Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Milot. • Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete të cilat janë përplasur te kryqëzimi i Ishull-Shëngjinit. • Si pasojë e përplasjes njëra nga makinat ka përfunduar duke dalë nga rruga dhe duke rënë në një parcelë. • Policia ka bërë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:40. • Nga përplasja janë plagosur 3 persona. • Të tre të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore. • Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa dyshohet se njëri mjet i ka prerë rrugën makinës tjetër. • Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Policia ka dalë me një njoftim në lidhje me aksidentin e regjistruar mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Ishull-Shëngjinit në aksin Lezhë-Milot. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:40.
Dy mjete janë përfshirë ndërsa janë plagosur 3 persona. Të tre të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.
"Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 19:40, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, automjeti me drejtues shtetasin R. D. është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi F. P.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjeri në automjetin e shtetasit R. D., shtetasi M. V., si dhe të dy drejtuesit e automjeteve. Të tre të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit," thuhet në njoftimin e policisë.
LEZHË- Një aksident ështe regjistruar mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Ishull-Shëngjinit në Lezhë. Siç shihet edhe nga fotoja një mjet ka përfunduar në një parcelë i përmbysur. Raportohet se në aksident janë përfshirë dy makina ndërsa janë plagosur 3 persona.
Të plagosurit janë dërguar mënjëherë drejt spitalit në Tiranë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa dyshohet se njëri mjet i ka prerë rrugën makinës tjetër. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
LEZHË- Aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lezhë. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete të cilat janë përplasur te kryqëzimi i Ishull-Shëngjinit. Si pasojë e përplasjes njëra nga makinat ka përfunduar duke dalë nga rruga dhe duke rënë në një parcelë.
Dy persona janë plagosur. Njëri prejt tyre është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore. Shkak për aksidentin dyshohet të jetë prerja e rrugës nga njëri mjet.