Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•2 vajza të vdekura dhe një i plagosur rëndë. •Ky është bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Durrës-Tiranë. •Arbër Tivari, 26-vjeçari nga Durrësi dyshohet se humbi kontrollin e mjetit e më pas doli nga rruga. •Si pasojë e përplasjes, humbi jetën 26-vjeçarja Silva Gjergji dhe 24-vjeçarja Roxhesa Klironomi. •Policia ka bërë arrestimin e të riut që ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. •Të rinjtë po udhëtonin drejt kryeqytetit dhe dyshohet se shpejtësia në drejtim është shkak i aksidentit, po nuk përjashtohet as ndonjë rrethanë e pazakontë në rrugë që e ka detyruar shoferin të devijojë dhe të humbasë kontrollin mbi drejtimin e mjetit. •Tivari ishte duke drejtuar automjetin tip Ford Ka me targë AA014ZE nga Durrësi në drejtim të Tiranës, kur ka dalë nga rruga duke marrë me vete edhe barrierën metalike anësore e cila është palosur brenda në kabinë.
8 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Mikesha e Roxhesa Klironomit, 24-vjeçares që humbi jetën në aksidentin tragjik ka përlotur rrjetin me dedikimin prekës. Në një postim në Facebook, ajo i jep lamtumirën shoqes së saj teksa shkruan se e ka të pamundur të besojë që s’do ta ketë më pranë.
“Qofsh e xhenetit xhesi çapkenia zemer bujare Zoti i dhuroftë durim familjareve e qofte sprova e fundit ne jeten e familjes Klironomi!! E kam te pamundur ta besoj 24 vjecarja qe u aksidentua mbreme ishe tiiiiii!!”, shkruan mikja e saj.
24-vjeçarja është një nga vajzat që humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës. Viktima tjetër ishte Silva Gjergji, 26 vjeçe. Të dyja po udhëtonin me një automjet të llojit ‘Ford’ që drejtohej nga Arbër Tivari, 26 vjeç. Ky i fundit humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me trafikndarësen. Për pasojë, dy vajzat ndërruan jetë, ndërsa i riu ndohet në gjendje të rëndë në spital.
Arbër Tivari është emër i njohur për policinë e Durrësit. Në mars 2021 ai u plagos në lagjen nr.4 në Durrës, pas një konlfikti çasti me Alket Buçpapaj, i cili pasi qëlloi me armë zjarri u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.
TIRANË- Roxhesa Klironomi, 24 vjeç, është viktima e dytë e aksidentit tragjik në Durrës, e cila deri më tani nuk ishte identifikuar. Gjatë aksidentit ajo nuk kishte mjet identifikimi me vete, gjë që solli edhe vështirësi për identifikimin e saj.
Shoferi 26-vjeçar, Arbër Tivari, banues në lagjen nr. 11 në Durrës është i vetmi i mbijetuar nga aksidenti, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Viktimë e aksidentit mbeti edhe 26-vjeçarja Silva Gjergji, banuese në Mirditë.Të rinjtë po udhëtonin me automjetin tip “Ford” me targë AA014ZE nga Durrësi në drejtim të Tiranës.
Dyshohet se drejtuesi i makinës Arbër Tivari, 26 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen rreth orës 1:15 pas mesnate në kilometrin e 7-të të autostradës Durrës Tiranë.
TIRANË- Dosja.al ka siguruar foton e viktimës dhe të plagosurit nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Kjo është Silva Tom Gjergji, një prej viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku ndërroi jetë edhe një tjetër vajzë e paidentifikuar.

26 vjeçarja me origjinë nga Rubiku, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra pas përplasjes së fortë të makinës tip ‘Ford’ me barrierat e rrugës.
Ky është Arbër Tivari, 26 vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë. Ai nuk është emër i panjohur për policinë. Në mars të vitit 2021 ai u qëllua me armë zjarri në dorë nga Alket Buçpapaj i cili po ashtu njihej si person problematik për drejtësinë. Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje.

TIRANË- Kjo është makina me të cilën udhëtonin tre të rinjtë në Durrës, dy prej të cilëve humbën jetën. Siç duket nga pamjet makina është përplasur me bordurën metalike anësore dhe ka pësuar dëmtime të mëdha.
Makina është çarë dhe një pjesë e bordurës është futur brenda saj. Megjithëse airbag-et janë hapur, asgjë nuk ka mundur t’i mbrojë tre të rinjtë.
Nga aksidenti humbi jetën 26-vjeçar Silva Gjergji dhe shoqja e saj ende e paidentifikuar, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Arbër Tivari, 26 vjeç.
TIRANË- Dy vajza humbën jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin tragjik që ndodhi në aksin rrugor Durrës-Tiranë. Arbër Tivari, banues në Durrës doli nga rruga dhe u përplas me trafikndarësen. Për pasojë humbën jetën shtetasja Silva Gjergji, 26 vjeçe, banuese në Durrës dhe një tjetër vajzë që mendohet të jetë shoqja e saj, por ende e paidentifikuar.
Vetë shoferi, 26-vjeçari Arbër Tivari ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë. Policia dyshon se dy viktimat dhe i plagosuri kanë darkuar së bashku deri në orën 2 të natës dhe më pas janë nisur për Tiranë. Si viktimat dhe 26-vjeçari i plagosur do t’u nënshtrohen analizave dhe ekzaminimeve mjekoligjore për të zbuluar nëse kishin konsumuar alkool apo lëndë narkotike.
Dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi shumë të lartë, çka ka çuar në përplasjen e fortë me pasoja të rënda.
TIRANË- Dy viktima nga një aksident që ndodhi mëngjesin e sotëm në Autostradën Tiranë-Durrës. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari Arbër Tivari humbi kontrollin e automjetit dhe është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e përplasjes dy pasagjeret që ndodheshin në makinë, 26 vjeçarja Silva Gjergji dhe një tjetër shtetase e paidentifikuar, kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Në pamjet e pas aksidentit duket se automjet është përplasur në trafik ndarëse dhe më pas ka marrë para hekurat anash rrugës.
Ajo që ka mbetur në këtë mëngjes në vendin e aksidentit janë vetëm copëza të shkatërruara të makinës dhe ndonjë send personal i të aksidentuarve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën.
TIRANË- Silva Gjergji nga Rubiku është një nga vajzat e cila humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin e rëndë që ndodhi në aksin Tiranë-Durrës. 26-vjeçarja ishte në mjet së bashku me një vajzë tjetër (viktimë) dhe drejtuesin e mjetit, Arbër Tivari.
Të rinjtë po udhëtonin drejt kryeqytetit dhe dyshohet se shpejtësia në drejtim është shkak i aksidentit, po nuk përjashtohet as ndonjë rrethanë e pazakontë në rrugë që e ka detyruar shoferin të devijojë dhe të humbasë kontrollin mbi drejtimin e mjetit.
Policia i ka komunikuar masën e arrestit të riut nga Durrësi që ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e traumës në Tiranë.
Tivari nga Durrësi ka qenë duke drejtuar automjetin tip Ford Ka me targë AA014ZE nga Durrësi në drejtim të Tiranës, kur ka dalë nga rruga duke marrë me vete edhe barrieren metalike anësore e cila është palosur brenda në kabinë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë gjetur vdekjen pasagjeret të cilat udhëtonin me të në të njëjtin mjet.
TIRANË- Dy viktima në orët e para të mëngjesit. Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë. Drejtuesi i mjetit, A.T, 26-vjeç humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafik ndarësen. Për pasojë, kanë humbur jetën dy pasagjeret që ishin në mjet, ndërsa i riu është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Ende nuk dihen identitetet e viktimave dhe drejtuesit të mjetit. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur ngjarjen.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. T., 26 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafik ndarësen. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy pasagjeret shtetasia S. Gj., 26 vjeçe, dhe pasagjerja tjetër ende e paidentifikuar që ndodheshin në automjet. Ndërsa shtetasi A. T, është transportuar në spital në gjëndje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën.