Komisioni i Ligjeve
TIRANË- Vazhdon debati tek Komisioni i Ligjeve. Në fjalën e tij, teksa mbronte propozimet e tij për projektligjin e lustracionit, Alibeaj e konsideroi Partinë Socialiste si një 'pjellë' të ish-Partisë së Punës, gjë që i nxehu gjakrat tek socialistët e pranishëm. Për ta kundërshtuar ndërhynë Klotilda Bushka dhe Ermonela Feliaj.
PJESË NGA BISEDA:
Alibeaj: Dosjet gërryejnë plagë të vjetra. Maxhoranca e sotme është pjellë e Partisë së Punës, jeni punëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Ju jeni duke menduar...
Bushka: Jo, ne po përpiqemi të jemi të kujdesshëm. Unë përfaqësoj për aq sa mundem atë që është në interes publik. Ju bëj thirrje për etikë.
Alibeaj: Jam nga ata që jam shumë i kujdeshëm. PS nuk është gjë tjetër veçse trashëgimtare e Partisë së Punës.
Bushka: Ndërpritet fjala
Alibeaj: A ka mundësi ta them deri në fund? Jeni si Sigurimi i Shtetit, të hiqni dhe fjalën.
Felaj: Mos u bë si viktimë pa qenë viktimë.
Alibeaj: Ta vazhdoj deri në fund tani.
Bushka: Ju po manipuloni, ju lutem të jeni objektiv në diskutim. Nuk ta hodhi njeri poshtë nismën.
Alibeaj: Sapo votuar kundër amendamentit. Argumenti ishte ky: të mos hapen dosjet e sigurimit. Jam përfaqësues modest i asaj pjesë, edhe ua thashë edhe më parë që nuk dua të kthej politike. Do ishte në nderin e të gjithëve hapja e dosjeve. Që edhe viktimat do të sqarohen. Ç'kanë vuajtur, kanë vuajtur. Tani vuajnë shantazhin politik. Fisnikëria e kësaj shtrese nuk ka qenë kurrë hakmarrëse. Duke i mbajtur me dosje i shantazhini. Shantazhoni edhe ata në administratë.
Bushka: Mos u bëni heronj se në fund do e kuptoni se ajo që po iu propozojmë është më e drejta për dekomunistizimin.