LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Abazoviç në Kosovë, nënshkruan marrëveshjen me Kurtin për shfrytëzimin e hapësirës ajrore: Jam si në shtëpinë time

• Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe i Kosovës Albin Kurti kanë nënshktruar sot marrëveshjen për shfrytëzimin e hapësirës ajrore të Malit të Zi për avionët që ulen në Kosovë. • Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Kurti u shpreh se kjo marrëveshje do të shkurojë me 15 minuta distancën ajrore të avionëve që ulen në Kosovë. • Ndërsa Abazoviç u shpreh i bindur se qasja e Malit të Zi me Kosovën nuk do të ndryshojë. • Më parë Abazoviç ka takuar dhe kreun e Prishtinës Përparim Rama, ku dhe nga ka marrë "Çelsin e Prishtinës". • Abazoviç u shpreh se ndihet i nderuar dhe sikur është në shtëpinë e tij. • Vizita e kryeministrit malazez në Kosovë do të zgjasë edhe nesër, ku pritet që të takohet me krerët e opozitës së Kosovës.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Zgjedhja e presidentit të ri, Abazoviç: Mali i Zi nuk do të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Abazoviç në Kosovë, nënshkruan marrëveshjen me Kurtin
Dritan Abazoviç

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka thënë sot se raportet e Malit të Zi me Kosovën janë të shkëlqyera. Abazoviç në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, theksoi se qasja e Malit të Zi ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë, pavarësisht se atje kanë ndodhur disa procese politike.

“Mali i Zi dhe Kosova janë duke dhënë shembull se si funksionojnë dy shtete fqinje. Jemi në rrugë të duhur që të bëjmë disa projekte që do t’i quaja historike. Ideja jonë është me kriju qasje më të lehtë për dy popujt e vendeve tona. Na vijmë me një mesazh paqësor, miqësor edhe në të ardhmen do të kemi një atmosferë ku do të japim shembull. Në Mal të Zi kanë ndodhë disa procese politike, por kjo nuk do të ndryshon qasjen ndaj Kosovës. Ne jemi të gatshëm me kapacitetet tona të përkrahim Kosovën”, theksoi ai.

3 VITE ME PARE

Kurti: Marrëveshja me Malin e Zi mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore me 15 minuta

Abazoviç në Kosovë, nënshkruan marrëveshjen me Kurtin
Kurti dhe Abazovic

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas takimit me homologun e tij nga Mali i Zi Dritan Abazoviç tha se fokus i takimit ishte raportet ndërshtetërore mes dy vendeve. Kurti në një konferencë për media ka thënë se e gëzon fakti që Mali i Zi i ka ratifikuar tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit. Ai po ashtu tha se marrëveshja e nënshkruar për shërbime ajrore është hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për rregullimin e hapësirës e ajrore mes dy republikave Kosovë–Mali i Zi.

“Marrëveshja me Malin e Zi, mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore e kohës së fluturimit për 15 minuta”, ka thënë Kurti.

Kurti po ashtu tha se është mirënjohës ndaj shtetit malazez i cili në luftën e fundit në Kosovë u bë strehë e shumë refugjatëve nga Kosova. Ai po ashtu tha se sot qytetarët e Kosovës, jo vetëm që shkojnë në Mal të Zi për të pushuar në bregdet, por edhe janë investitorë ekonomik.

“Pata kënaqësinë të mirëpres në takim kryeministrin Abazoviç me të cilët biseduam për marrëdhëniet e mira fqinjësore mes dy vendeve. Mundësitë e mira për dy vendet tona ishin në fokus të këtij takimi. Mali i zi e njohu Kosovën në vitin 2008. Jemi mirënjohës që në kohëra më të vështira Mali i Zi u bë strehë për Kosovën në shpëtimin për mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës që u dëbuan nga regjimi i Millosheviqit…Qytete të shumta i hapën zemrat duke i strehuar refugjatët nga Kosova…Sot qytetarët e Kosovës jo vetëm që kanë pushuar në bregdetin e Malit të Zi, por janë edhe investitorë të rëndësishëm të cilët i kontribuojnë ndërlidhjes ekonomike mes dy vendeve tona…Sot punojmë ngushtë si dy shtete fqinje për të promovuar paqen e sigurinë”, ka thënë Kurti

3 VITE ME PARE

Nënshkruhet marrëveshja Kosovë – Mali i Zi për shfrytëzimin e hapësirës ajrore

Abazoviç në Kosovë, nënshkruan marrëveshjen me Kurtin
Abazovic dhe Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti priti sot në takimin kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç me të cilin kanë nënshkruar marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Pas takimit, kryeministrat Kurti dhe Abazoviç do të kenë një deklaratë për media. Abazoviç dhe delegacioni që e shoqëron, para takimit me Kurtin u prit nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ia dhuroi “Çelësin e Prishtinës”.

3 VITE ME PARE

Përparim Rama ia dhuron Abazoviç “Çelësin e Prishtinës“, kryeministri malazez: Jam si në shtëpinë time

Abazoviç në Kosovë, nënshkruan marrëveshjen me Kurtin
Dritan Abazoviç dhe Perparim Rama

KOSOVË- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama priti në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç bashkë me delegacionin e tij. I pari i Prishtinës në shenjë nderimi ia dhuroi “Çelësin e kryeqytetit”, kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Rama tha se është i nderuar që ta pres në vizitën e tij të parë në Prishtinë, kryeministrin Abazoviç. Ai tha se këtë Çelës po ia dhuron si simbolik që Abazoviq ta ndjejë veten si në shtëpinë e tij, si dhe siç u shpreh Rama të lidh më shumë dy shtetet.

“Na keni nderu me vizitën tuaj në kryeqytet, prandaj dëshirojmë të ju dhurojmë Çelësin e Prishtinës…  kjo është shtëpia juaj dhe jeni të mirëseardhur kurdoherë. Shpresoj që ky Çelës të lidhë shtetet tona edhe më shumë, pra Kosovën me Malin e Zi. Po ashtu edhe personalisht për ju që ta ndjeni veten si në shtëpinë e juaj”, ka thënë Rama.

Ndërsa kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se e ndjen veten si në shtëpinë e tij.

“Falënderoj kryetarin e Prishtinës. Ky Çelës është simbolik që të bëhem qytetar i Prishtinës dhe me të vërtetë e ndjejë veten si në shtëpinë time…”, ka thënë kryeministri i Malit të Zi.

3 VITE ME PARE

Kurti takohet me Abazoviç, pritet nënshkrimi i marrëveshjes për korridorin e qiellit të hapur

Abazoviç në Kosovë, nënshkruan marrëveshjen me Kurtin
Kurti dhe Vucic

KOSOVË-  Kryeministri malazez Dritan Abazoviç do të takohet me homologun e tij në Kosovë Albin Kurti ditën e sotme. Në takimin ndërmjet dy kryeministrave, i paraparë për në orën 09:00, Kurti dhe Abazoviç do të nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Pas takimit, kryeministrat Kurti dhe Abazoviç do të kenë deklaratë për mediat. Para takimit me Kurtin, rreth orës 08:15, Abazoviç dhe delegacioni që e shoqëron, do të pritet nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, nga i cili do të pranojë edhe “Çelësin e Prishtinës”.

Abazoviç ka mbërritur në Prishtinë gjatë së enjtes dhe vizitoi objektet fetare e kulturore, përfshi Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë si dhe Katedralen Nënë Tereza. Kryeministri i Malit të Zi gjithashtu takoi edhe ish-presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Në vijim të vizitës së tij, që pritet të mbyllet të shtunën, Abazoviç ka paralajmëruar takim edhe me drejtues të partive politike parlamentare. Ai do të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

perparim rama albin kurti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet