LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Aksion në Fier/ Gjenden mbi 7000 rrënjë kanabis, METODA e re e mbjelljes mes mistrit. Dy në pranga

• Kanabis i fshehur brenda në misër, kjo duket se është metoda e re për të mbjellë bimë narkotike. • Në Fier, në fshatin Mujalli, pranë shtratit të lumit Seman janë gjetur dhe sekuestruar mbi 7000 rrënjë kanabis. •Ndërsa në një makinë janë gjetur dhe 7 thasë kanabis, 83 kilogramë. • Në pranga kanë përfunduar Fatjon Gremi dhe Amarildo Xhafa, të cilët janë arrestuar nga policia pas operacionit për sekuestrimin e lëndës narkotike të kultivuar në Fier. • Ditën e sotme, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në një automjet tip "Ford" që po lëviste nga Bypass në drejtim të Fierit kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe janë vënë në ndjekje të tij. • Gjatë ndjekjes së automjetit tip "Ford" që dyshohej se kishte lëndë narkotike, forcat e Policisë janë penguar nga një tjetër automjet tip "Benz", që i siguronte rrugën automjetit tip "Ford". • Me manovrat e rrezikshme, drejtuesit e mjetit "Benz", i cili ka rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë me manovrat e rrezikshme që kryente për t'i shpëtuar ndjekjes. • Përveç dy të arrestuarve, në kërkim është shpallur edhe 39-vjeçari, i identifikuar me iniciale S. L. • Sa i përket parcelës, ende nuk dihet emri i pronarit apo numri i saktë i bimëve narkotike të mbjella në fushë, ndërsa operacioni i Policisë vazhdon prej disa orësh. •Efektivët e zonës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e kultivuesëve. •Deri më tani mendohet se kanë qenë dy automjete që transportonin kanabis. •Një mjet dyshohet se ka shkuar për të ndihmuar të parin është bllokuar në afërsi të kanalit. •Policia në vendin e ngjarjes, ndërkohë që efektivë të FNSH po krehin zonën. •Aktualisht ka mbërritur një karrotrec që po mundëson nxjerrjen e mjetit nga kanali.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

7000 rrënjë kanabis mes misrit, shpallen në kërkim 4 autorët, dy u arrestuan dje

Aksion në Fier/ Gjenden mbi 7000 rrënjë kanabis, METODA e re e
Droga e mbjellë në fushën me miser

FIER- Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 4 autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Mujalli, Fier, ku u gjetën rreth 7000 rrënjë kanabisi. Ndërkohë që dje u arrestuan Fatjon Gremi e Amarildo Xhafa dhe një tjetër u shpall në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në kudër të operacionit policor të koduar “Zhavar” u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

H. D., 58 vjeç, banues në Tiranë;

E. Q., 82 vjeç, banues në Baltëz, Fier;

G. Q., 47 vjeç, banues në Baltëz, Fier;

A. M., 60 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, në parcelën me misër, në fshatin Mujalli, Fier. Gjithashtu, nga veprimet e kryera gjatë operacionit rezulton se personat e arrestuar ditën e djeshme dhe personi i shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit F. G., A. Xh. dhe S. L.  janë bashkëpunëtorë edhe në kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Mujalli.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 gjeneratorë, 1 radio si e Policisë dhe pajisje të ndryshme pune që shërbenin për mbjelljen dhe rritjen e bimëve narkotike. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Ditën e djeshme u arrestuan nga Policia Fatjon Gremi dhe Amarildo Xhafa. Parcela me kanabis u gjet në fshatin Mujalli të Fierit ku mes parcelave me misër autorët kishin mbjellë 7000 rrënjë kanabis. Misri i mbjellë kishte krijuar një mburojë perfekte pasi dhe nga ajri ishte thuajse e pamundur të identifikoheshin.  Që nga dita e djeshme Policia e Fierit ka nisur një aksion masiv për kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë për akuzën e mbjelljes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

3 VITE ME PARE

VD- Makina mes kallamave në kanal! AKSIONI në Fier, PAMJET si u kapën dy të rinjtë në Fier

Aksion në Fier/ Gjenden mbi 7000 rrënjë kanabis, METODA e re e
Makina në kanal

FIER- Dalin pamje nga aksioni i Policisë së Shtetit në Fier, ku në pranga përfunduan Fatjon Gremi dhe Amarildo Xhafa. Dy të rinjtë janë prangosur pasi u kapën në flagrancë duke transportuan lëndë narkotike.

Të dy kanë rrezikuar jetën e Policëve duke mos e respektuar shenjën e ndalimit të dhënë.


Ndërsa në ndjekje e sipër nga Policia, kanë çuar mjetin e tyre në kanal, por efektivët kanë mundur që t'i neutralizojnë duke i shtrirë në mes të arës dhe duke u vënë prangat. Ndërkohë që nga kontrolli i mjetit, u gjetën dhe sekuestruan 83 kg kanabis që do nisej për shitje.

Destinacioni mbetet mister, ndërsa është në dorë të hetuesëve që të zbulojnë se për kë bëhej gati droga, e cila ishte e mbjellë në parcelat, mes misrave duke i bërë të padektueshëm nga jashtë. 

3 VITE ME PARE

Sekuestrohen 83 kg kanabis në Fier, në pranga 2 prej autorëve, shpallet në kërkim një tjetër

Aksion në Fier/ Gjenden mbi 7000 rrënjë kanabis, METODA e re e
Foto ilustruese

FIER- Fatjon Gremi dhe Amarildo Xhafa janë arrestuar nga policia pas operacionit "Zhavar", ku u sekuestruan 83 kg kanabis të futura me thasë të zinj. Ditën e sotme, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në një automjet tip "Ford" që po lëviste nga Bypass në drejtim të Fierit kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe janë vënë në ndjekje të tij. Gjatë ndjekjes së automjetit tip "Ford" që dyshohej se kishte lëndë narkotike, forcat e Policisë janë penguar nga një tjetër automjet tip "Benz", që i siguronte rrugën automjetit tip "Ford", i cili ka rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë me manovrat e rrezikshme që kryente për t'i shpëtuar ndjekjes. Në një moment automjeti tip "Ford" ka dalë nga rruga dhe drejtuesi i tij, Fatjon Gremi, 40 vjeç, banues në Fier, ka braktisur automjetin por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, u kap në tokat e këtij fshati. Po ashtu, në kërkim shpallur pronari i automjetit tip "Benz", shtetasi S. L., 39 vjeç, banues në Baltëz, Fier, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

NJOFTIMI I PLOTË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zhavar” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, Sektorin Operacional në DVP Fier dhe Komisariatin e Policisë Fier. Sekuestrohen 83 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, në pranga 2 prej autorëve. Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Ditën e sotme, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në një automjet tip “Ford” që po lëviste nga Bypass në drejtim të Fierit kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe janë vënë në ndjekje të tij. Gjatë ndjekjes së automjetit tip “Ford” që dyshohej se kishte lëndë narkotike, forcat e Policisë janë penguar nga një tjetër automjet tip “Benz”, që i siguronte rrugën automjetit tip “Ford”, i cili ka rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë me manovrat e rrezikshme që kryente për t’i shpëtuar ndjekjes. Në fshatin Zhavar, Fier, gjatë ndjekjes nga forcat e Policisë, automjeti tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe drejtuesi i tij, shtetasi F. G., 40 vjeç, banues në Fier, ka braktisur automjetin por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, u kap në tokat e këtij fshati dhe u arrestua në flagrancë nga Policia për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit u kap edhe drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi A. Xh., 31 vjeç, banues në Fier, i cili u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Ford”, u gjetën dhe u sekuestruan 83 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 2 automjetet, tip “Ford” dhe “Benz” dhe 3 aparate celulare. Në vijim të veprimeve hetimore, rezultoi se në këtë veprimtari kriminale është i përfshirë edhe pronari i automjetit tip “Benz”, shtetasi S. L., 39 vjeç, banues në Baltëz, Fier, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

