LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Akuzohet për përdhunim, Spartak Dyrmishi u kalua në Kakavijë nga dy persona, 45-vjeçari fshihet në Vlorë

• Spartak Dyrmishi është shpallur në kërkim dhe sipas Policisë greke po fshihet në Vlorë. • 45-vjeçari akuzohet se përdhunoi një grua në Paleo Faliro dhe tentoi të sulmonte një grua tjetër. • Sipas mediave greke, 45-vjeçari shqiptar i identifikuar si Spartak Dyrmishi dhe është larguar nga Greqia më 27 tetor ku ka kaluar në Shqipëri nga Kakavia. • Dosja.al ka mësuar se 45-vjeçari është kaluar në Kakavijë nga dy persona nga Fieri. • Për shqiptarin, hetimet kishin nisur pas përdhunimit në orët e para të së dielës në Paleo Faliro. • Ai u identifikua nga një tatuazh në krah nga kamerat e sigurisë në zonë. • Për më tepër që dy gratë e dhunuara nga shqiptari dhanë përshkrime të njëjta për autorin. • I referoheshin një personi që flet mirë greqishten, me gjatësi mesatare, flokëshkurtër me një tatuazh në krahun e djathtë. • Ndërkohë që Policia e Shtetit ka nisur kërkimet për kapjen dhe ekstradimin e tij drejt Greqisë.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Ku fshihet “përdhunuesi me tatuazh”? Policia e Shtetit jep DETAJE: Kemi marrë sinjalin nga grekët, po e kërkojmë

 

Akuzohet për përdhunim, Spartak Dyrmishi u kalua në Kakavijë
Spartak Dyrmishi

 

GREQI- Autoritetet shqiptare kanë nisur hetimet për gjetjen e përdhunuesit 45-vjeçar Spartak Dyrmishi, i cili kaloi kufirin për të shmangur arrestimin në Greqi. Shqiptari, i cili u identifikua si autori i përdhunimit të 34-vjeçares dhe tentativës së dhunimit të një tjetër 24 vjeçareje në orët e para të së dielës së lamë pas, raportohet se ka kaluar kufirin greko-shqiptar nga Kakavija.

Burime për Dosja.al bënë me dije se i riu është kaluar në kufi nga dy persona nga Fieri. Përdhunuesi me tatuazh ka lëvizur i pashqetësuar, ndërsa Policia shqiptare nuk ka asnjë informacion për 45-vjeçarin. Mirëpo, siç tha përfaqësuesi i Ministrisë së Rendit Publik të Shqipërisë, Gentian Mullai, autoritetet shqiptare sapo kanë marrë sinjalin nga policia greke, kanë nisur kontrollet intensive për arrestimin e të dyshuarit për përdhunim.

Deri më tani, 45-vjeçari mbetet i pa kapur ndërsa Policia greke është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Shqipërisë duke dhënë informacione për kriminelin. Ai është një përdhunues i pamëshirshëm dhe i rrezikshëm, e është identifikuar vetëm nga një tatuazh që e ka në krah. Aktualisht mendohet se po fshihet në Vlorë, por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij. Shqiptari njihej si problematik në zonë, ndërsa edhe e ëma ka treguar për mediat greke se shpesh herë e dhunonte e i vidhte paratë./Protothema

3 VITE ME PARE

“Ai ka vdekur për mua”, nëna e shqiptarit që përdhunoi një grua flet për mediat greke: Ç'e dua një fëmijë të tillë

Akuzohet për përdhunim, Spartak Dyrmishi u kalua në Kakavijë

GREQI- Autoritetet policore janë vënë në gjurmët e 45-vjeçarit Spartak Dyrmishi që përdhunoi një grua në Paleo Faliro dhe tentoi të sulmonte një tjetër, e që dyshohet se u arratis në Shqipëri. Nëna e tij foli për ERT për dhunën dhe abuzimin që pësoi nga djali i saj, duke e mohuar si fëmijë.

“Nuk e dua një fëmijë të tillë. Ai ka vdekur për mua. Nuk mundem. E ndjej se ka vdekur. Unë nuk e dua atë. Unë jam 70 vjeç. Unë them do marr pension, po ai më merrte lekët. Ai pi puro, pi birra, policia erdhi këtu, gjeti një cigare hashash. Nuk e dua një fëmijë të tillë,”- shtoi nëna e 45-vjeçarit.

Sipas dëshmitarëve të lagjes, ai shpesh kishte shpërthime të dhunshme ndaj të ëmës, madje, Policia është thirrur disa herë në vendngjarje, pasi fqinjët dëgjuan britmat e saj dhe thirrën efektivët. Dje, autoritetet greke kanë identifikuar burrin që përdhunoi një grua në Paleo Faliro dhe tentoi të sulmonte një grua tjetër. Sipas mediave greke, autori ndodhet në qytetin e Vlorës dhe fshihet, ndërkohë që deri më tani raportohet se për kapjen e tij ka një mobilizim të madh nga forcat e Policisë së Shtetit.

3 VITE ME PARE

Pinte, bërtiste, madje kishte sulmuar edhe nënën, mediat greke i bëjnë PROFILIN “përdhunuesit shqiptar me tatuazh”

Akuzohet për përdhunim, Spartak Dyrmishi u kalua në Kakavijë
Spartak Dyrmishi

GREQI- Një person i dhunshëm me sjellje problematike, i cili nuk ka ngurruar të vërë në shënjestër nënën e tij, kështu e prezantojnë fqinjët shqiptarin Spartak Dyrmishi. Ai është një 45-vjeçar nga Shqipëria, i cili prej tre vitesh jeton në Paleo Faliro me nënën e tij. Sipas "Protothema", ai është i divorcuar dhe ka dy fëmijë. 45-vjeçari pinte shumë dhe bërtiste, madje edhe nënën e tij e ka dhunuar njëherë.

Muaj më parë ai kishte ngacmuar një grua tjetër, e cila kërkoi ndihmë nga fqinjët për të shpëtuar veten. Në një tjetër ngjarje ishte regjistruar ndaj tij, por ishte justifikuar se kishte hyrë për të vjedhur. Dje, autoritetet greke kanë identifikuar burrin që përdhunoi një grua në Paleo Faliro dhe tentoi të sulmonte një grua tjetër. Sipas mediave greke, autori ndodhet në qytetin e Vlorës dhe fshihet, ndërkohë që deri më tani raportohet se për kapjen e tij ka një mobilizim të madh nga forcat e Policisë së Shtetit.

3 VITE ME PARE

Në Greqi akuzohet për përdhunime, si u fut në Shqipëri Spartak Dyrmishi, dy persona nga Fieri e kaluan në Kakavijë

Akuzohet për përdhunim, Spartak Dyrmishi u kalua në Kakavijë
Spartak Dyrmishi

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me arratisjen e Spartak Dyrmishit në Shqipëri, pasi në Greqi po kërkohet për përdhunimin e një gruaje. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai është futur për në Shqipëri nga Kakavija nga dy persona. Sërish Dosja.al ka mësuar se bëhet fjalë për dy persona nga Fieri që e kanë shoqëruar dhe kanë futur në territorin shqiptar.

Dje, autoritetet greke kanë identifikuar burrin që përdhunoi një grua në Paleo Faliro dhe tentoi të sulmonte një grua tjetër. Sipas mediave greke, autori ndodhet në qytetin e Vlorës dhe fshihet, ndërkohë që deri më tani raportohet se për kapjen e tij ka një mobilizim të madh nga forcat e Policisë së Shtetit.

3 VITE ME PARE

"Akuzohet si manjak"/ Po kërkohet nga Greqia me ngulm, Dosja.al siguron tjetër FOTO, ky është Spartak Dyrmishi

Akuzohet për përdhunim, Spartak Dyrmishi u kalua në Kakavijë
Spartak Dyrmishi

TIRANË- Personi që shihni në foton e mëposhtme është Spartak Dyrmishi, shqiptari që po kërkohet kudo nga Policia greke se akuzohet si përdhunues serial. Fotoja e 45-vjeçarit është siguruar nga Dosja.al, ndërsa tani mendohet se shqiptari po fshihet në zonën e Vlorës.

Akuzohet për përdhunim, Spartak Dyrmishi u kalua në Kakavijë
Spartak Dyrmishi

Aktualisht, autoritetet greke kanë identifikuar burrin që përdhunoi një grua në Paleo Faliro dhe tentoi të sulmonte një grua tjetër, po të njëjtën natë. Dyrmishi dhe është larguar nga Greqia më 27 tetor dhe ka kaluar kufirin nga Kakavija. Pas marrjes së sinjalit nga mediat greke, sipas informacioneve në Shqipëri ka një mobilizim të madh për lokalizimin e tij dhe është dhënë urdhër për arrestimin e tij.

3 VITE ME PARE

Mediat greke publikojnë foton e shqiptarit që akuzohet për përdhunim: 45-vjeçari fshihet në Vlorë

Akuzohet për përdhunim, Spartak Dyrmishi u kalua në Kakavijë
Spartak Dyrmishi

GREQI- Autoritetet greke kanë identifikuar burrin që përdhunoi një grua në Paleo Faliro dhe tentoi të sulmonte një grua tjetër. Newsit.gr shkruan se bëhet fjalë për një 45-vjeçar shqiptar me precedentë të pastër penalë. Ai akuzohet për tentativë dhe përdhunim, ndërsa ndaj tij është ngritur edhe një dosje. 45-vjeçari shqiptar i identifikuar si Spartak Dyrmishi dhe është larguar nga Greqia më 27 tetor ku ka kaluar në Shqipëri nga Kakavia. Autori ndodhet në qytetin e Vlorës dhe fshihet. Sipas informacioneve në Shqipëri ka një mobilizim të madh për lokalizimin e tij dhe është dhënë urdhër për arrestimin e tij.  

Njoftimi i policisë:

Pas një hetimi të plotë nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Athinës pranë Drejtorisë së Sigurisë së Atikës, e cila ka marrë përsipër dy raste dhunimesh (të tentativa dhe të kryera) ndaj dy femrave vendase, të kryera në orët e para të mëngjesit të orës 10. -23-2022 në zonën e Paleou Faliros u identifikuan detajet e autorit të dyshuar të krimeve të mësipërme. Ndaj 45-vjeçarit të huaj është ngritur një dosje për dhunim të kryer dhe tentativë, dhunë, kanosje me armë dhe rrëmbim. Kërkimet për të vijojnë.

Akuzohet për përdhunim, Spartak Dyrmishi u kalua në Kakavijë
Spartak Dyrmishi

Përshkrimet e viktimave

Hetimet kishin nisur pas përdhunimit në orët e para të së dielës në Paleo Faliro. Një grua 34-vjeçare kishte denoncuar se e kishte përdhunuar në një stacion autobusi. Në të njëjtën zonë, një tjetër grua, 24 vjeçe, u ankua se e kishte sulmuar për ta përdhunuar, ngjarje e ndodhur pak para përdhunimit të 34-vjeçares. Dy femrat dhanë përshkrime të njëjta për autorin. I referoheshin një personi që flet mirë greqishten, me gjatësi mesatare, flokëshkurtër me një tatuazh në krahun e djathtë. Përshkrimet ndryshonin për atë se çfarë kishte veshur burri, por mund të kishte ndryshuar rrobat brenda tre orëve.

Si mbërriti policia te autori

Materiali nga kamerat e sigurisë së dyqaneve në zonën e gjerë të Palei Faliros është “skanuar” nga oficerët e sigurisë për të hartuar rrugën e ndjekur nga përdhunuesi i rrezikshëm. Në pikën ku u dhunua 34-vjeçarja, në Avenue Poseidonos , qarku i mbyllur i Tramvajit ka regjistruar sulmin e sulmuesit. Megjithatë, kamera e një kafeneje në Amfitea Avenue ka regjistruar përdhunuesin me tatuazhin teksa tentoi të përdhunonte një grua tjetër pak orë para sulmit në Agia Skepi.

Në video-dokument shihet viktima e tij e afërt duke ndaluar në një semafor në Avenue Amfitheas. Përdhunuesi futet në makinën e saj dhe përpiqet ta çojë atë në një vend të largët. Gruaja arrin të shkojë me makinë në trotuar, përballë një kafeneje ku kalon natën. Ai del jashtë dhe fillon të kërkojë ndihmë. Përdhunuesi në panik nga reagimi i gruas, zbret nga makina dhe nis të vrapojë drejt Avenue Amfitheas ku edhe zhduket.

spartak dyrmishi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet