Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov pësoi infarkt gjatë një vizite private në fshatin turistik të Voskopojës. • Diplomati ukrainas ndodhej në Voskopojë së bashku me bashkëshorten e tij, në një qëndrim jozyrtar, kur filloi të shfaqte shqetësime kardiake. • Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit të Korçës ku iu dha ndihma e parë dhe më pas u soll me helikopter në Tiranë, për trajtim të specializuar. • Shukrov i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale tek Spitali Amerikan gjatë pasdites së kësaj të diele. • Spitali ka bërë njoftimin e parë ku thekson se operacioni ka përfunduar me sukses.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, pasi shfaqi probleme kardiake gjatë kësaj të diele u nis me urgjencë drejt kryeqytetit. Bëhet me dije se ambasadori i është nënshtruar një ndërhyrjeje urgjente kardiologjike e cila ka përfunduar me sukses. Edhe spitali Amerikan për mes një njoftimi thekson se operacioni ka përfunduar me sukses.
Njoftimi i Spitalit:
Nga të njëjtat burime thuhet se ambasadori iu nënshtrua në kryeqytet me urgjencë Koronaroangiografisë dhe më pas ndërhyrjes PCI – Angioplastikë Koronare me vendosje stenti, e cila u realizua me sukses. Aktualisht, ai po vijon trajtimin nën kujdes intensiv.
Kujtojmë se ambasadori ka shfaqur probleme kardiake në fshatin turistik të Voskopojës, aty ku, së bashku me bashkëshorten, kishte kaluar fundjavën.
Burime të sigurta thanë se ambasadori, gjatë paradites së sotme, ka qenë duke ecur në pyjet e fshatit Voskopojë, kur ka shfaqur probleme me shëndetin, çka e ka detyruar të kthehet në hotelin ku ishte akomoduar.
Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit mjekësor të qendrës shëndetësore të fshatit që ka dhënë ndihmën e parë, e më pas është lajmëruar urgjenca e spitalit rajonal të Korçës, ku mjekët kardiologë, pasi i kanë dhënë ndihmën e parë, e kanë nisur për mjekim më të specializuar në Tiranë.
VOSKOPOJË- Ambasadori i Ukrainës Volodymyr Shukrov ka pësuar një infrakt teksa ndodhej në Voskopojë. Pasi ka marrë ndihmën e parë në Korçë, Ambasadori është sjellë me urgjencë me helikopter në Tiranë.
Tashmë gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Në momentin që nuk është ndjerë mirë, Shukrov ndodhej duke vrapuar së bashku me bashkëshorten e tij.
TIRANË- Ambasadori i Ukrainës Volodymyr Shukrov ka pësuar një infrakt teksa ndodhej në Voskopojë. Mësohet se Shukrov ndodhet në gjendje të rëndë momentalisht.
Ndërkohë që pritet që të niset me helikopter urgjence drejt Tiranës për të marrë shërbim më të specializuar mjekësor. Në momentin që nuk është ndjerë mirë, Shukrov ndodhej duke vrapuar së bashku me bashkëshorten e tij.