3 VITE ME PARE

Kush i mbolli 6 mijë rrënjë kanabisi në Fier? Policia lokale s'u informua për aksionin, ç'dyshon AMP

Aksion në Fier/ Gjenden mbi 7000 rrënjë kanabis, METODA e re e
Pamje nga Fieri

FIER- Një operacion i madh anti-drogë po zhvillohet në fshatin Mujalli të Fierit, ku janë gjetur 7000 mijë bimë kanabisi, ndërsa disa kilometra më tutje parcelës është gjetur një makinë tip “Mercedes Benz”.

Deri më tani bëhet me dije se operacionit ka nisur dhe është realizuar nga agjentët e Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore (AMP), e cila më parë njihej si SHÇBA, çka lë të kuptohet se Policia e Fierit nuk ka ndërhyrë. Paraprakisht dyshohet se ndërhyrje është bërë nga AMP pasi kishte të dhëna se kultivuesit mbroheshin nga policia lokale. Megjithatë hetimi do zbulojë të vërtetën, ndërsa gjatë orëve në vijim pritet një reagim zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit.

3 VITE ME PARE

Aksioni në Fier/ Detaje nga zbulimi i parcelës në Mujalli, mes misrit ishim mbljellë mbi 7000 rrënjë kanabis

Aksion në Fier/ Gjenden mbi 7000 rrënjë kanabis, METODA e re e
Foto ilustruese

FIER- Detaje të reja janë bërë me dije nga zbulimi i parcelës në fshatin Mujalli, ku mes misrit ishim mbjellë mbi 7000 rrënjë kanabis. Rrënjët e kanabisit ishin mbjellë brenda nëpër mistër, duke i bërë thuajse të padukshëm për monitorimin nga ajri me helikopter. Rritja e misrit kishte krijuar mburojën perfekte për kanabisin.  

3 VITE ME PARE

FNSH kontrolle në Fier/ Pas parcelës, gjendet një mjet në kanal, dyshohet se ka kanabis

Aksion në Fier/ Gjenden mbi 7000 rrënjë kanabis, METODA e re e
Policia

FIER- Një mjet i braktisur është gjetur ditën e sotme në një kanal në zonën e Baltzës në Fier, disa kilometra larg vendit ku u zbulua parcela ne kanabis. Dyshohet që në brendësi të automjetit ka kanabis.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që efektivë të FNSH po krehin zonën. Aktualisht ka mbërritur një karrotrec që po mundëson nxjerrjen e mjetit nga kanali. 

Mjeti është gjetur pak metra larg parcelës me kanabis e cila u zbulua ditën e sotme nga policia e Fierit. Sasia e bimëve narkotike të dyshuar si kanabis sativa janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Kishin mbjellë kanabis në fushën me misër, në kërkim autorët në Fier

Aksion në Fier/ Gjenden mbi 7000 rrënjë kanabis, METODA e re e
Droga e mbjellë në fushën me misër

FIER- Një tjetër parcelë ku po kultivohej kanabis është zbuluar nga Policia e Fierit. Në fotot e shkrepura në vendin e ngjarjes duket metoda që kishin zgjedhur pronarët për të kamufluar aktivitetin e paligjshëm.

Ata kishin mbjellë një rresht kanabis, një rresht misër në mënyrë që të mos tërhiqnin vëmendjen në rast kontrolli nga ana e uniformave blu. Nuk dihet ende kush është pronari i parcelës dhe as numri i saktë i numrit të bimëve të mbjella.

Aksion në Fier/ Gjenden mbi 7000 rrënjë kanabis, METODA e re e

kanabis mes misrit ne fier

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit