Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë-Delvinë. • Aksidenti ka rezultuar fatal për dy persona të cilët kanë ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”. • Viktima kanë mbetur dy motra. • Ato janë identifikuar si Elvisa dhe Rozina Dhimaku. • Viktimat janë të moshës 20 dhe 22 vjeç. • Në mjet mësohet se ndodhej edhe 24-vjeçarja Antolena Zhupa e cila ka mbetur e plagosur. • Në aksident janë përfshirë dy automjete. • Raportohet se mjeti i drejtuar nga Elvisa Dhimaku është përplasur me mjetin e drejtuar nga Kevin Nora. • Nuk ka informacione nëse shoferi tjetër ka mbetur i plagosur. • Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit. Policia, zjarrfikëse dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes. • E plagosura është transportuar drejt spitalit të Sarandës.
3 artikuj për këtë temë.
SARANDË- Pamje nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë-Delvinë janë publikuar. Siç shihet përplasja mes dy mjeteve ka qenë e fortë pasi njëra makinë është përmbysur në rrugë. Aksidenti ka rezultuar tragjik për dy motra të cilat kanë ndërruar jetë.
Ato janë të moshës 20 dhe 22 vjeç dhe janë identifikuar si Elvisa dhe Rozina Dhimaku. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga dyshimet e para mësohet se mjeti i drejtuar nga Elvisa Dhimaku është përplasur me mjetin e drejtuar nga Kevin Nora. Një aksident është plagosur edhe një 24-vjeçare e cila ishte pasagjerë në mjetin e viktimave. Ajo është identifikuar si Antonela Zhupa.
SARANDË- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë-Delvinë ku humbën jetën dy vajzatë reja. Viktimat janë të moshës 20 dhe 22 vjeç. Raportohet se atoj janë motra dhe janë identifikuar si Elvisa dhe Rozina Dhimaku.
Në mjet mësohet se ndodhej edhe 24-vjeçarja Antolena Zhupa e cila ka mbetur e plagosur. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Raportohet se mjeti i drejtuar nga Elvisa Dhimaku është përplasur me mjetin e drejtuar nga Kevin Nora. Nuk ka informacione nëse shoferi tjetër ka mbetur i plagosur. Aksidenti ka rezultuaer tragjik për dy motrat.
SARANDË- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë-Delvinë. Aksidenti ka rezultuar fatal për dy persona të cilët kanë ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”.
Viktima kanë mbetur dy vajza nga Kopaçeza. Gjithashtu është plagosur rëndë një person tjetër. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe sa mjete janë përfshirë. Policia, zjarrfikëse dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes. I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Sarandës.