Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuese e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, ka ardhur në Shqipëri një ditë më parë dhe sot pritet të zhvillojë takime më zyrtarë. Ajo pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Bajram Begaj. • Axhenda parashikon se diplomatja amerikane do të përsërisë gjatë takimeve mbështetjen e palëkundur të Uashingtonit për të dy aleatët, që po punojnë me ne për t'iu përgjigjur krizës së shkaktuar nga lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës. • Ambasadorja Thomas-Greenfield pritet gjithashtu të falenderojë aleatët mbi mënyrat e shumta e të rëndësishme me të cilat po ndihmojnë popullin e Ukrainës duke garantuar gjithëaq mbrojtje të parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara. • Zyrtarja e lartë do të diskutojë me zyrtarët dhe mbi mundësinë e forcimit të bashkëpunimit për prioritete të përbashkëta, si çështje të energjisë dhe sigurisë ushqimore, forcimin e aleancës transatlantike dhe mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për mizoritë e kryera. • Në takimet me zyrtarët qeveritarë në Shqipëri, ambasadorja Thomas-Greenfield do të përcjellë mirënjohjen mbi rolin udhëheqës e të jashtëzakonshëm që ka treguar Shqipëria si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një gamë të gjerë çështjesh që shqetësojnë në mbarë botën. • Vizita e saj vjen në përvjetorin e 100-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ndaj dhe ambasadorja Thomas-Greenfield do të diskutojë gjithashtu dhe mbi mënyrat për të forcuar partneritetin mes dy vendeve. Pas vizitës në Shqipëri, ajo do të udhëtojë drejt Polonisë.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuese e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, përcolli mesazhin për gratë përballë përfaqësuesve shqiptarë. Në një takim me ministren Olta Xhaçka dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të ndryshme në vend, Greenfield u shpreh se gratë janë paqja dhe mundësia e vetme për të parandaluar dhe zgjidhur konfliktet. Ajo shtoi se duhet bërë çdo gjë që të çohet para axhenda e grave si dhe theksoi se do të punojnë ngushtë me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
'Duhet të ketë llogaridhënie për dhunën e grave dhe vajzave. Gratë nuk janë viktima pasive por janë të mbijetuara dhe aktive, duhet të shohim se çfarë po ndodh në Iran. Atyre po iu mohon të drejtat, për krimin e vetëm e të qenit grua. Gratë po çmontojnë status-quo-n, gratë sjellin një perspektivë të madhe. Paqja është sinonim i pjesmarrjes së plotë të grave në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve.
Duhet të bëjmë çdo gjë për të cuar përpara axhendën e grave. Jemi të gatshëm të punojmë me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në mënyrë që të cojmë përpara punën e grave. Dua të dëgjoj dhe nga të rinjtë, dua që ta hapim këtë bisedë për të rinjtë dhe ju falenderoj shumë.'- u shpreh ajo.
Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuese e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, ka ardhur në Shqipëri një ditë më parë dhe sot është takuar me zyrtarë të ndryshëm.
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga takimi me Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuese e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara. Në një postim në rrjetet sociale, Rama njofton takimin me Greenfeald, ndërsa në fokus të bisedës ka qenë puna e Shqipërisë si anëtare e Përkohshme e Këshillit të Sigurimit. Ambasadorja ka shprehur vlerësimit ndërsa shton se "zëri i Shqipërisë në KS ka qenë i fortë".
Publikimi i Ramës:
Me anëtaren e kabinetit të Presidentit Biden, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield

/Dosja.al