Pamje nga aksioni
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka dënuar aksionin e djeshëm të policisë ku kanë rënë në pranga 2 mjekë dhe një infermiere për korrupsion në Spitalin e Traumës. Në një postim në Facebook, Shehu shkruan se aksioni mund të quhet një skenar terrorizues dhe një veprim plot urrejtje ndaj mjekut dhe personelit të spitalit, kur sipas tij, kriminelët e vërtetë arrijnë të dalin lirshëm.
POSTIMI I PLOTE:
Dje Spitali i Traumes, nen nje skenar terrorizues! Sepse terrori eshte mjet i rregjimit per te sunduar! Ishte nje veprim plot urrejtje ndaj mjekeve e personelit, per te fajesuar ata per shendetesine “ose paguaj ose vdis”, te katandisur nga Rilindja. Si dikur, kur goditeshin ne publik “grupet armiqesore” te intelektualeve, mjekeve, ingjiniereve, artisteve etj, per te mashtruar e nenshtruar nje popull. E turpeshme ajo qe ndodhi dje ne ate spital ndaj nje mjeku ne detyre, kur ka shume menyra te tjera te pershtateshme e demokratike per te vepruar ne raste shkelje te ligjit. Police, mjete, skafandra, anti plumb, sikur perpara te ishte ndonje bande e tere kriminelesh te armatosur. Edhe kamera per tu mburur, me ato skena tragjiko-komike! Kur ne fakt kriminelet, trafikantet, keqberesit e tenderave shume milioneshme ne Euro, pervetesuesit e shumave te inceneratoreve, etj, bredhin lirshem. Ndersa vrasjet e dhuna po ben kerdine, policia e armatosur deri ne dhembe “sulmon” nje spita”Rremben” atje nje anestezist pa i lene atij kohe as te heqe edhe uniformen e punes…me veshjet e salles se operacionit! Mbasi “infiltrohet” dikush aty, veprohet si “rambot” me mjeket (jo me banditet), per te bere “shoë”! Nje veprim tipik ky i rregjimeve, qe tregon friken ndaj reagimit popullor per varferine, katerfishimin e cmimit te energjise, te artikujve ne pergjithesi, per rrogat qesharake edhe te mjekeve, papunesine etj. Dhe ndersa i ”infiltruari” i ofron mjekut 20 mije leke,ky i paska marre, thuhet! Ne realitet ketu kemi te bejme edhe me nje rast tipik te “stimulimit te krimit” nga ofruesi, veper e denueshme kjo!
Operacioni u zhvillua ditën e djeshme në spitalin e Traumës me ndihmën e një agjenti të infiltruar. Ky i fundit ka qenë personi që ka bërë pazaret me Markun dhe në momentin që do t’i jepte 20 mijë lekë ryshfet, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar reanimatorin. Tashmë tre të prangosurit do të merren në pyetje dhe pritet të zbardhen akoma më shumë detaje nga hetimet.