LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"8 maji ishte kryelajm i medieve botërore"/ Berisha: Në atë bulevard përfaqësohej mbarë kombi shqiptar

•Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë konferencës me gazetarët të mbajtur ditën e sotme se, protesta e 8 majit pati një jehonë të jashtëzakonshme në mediet botërore. • Ai e cilësoi protestën si ‘uragan lirie’ që tronditi themelet e qeverisë. • Kryedemokrati u shpreh se, protesta u pasqyrua nga agjencitë më prestigjioze ndërkombëtare si Reuters, Getty Images, Deutsche Ëelle dhe Anadolu Agency, duke i prezantuar dhe me tituj nga mediat ndërkombëtare, të cilat shkruanin se, ajo ishte një kryengritje paqësore kundër korrupsionit, ndërsa qëndrimi i policisë ndaj protestuesve u përshkrua si ‘shtazor dhe barbar’. • Berisha kërkoi gjithashtu edhe organizim më të mirë të protestës. • Duke folur për Edi Ramën, Berisha u shpreh, se krijimi i kompanisë shtetërore Albania Digital Solutions, është një mjet i ri për përvetësim të parave publike. • I pyetur nga gazetarët në lidhje me akuzat e Edi Ramës se opozita po bllokon procesin e integrimit europian, kryetari i PD-së, Sali Berisha ktheu akuzën duke thënë se pengesën e vërtetë e përbëjnë ata që falsifikojnë zgjedhjet dhe lidhen me krimin e organizuar.

3 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

U kritikua nga diplomatët e BE dhe KE për sulmet ndaj Gonzatos/ Berisha: S’më ndalon askush të denoncoj atë që unë e konsideroj të padrejtë

"8 maji ishte kryelajm i medieve botërore"/ Berisha: Në
Sali Berisha

TIRANËKryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar kritikat e ambasadorëve të BE-së në vendin tonë, por edhe të Brukselit, të cilët dënuan sulmet që kryedemokrati bëri ndaj diplomatit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato, duke e quajtur atë “ambasador të Ramës”. Duke folur në konferencë me gazetarët, Berisha tha se ka respekt për BE dhe ambsadorët, por nuk u tërhoq nga qëndrimi i tij, duke thënë se askush nuk e ndalon të denoncoj atë që e konsidern të padrejtë. Sipas tij, denoncimet që i ka konsideruar të padrejtë i ka denoncuar në vite dhe do vazhdojë ti denoncojë në vazhdim.

“Ajo që komentoj unë, unë u deklaroj shqiptarëve se në mënyrë absolute çdo gjë që kam thënë e kam patur dhe e kam të bazuar të paktën në dy ose më shumë burime. Unë kam respektin më të madhe dhe simpatinë më të madhe për Komisioni Evropian, për ambasadorët, por në mënyrë absolute nuk ka dhe nuk mund të ketë gjë në botë që me pengon mua të denoncoj atë çka unë e konsideroj të papajtueshme, të padrejtë dhe nuk kam ndërmend të ndalem në zinxhirin e komenteve. Nuk kam asnjë dëshirë të polemizoj, sepse unë kam respekt për KE, PE, përfaqësuesit e vendeve anëtare, por nuk pajtohem kurrë me akte të papranueshme. Ndaj dhe i kam denoncuar jo sot, por vite më parë, vite në vazhdim dhe do ti denoncoj. Të vërtetat nuk i fsheh, nuk do isha ky që jam. Ndaj dhe kjo është përgjigjja ime”, tha Sali Berisha./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Jehona e jashtëzakonshme e protestës së 8 majit/ Berisha: Në atë bulevard përfaqësohej mbarë kombi shqiptar

"8 maji ishte kryelajm i medieve botërore"/ Berisha: Në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë konferencës për mediat, se protesta e 8 majit kishte një jehonë të jashtëzakonshme. Berisha tha se qytetarët dërguan mesazhe të fuqishme në mbarë botën, duke i cilësuar ata si elitë e guximit të kombit.

"E patë pra se çfarë jehone të jashtëzakonshme. E patë se si disa dhjetëra mijëra qytetarë guximtarë, qytetarë shembullorë, qytetarë të përgjegjshëm, elitë e guximit të kombit, dërguan mesazhet më të fuqishme në mbarë botën se ata nuk pajtohen me vjedhjet e qeverisë së Edi Ramës dhe Edi Ramës. Se ata nuk pajtohen me dhunimin e votës. Se ata nuk pajtohen me një pushtet të paligjshëm. E vërteta është se në atë bulevard dhe tek ata qytetarë përfaqësohej mbarë kombi shqiptar. Njerëzit e ndershëm që jetojnë me djersën e tyre, që duan këtë vend dhe të ardhmen e tyre evropiane," tha Berisha./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

"8 maji ishte kryelajm i medieve botërore"/ Berisha: Në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi raportime të mediave ndërkombëtare për protestën e 8 majit në Tiranë, duke e cilësuar atë si dëshmi se “shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet”. Gjatë konferencës për shtyp, Lideri i opozitës vlerësoi pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra qytetarëve në bulevard si akt përgjegjësie qytetare, në mbrojtje të shtetit ligjor dhe të ardhmes evropiane të vendit.

Ai referoi raportime nga media si Nova News, Reuters, Deutsche Welle, Getty Images dhe Anadolu Agency, të cilat pasqyruan tensionet, përplasjet dhe akuzat për korrupsion gjatë protestës.

"E solla këtu në radhë të parë edhe si një vlerësim i jashtëzakonshëm për ata dhjetëra mijëra shqiptarë që mbushën bulevardin në emër të përgjegjësisë qytetare, në emër të shtetit ligjor, në emër të të ardhmes evropiane të Shqipërisë.
Ndaj dhe kërkoj të ndjekim së bashku sekuenca të shkurtra. NOVA News: ‘Shqipëria, tensione gjatë protestës së opozitës në Tiranë’. Edhe policia hedh vetë tani lëndë piroteknike. Reuters! Getty Images, e keni parasysh çfarë është, agjencia më prestigjioze e fotografive në botë. T’ua lexoj pak këto. ‘Protestuesit u mblodhën para ndërtesës së kryeministrit dhe kërkojnë dorëheqjen e tij. Partia kryesore e opozitës e akuzoi qeverinë për korrupsion’. Zëri i protestuesve. Radio-televizioni Deutsche Welle: ‘Protestat kundër qeverisë në Shqipëri shndërrohen në dhunë’. I shndërroi policia.

Vazhdo. ‘Hetimet për korrupsion shkaktojnë kryengritje paqësore’. ‘Protestuesit përleshen me forcat e policisë’. Heronj të vërtetë. Elita e guximit e kombit. ‘Vazhdojnë protestat kundër qeverisë’. Kjo ëshët foto e Reuters. Kjo e 100 vetëve në bulevard. Kjo një tjetër foto e agjencisë Anadolu. E ka marrë nga Reuters. ‘Korrupsioni shkakton konflikt në Tiranë’. Urdhëroni, betejë. Shihni vetë pamjet. Janë frymëzuese. Është frymëzues guximi i protestuesve. Famëzeza Balluku, ja ku e keni, citohet në të gjithë botën. Urdhëro çfarë thotë: ‘Protesta të dhunshme nga policia për hetimet për korrupsionin’. Ja, shikoni egërsinë ndaj protestuesve paqësorë. Shiheni. Ta dëgjojmë pak! Këta janë shqiptarë që nuk pajtohen me vjedhjen. Nderim! Vazhdojmë, Reuters është prapë. ANI, një agjenci tjetër kjo. Shikoni barbarinë e kriminelëve që mbrojnë kriminelët. E kanë marrë disa agjenci këtë të Reuters-it," tha Berisha./Dosja.al

sali beirsha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet