Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Policia e Kosovës ka zhvilluar pasditen e sotme një aksion blic për arrestimin e një serbi i cili ka shërbyes si drejtues i Mbrojtjes Civile në veri të vendit. •Milun Milenkoviç i cili ndryshe njihet si 'Lune', sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ai dyshohet se është një nga organizatorët e sulmeve dhe dhunës ndaj ushtarëve të KFOR dhe forcave të Policisë në protestat e 26 dhe 29 majit. •Ai është i njohur për serbët në veri të vendit, pasi është edhe trajner i kikboksit në Mitrovicë. •Gjatë arrestimit,Lune ka shfaqur rezistencë duke lënduar 3 nga efektivët që e shoqëronin. •Arrestimi i tij ka shtuar tensionet nga ana e serbëve në veri të Mitrovicës të cilët janë grumbulluar pranë ndërtesës ku u krye aksioni. •Situata është agravuar, ku disa prej serbëve kanë sulmuar makinat e oficerëve të policisë, teksa shfaqeshin të maskuar. •Sulme janë regjistruar edhe ndaj gazetarëve, makinat e të cilëve janë sulmuar me gurë. •Protestuesit serbë nuk po e kontrollojnë dot zemërimin, pasi së fundmi edhe krerët e Listës Serbe janë sulmuar prej tyre.
14 artikuj për këtë temë.
SERBI- Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se është përgjegjësi kryesor i tensioneve në veri.
Në një deklaratë për mediat nga Londra, Branbiç tha se synimi i Kurtit është të shkaktojë dhunë dhe nëpërmjet kësaj të arrijë të shmangë edhe detyrimet e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit të cilat përfshijnë edhe asociacionin.
Gjithashtu ajo u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndihmojë Beogradin të ruajë paqen dhe stabilitetin.
KOSOVË- Mes situatës së tensionuar në veri të Kosovës, një shqiptare nga Durrësi, Mira Dreaj, u martua dje në Leposaviç me serbin Dejan Slavkoviç. Mira tha se ajo tani ndihet serbe dhe deklaroi se ka shumë shqiptarë me origjinë serbe, që nuk e dinë një gjë të tillë.
“Unë u martova me Dejanin për dashuri, ne u takuam në Durrës. Njohja dhe shoqërimi ynë zgjati gjashtë muaj. Unë jam e lumtur që po kthehem në besimin e të parëve të mi. Tani ndihem serbe. Ka shumë njerëz në Shqipëri qe kanë origjinë serbe, dhe nuk e dinë, ose deri tani ata ishin të ndaluar ta dinin’’- tha Mira, gruaja nga Durrësi që u martua me serbin në Leposaviç.
Ndërsa dhëndri, Dejani, tha se Mira i ka thënë se do t’i lindë fëmijët e tyre si ortodoksë, në Kosovë. Slavkoviç e dha fjalimin e tij teksa kaloi pranë pengesave ku po qëndrojnë trupat e KFOR-it, pranë ndërtesës së komunës ku po qëndron i ngujuar kryetari i ri tash e sa kohë.
KOSOVË- Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka pranuar një letër nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që përmban planin e tij pesëpikësh për uljen e tensioneve në veri, por blloku evropian aktualisht tha se konsideron që kryeministri kosovar “nuk ka ndërmarrë hapa të duhur”.
Zëdhënësi i BE-s, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë se në Bruksel se po vazhdojnë të shqyrtohen masat e mundshme ndaj Kosovës, nëse ndërkohë nuk merren hapat e duhur.
“Deri më tani nuk kemi parë asnjë hap të menjëhershëm dhe vendimtarë nga kryeministri Kurti. Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës vetëm dëshmojnë se përshkallëzimi po vazhdon dhe kjo shkon kundër interesave të Kosovës dhe të gjithë njerëzve në Kosovë”, tha Stano.
Më 13 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se i ka dërguar Borrellit një plan prej pesë pikash, që sipas tij, do të ndihmonte në uljen e tensioneve në veri. Këtë plan, ai e ka diskutuar edhe me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it. Stano tha se me shtetet anëtare të bllokut janë ndarë disa nga masat të cilat do të ndërmerren ndaj Kosovës, nëse sipas tij, Kurti nuk ndërmerr hapat adekuat dhe menjëherë të ulë tensionet në veri.
“Diskutimet mes vendeve anëtare janë duke vazhduar dhe përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, është në kontakt të përhershëm me liderët e rajonit dhe ata të vendeve anëtare të BE-së”, tha Stano.
Tensionet në veriun e Kosovës nisën më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të vendosen në objektet komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë. Tensionet kulmuan më 29 maj, kur serbët lokalë u përleshën me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet mbetën të lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.
Këta kryetarë u zgjodhën më 23 prill, votime që u bojkotuan nga partitë dhe popullata lokale serbe. BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara i kanë paraqitur Kurtit tri kërkesa: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri dhe kthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e hapur për mbajtjen e zgjedhjeve në veri. Megjithatë, për t’u shpallur zgjedhjet e reja, ajo ka thënë se 20 për qind e personave në listën votuese në veri të Kosovës, duhet të nënshkruajnë një peticion me kërkesën që të mbahen votimet.
Marrë nga REL
KOSOVË- Millun Millenkoviç u arrestua pasditen e 13 qershorit nën dyshimet se ka organizuar sulme kundër ushtarëve të misionit të NATO-s, KFOR, në Zveçan, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës. Tensionet në këtë zonë janë të larta prej fundit të muajit maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave atje hynë në objektet komunale, që shfrytëzohen edhe nga autoritetet paralele serbe.
Situata u përshkallëzua në përleshje të dhunshme mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it, si dhe Policisë së Kosovës. Në një seancë të Kuvendit të Kosovës, më 2 qershor, kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmendi emrat e disa personave, që sipas tij kanë përgjegjësi për organizim dhe shkaktim të dhunës në veri. Kurti, ndërkohë, kritikoi Prokurorinë e vendit për “mosveprim”, mdërsa kjo e fundit nuk e komentoi listën e tij me emra. Për dhunën në Zveçan, më 29 maj, u arrestuan më herët pesë persona, por Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi paraburgim prej një muaji vetëm për dy prej tyre.
Kush është Millun Millenkoviç?
Millenkoviç është udhëheqës i “formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijës i bandave kriminale”, tha ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, pak kohë pas arrestimit të tij.
“I njëjti ka qenë edhe organizator kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, tha Sveçla.
Aksioni i Policisë së Kosovës për arrestimin e tij u zhvillua në Mitrovicë të Veriut. Për aktivitetet e Millenkoviçit në internet nuk ka shumë informacione publike. Ai është trajner i klubit të kikboksit “Kosovska Mitrovica” (“Mitrovica e Kosovës”) dhe se ka marrë pjesë në emisione televizive në Serbi. Sipas intervistave që ka dhënë Millenkoviç, ky klub e ka bazën në pjesën veriore të Kosovës dhe ka më shumë se 100 anëtarë.
REL-i nuk mundi të identifikojë në mënyrë të pavarur asnjë nga profilet e Millenkoviçit në rrjete sociale. Në fotografi të ndryshme të garave sportive, Millenkoviç bashkë me sportistë të tjerë shihen me flamuj ku shkruhet “Kosova është Serbi”. Sipas pamjeve, në zyrat e klubit ka edhe disa fotografi dhe flamuj me mbishkrimin: “Nuk ka dorëzim”.
Kjo thirrje është shkruar edhe nëpër hapësira të ndryshme publike në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, bashkë me thirrje të ngjashme për kundërshtimin e autoriteteve të Kosovës.
Çfarë tha Kurti pak para arrestimit të Millenkoviçit?
Pak kohë para se të arrestohej Millenkoviç, kryeministri Kurti kritikoi ashpër Prokurorinë e Kosovës. Ai tha se nuk e kupton mosveprimin e saj, pasi, siç u shpreh, ekzistojnë qindra fotografi e video-xhirime, në të cilat shihen personat që sulmuan ushtarët e KFOR-it, si dhe Policinë e Kosovës.
“Unë, edhe më tej, nuk e kuptoj Prokurorinë tonë të Shtetit. Nuk e kuptoj se si është e mundur që, përkundër qindra fotografive e video-xhirimeve të shkeljeve të ligjit e të krimeve e të denoncimeve me emër e mbiemër të të gjithë atyre personave, nuk ka veprime nga Prokuroria jonë”, tha Kurti.
Ai, po ashtu, e cilësoi si të çuditshëm faktin që Prokuroria, nga dhjetori i vitit të kaluar, nuk ngriti asnjë aktakuzë për personat që vendosën barrikada në rrugët në veri. Grupe serbësh lokalë u rebeluan në atë kohë, për shkak të një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targa të Republikës së Kosovës.
Prokuroria nuk e komenton “listën” e Kurtit
Prokuroria Speciale e Kosovës nuk dha asnjë informacion sa i takon hetimit të personave të dyshuar për organizim dhe dhunës në veri, e as për rastin Millenkoviç. Nga data 8 qershor, REL-i shkëmbeu mesazhe me Prokurorinë, por nga ky institucion nuk dhanë detaje nëse janë duke u hetuar emrat që i bëri publik Kurti, e që tha se janë përgjegjës për dhunën.
Sipas Kurtit, udhëheqës i grupit të armatosur që sulmoi KFOR-in, ishte ish-kapiteni i Policisë së Kosovës, Aleksandar Fillipoviç.
“Personat që po i shohim të maskuar në video dhe nëpër fotografi, janë të udhëhequr nga ish-kapiteni i Policisë së Kosovës, Aleksandar Fillipoviq, që shtirej sikur është integruar në shtetin tonë”, tha Kurti më 2 qershor.
Fillipoviç ashtu si edhe pjesëtarë të tjerë serbë të Policisë së Kosovës dhanë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë pakënaqësie me vendimin për riregjistrimin e makinave. Pak kohë më vonë, Fillipoviç u shpërblye me “Medaljen e Artë për Guxi Millosh Obiliç”, nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Duke u bazuar në të dhënat e një institucioni të sigurisë në Kosovë, REL raportoi më 12 maj se Fillipoviç ka qenë në një takim në ambientet e Agjencisë së Informacionit (BIA) në Beograd, më 10 maj. Po sipas këtij raporti, Fillipoviç ka pasur rol në hapjen e zyrave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në Mitrovicën e Veriut. Sërgjan Simonoviç, nga Qendra Humane në Mitrovicën e Veriut organizatë kjo që monitoron situatën e sigurisë në veri – thotë për REL-in se kryeministri Kurti gaboi kur bëri publikë emrat e të dyshuarve për dhunën në veri.
“Nuk mund të flasësh në publik, nuk mund të flasësh për media duke publikuar emra dhe duke akuzuar disa persona përpara se ta provosh [fajësinë e tyre]. Nuk mendoj se Kurti e ka menduar mirë këtë përpara se të fliste. Kur ai i bëri publikë këta emra, ishte një veprim i një burri të dëshpëruar”, thotë Simonoviç, duke shtuar se “listat” me emra i kanë shqetësuar qytetarët në veri.
I pyetur nga REL-i, një zëdhënës i NATO-s tha se nuk mund t’i komentojë hetimet që mund t’i kryejnë institucionet e Kosovës për ngjarjet në veri. Megjithatë, zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë, koloneli Andrea Gallieni, tha më 9 qershor se “disa grupe kriminale kanë qenë mbrapa protestave të dhunshme, që u zhvilluan në Zveçan, më 29 maj”. Ai tha se grupet e dhunshme kanë qenë të organizuara për të sulmuar, dhe se i takon Policisë së Kosovës që t’i identifikojë ato. Nga rritja e tensioneve në veri, prezencë atje ka edhe misioni evropian për sundim të ligjit, EULEX.
Në një deklaratë për REL-in, ky mision tha se pjesëtarët e tij janë prezentë në veri “për të vëzhguar situatën në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”. Derisa Prokuroria po heton edhe sulmet e raportuara ndaj gazetarëve në veri, disa përfaqësues mediash thonë se nuk kanë informacione për ndonjë të arrestuar të mundshëm.
“Djegia e veturës dhe thyerja e kamerës së Tëvë1 na kanë shkaktuar dëm rreth 15 mijë euro. Për rastin e veturës, institucionet e sigurisë kanë intervistuar punëtorë të Tëvë1, por se deri më tani nuk kemi informacione për të arrestuar për këtë rast”, thotë për REL-in drejtori i përgjithshëm i Tëvë1, Dukagjin Maliqi.
Si u tensionua situata në veri?
Tensionet në veriun e Kosovës nisën më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të vendosen në objektet komunale, me rezistencën e banorëve lokalë. Në tri këto komuna, vetëqeverisja lokale që funksionon sipas sistemit të Kosovës, është e vendosur në të njëjtat objekte ku punojnë edhe autoritetet paralele serbe. Vetëm në Mitrovicën e Veriut, komuna e Kosovës është e ndarë fizikisht nga ajo serbe dhe atje nuk kishte protesta.
Protestat u përshkallëzuan në dhunë më 29 maj, kur grupe qytetarësh serbë u përleshën me ushtarë të KFOR-it në Zveçan. Dhjetëra të plagosur u raportuan në të dyja anët.
Popullata serbe në veri i bojkotoi zgjedhjet e prillit, nga të cilat dolën kryetarët shqiptarë. Përfaqësuesit politikë serbë e justifikuan bojkotimin me, siç thanë, mospërmbushjen e kërkesës së tyre për më shumë autonomi. Kosova dhe Serbia fajësojnë njëra-tjetrën për përshkallëzimin e situatës, komuniteti ndërkombëtar kërkon nga Kosova të organizojë zgjedhje të reja lokale, t’i tërheqë kryetarët shqiptarë dhe policinë nga veriu, si dhe të kthehet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Marrë nga REL
KOSOVA- Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin kurtin, për situatën e përshkallëzuar në veri të MItrovicës.
Me anë të një postimi në Twitter, Grenell u shpreh se Kurti kishte nxjerrë “gishtin e mesit” ndaj kërkesave të SHBA-ve dhe BE-së për depërshkallëzim të situatës në veri.
????????????
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 13, 2023
Joe Biden and the Europeans drew a redline last week. They said Albin Kurti must deescalate and launch new elections immediately.
This morning, Kurti gave them the middle finger and escalated the situation further.
Another redline crossed - countries don’t respect… https://t.co/UGhN0ZED8A
KOSOVË- Duket se protestuesit serbë në veri të Kosovës nuk po përmbahen, ku duket se pjesë e sulmeve të tyre janë bërë edhe krerët e Listës Serbe. Mediat e Kosovës raportojnë se protestuesit serbë kanë sulmuar kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç dhe nënkryetarin e kësaj partie, Igor Simiç.
Gjatë protestës janë regjistruar incidente, ku protestuesit kanë sulmuar makinat e policisë së Kosovës dhe efektivët, ku tre prej tyre kanë mbetur të plagosur. Sulmeve nuk iu kanë shpëtuar as gazetarët të cilët janë sulmuar me gurë.
Qytetarë serbë janë mbledhur në veri të Kosovës për të protestuar kundër arrestimit të Milun Milenkoviç. Milenkoviç u arrestua si një prej organizatorëve të protestave të mëparshme ku u regjistruan edhe përplasje mes protestuesve dhe trupave të KFOR.
KOSOVË- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, deklaroi se Millun Millenkoviç- Llune nuk është kriminel dhe se Policia e Kosovës nuk ka prova për akuzat ndaj tij.
“Ai është një luftëtar i shquar për interesat kombëtare serbe dhe për të drejtat e serbëve në veri të Kosovës”, tha ai gjatë një konference për media në Beograd.
Gjatë ditës, Policia e Kosovës ka arrestuar Millun Millenkoviç- Llune, që ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka cilësuar si “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë”.
Sipas Sveçlës, ai dyshohet se ka organizuar sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri. Petkoviç tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vend se të ulë tensionet, po dërgon forca të reja policore në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Petkoviç i bëri thirrje KFOR-it që të reagojë urgjentisht dhe të largojë njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu. Ai po ashtu tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë ditës ka biseduar disa herë me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe me zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë.
Petkoviç po ashtu tha se komandantit i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, do të qëndrojë në Beograd të mërkurën, më 14 qershor, dhe do të zhvillojë bisedime me Vuçin dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviç.
Pas këtij aksioni policor në veri të Kosovës më 13 qershor, ku janë lënduar tre zyrtarë policorë, serbët lokalë janë mbledhur në Lagjen e Boshnjakëve. Atje, përveç Policisë së Kosovës janë parë edhe ushtarët amerikanë të KFOR-it.
Një pjesë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë tërhequr, por një zyrtar policor tha se ky institucion po e “riorganizon” praninë në veri. Operacioni në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe, vjen në të njëjtën ditë kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se i ka paraqitur bashkësisë ndërkombëtare një plan prej pesë pikash, që sipas tij do të ndihmojë në uljen e tensioneve. Dy javët e fundit raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë tensionuar sërish pasi në katër komunat veriore janë duke u zhvilluar protesta nga grupe të serbëve lokalë të cilët po kundërshtojnë futjen në objektet komunale të kryetarëve të ri të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit.
Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan grupe të maskuara të serbëve lënduan 30 ushtarë të KFOR-it, tre prej tyre me armë zjarri.
Marrë nga REL

KOSOVË- Ekipi i televizionit lokal në Kosovë, ATV, është sulmuar gjatë raportimit nga Zveçani, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe, bëri të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Sipas AGK-së, disa persona të maskuar nga sulmuar me gurë veturën me të cilën po udhëtonin tre pjesëtarë të ekipit të ATV-së, “e që si pasojë lëndime të lehta trupore kanë marrë gazetari Fatlum Jashari dhe kameramani Blend Thaçi, si dhe u janë thyer xhamat veturës”.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vazhdon të jetë i shqetësuar për ekipet e medieve që po raportojnë nga veriu i vendit, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare atje të krijojnë kushte më të mira për ta”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Në veri të Kosovës tensionet janë rritur që nga 26 maji, kur kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, hynë në objektet komunale për të marrë detyrën, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.
Që nga 29 maji, në këto tri komuna, serbët lokalë kanë protestuar vazhdimisht. Që kur janë rritur tensionet, AGK ka raportuar për dhjetëra raste të sulmeve ndaj gazetarëve, të cilët kanë përcjellë ngjarjet nga veriu i Kosovës.
Marrë nga REL
KOSOVË- Sot Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar në veri një nga organizatorët e sulmeve në veri, Milun Milenkovic. Por, pas arrestimit të tij, Policia e Kosovës është sulmuar nga një grumbull serbësh në veri.
Në videon e publikuar, shihet se si një makinë e Policisë Kosovës goditet me gurë nga disa persona, e po ashtu has vështirësi nga makinat e tjera për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Shikoni videon KËTU
KOSOVË- Milun Lune Milenkoviç drejtuesi i Mbrojtjes Civile në veri është vënë sot në pranga në një aksion të organizuar nga Policia e Kosovës pasditen e sotme. Ai është i njohur për serbët në veri të vendit, pasi është edhe trajner i kikboksit në Mitrovicë. Kryeprokurori i Prokurorisë Sepciale, Blerim Isufaj tha se ai ka qenë i dyshuar për disa vepra penale në të kaluarën.
Për arrestimin e kikbokserit ka njoftuar Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Sipas tij Lune është njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it. Në një publikim në Facebook, ministri tha se i arrestuari është Milun Milenkoviç, i njohur me nofkën Llune. Pas arrestimit të tij një grumbull serbësh janë mbledhur në veri.
Gjatë ditës së sotme, kryeministri Albin Kurti ka kritikuar Prokurorinë e Shtetit lidhur me ngjarjet në veri. Ai tha se Prokuroria nuk po reagon ndaj disa të dyshuarve për veprime të jashtëligjshme në pjesën veriore të vendit.
KOSOVË- Dalin pamjet nga arrestimi i Milun Lune Milenkoviç drejtuesi i Mrojtjes Civile, në veri të vendit. Në një aksion të papritur nga Policia e Kosovës pasditen e sotme, Luna u arrestua si një nga organizatorët e protestave të dhunshme të 26 dhe 29 majit, ku mbetën të plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR-it.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sveçla tha se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës të cilët kanë marrë lëndime të lehta.
Tensionet në veri të Kosovës
Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.
KOSOVË- Dhjetëra serbë janë mbeldhur në qendër të Mitrovicës së Veriut, në udhëkryqin 'Lola Ribara' afër shkollës Teknike dhe Shtëpisë së Shëndetësisë, pak pas aksionit të Policisë së Kosovës që çoi në arrestimin e një prej organizatorëve të tensioneve në veri, Milun Milenkoviç i njohur ndryshe si Llune.
Jo shumë larg serbëve të mbledhur, në Lagjen e Boshnjakëve ndodhen disa automjete të njësive speciale të Policisë. Arrestimi i Milun Milenkoviç është konfirmuar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Sveçla gjithashtu njoftoi se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës të cilët kanë pësuar lëndime të lehta.
KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar Milun Milenkoviç, i njohur si Llune i cili dyshohet se është një nga organizatorët kryesorë të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it gjatë protestave të dhunshme më datë 26 dhe 29 maj në veri të vendit. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, bëri të ditur ministri.
Sveçla njoftoi se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës të cilët kanë pësuar lëndime të lehta.
“Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë. Republika nuk do të zmbrapset”, shkruan ai.
Tensionet në veri të Kosovës
Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.
MITROVICË E VERIUT- Alarm në Mitrovicën e Veriut. 'Kosova Online' raporton se pjestarë të Policisë së Kosovës kanë vënë në pranga një shtetas serb. Po sipas kësaj media, në zonë janë mbledhur disa qindra qytetarë dhe numri i tyre po rritet çdo minutë.
Kujtojmë se sot në Zveçan sot është mbajtur një protestë, për shkak të arrestimit të Dushan Obrenoviçit dhe Radosh Petroviçit, ku qytetarët e mbledhur kërkuan lirimin e tyre.
Avokati i Dushan Obrenoviçit, Predrag Miljkoviç, ka thënë se klienti i tij dhe Radoš Petroviç janë arrestuar vetëm rreth 50 metra larg vendit ku janë mbledhur qytetarët sot derisa në mënyrë paqësore po shprehnin pakënaqësinë e tyre për vendosjen e kryetarëve të paligjshëm në komunat në veri të Kosovës dhe prania e forcave speciale të Policisë së Kosovës.
“50 metra nga këtu janë arrestuar Dushani dhe Radoshi teksa protestonin paqësisht dhe shprehnin pakënaqësinë e tyre. Dushani sot akuzohet për katër krimet më të rënda, nëse i ka kryer nuk mund të besoj në atë sistem të drejtësisë. Klienti im është i pafajshëm. po kështu edhe unë. Unë do të luftoj për të deri në atomin e fundit të fuqisë sime”, tha Miljkoviç, i cili para turmës paraqiti dëshmi për pafajësinë e tyre./Dosja.al