LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Aksioni antidrogë në Elbasan/ 45 të arrestuar, 7 në kërkim, familjarët e të ndaluarve: S'kemi informacion

•45 persona u arrestuan, ndërsa 7 të tjerë u shpallën në kërkim, në një operacion të gjerë antidrogë që u zhvillua ditën e sotme në Elbasan. •Kreu i policisë së Elbasanit, Ilir Proda tha se hetimet për këtë operacion zgjatën 3 muaj. •Në operacionin që u shtri në disa qytete të qarkut të Elbasanit, morën pjesë 490 punonjës policie, 5 dronë, u kontrolluan me dhjetëra banesa e lokale. •Gjatë operacionit, janë sekuestruar kokainë, heroinë, kanabis, armë zjarri, municione, pjesë përbërëse të armëve të zjarrit dhe shuma të mëdha parash. • Mes të ndalurve ka drejtues, anëtarë të grupeve kriminale dhe biznesmenë. •Familjarët e të arrestuarve prej orësh ndodhen pranë rajonit të policisë në Elbasan, nga ku presin të marrin informacion rreth këtyre shoqërimeve.

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

“Jemi bërë më keq se Putin”, policia në Elbasan i shoqëroi djalin, e ëma: Sikur jemi në diktaturë (VIDEO)

Aksioni antidrogë në Elbasan/ 45 të arrestuar, 7 në
familjaret duke qare ne dyert e policise

ELBASAN- Sot policia njoftoi për një operacion antidrogë në Elbasan, ku dhe janë arrestuar 45 persona. Nëna e një prej të shoqëruarve ka thënë mes lotësh se forcat policore erdhën sikur do të merrnin kriminelë, dhe se nuk gjetën gjë pasi kontrolluan shtëpinë.

“Morën çunin, dyshonin për nipin për drogë. Gjë nuk gjetën. Ka që në orën 6 e djali rri brenda. Ishin 6-7 policë. Sikur jemi në diktaturë, sikur me pas kriminelë në shtëpi. Dyshojnë se nipi dikur ka bërë tregti droge. Në asnjë mënyrë. Jemi bërë më keq se Putin që po vret njerëzit tani”, u shpreh ajo.


45 persona ranë në prangat e policisë së Elbasanit, ndërsa 7 të tjerë u shpallën në kërkim, në një operacion të gjerë antidrogë. Hetimet për këtë operacion zgjatën 3 muaj. 

Në përfundim të tij u identifikuan 52 persona, të akuzuar për "trafik të lëndëve narkotike", "prodhim e shitje në bashkëpunim me njëri-tjetrin".

3 VITE ME PARE

Aksioni në Elbasan! Mes tyre kriminelë, biznesmenë dhe 2 gra, zbardhen EMRAT e personave të arrestuar

Aksioni antidrogë në Elbasan/ 45 të arrestuar, 7 në
Sendet e sekuestruara

TIRANË- Zbardhet identiteti i personave të arrestuar sot në kuadër të megaoperacionit të ndërmarrë në Elbasan.

Personat e arrestuar në flagrancë

-Mikel Petriti
-Gentjan Gjoka

Persona në kerkim:
-Enea Toĺlumi
-Hysen haziu
-Eliberto Skilja
-Sotir Kokoneshi
-Albi Bicaku
-Migel Balla
-Migen Kucaj

PERSONAT E NDALUAR:
Joni Hasnjoku
Durim Novaku
Hysni Sadushi
Arsen Vishkulli
Emiljan Dinja
Ledi Nergjoni
Erist Skilja
Gazmir Panxhi
Gentjan Shabani
Florenc Demiri
Gavrosh Berati
Rigert Kokoneshi
Ferdinand Sadushi
Ahmet Kushi
Denis Darzeza
Florenc Puto
Storado Sadushi
Emre Puro
Rezarta Isufaj
Shpetim Myrta
Edor Hasanllari
Andrea Gugu
Armando Buzani
Erind Hoxha
Ilirjan Kume
Sali Isufaj
Klajdi Isufaj
Igli Merko
Hekuran Gjeli
Xhuljano Gjyla
Enea Hysenbelli
Leonard Tola
Aldo Gjeli
Esmirand Lici
Xhulio Lluca
Armand Lluca
Oltjon Çela
Sara Çepa
Xhevit Bogdani
Taulant Novaku
Amarildo Sallaj
Romarjo Bora
Rudolf Korumi
Mariglen Hida
Fatmir Durbaku

Në operacionin që u shtri në disa qytete të qarkut të Elbasanit (Elbasan, Cërrik, Peqin, Belsh, Librazhd, Prrenjas) si dhe në Pogradec morën pjesë 490 punonjës policie, 5 dronë, u kontrolluan me dhjetëra banesa e lokale. Gjatë gjatë operacionit, janë sekuestruar kokainë, heroinë, kanabis, armë zjarri, municione, pjesë përbërëse të armëve të zjarrit dhe shuma të mëdha parash./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Operacioni ‘Rrjeti’ në Elbasan, arrestohet anëtari i grupit të Çapjave

Aksioni antidrogë në Elbasan/ 45 të arrestuar, 7 në
Policia

ELBASAN- Ditën e sotme Policia arrestoi 45 persona dhe shpalli 7 të tjerë në kërkim pasi dyshohet se janë pjesë e grupeve kriminale. 

Në mesin e personave të arrestuar është edhe Hekuran Gjeli, një të ndaluar si pjesëtar të grupit të shkatërruar krminal për prodhim dhe trafik droge, një emër jo pak i njohur.

Aksioni antidrogë në Elbasan/ 45 të arrestuar, 7 në

Ai rezulton të jetë pjesë e grupit të Çapjave, ndërsa më herët është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Mësohet se të arrestuarit janë kryesisht mbi moshën 20 vjeç deri në 65 vjeç.

Në operacionin që u shtri në disa qytete të qarkut të Elbasanit (Elbasan, Cërrik, Peqin, Belsh, Librazhd, Prrenjas) si dhe në Pogradec morën pjesë 490 punonjës policie, 5 dronë, u kontrolluan me dhjetëra banesa e lokale. Gjatë operacionit, janë sekuestruar kokainë, heroinë, kanabis, armë zjarri, municione, pjesë përbërëse të armëve të zjarrit dhe shuma të mëdha parash./Dosja.al

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Pamjet nga mega-operacioni i Policisë në Elbasan

Aksioni antidrogë në Elbasan/ 45 të arrestuar, 7 në
Pamjet e aksionit

ELBASAN- Këto janë pamjet nga aksioni i Policisë që u zhvillua në kuadër të megaoperacionit, që vuri në pranga 42 persona. 

Policia nxorri 52 urdhra ndalimi, të cilat u ekzekutuan mëngjesin e sotëm.Gjatë megaoperacionit të sotëm, i cili u shtri në Elbasan, Cërrrik, Peqin, Belsh, Librazhd, Përrenjas dhe Pogradec, u angazhuan 490  punonjës policie dhe 5 dronë, si dhe u kontrolluan 52 banesa dhe 18 lokale.

Gjatë kontrolleve në këto ambiente, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta, një shumë të madhe parash prej 51 milionë lekësh, 15 mijë euro, si dhe një shumë frangash zviceriane.

3 VITE ME PARE

Operacioni masiv në Elbasan, mbi 40 të arrestuar transportohen me autobus drejt Tiranës (Pamjet)

Aksioni antidrogë në Elbasan/ 45 të arrestuar, 7 në
Autobusi

ELBASAN- Duke qenë se numri i personave që u arrestuan në Elbasan i kalonte 40, Policia ka vendosur që transportimin e tyre drejt Tiranës ta bëjë me autobusa. 

Në video shihet autobusi i madh që pret të ndaluarit, ndërkohë që forcat e Policisë janë jashtë saj.

Gjatë aksionit janë vënë në pranga 45 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 7 të tjerë. 

Aksioni erdhi pas një hetim disa mujor që ka çuar në finalizimin e një operacioni policor kundër grupit të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Elbasan. Pas hetimeve është zbuluar rrjeti i shpërndarësve të drogës./Dosja.al

3 VITE ME PARE

45 të arrestuar në Elbasan, Policia: Janë goditur drejtues grupesh kriminale, mes tyre biznesmenë

Aksioni antidrogë në Elbasan/ 45 të arrestuar, 7 në
Policia

ELBASAN- Ditën e sotme 45 persona u vunë në pranga në Elbasan, si dhe u shpallën në kërkim 7 të tjerë.  Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Kryekomisar Ilir Proda, u shpreh se në operacionin anti-drogë, ndër të arrestuarit ka edhe biznesmenë si dhe drejtues të grupeve kriminale.

‘Janë goditur një sërë shpërndarësish dhe drejtues të grupeve kriminale, po ashtu edhe furnizues. Midis tyre ka biznesmenë dhe persona me arsim të lartë.’- u shpreh Proda.

 

3 VITE ME PARE

'U trembëm'/ Familjarët e të arrestuarve në Elbasan: U bë terror, kujtojnë se po kapin Talo Çelën

Aksioni antidrogë në Elbasan/ 45 të arrestuar, 7 në
Familjaret

ELBASAN- Familjarët e disa prej të arrestuarve nga operacioni i policisë në Elbasan kërkojnë lirimin e tyre. Ata ndodhen para komisariatit dhe për mediat janë shprehur se nuk kanë pasur asnjë dijeni për operacionin policor dhe mohojnë që të afërmit e tyre të kenë lidhje me aktivitete kriminale.

DEKLARATAT E FAMILJARËVE:

Mbrëmë është bërë një terror nga ana e policisë, kanë shkuar nëpër shtëpi, ku ka të moshuar, fëmijë. Ndoshta është e ligjshme, por nuk mund të shkosh në atë mënyrë, ti marrësh zbathur, kujtojnë se çfarë po kapin, Talo Çelën ta kapë drejtori i madh që rri në Tiranë.

Nuk na lënë që tju çojmë as ujë, as cigare, asgjë, kanë refuzuar deri tani që të futen brenda avokatët. Kemi të drejtën e plotë që të marrin vesh si janë. Këtu po dalin maune me drogë, të marrësh një 20 vjeçar dhe ta fusësh brenda, dhe të mos marrësh një informacion, ne nuk jemi në Kabul.

'Duhet të ketë një mënyrë komunikimi me familjarët, po këto janë votat që ne kemi dhënë. Mamin dhe babin e kam me tension 22, i kam të dy vëllezërit brenda. I di fort mirë shteti se kush merret me trafikimin, për bukën e gojës kushdo do ta bënte, se varfëria në këtë qytet e dimë të gjithë se si është”,

3 VITE ME PARE

OPERACIONI në Elbasan- Policia: Arrestohen 45 persona, 7 në kërkim, sekuestrohen kokainë, heroinë dhe municione luftarake

Aksioni antidrogë në Elbasan/ 45 të arrestuar, 7 në
Policia

ELBASAN- Policia ka arrestuar 45 persona ndërkohë që 7 të tjerë janë shpallur në kërkim gjatë operacionit të finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan dhe disa qytete të tjera përreth. Në konferencën për gazetarët Ilir Proda, drejtori i Policisë së Elbasanit bëri me dije se gjatë kontrolleve janë sekuestruar 1 kg e 311 gram kokainë, 86 gram heroinë, 1 kg kanabis, një armë zjarri, sasi municioni luftarak si një shumë monetare 51 mln lekë, 15 mijë euro dhe një sasi frangash zviceriane.

“Për një periudhë hetimore strukturat hetimore kanë analizuar detajet e mbledhura nga inteligjenca për një shtrirje kohore prej disa vitesh. Janë administruar në vazhdimësi incidiet dhe provat e reja që siguroheshin.  U bë e mundur dokumenti i përfshirjes në aktivitet kriminal të 52 personave për trafik dhe shitje të lëndëve narkotike. Drejtuesi i prokurorisë Elbasan ka nxjerrë 52 urdhra ndalimi që janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm.

Gjatë operacionit të sotëm  në disa qytete u angazhuan 4902 punonjës policie, u kontrolluan 52 banesa, 18 lokale. Janë ndaluar 45 shtetas dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve policia ka gjetur 1 kg e 311 gram kokainë, 86 gram heroinë, 1 kg kanabis, mijëra doza kokainë, heroinë, kanabis të sekuestruara gjatë hetimit, një armë zjarri, sasi municioni luftarak si një shumë monetare 51 mln lekë, 15 mijë euro dhe një sasi frangash zviceriane. Janë proceduar 29 shtetas të tjerë. Këta shtetas ushtronin veprimtari kriminale në shitjen dhe prodhimin  e lëndëve narkotike.

Ata kishin ndarë zonat e influencës ku ushtronin aktivitetin kriminal, 11 prej tyre kanë qenë të dënuar në fushën e lëndëve narkotike, 15 të tjerë për vepra të tjera penale. 10 shtetas janë pjesë e grupeve kriminale. Është goditur plotësisht një grup kriminal dhe janë goditur pjesërisht tre grupe të tjera kriminale”, deklaroi Proda./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Aksioni i FNSH në Elbasan, 50 të arrestuar

Aksioni antidrogë në Elbasan/ 45 të arrestuar, 7 në
Policia

ELBASAN- Detaje të reja mësohen në lidhje me operacionin e Policisë dhe FNSH në qytetin e Elbasanit. Raportohet se 50 persona janë vënë në pranga, ndërsa pjesa më e madhe e tyre dyshohet se janë të implikuar në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Aksioni ka nisur prej mesnatës dhe qyteti i Elbasnit është mbajtur në rrethim të plotë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Kontrolle në Elbasan! FNSH 'aksion' gjatë orëve të vona të natës për personat e shpallur në kërkim

Aksioni antidrogë në Elbasan/ 45 të arrestuar, 7 në
Furgonat e Policise

ELBASAN-Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) “rrethuan” gjatë orëve të vona të natës qytetin e Elbasanit. Ata kryen kontrolle të befasishme në banesa, lokale dhe ndërtesa. 

Sipas informacioneve paraprake, qëllimi i aksionit ka qenë kapja e personave të shpallur në kërkim, mes tyre dhe ato të shumë kërkuar, si Talo Çela, dhe verifikim personave të tjerë, të cilët dyshuar të përfshirë në aktivitete kriminale. Deri më tani raportohet se ka dhjetëra persona të arrestuar.

Arrestimet janë kryer në mënyrë të befasishme brenda banesave. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion dhe detaje për këtë aksion./Dosja.al

policia ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet