LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dorëheqje masive në PSH? Efektivi: S’paguhemi. Rama-Berishës: Gënjeshtër e ligë. Policia: S'është e vërtetë

• Hedhja e kapeleve nga efektivët e Policisë së Shtetit është kthyer në një temë diskutimi në vend gjatë ditëve të fundit. • E gjitha nisi pasi gazetari Artan Hoxha bëri deklaratën e fortë në një emision televiziv ku deklaroi se 1 mijë e 200 efektivë policie kanë dorëzuar dorëheqjen dhe presin të largohen. • Ndërkohë që deklarata e tij u pasua nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët u shpreh se 2500 efektivë duan të largohen nga puna për shkak të pagave e kushteve mizerabël. • Edhe pse nuk foli me numra, kryeministri Edi Rama ktheu përgjigje sot nga Dibra, duke u shprehur gjithçka që thuhet nga opozita është një mashtrim. • Mirëpo mohimi i Ramës u vu përballë një denoncimi me zë e figurë të një efektivi policie. • Klodian Xhaferri deklaroi se pagat e ulëta, mos marrja e dietave dhe shpërblimeve si dhe niveli i stresit janë ndër arsyet kryesore që punonjësit e policisë sapo përfundojnë stazhin 5-vjeçar pas përfundimit të akademisë japin dorëheqjen. Duke konfirmuar kështu trendin në ikje të kolegëve të tij. • Për këtë të fundit ka ardhur edhe një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit. Sipas tyre nuk është aspak e vërtetë që gjatë muajve te fundit janë larguar 600 punonjës policie. • Po ashtu, ata pretendojnë se Policia e Shtetit, ndjek një politikë rinovimi të moshës së punonjësve të policisë dhe në këtë kuadër vit pas viti, kursantët e diplomuar emërohen në strukturën e Patrullës së Përgjithshme në të gjithë vendin. • Madje shtojnë se efektivët i kanë marrë të gjithë paratë për orët shtesë, por edhe dietat.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"7 punonjës në ditë ikin nga policia", Rama akuzon mediat: Dezinformojnë, kërkojnë favore të paligjshme

Dorëheqje masive në PSH? Efektivi: S’paguhemi.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar mediat se po dezinformojnë qëllimisht qytetarët dhe se kërkojnë favore të jashtëligjshme. Reagimi i Ramës vjen pas lajmeve që qarkulluen ditën e djeshme në media pas deklaratës së një ish-efektivi të forcave të rendit të dhënë për Top Channel, i cili u shpreh se çdo ditë 7 punonjës largohen nga Policia. Në një postim në Twitter, Rama iu përgjigjet akuzave të largimit të shqiptarëve nga vendi dhe se banorët, të cilëve iu shemben shtëpitë nga tërmeti nuk kanë marrë akoma banesat e premtuara. 

Numri një i qeverisë shtoi se përveç medias që dezinformon dhe kundërshtarët e tij politikë janë përditë të tërbuar dhe të dëshpëruar.

"700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit. 7 punonjës në ditë ikin nga policia. Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi. Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë! Arsyeja? Duan favore të paligjshme", shkruan Rama.

POSTIMI I RAMËS:

Ky reagim vjen pas një interviste të një ish-efektivi policie. Klodian Xhaferri tha për Top Channel se pagat e ulëta, mos marrja e dietave dhe shpërblimeve si dhe niveli i stresit janë ndër arsyet kryesore që punonjësit e policisë sapo përfundojnë stazhin 5-vjeçar pas përfundimit të akademisë japin dorëheqjen. Fillimisht dorëheqjet masive të efektivëve për shkak të kushteve të punës u denoncuan nga gazetari Artan Hoxha dhe u përforcuan nga kryedemokrati Sali Berisha. Vetë kryeministri Edi Rama, e ciloi një 'gënjeshtër të ligë' të kreut të opozitës. 

