LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Aksidenti tragjik në Kosovë/ Zbardhen EMRAT dhe FOTOT e viktimave! Plagoset çifti, gruaja shtatzënë në gjendje të rëndë

• Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Kosovë i cili ndodhi mbrëmjen e djeshme datë 22 shkurt. • Arlind Isufaj 21- vjeç, Mergim Behluli 23- vjeç, Armend Muhadini 39- vjeç dhe një person tjetër i cili nuk është identifikuar ende por mësohet se është punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt janë personat të cilët kanë humbur jetën në aksidentin tragjik në rrugën Ferizaj-Shtime.  • Vdekjen e tyre e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, ndërsa si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe një çift. • QKUK konfimroi se gruaja ishte shtatzënë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. • Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar se në aksident janë përfshirë tre makina me targa vendore. Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth rastit. 

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Aksidenti me 4 të vdekur në Kosovë/ QKUK jep detaje: Është plagosur edhe një çift! Gruaja shtatzënë në gjendje të rëndë

Aksidenti tragjik në Kosovë/ Zbardhen EMRAT dhe FOTOT e viktimave!
QKUK

KOSOVË- Dy persona të tjerë, burrë e grua kanë mbetur të plagosur rëndë nga aksidenti i djeshëm në Kosovë, ku humbën jetën 4 persona. Ata janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Nga QKUK kanë thënë se gruaja e plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa burime brenda Qendrës kanë konfirmuar që ajo është shtatzënë.

Një grua e datëlindjes 1996, është në gjendje të rëndë, ekipet mjekësore emergjente po bëjnë maksimumin, kurse personi tjetër që po merr trajtim ka lëndime më të lehta”- kanë thënë nga QKUK për Kallxo.

Prokurori Besnik Nuredini, i cili hetoi në vendin e ngjarjes, ka dhënë detaje në lidhje me rastin. Ai tha se katër viktimat kanë qenë në të njejtin makinë. Prokurori tha se për tre viktimat vdekja është konstatuar në vendin e ngjarjes ndërsa viktima e katërt ka vdekur në Emergjencë në Ferizaj.

3 VITE ME PARE

Aksidenti fatal në Kosovë/ Prokurori jep detaje: Një makinë e tretë do të shmangte përplasjen me dy të tjera

Aksidenti tragjik në Kosovë/ Zbardhen EMRAT dhe FOTOT e viktimave!
Aksidenti në Ferizaj

KOSOVË- Besnik Nuredini, prokurori i cili hetoi në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik në Kosovë mbrëmjen e djeshme në rrugën Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë ka deklaruar se në aksident janë përfshirë fillimisht dy automjete më një makinë e tretë për të evituar përplasjen ka rënë në hendek. 

Në një automjet dyshohet se kanë qenë katër persona, në automjetin tjetër të aksidentuar janë dy të plagosurit që janë në gjendje të rëndë. Derisa vetura e tretë duke tentuar për të shmangur përplasjen, ka lëshuar rrugën dhe ka rënë në hendek”, deklaroi prokurori i rastit Nuredini.

Arlind Isufaj 21- vjeç, Mergim Behluli 23- vjeç, Armend Muhadini 39- vjeç dhe një person tjetër i cili nuk është identifikuar ende por mësohet se është punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt janë personat të cilët kanë humbur jetën në aksidentin tragjik të mbrëmjes së djeshme në rrugën Ferizaj-Shtime.  Vdekjen e tyre e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, ndërsa si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe një çift, që pësuan lëndime të rënda trupore. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar se në aksident janë përfshirë tre makina me targa vendore. Ndërkaq, edhe dy persona të tjerë janë duke marrë trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve nga aksidenti që ndodhi në dalje të Shtimes.  Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth rastit. 

3 VITE ME PARE

Aksidenti me 4 të vdekur në Kosovë, policia zbardh detaje: Shoferi i njërës prej makinave humbi kontrollin

Aksidenti tragjik në Kosovë/ Zbardhen EMRAT dhe FOTOT e viktimave!
Aksidenti në Kosovë

KOSOVË- Policia ka zbardhur detaje të tjera lidhur me aksidentin tragjik me katër viktima që u shënua mbrëmjen e djeshme në rrugën Ferizaj-Shtimë në Kosovë. Sipas policisë njëra nga makinat që u perplas me dy të tjera ka dalë nga rruga. Shoferi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy makinat e tjera të cilat kanë kaluar në këtë rrugë dhe po lëviznin në drejtim të kundërt. Policia njofton se si pasojë e aksidentit, përveç katër viktimave, lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona të tjerë të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. 

Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave me targa vendore, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të pa njohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt. Nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se tre viktima meshkuj kosovarë janë pa shenja jete, ndërsa tre të lënduar tjerë janë dërguar në emergjencën e Ferizajt, ku më pas ka ndërruar jetë edhe viktima e katërt mashkull kosovar ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.

Aksidenti tragjik u shënua mbrëmjen e së mërkurës datë 22 shkurt në rrugën Ferizaj-Shtimë. Tre automjetet janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar vdekjen efatale të 4 personave. 

3 VITE ME PARE

Aksidenti tragjik në Kosovë/ Dalin fotot e 3 prej viktimave, njëri prej tyre zyrtar i Komunës së Ferizajt

Aksidenti tragjik në Kosovë/ Zbardhen EMRAT dhe FOTOT e viktimave!
Viktimat

KOSOVË- Katër persona humbën jetën mbrëmjen e kaluar në një aksident tragjik në Kosovë. Aksidenti ku janë përfshirë 3 automjete ka ndodhur në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes. Vikimat e këtij aksidenti tragjik janë Arlind Isufaj, 21-vjeç, Mergim Behluli, 23-vjeç dhe Armend Muhadini, 39-vjeç. Identiteti dhe mosha e viktimës së katërt ende nuk është bërë e ditur.

Aksidenti tragjik në Kosovë/ Zbardhen EMRAT dhe FOTOT e viktimave!
Mërgim Behluli

Në lidhje me aksidentin tragjik kanë reaguar edhe miqtë dhe të njohurit e viktimave të cilët shprehin ngushëllimet e tyre për tragjedinë e ndodhur.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar se njëri nga të vdekurit në aksident ishte punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë. Aliu, këtë e bëri të ditur përmes një shkrimi në Facebook, ku u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt”.

aksident ne kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet