka në dorë vetë që të kremtojë ditën e lindjes së Skëndërbeut. Kreu i Qeverisë shtoi se ai ka vdekur në 17 Janar, mirëpo edhe kjo sipas tij është një burim i gjallë diskutimi.

'Për sa kohë e kemi në dispozicion sot, mendoj se libri që keni në dorë është një ndihmesë e jashtëzakonshme, që na vë në dispozicion një përmbledhje që nuk e gjejmë tek asnjë nga autorët e mëparshëm. Me kënaqësi ju lëmë bashkë me librin dhe pastaj sic tha Aureli e kemi në dorë vetë që në ditën e ShënGjergjit të kremtojmë Skëndërbeun. Nëse lindi apo jo në atë ditë, ne mund ta kremtojmë. Ai ka vdekur në 17 Janar dhe praktikisht pak orë më pas sesa në këtë orë që jemi bashkë hyjmë në ditën e vdekjes së heroit tonë kombëtar që është një burim i gjallë diskutimi. '- tha Rama.

3 VITE ME PARE

'Skëndërbeu nuk është mysliman'/ Plasari sqaron: Vitin e lindjes së tij e kemi të deduktuar, përkujtohet në ditën e Shëngjergjit

555-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Plasari: Heroi s’u
Aurel Plasari

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe historiani Aurel Plasari, zhvilluan një bisedë me gjimnazistët në vigjilje të 555-vjetorit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Historiani u shpreh se Skëndërbeu nuk është konvertuar në mysliman, pasi është rritur dhe stër-rritur katolik. Ai vuri theksin dhe tek dita e lindjes së Skëndërbeut. Plasari shtoi se data e lindjes së heroit ende nuk dihet e saktë mirëpo Noli dhe të tjerët kanë rënë dakord që viti i tij i lindjes është 1404-1405. 

Historiani hodhi një tezë: Ai mendon se Skëndërbeu ka lindur në Prizren, por s’ka asnjë fakt. 

'Argumentet duhen lexuar te Noli. Ai niset se nga e kemi këtë të dhënë. E kemi nga të dhënat legjendare. Noli në pleqëri, pasi shkroi tre veprat, jep argumentet dhe kundër marrjes peng. Ai thotë; ‘jo’. Por është bërë me status të vasalitetit. Kur kishte nevojë sulltani, ai, Gjoni është detyruar që të çonte të birin në ushtri. Është studim që është dhe shqip. Kur shkrova unë, ata thanë; Plasari përmbysi historinë.

Por ça historie përmbysa unë?! Unë citova Nolin. Një nga faktet është; marrëdhënia e Gjon Kastriotit në Malin e Shenjtë. Të drejtat e Adelfatit janë të drejta të një vëllazërie. Këtë princat në Ballkan, e përdornin si mundësi për t’u strehuar në një situatë ekstreme. Gjoni ka 4 djem, aty mungonte emri i një vëllai, që thuhet se u bë turk, i ati i Hamzait. Pse?! Se në një manastir të Malit të Zi s’mund të blinte të drejtë vëllazërie një mysliman. Ndaj dhe ky është një dokument që Skënderbeu nuk është mysliman. Ai është rritur dhe stërritur katolik.

Nga ana tjetër, blerja nga ana e të atit te një Pirgu, që është Pirgu shqiptar, që ishte katolik. dhe më pas i ka dhuruar dy tre fshatra manastirit. është marrëdhënie e qartë e dokumentuar, ku Gjergj Kastrioti nuk figuron i konvertuar. Dokumentet e Ilandarit, tregojnë se një nga vëllezërit e Skënderbeut është varrosur aty, në një manastir. Për mua është dhe varri i një Kastrioti tjetër, që ka mundësi që të jetë varri i babait të Skënderbeut. Ne nuk kemi lindje, pra datës së Skënderbeut. Noli dhe të tjerët kanë rënë dakord që viti i tij i lindjes është 1404-1405. Tani kanë shpikur një datë, edhe zonja ambasadore. Datat e lindjes në Mesjetë mbaheshin në librat e Kishës, për pagëzime. Këto regjistra nuk ekzistojnë se nuk e dimë se ku ka lindur. Unë kam idenë se ka lindur diku në Prizren, por s’kam asnjë fakt. Datën e vdekjes e dimë shumë mirë se vdiq një njeri i rëndësishëm për Europën. Kemi një gabim te Barleti që e vdes një vit më parë. Ne e kemi korrigjuar nga burimi bizantin. Barleti gabon se është qytetar venedikas. Viti në Venedikti ndërrohet në 1 mars. Për Barletin data e vdekjes është 1467.

Libri im është një punë njerëzore, që s’do të arrijë kurrë të shfrytëzojë këto rezultate. Pasi ato janë rezultate që vijnë duke u kompletuar. Shpresoj se do të ketë të tjerë, që do të zbulojnë. Unë nuk mendoj se dalin çdo vit libra të rinj plotësues.”- tha historiani. 

3 VITE ME PARE

Vigjilja e 555-vjetorit të Skëndërbeut, Rama: Heroi jonë Kombëtar s’ka nevojë për mbrojtje

555-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Plasari: Heroi s’u
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë bisedës në vigjilje të 555-vjetorit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu, i është përgjigjur pyetjes së drejtuar nga një prej të pranishmeve, në lidhje me mbrojtjen që i duhet bërë heroit. Rama tha se Skëndërbeu nuk ka nevojë për mbrojtje, por ne kemi nevojë për ta njohur më mirë pasi ka shumë gjëra rreth historisë së tij.

“Mund të shtoj dicka duke e lidhur me dicka qq Aureli tha më parë, me atë që Skënderbeu na qënka një mit që e ngriti lart komunizmi. Në këtë reagim që ju përmendet ka lidhje edhe kjo, një lloj kundërveprimi komplet në terr, në emër të një çlirimi nga hija e rëndë e një figure që na e paska imponuar komunizmi.  Dhe pastaj ai zinxhir që u krijua, ku Skëndërbeu është një prej elementeve, si rezultat i nevojës për të dal në pah duke i gjuajtur një figurë aq të madhe. Nuk mendoj që Skëndërbeu ka nevojë për fushatë pët ta mbrojtur, nuk ka asnjë nevojë, në kemi nevojë për ta njohur më mirë dhe për ta vlërësuar me mirë kontektstin që ai veproi, se ka aq shumë gjera për të mësuar nga histora e tij. Libri është gjëja më e vyer që i është kushtuar,” tha Rama.

edi rama aurel plasari

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen