Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër–Hani i Hotit, në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut, ku si pasojë kanë humbur jetën babë e birë. • Sipas njoftimit të policisë 32-vjeçari ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë. • Fatkeqësisht si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën në vendngjarje Valentin Bluda dhe babai i tij, Nikoll Bluda 76 vjeç. • Ky i fundit ishte pasagjer në automjet. • Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet makina e shkatërruar nga përplasja fatale. • Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
3 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Personat që shihni në foto janë babë e bir që humbën jetën pasditen e sotme në aksidentin tragjik në aksin Shkodër-Han i Hotit. Viktimat janë drejtuesi i mjetit Valentin Bluda 32- vjeç dhe babai i tij, Nikollë Bluda, 76 vjeç, që ishte pasagjer në automjet.
Siç u raportua 32-vjeçai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë metalike në anë të rrugës. Gjithashtu grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit.
SHKORËR- Janë publikuar pamjet nga aksidenti tragjik, ku humbën jetë babë e bir Valentin dhe Nikoll Bluda. Siç shihet edhe në pamje makina është bërë copë-copë nga përplasja e fortë.
Aksident i rëndë ndodhi rreth orër 18:20 në aksin rrugor Shkodër–Hani i Hotit, në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut. Policia bëri me dije se 32-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.
SHKODËR- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër–Hani i Hotit, në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut, ku si pasojë kanë humbur jetën babë e birë. Sipas njoftimit të policisë 32-vjeçari ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.
Fatkeqësisht si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën në vendngjarje Valentin Bluda dhe babai i tij, Nikoll Bluda 76 vjeç. Ky i fundit ishte pasagjer në automjet. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin V. B., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi V. B. dhe babai i tij, shtetasi N. B., 76 vjeç, pasagjer në automjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.