3 VITE ME PARE

Efektivët po japin dorëheqjen? Policia e Shtetit: S'është e vërtetë, pagat u rritën, orët shtesë dhe dietat paguhen

Dorëheqje masive në PSH? Efektivi: S’paguhemi.
Policia e Shtetit

TIRANË- Policia e Shtetit ka hedhur poshtë lajmet e publikuara dhe dëshminë e një ish-efektivi policie, i cili deklaronte se çdo ditë largohen 6 apo 7 efektivë nga strukturat e shtetit. Në një njoftim zyrtar, PSH shkruan se nuk është aspak e vërtetë që gjatë muajve te fundit janë larguar 600 punonjës policie. Sipas Policisë së Shtetit, në struktura po ndiqet rinovimi i moshës së punonjësve të policisë dhe në këtë kuadër vit pas viti në Akademinë e Sigurisë, kryejnë Kolegjin e Policisë 250 kursantë të cilët pas kryerjes së teorisë dhe praktikës në terren, e më pas emërohen në strukturën e Patrullës së Përgjithshme në të gjithë vendin. Në njoftim theksohet gjithashtu se pagat janë rritur dhe se dietat e orët shtesë u paguhen rregullisht. 

Sqarim i Policisë së Shtetit: 

Mbi lajmin e bërë publik në një nga televizionet kombëtare ku pretendohet se nga radhët e Policisë së Shtetit, kërkojnë të largohen çdo ditë 5 deri në 7 punonjës Policie të nivelit zbatues dhe se numri i punonjësve të Policisë së Shtetit është reduktuar për këtë shkak, sqarojmë opinonin publik se: Nuk është aspak e vërtetë që gjatë muajve te fundit janë larguar 600 punonjës policie. Policia e Shtetit, ndjek një politikë rinovimi të moshës së punonjësve të policisë dhe në këtë kuadër vit pas viti në Akademinë e Sigurisë, kryejnë Kolegjin e Policisë 250 kursantë të cilët pas kryerjes së teorisë dhe praktikës në terren, emërohen në strukturën e Patrullës së Përgjithshme në të gjithë vendin.

Me vendimin e fundit të qeverisë i cili ka hyrë në fuqi më 1 Tetor 2022, punonjësve të Policisë të nivelit bazë iu është rritur paga me 15%, ku të gjithë punonjësit e nivelit zbatues, efektet financiare i kanë përfituar menjëherë. Kërkojmë mirëkuptimin e medias, që para se të publikojë lajme që i përkasin punës së Policisë së Shtetit të kërkojë të dhëna zyrtare pranë strukturave përkatëse në Policinë e Shtetit, me qëllim informimin e saktë të opinionit publik. Gjithashtu sqarojmë opinonin publik se orët shtesë dhe dietat paguhen rregullisht sipas afateve që parashikon ligji dhe puna e Policisë së Shtetit matet dhe bazohet në statistika të cilat janë ligjore dhe aspak fiktive. Sigurojmë qytetarët se Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar paligjshmëritë, krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti dhe në këtë kaudër, fton sërisht ata që të mbështesin akoma më shumë Policinë e cila punon e sakrifikon përditë për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për qytetarët.

Ky reagim vjen pas një interviste të një ish-efektivi policie. Klodian Xhaferri tha sot për Top Channel se pagat e ulëta, mos marrja e dietave dhe shpërblimeve si dhe niveli i stresit janë ndër arsyet kryesore që punonjësit e policisë sapo përfundojnë stazhin 5-vjeçar pas përfundimit të akademisë japin dorëheqjen. Fillimisht dorëheqjet masive të efektivëve për shkak të kushteve të punës u denoncuan nga gazetari Artan Hoxha dhe u përforcuan nga kryedemokrati Sali Berisha. Vetë kryeministri Edi Rama, e ciloi një 'gënjeshtër të ligë'. 

3 VITE ME PARE

"Gënjeshtër e ligë"/ Rama del 'blof', çdo ditë japin dorëheqjen 7 policë, efektivi: Eprori thotë do bëhet si them unë, jo si thotë ligji

Dorëheqje masive në PSH? Efektivi: S’paguhemi.
Klodian Xhaferri

TIRANË- Çdo ditë 5 deri në 7 punonjës policie kërkojnë të heqin dorë nga uniforma blu. Kryesisht ata janë nga niveli bazë. Ndryshe nga çfarë deklaroi kryeministri Edi Rama sot, Top Channel raporton se vetëm gjatë muajve të fundit 600 punonjës policie të nivelit bazë janë larguar. Nga Dibra, kreu i qeverisë e cilësoi një gënjeshtër të ligë denoncimin e bërë më herët nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili ka deklaruar se afro 2500 policë duan të largohen nga detyra.

"Të thuash që 2500 policë kanë ikur nga policia kanë dhënë dorëheqjen kjo është rrënë. Po një rrenë e ligë, jo rrenë për qejf,"- tha Rama, por një efektiv tregon tjetër panoramë brenda radhëve të Policisë së Shtetit. 

Klodian Xhaferri thotë se pagat e ulëta, mos marrja e dietave dhe shpërblimeve si dhe niveli i stresit janë ndër arsyet kryesore që punonjësit e policisë sapo përfundojnë stazhin 5-vjeçar pas përfundimit të akademisë japin dorëheqjen. Në një intervistë për TopChannel, ai thotë se megjithëse e kishte pasion këtë profesion për të cilin u arsimua në Turqi dhe mori gradën nënkomisar pas 7 vitesh punë, dha dorëheqjen.

“Paguhesha 57 mijë lek. Patrulloja me makinën time dhe në ngjarje shkoja me makinën time. Në polici nuk merret për bazë terreni por statistikat. Nëse nuk i ke statistikat si ti kërkojnë do detyrohesh të gënjesh. Polici kur nuk gjen dot të drejtën e tij si mund ti japë të drejtë qytetarit. Eprori thotë do bëhet si them unë jo si thotë ligji,"- tha Klodian Xhaferri, ish-punonjës policie.

3 VITE ME PARE

A kanë dhënë dorëheqjen 2500 policë? Rama: Kjo është rrenë e ligë

Dorëheqje masive në PSH? Efektivi: S’paguhemi.
Edi Rama

PESHKOPI- Lajmin për largimin e policëve nga detyra e ka komentuar ditën e sotme kryeministri Edi Rama. Ai u shpreh se e gjithë kjo që po thuhet nga opozita është një mashtrim. 

Duke iu referuar zgjedhjeve vendore lokale te 14 majit 2023, Rama tha “taksirati jonë t’i mundim dhe një herë, mirë”.

'Le të dalin të thonë jo 22 milonë euro por 220 milionë euro i kushtoi kryeministri këtjij populli me avionin ndërkohë që e vërteta është që falë atij avioni promocional udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fondeve të kryeministrisë që as emrin nuk ia përmend dot se më vjen për të vjellë. Po e ndaloj këtu se do më sulmojnë sa të ikin kamerat këto të dyja që kam në krah se thonë flasim për pozitivitetin, punën, se pastaj këta të marrin fjalët ti cojnë. Këta të bëjnë ca të duan, do vijojmë të bëjmë atë që mundemi.

Tjetër gjë është të thuash do e hapim rrugën e Arbrit në verë e nuk është hapur se ka dalë problem gjeologjik i paparashikuar. Këto ndodhin rrugës, por ti nuk the një rrenë. Kurse ti thuash që 2500 policë kanë ikur nga policia kanë dhënë dorëheqjen kjo është rrënë. Po një rrenë e ligë, jo rrenë për qejf, dola për gjueti e vrava 7 derra sepse vlen nga konsiderimi i popullit një turmë që nuk meriton respekt e të dijë të vërtetën përvec se të kapet për hunde e të përodret për interesa personale. Normal që vijon e sot se është një pjesë e njerëzve që janë gati ta hanë rrenën e të përdoren me qejfin më të madh. Kur dhe bota e aleatët thonë boll, boll. Okej, ne këtu jemi do vijojmë punën e taksirati jonë t’i mundim dhe një herë mirë.'- tha Rama.

policia e shtetit doreheqjet e policeve

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet