Berisha: Në Kukës zgjedhjet u blenë, duhet ngritur sa më shpejt në protesta
Humbja në Kukës/ Berisha: Zyrtari i PS me drejtorin e OSHEE-së bënë pazare për tendera 29 Shtator, 12:59 ...
Humbja në Kukës/ Berisha: Zyrtari i PS me drejtorin e OSHEE-së bënë pazare për tendera 29 Shtator, 12:59 ...
Bardhi pas mbledhjes së konferencë së kryetarëve: Deputetë e mazhorancës kanë frikë nga komisionet 29 ...
AKSIONI i policisë në Veri/ Prokurori jep DETAJE: Kontrollet u zhvilluan kryesisht në pronat e Radoiçiçit 29 Shta...
U arratis me 'Golf' të bardhë/ Kush është personi që dyshohet për vrasjen e 35 vjeçares shqiptare në I...
• Rrëzohet Qeveria e Dritan Abazoviç në Malin e Zi. •Qeveria e Abazoviç do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re. •Për rrëzimin votuan deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviçit, Demokratët e Aleksa Beçiqit, Partisë Socialdemokrate, Socialdemokratët, Partisë Boshnjake, Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve dhe Malit të Zi të Vërtet. •Deputetët e Frontit Demokratik pro-Serb, Partisë Popullore Socialiste dhe Lëvizjes Qytetare URA të Abazoviçit nuk morën pjesë në votim. •Pas votimt, ai mbajti një fjalë, ku u shpreh se është krenar për çfarë ka bërë qeveria e tij mirëpo tha se krimi ende po shtrin tentakulat në vend. • Kërkesa për rrëzimin e Qeverisë erdhi pasi nënshkrimit të marrëveshjes mes Kishës Ortodokse Serbe dhe Malit të Zi. •Me marrëveshje, shteti njeh vazhdimësinë ligjore të kishës që nga viti 1219, gjashtë shekuj më shumë se Kisha Ortodokse Serbe në Serbi. Marrëveshja i jep Kishës Ortodokse Serbe kompetenca ligjore publike dhe hap mundësinë e futjes së arsimit fetar në shkolla.
17 artikuj për këtë temë.
MAL I ZI- Pas dymbëdhjetë orë diskutimi, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mosbesimin ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviqit, një orë pas mesnatës së 20 gushtit. Qeveria është rrëzuar me 50 vota pro dhe një kundër. Për rrëzimin e qeverisë ishin të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend.
Tash e tutje qeveria e Abazoviqit do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.
Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviqit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Për rrëzimin votuan deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviqit, Demokratët e Aleksa Beçiqit, Partisë Socialdemokrate, Socialdemokratët, Partisë Boshnjake, Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve dhe Malit të Zi të Vërtet.
Deputetët e Frontit Demokratik pro-Serb, Partisë Popullore Socialiste dhe Lëvizjes Qytetare URA të Abazoviqit nuk morën pjesë në votim.
Gjatë mbrëmjes së 19 gushtit, Abazoviq u përpoq të parandalonte rënien e Qeverisë duke u ofruar partive opozitare që të ristrukturojnë së bashku Qeverinë, gjë që nuk kaloi.
Para votimit, në fjalën përfundimtare, Abazoviq tha se kjo është vetëm një nga betejat politike dhe se të gjithë së shpejti do të takohen në zgjedhje
Ai tha se shpreson që shpejti do të konstituohet qeveria e re dhe të gjendet mandatari për formimin e saj.
“Lufta politike për momentin është mes Dritan Abazoviqit dhe Millo Gjukanoviqit”, ka shkruar ai në rrjetin Telegram pas rrëzimit.
Abazoviq ka thënë se Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe është arsyeja kryesore e rrëzimit të qeverisë së tij.
“Sonte votohet iniciativa e DPS-së, e cila tha se kur ta rrëzojnë Qeverinë do ta anulojë Marrëveshjen Themelore. Nëse sonte e rrëzoni qeverinë, mos na thirrni më për negociata. Marrëveshjen Themelore nuk e kam nënshkruar as për vota, as për mbështetje, as për qeveri, por për pajtimin e popullit të Malit të Zi”, tha gjatë seancës Abazoviq.
Qeveria e Dritan Abazoviqit është zgjedhur më 28 prill të këtij viti me votat e DPS-së, URA-s, SDP-së, Partisë Popullore Socialiste pro-serbe dhe partive të popujve pakicë.
Dritan Abazoviq ishte kryeministri i parë i Malit të Zi, i cili i përket një komuniteti kombëtar pakicë. Ai e gjeti veten në krye të shtetit pas zgjedhjeve të vitit 2020, kur përfundoi qeverisja tridhjetëvjeçare e Partisë Demokratike të Socialistëve Milo Gjukanoviq. Në atë kohë, Lëvizja Civile URA e Abazoviqit ishte "pika e kthesës" për formimin e një qeverie të re në Mal të Zi.
Në qeverinë e mëparshme të Zdravko Krivokapiqit, ai ishte nënkryetar. Pas inicimit të rrëzimit të Qeverisë së Krivokapiqit në shkurt të këtij viti, Abazoviq u bë kryeministër i ri me ndihmën e Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviqit në fund të prillit.
Rënia e Qeverisë hap mundësinë e formimit të një Qeverie të re, të tretë, bazuar në rezultatet zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të gushtit 2020.
Në periudhën në vijim partitë politike do të fillojnë negociatat për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi.
Nëse një grup i caktuar politik mbledh 41 nënshkrimet e deputetëve, ata do të mund t'i paraqesin kërkesë presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, për t'i dhënë mandatin për formimin e Qeverisë së tretë.
Në fjalën e tij hyrëse, deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Danijell Zhivkoviq, tha se Qeveria e Abazoviqit ka braktisur agjendën evropiane dhe ka humbur një mundësi historike, “sepse kryeministri përmbushi detyrimet e tjera dhe pranoi të shantazhohet”.
“Në vend të kryeministrit evropian, jeni bërë ish-kryeministër. Mali i Zi, pas Qeverisë së ekspertëve dhe pakicës, nuk ka më kohë për eksperimente politike. Është koha që të kemi zgjedhje ku do të zgjidhet një qeveri legjitime”, tha Zhivkoviq.
Abazoviq iu kundërpërgjigj Zhivkoviqit, duke thënë se nuk është e vërtetë që DPS-ja e ka paraqitur iniciativën për rrëzimin e tij për shkak të mungesës së progresit të shtetit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Ju e keni dorëzuar iniciativën për shkak të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse. Ju thatë se ishte krim dhe tradhti ndaj interesave kombëtare dhe prandaj e dorëzuat. Mos u fshihni pas evropianizmit”, tha Abazoviq.
Abazoviq ka shkaktuar një mori reagimesh pasi gjatë seancës ka akuzuar Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS), të presidentit Millo Gjukanoviq, ish-prokurorët dhe disa kompani e media se janë të lidhura me krimin.
Sipas tij, një rast i konfiskimit të cigareve në Portin e Tivarit, është i lidhur me kompaninë Bemax të Malit të Zi.
Sipas tij, Bemax, një nga kompanitë më të mëdha ndërtimore, e ka themeluar një portal që e lidh jodrejtpërdrejt Abazoviqin me klanet kriminale në Malin e Zi.
Kryeministri Abazoviq ka ftuar prokurorin që të verifikojë pretendimet e tij.
Ai ka akuzuar zyrtarët nga partitë që duan të rrëzojnë Qeverinë, se po synojnë ta destabilizojnë Malin e Zi.
Ai e ka konsideruar deputetin, Predrag Boshkoviq të DPS-së dhe ministrin e Mbrojtjes, Rashko Konjeviq nga Partia Socialdemokrate (SDP), si “ekzekutorë politikë të destabilizimit të Malit të Zi”.
Boshkoviq i ka konsideruar deklaratat e Abazovbiqit si të pavërteta, dhe ka thënë se ato “nuk janë dëgjuar në politikë në 30 vjetët e fundit”.
Sipas tij, deklaratat e Abazoviqit shënjestrojnë kundërshtarët politikë.
Më 2 shtator, Kuvendi i Malit të Zi do të vendosë për shkarkimin e kryetares së Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq.
Kjo iniciativë është e Frontit Demokratik dhe Demokratëve opozitarë.
Në iniciativë thuhet se “kryesimi i Gjuroviqit është shënuar me shkelje të vazhdueshme të akteve që rregullojnë funksionimin e Kuvendit të Malit të Zi”./REL
MALI I ZI- Kuvendi i Malit të Zi ka votuar pro shkarkimit të Dritan Abazoviçit. Pas votimit, ai mbajti një fjalë,ku u shpreh se është krenar për çfarë ka bërë qeveria e tij.
"Jam shumë krenar për gjithçka që kemi bërë në 100 ditë. Ne do të kujtohemi si qeveria që zgjati më pak, por që mori vendimet më të vështira. Ne jemi këtu për të vazhduar luftën së bashku për një Mal të Zi civil, demokratik dhe ekologjik”, tha Abazoviç pas votimit.
Abazoviç tha se e pranonte humbjen po menjëherë fajësoi lidhjet me krimin e organizuar për rënien e qeverisë së tij.
“Përgëzoj koalicionin e ri të (Alekse) Beçiqit dhe Gjukanoviqit, jemi gati të pranojmë humbjen. Më vjen keq që krimi i organizuar në Mal të Zi vazhdon të përdorë tentakulat e tij për të rregulluar marrëdhëniet politike”, tha Abazoviç.
MALI I ZI- Pas dymbëdhjetë orë diskutimi, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mosbesimin ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviçit. Qeveria është rrëzuar me 50 vota pro dhe një kundër. Për rrëzimin e qeverisë ishin të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend.
Tani e tutje qeveria e Abazoviçit do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.
Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Për rrëzimin votuan deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviçit, Demokratët e Aleksa Beçiçit, Partisë Socialdemokrate, Socialdemokratët, Partisë Boshnjake, Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve dhe Malit të Zi të Vërtet. Deputetët e Frontit Demokratik pro-Serb, Partisë Popullore Socialiste dhe Lëvizjes Qytetare URA të Abazoviçit nuk morën pjesë në votim.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, Abazoviç u përpoq të parandalonte rënien e Qeverisë duke u ofruar partive opozitare që të ristrukturojnë së bashku Qeverinë, gjë që nuk kaloi. Para votimit, në fjalën përfundimtare, ai tha se kjo është vetëm një nga betejat politike dhe se të gjithë së shpejti do të takohen në zgjedhje.
Qeveria e Dritan Abazoviç është zgjedhur më 28 prill të këtij viti me votat e DPS-së, URA-s, SDP-së, Partisë Popullore Socialiste pro-serbe dhe partive të popujve pakicë.
Çfarë përmban Marrëveshja Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe
Kisha Ortodokse Serbe është konsideruar si ‘shtylla kurrizore’ e politikës serbe e në Mal të Zi njihet si subjektivitet juridik nga viti 1219, ndërsa në Serbi subjektiviteti i saj juridik njihet nga viti 1836. Për pasojë, Mali i Zi njeh vazhdimësinë ligjore të kishës që nga viti 1219, gjashtë shekuj më shumë se Kisha Ortodokse Serbe në Serbi.
Sipas marrëveshjes, Kisha Ortodokse Serbe e detyron qeverinë malazeze të njohë imunitetin diplomatik apo të drejtat ekstraterritoriale të institucioneve të Kishës Ortodokse Serbe në vend, gjë që i përjashton ato nga juridiksioni/ligjet lokale. Shteti malazez i garanton Kishës Ortodokse Serbe se organet shtetërore nuk mund të marrin masa të sigurisë në objektet dhe hapësirat e saj, pa miratimin paraprak të organeve përgjegjëse të Kishës, përveç kur bëhet fjalë për mbrojtje urgjente të jetëve dhe shëndetit.
Qeveria është e detyruar të regjistrojë të gjithë kishat ortodokse në vend nën juridiksionin e Kishës Ortodokse Serbe dhe të nisë procesin e pagesës së dëmshpërblimit për të gjithë ndërtesat e konfiskuara nga regjimi komunist pas Luftës së Dytë Botërore. Marrëveshja përcakton që Kisha Serbe nuk ka nevojë të marrë leje nga qeveria malazeze për të lëvizur objekte të trashëgimisë kulturore të cilat janë të regjistruara nën pronësinë e saj.
Gjithashtu, ajo i jep Kishës Ortodokse një status juridik i cili në disa zona, parashikohet të jetë i njëjti me atë të institucioneve qeveritare. Marrëveshja parashikon mundësinë e shtrirjes së mësimeve fetare në shkolla publike dhe kontrollit dhe aprovimit të tyre vetëm nga Kisha Serbe.
Përveç kësaj, autoritetet shtetërore nuk mund të ndërmarrin masa sigurie në ndërtesat e kishave pa miratimin paraprak të autoriteteve kompetente të kishës, kurse shteti ka marrë përsipër të regjistrojë pronat e paluajtshme të paregjistruara në pronësi të dioqezave të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.
Problemi kryesor me vendosjen e një sasie kaq të madhe pushteti në duart e një kishe të vetme (asaj Serbe) është fakti që komuniteti ortodoks në Mal të Zi nuk i takon vetëm drejtimit serb.
Në fakt, sipas censusit të vitit 2011, 72% e popullsisë malazeze identifikohen si të Krishterë Ortodoks – prej të cilëve, rreth 70% identifikohen si pjesëtarë të Kishës Ortodokse Serbe, që do të thotë se pjesa e mbetur, 30% identifikohen me ‘rivalen’ e saj, Kishën Ortodokse Malazeze.
Më pas muslimanët përbëjnë një tjetër 20% të popullsisë dhe katolikët apo fetë e tjera, përqindjen e mbetur.
MALI I ZI- Deputeti shqiptar nga Unioni Demokratik Shqiptar në Mal të Zi, Mehmet Zenka, tha se e përkrah mocionin e mosbesimit Dritan Abazoviçit. Sa i përket fjalimit të Abazoviçit sot në Kuvend, ku tha se po tentohet shkarkimi i tij për faktin se është shqiptar, Zenka tha se Abazoviçit i ka rënë sot në mend për një gjë të tillë.
“Nëse Abazoviçit sot i ka rënë në mend se është shqiptar, se deri dje ka thënë jam kozmopolit, nëse Abazoviçi, i cili ka shkuar në kishën serbe dhe para dy vjetësh ka bërë koalicion me partitë serbe, me ato parti të cilat një ditë pasi ka formuar qeverinë, kanë brohoritur “vdekje shqiptarëve, Kosova është shtet terrorist, në Kosovë nuk kanë ndodhur krime lufte, nuk kanë ndodhur gjenocid, përdhunime”, dhe Abazoviqi e gjen vendin që të jetë me ta, atëherë unë nuk dua të jem shqiptar si Abazoviçi, por dua të jem shqiptar siç i ka hije një shqiptari të Malit të Zi”, u shpreh Zenka.
Zenka tha se Abazoviç dëshiron të justifikohet, duke e përdorur kombësinë e tij si pretekst, pasi sipas tij, mocioni i mosbesimit ka të bëjë me nënshkrimin e marrëveshjes me kishën serbe.
“Sot pasi po i dridhet karrigia, i ka rënë ndër mend se është shqiptar. Sot dëshiron të justifikohet duke përdorur pretekstin shqiptar, gjë që nuk ka rëndësi, ka të bëjë me atë nënshkrimin e kontratës të cilën e ka bërë me kishën serbe, një kontratë e cila është tejet e dëmshme, sidomos për shqiptarët, sepse e dimë zgjerimin e kishës serbe në Mal të Zi, sidomos zgjerimin e tyre ku janë monumentet tona historike fetare, të cilat ky dëshiron që kisha serbe dita ditës t’i përvetësojë”, u shpreh deputeti.
Zenka pretendoi se gjatë kohës që Abazoviç ka qenë zëvendëskryeministër e tashmë si kryeministër ai ka dëmtuar marrëdhëniet e vendit me BE.
“Në shpresojmë se do të rrëzohet, se po që se vazhdojmë me këtë politikë, me të vërtetë na presin ditë shumë më të këqija, dhe me të vërtetë situata mund të radikalizohet”, shtoi ai.
Sot, Kuvendi i Malit të Zi, po mban votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviç. Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviç me ministrat e kabinetit të tij. Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend. Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
MALI I ZI- Kryetari i Lëvizjes për Ndryshim, Nebojsha Medojeviç, i ka bërë thirrje kryeministrit Dritan Abazovic që pas mbledhjes së sotme në Kuvend të japë dorëheqje. Vijesti shkruan se ai tha se është e logjikshme që Abazovic, pas pretendimeve të sotme lidhur me kontrabandën dhe destabilizimin e shtetit, të ftojë liderët e partive parlamentare dhe të vendosë një gjendje të jashtëzakonshme.
“Fatkeqësisht kryeministri aksidental Abazoviç nuk shprehu gatishmërinë për t’u përballur me mafian dhe DPS-në dhe hodhi poshtë propozimin tim për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Dritani mendon se mafia mund të luftohet me parulla dhe bakllava. Jepni dorëheqjen. Shteti nuk është lodër “Nuk ka dialog me mafien”, tha Medojeviç.
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç po merr pjesë në seancën ku po i nënshtrohet votëbesimit. Seanca është thirrur me iniciativën e Partisë Demokratike Socialiste të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.
Kryetari i grupit të deputetëve Demokratë Boris Bogdanoviç deklaroi se ata I qëdrojnë idesë së tyre se nuk do të hyjnë në “modelet mashtruese të PKSH-së dhe URA-s, me DPS-në”.
“Jemi informuar se nuk ka asnjë iniciativë të dakorduar, të përpunuar që të përmbajë propozim për strukturën e Qeverisë së Malit të Zi, nga 32 deputetë. Nisma është nënshkruar nga nëntë deputetë, përkatësisht ata që kanë bërë koalicion me DPS dhe një Qeveri me DPS. "tha ai.
Bogdanoviç vlerësoi se ishte “një nismë e mjegullt, një veprim klasik bllof, një broshurë joserioze politike me të cilën ata qëndrojnë në qëndrimet e tyre të mëparshme se nuk ka marrëveshje para se Qeveria të marrë mbështetje në Parlament”.
“Nuk ka as dorëheqje të kryeministrit, sepse një funksion është qartësisht më i rëndësishëm se Mali i Zi dhe vullneti i tij elektoral”, tha Bogdanoviç.
Sot, Kuvendi i Malit të Zi, po mban votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviç. Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviç me ministrat e kabinetit të tij. Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend. Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic tha sonte se nëntë deputetë nga lista e koalicionit “E Zeza mbi të Bardhë” dhe Partia Popullore Socialiste (PKSH) kanë nënshkruar nismën për rindërtimin e Qeverisë. Në konferencën për media në Kuvendin e Malit të Zi, ai lexoi një dokument në të cilin, siç tha ai, thuhet se nënshkruesit shprehin gatishmërinë e tyre për rindërtimin e Qeverisë në këto parime: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit; reformat dhe përgatitja e zgjedhjeve; një zgjidhje e përbashkët për emërimet në drejtësi; Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj kursit evropian dhe bashkëpunimit rajonal; ata shprehin gatishmërinë për të vendosur një moratorium për të gjitha çështjet e identitetit që përçajnë shoqërinë.
Ai theksoi se rindërtimi nënkupton pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve politikë në Qeveri, përveç kërkuesve të mocionit të sotëm të mosbesimit ndaj kabinetit të tij. (DPS, SD, SDP, LP, DUA).
“Nënshkruesit e marrëveshjes janë dakord që të bëjnë korrigjime të marrëveshjes në përputhje me marrëveshjen. Kjo u është përcjellë zyrtarisht deputetëve të tjerë”, tha kryeministri.
I pyetur nëse propozimi i është përcjellë edhe partisë boshnjake, ai është përgjigjur pozitivisht. Në pyetjen shtesë, çka nëse pakicat nuk duan të hyjnë në qeveri, ai është përgjigjur se tani për tani njëra palë dëshiron të hyjë në qeveri, ndërsa pjesa tjetër do të shihet në bisedime.
“Kjo është një nismë që i drejtohet të gjithë fituesve nga gushti, që do të thotë edhe Fronti Demokratik”.
I pyetur nëse Qeveria do të jetë teknike, ai tha se këto janë “gjobë” dhe se publiku nuk duhet të ngarkohet me to.
“Nëse qeveria bie, mekanizmi shkon në duart e Milo Gjukanoviçit, nëse rindërtimi nuk funksionon”.
Abazovic tha gjithashtu se në Mal të Zi ka shumë njerëz të rrezikshëm, por se nuk do t'i mbyll sytë para tyre dhe se i ka të gjitha dokumentet për SDT.
MALI I ZI- Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka folur për seancën e mosbesimit që po vazhdon të mbahet kundër tij, për të cilën tha se ndihet fare i relaksuar në lidhje me të.
“Absolutisht po duan që të më rrëzojnë që jam shqiptar, por kjo s’është e vetmja çështje. Nuk bëhet fjalë vetëm për këtë gjë, por ata kanë menduar se unë do të jem kryeminsitër që do ta mbrojë krimin e organizuar që e kanë krijuar për 30 vjet dhe kur e kanë pa se nuk ka lojë më me këtë çështje dhe kur kanë filluar të hyjnë nëpër burgje dhe kur kanë filluar të nisen procese gjyqësore kundër njerëzve që bëjnë krim, atëherë kanë kërkuar shkakun dhe e kanë gjetur në këtë kontratë që është bërë me Kishën Ortodokse, por qartë se ajo s’është nga shkaku kryesor”, është shprehur Abazoviç për Klan Kosova.
Sa i përket mocionit që po mbështetet edhe nga disa deputetë shqiptarë në Mal të Zi, Abazoviç u përgjigj me “ç’ka me thënë, 30 vjet mosndryshimi i pushtetit lë pasoja”.
“Të arrijë Mali i Zi që ta ketë kryeministrin shqiptar dhe të vijë në atë moment kur dikush prej partive shqiptare të votojë kundër që një shqiptar të jetë kryeministër, ajo besoj se nuk ndodh askund tjetër. Unë do të dal si fitues, postet s’janë me rëndësi, me rëndësi është të kesh vizion”, tha Abazoviç.
Sot, Kuvendi i Malit të Zi, po mban votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviç. Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviç me ministrat e kabinetit të tij. Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend. Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
MALI I ZI- Në sallën e bardhë të Kuvendit të Malit të Zi pritet të nisë mbledhja e liderëve të partive fituese në zgjedhjet e shkuara për të diskutuar në lidhje me mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Abazoviç.
Ky i fundit ka mbërritur në Kuvend pas pushimit dhe për pak pritet të nisë dhe takimi mes krerëve të partive.
Në takim marrin pjesë kryeministri Dritan Abazoviç (Lëvizja Civile URA), Vladimir Jokoviç (Partia Popullore Socialiste), Nebojsha Medojeviç (Lëvizja për Ndryshim), Andrija Mandiç (Demokracia e Re Serbe), Milan Knezheviç (Partia Popullore Demokratike), Maksim Vuçiniç Partia e Punëtorëve), Miodrag Lekiç (Demos), Marko Milaçiç (Prava Mali i Zi), Srđan Pavićević (CIVIS), si dhe deputeti Vladimir Dobriçanin (Mali i Zi i Bashkuar).
Sot, Kuvendi i Malit të Zi, po mban votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviç. Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviç me ministrat e kabinetit të tij. Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend. Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç po merr pjesë në seancën ku po i nënshtrohet votëbesimit. Seanca është thirrur me iniciativën e Partisë Demokratike Socialiste të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.
Alternativa Shqiptare, si pjesë e Listës Shqiptare, është shprehur kundër rrëzimit të qeverisë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale kreu i Alternativës Shqiptare dhe kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjelosaj bëri të ditur vendimin.
"Edhe pse nuk kemi përkrahur nënshkrimin e Marrëveshjes Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe, mendoj që është e palogjikshme rrëzimi i Qeverisë pikërisht për shkak të kësaj marrëveshjeje, kjo për mendimin tim është irracionale dhe e dëmshme për shtetin e Malit të Zi”, shkruan Nuk Gjelosaj.
Sot, Kuvendi i Malit të Zi, po mban votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviç. Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviç me ministrat e kabinetit të tij. Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend. Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç po merr pjesë në seancën ku po i nënshtrohet votëbesimit. Seanca është thirrur me iniciativën e Partisë Demokratike Socialiste të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.
Gjatë fjalës së tij, deputeti i DPS-së, Jevko Erakoviq u shpreh se kjo qeveri tashmë ka rënë dhe se Abazoviç nuk duhet të jetë më pjesë e politikës në vend.
"Ju nuk jeni të denjë për postin e kryeministrit, por nuk mund të angazhoheni më as në politikën e vendit. Ju po bini sot. Na keni mashtruar ne dhe partnerët tanë evropianë."
Sot, Kuvendi i Malit të Zi, po mban votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviç. Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviç me ministrat e kabinetit të tij. Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend. Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç po merr pjesë në seancën ku po i nënshtrohet votëbesimit. Seanca është thirrur me iniciativën e Partisë Demokratike Socialiste të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.
Në seancën që ka nisur prej orës 11:00 të ditës së sotme deputetët kanë marrë fjalën ku nuk kanë munguar as akuzat ndaj kreut të ekzekutivit në lidhje me marrëveshjen me Kishën Serbe që është dhe "molla e sherrit". Kryeministri Abazoviç u shpreh se është i gatshëm t'i nështrohet çdo vendimi që do dalë nga seanca ndërkohë hodhi akuza të forta ndaj kreut të DPS-së, që është dhe presidentit të vendit duke e cilësuar si të shantazhuar.
PJESË NGA DISKUTIMI
Kryeministri, Dritan Abazoviç:Jam kryeministër që merr vendime të vështira. Sot ndoshta bashkoheni të gjithë në urrejtje. Heren tjeter bashkohuni ne dashuri. Le të flasim për gjëra reale jo halucinacione e bash për këtë duhet të bashkohemi… Pres diskutimin dhe përpjekjen e sotme për të shpjeguar pse erdhi iniciativa për rrëzimin tim, kush është frymëzuesi dhe çfarë fshihet pas saj. Ka nevojë që Mali i Zi të ndalet në rrugën e transformimit në mënyrë që struktura të caktuara rifitojnë pozicionet e tyre financiare që u kanë shpëtuar ose janë në gjendje të mirë për t’u shpëtuar. Për këtë do të flas më poshtë, emrin dhe mbiemri. Po zhvillohet një aksion i organizuar për destabilizimin e shtetit. DPS po e shtyn Malin e Zi në probleme të mëdha me këtë politikë. Nuk e di nëse presidenti i DPS-së merr më shumë vendime në emrin tuaj apo është shantazhuar”. Njërin e ruajnë 22 persona të armatosur, ndërsa tjetri nuk e di numrin e saktë, por asgjë më pak. Kur piramida bie, ata tërheqin një AS në mëngë - Marrëveshja Themelore.
Kryetari dhe deputeti i LP-së, Andrija Popoviq: Mali i Zi ka pësuar dëme të mëdha, të cilat ne duhet t'i rehabilitojmë urgjentisht duke shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme, si e vetmja zgjidhje e drejtë dhe e drejtë për qytetarët, me zgjedhjet urgjente të një qeverie teknike, të përqendrimit, e cila do t'i zbatojë ato.
Deputeti i SDP-së, Adnan Strikovic: Përderisa kishim një iniciativë mosbesimi, mund të flisnim për luftën për ta ruajtur atë. Megjithatë, ne kemi një iniciativë tjetër, kështu që është e kotë të diskutojmë nëse qeveria nuk e mbështet atë - jo dy të tretat, por gjashtë javë parlamenti – duhet të funksionojë.
Kreu i SD-së, Damir Shehoviq: Ne paralajmëruam se Qeveria në këtë shtet nuk do të mund të udhëheqë një politikë të mosvazhdimësisë në raport me Qeverinë e Krivokapiqit. Kjo është qeveria me mandatin më të shkurtër deri më tani. Në vend të prioriteteve evropiane, janë vendosur prioritetet e të tjerëve.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Boshnjake (BS)Suljo Mustafiq, Më e rëndësishmja, në vend të optimizmit dhe shpresës, qytetarët u zhgënjyen... Duhet të jemi të sinqertë kur e vlerësojmë punën e kësaj qeverie dhe të themi se ajo ka trajtuar disa çështje dhe tema të tjera që nuk kanë qenë përgjigje adekuate ndaj krizës dhe të cilat kanë qenë. shkaku i disa shtrëngimeve të reja në shoqëri.Kjo qeveri ka humbur besimin në parlamentin
Sot, Kuvendi i Malit të Zi, po mban votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviç. Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviç me ministrat e kabinetit të tij. Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend. Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç po merr pjesë në seancën ku po i nënshtrohet votëbesimit. Seanca është thirrur me iniciativën e Partisë Demokratike Socialiste të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.
Gjatë fjalës së mbajtur prej tij, Abazoviç u shpreh se ajo që po ndodh sot është një aksion i organizuar që kërkon destabilizimin e shtetit. Ai hodhi akuza të forta ndaj presidentit të vendit njëherazi dhe kreu iDPS-së si organizator të kësaj që po ndodh duke e akuzuar se mbrohet nga njerëz të armatosur.
Dritan Abazoviç: Po zhvillohet një aksion i organizuar për destabilizimin e shtetit. DPS po e shtyn Malin e Zi në probleme të mëdha me këtë politikë. Nuk e di nëse presidenti i DPS-së merr më shumë vendime në emrin tuaj apo është shantazhuar”. Njërin e ruajnë 22 persona të armatosur, ndërsa tjetri nuk e di numrin e saktë, por asgjë më pak. Kur piramida bie, ata tërheqin një AS në mëngë.
Sot, Kuvendi i Malit të Zi, po mban votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviç. Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviç me ministrat e kabinetit të tij. Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend. Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
MONTENEGRO- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç po merr pjesë në seancën ku po i nënshtrohet votëbesimit.
Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se është ndjerë i sulmuar që në fillimi pikërisht për faktin se është shqiptar duke saktësuar se do t'i bindet çdo vendimi që del nga Parlamenti. Ai shtoi se kurrë nuk ka mashtruar askënd dhe që në fillim është shprehur se do ta firmoste marrëveshjen me Kishën Serbe.
Dritan Abazoviç: Unë nuk kam mashtruar askënd për asgjë, ju thashë se do të nënshkruhet Marrëveshja Themelore. Është e lehtë për t'u manipuluar, e shoh se këtu ka një marrëveshje që të shmanget Marrëveshja Themelore. Cila OJQ dhe cili institucion ka qenë i përfshirë në kohën e marrëveshjes, është nënshkruar me kishën katolike, bashkësinë islame dhe komunitetin hebre?
Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
MALI I ZI- 'Që në ditën e parë u ka shqetësuar fakti që jam pjesëtar i një kombi pakicë [shqiptar]. Unë jam kryeministër që merr vendime të vështira, që mbrojti interesat kombëtare edhe pas 30 gushtit 2020, që ruajti kursin e politikës së jashtme”, ka thënë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në seancën ku po votohet një mocion mosbesimi ndaj tij.
”Jam kryeministër që merr vendime të vështira. Sot ndoshta bashkoheni të gjithë në urrejtje. Heren tjeter bashkohuni ne dashuri. Le të flasim për gjëra reale jo halucinacione e bash për këtë duhet të bashkohemi… Pres diskutimin dhe përpjekjen e sotme për të shpjeguar pse erdhi iniciativa për rrëzimin tim, kush është frymëzuesi dhe çfarë fshihet pas saj”.
Abazoviç tha se pas saj nuk qëndron as rruga europiane, as dëshira për të përzier kartat politike.
“Ka nevojë që Mali i Zi të ndalet në rrugën e transformimit në mënyrë që struktura të caktuara rifitojnë pozicionet e tyre financiare që u kanë shpëtuar ose janë në gjendje të mirë për t’u shpëtuar. Për këtë do të flas më poshtë, emrin dhe mbiemrin”.
Sot, Kuvendi i Malit të Zi, do të mbajë votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviç. Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviç me ministrat e kabinetit të tij. Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend. Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç po merr pjesë në seancën ku po i nënshtrohet votëbesimit. Mediat malazeze shkruajnë se vetë Abazoviç ëhstë shprehur se nëse qeveria e tij nuk rrëzohet sot, atëherë ai do të vazhdojë të mbetet kryeministër i vendit dhe se nëse bie, atëherë do të ndjekë protokollin e parashikuar nga kushtetuta e vendit. Abazoviç tha gjithashtu se nuk ka pasur diskutime konkrete për rindërtimin e Qeverisë, nëse nuk bie sot.
"Varet nëse sot nuk do të krijohet një shumicë e re, që është ndoshta më realiste. Pastaj pritet që kjo mazhorancë të kryejë proceset e ardhshme. Në këtë rast, ne do t'ia dalim. Përderisa mandati është në dorën e kryeministrit, qytetarët mund të jenë të qetë për luftën kundër krimit. Në momentin që mekanizmi i kalon presidentit, përgjegjësia shkon tek ai,”- tha Abazoviç.
I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen, Abazoviç u përgjigj se “në momentin që unë jap dorëheqjen, duhet të shkoj te presidenti i vendit, teorikisht”.
Sot, Kuvendi i Malit të Zi, do të mbajë votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviç. Seanca është caktuar në orën 11:00. Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviç me ministrat e kabinetit të tij. Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend.
Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
MAL I ZI- Sot, Kuvendi i Malit të Zi, do të mbajë votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviç. Seanca është caktuar në orën 11:00. Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviç me ministrat e kabinetit të tij.
Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend.
Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Kjo marrëveshje u vlerësua si e dëmshme për interesat kombëtare të shtetit. Iniciatorët po ashtu kanë vlerësuar se Qeveria ka pasur detyrë prioritare reformimin e sistemit gjyqësor dhe forcimin e sundimit të ligjit, ashtu që të përshpejtohet procesi i integrimit evropian.
Vetë kryeministri, nuk ka deklaruar nëse Qeveria do të mbijetojë apo do të rrëzohet në këtë seancë parlamentare. Ai vazhdimisht ka paralajmëruar se nëse Qeveria “i mbijeton votës”, është i gatshëm që të nesërmen të rindërtojë Qeverinë, në marrëveshje me Frontin Demokratik, që aktualisht është në opozitë, si dhe me demokratët e partitë tjera që duan të përfshihen në udhëheqësi.
Qeveria e Abazoviçit është formuar më 28 prill, pasi në shkurt është rrëzuar Qeveria e Zdravko Krivokapiçit.