LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Aksion anti drogë në Tiranë/ Kapet kokainë me vlerë 270 mijë euro, në pranga nipi i Pajtim Serjanit dhe shoku i tij

• 1 kilogramë e 50 gramë lëndë narkotike kokainë është kapur nga anti droga ditën e sotme në Tiranë. • Në pranga për drogën e kapur kanë rënë Euxhenjo Manushi dhe Klajdi Serjani, të cilët ndodheshin në mjetin luksoz në momentin e kontrollit nga Policia. • Aksioni është mbajtur në zonën e quajtur si Kthesa e Kamzës, ku dhe brenda mjetit u kap lënda narkotike me vlerë 270 mijë euro. • Klajdi Serjani është nipi i Pajtim Serjanit, i njohur për autoritetet policore për gjobvënie dhe për një atentat që i kanë bënë në 2015. 

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Djali iu arrestua me 270 mijë euro kokainë/ Reagon Adi Sybardhi: Allahu të begatoft shpirti babit

Aksion anti drogë në Tiranë/ Kapet kokainë me vlerë 270
Euxhenjo Manushi dhe Adi Sybardhi

TIRANË- 20-vjeçari Euxhenjo Manushi i arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së kaluar për trafik drogë është djali i muzikantit Adriano Manushi (Adi Sybardhi). Dosja.al mëson se Manushi ishte pasagjer në mjetin luksoz që drejtohej nga Klajdi Serjani.

Gjatë kontrollit nga Policia, në mjet janë gjetur 1 kg e 50 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila kishte një vlerë në treg prej 270 mijë eurosh. Ndërkohë që vetë muzikanti ka reaguar disa orë më parë për arrestimin e djalit në tij. 

Duke postuar foton e të birit në Facebook, Adi Sybardhi shkruan: Allahu te begatoft shpirti babit.

Aksion anti drogë në Tiranë/ Kapet kokainë me vlerë 270

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Dalin pamjet, si u arrestuan të rinjtë në Tiranë më 270 mijë euro kokainë

Aksion anti drogë në Tiranë/ Kapet kokainë me vlerë 270
Arrestimi

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga momenti i arrestimit të Xhenjo Manushit dhe Klajdi Serjanit, që u kapën me kokainë me vlerë 270 mijë euro në Tiranë. Mësohet se Manushi dhe Serjani u kapën me një makinë luksoze pranë zonës se Kthesës së Kamzës në Tiranë me 1 kg e 50 gramë drogë.

 

Ndërkohë që bëhet me dije se Klajdi Serjani është nipi i Pajtim Serjanit. Ky i fundit është i njohur për autoritetet policore për gjobvënie dhe për një atentat që i kanë bënë në 2015. 

1 VITE ME PARE

Operacioni anti drogë në Tiranë, në pranga Xhenjo Manushi e Klajdi Serjani (nipi i Pajtim Serjanit)

Aksion anti drogë në Tiranë/ Kapet kokainë me vlerë 270
Pajtim Serjani

TIRANË- Dosja.al, ka arritur që të sigurojë emrat e dy personave të arrestuar nga aksioni anti drogë ditën e sotme në Tiranë. Burime bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Xhenjo Manushi dhe Klajdi Serjani. 

 

Mësohet se 20-vjeçari Manushi ndodhej në makinë së bashku me Serjanin në zonën e kthesës së Kamzës, në momentin që i ka ndaluar policia për kontroll. Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur 1 kg e 50 gramë kokainë.

Ndërkohë që burimet pranë redaksisë bëjnë me dije se Klajdi Serjani është nipi i Pajtim Serjanit. Ky i fundit është i njohur për autoritetet policore për gjobvënie dhe për një atentat që i kanë bënë në 2015. 

1 VITE ME PARE

DETAJE/ Si u kap kokainë me vlerë 270 mijë euro në Tiranë, në pranga 2 të rinj

 
Aksion anti drogë në Tiranë/ Kapet kokainë me vlerë 270
Te arrestuarit

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni anti drogë në Tiranë. Mësohet se gjatë aksionit në kthesën e Kamzës janë gjetur në makinë 1 kg e 50 gramë kokainë. Nga aksioni i policisë janë vënë në pranga 2 të rinjtë që ndodheshin në makinë bashkë me lëndën narkotike.  Dyshohet se droga e sekuestruar ishte me vlerë 270 mijë euro.  

 

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve operacioni policor i koduar “Fam Fanz”, i ndjekur me metoda proaktive. Gjatë operacionit goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në qytetin e Tiranës. Sekuestrohen 1 kg e 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë (me vlerë tregu rreth 270 000 euro). Policia ka kapur në flagrancë 2 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca policore, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Fam Fanz”.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit K. S., 24 vjeç, dhe E. M., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Kastriotët”, automjetin me drejtues shtetasin K. S., dhe pasagjer shtetasin E. M. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit K. S., shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 50 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Lënda narkotike, së bashku me një shumë parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 

1 VITE ME PARE

Policia aksion antidrogë në Tiranë, kapet rreth 1 kg kokainë

Aksion anti drogë në Tiranë/ Kapet kokainë me vlerë 270

TIRANË- Një operacion antidrogë është bërë ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se nga operacioni janë sekuestruar më shumë se 1 kg kokainë. 

Ndërkohë që në pranga nga policia kanë rënë dy persona. Ende nuk dihet nëse ka të tjerë në këtë rrjet të trafikimit të drogës. 

pajtim serjani euxhenjo manushi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet