LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SHBA, BE dhe Britania përgënjeshtrojnë Bashën, ODIHR takime të ndara me bashkëkryetarët e Reformës Zgjedhore

• Ditën e sotme kanë ndodhur një seri ngjarjesh lidhur me Reformën Zgjedhore në Shqipëri. • OSBE-ODIHR ka zhvilluar takime të ndara me bashkëkryetarët e Reformës Zgjedhore, socialistin Damian Gjiknuri dhe deputetin e grupimit të Bashës, Enkelejd Alibeaj. • Nga bashkëkryetarët e Reformës Zgjedhore, ka qenë Gjiknuri që ka zbardhur takimin që ka pasur me përfaqësuesit e ODIHR. • Gjiknuri tha se takimi është përqëndruar në ndryshimet teknike në Reformën Zgjedhore sipas rekomandimeve nga ndërkombëtarët. • Pas këtyre zhvillimeve gazetarët kanë pyetur ndërkombëtarët lidhur me deklaratën e bërë një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë nga deputeti Lulzim Basha, se takimin për Reformën Zgjedhore e kanë ndërmjetësuar ndërkombëtarët. • Delegacioni i BE-së në Tiranë ka mohuar përfshirjen në një ndërmjetësim mes palëve lidhur me Reformën Zgjedhore. • Ndërkohë edhe Ambasada amerikane dhe britanike në Tiranë kanë mohuar përfshirjen në një ndërmjetësim mes palëve për këtë çështje.  

8 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Reforma zgjedhore/ Oerd Bylykbashi: Përfaqësuesit e SHBA, BE dhe Anglisë nuk mbështesin deklaratën e Ramës

SHBA, BE dhe Britania përgënjeshtrojnë Bashën, ODIHR takime
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti Oerd Bylykbashit ka reaguar sërish sot në lidhje me Komisionin e Reformës Zgjedhore. Me anë të një deklarate për mediat, Bylykbashi u shpreh se komisioni aktual i kësaj reforme me Damian Gjiknurin dhe Enkelejd Alibeajn nuk përfaqëson gjithëpërfshirje dhe konsensus. Po ashtu ai ka theksuar se përfaqësuesit e SHBA-së, BE-së siu dhe Mbretërisë së Bashkuar, nuk mbështesin deklaratën e Ramës për reformën. Po ashtu ai ka theksuar se po këta përfaqësues kanë nxjerr bllof deklaratën e Lulzim Bashës, që ndërkombëtarët i kanë mbështetur për reformën.

Postimi i Plotë:

Partia Demokratike thekson sërish se dhunimi i zgjedhjeve të 14 majit 2023 është në themel të krizës politike që po kalon Shqipëria. Shkalla e dhunimit dhe injorimit jo vetëm të Kodit Zgjedhor dhe parimeve kushtetuese, por edhe e standarteve zgjedhore ndërkombëtare në këto zgjedhje dhe zgjedhjet pararendëse barazohen vetëm me zgjedhjet e vitit 2001, që u dënuan nga raporti i OSBE/ODIHR-it dhe Parlamenti Europian.

Në vitin 2001, rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe rezoluta e Parlamentit Europian i kërkuan mazhorancës socialiste në parlament të ngrinte një komision reforme zgjedhore bipartizan, mazhorancë-opozitë, ku dy forcat reale më të mëdha të kishin bashkëdrejtimin e komiaionit dhe veton që pengonte vendime të njëanshme dhe garantonte konsensus, sidhe përfshirjen e të gjitha forcave politike. Ky qëndrim ishte një distancim i qartë nga reforma e njëanëshme me shumicë numerike e vitit 2000, kur PD, forca reale drejtuese e opozitës, u shmang nga reforma.

Reagimet e sotme të njëpasnjëshme e pa vonesë të përfaqësuesve të BE, Shteteve të Bashkuar dhe Mbretërisë së Bashkuar, jo vetëm nxorën në pah pavërtetësinë e deklaratave abuzive të djeshme të Lulzim Bashës sikur partnerët ndërkombëtarë paskan mbështetur me ndërmjetësim një grupim minoritar deputetësh, por kërkuan qartazi që reforma të trajtojë me konstruktivitet dhe gjithëpërfshirje problemet zgjedhore. Në mënyrë shumë të qartë, në deklaratat e OSBE, BE, SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar nuk ka asnjë mbështetje për deklaratën e Kryeministrit Rama që deklaroi se për reformën zgjedhore do të kërkojë thjesht shumicën numerike të 84 votave me ata që ai bën pazar, siç bëri për vetingun.

Komisioni i reformës zgjedhore është bipartizan dhe konsensual vetëm nëse reflekton raportet reale të forcave politike në mazhorancë dhe opozitë, vetëm nëse Partia Demokratike, përfaqësuesja reale e shumicës dërrmuese të votuesve opozitarë, zotëron bashkëdrejtimin e komisionit dhe veton që garanton konsensusin real politik mazhorancë-opozitë.

Komisioni aktual nuk përfaqëson asnjë nga kriteret që sigurojnë gjithëpërfshirje dhe konsensus konstruktiv. Kundërshtimi nga opozita i përbërjes, drejtimit dhe mekanizmit aktual vendimmarrës në komisionin e reformës zgjedhore sidhe rrëzimi nga mazhoranca i kërkesës së grupit parlamentar të PD-së për t’i ndryshuar këto, është një nga dy arsyet themelore politike të mosfunksionimit normal të parlamentit, krahas mosngritjes së komisioneve hetimore parlamentare.

Është praktikë e mirëpërcaktuar në 20 vitet e fundit nga OSBE/ODIHR që asistenca teknike dhe ekspertiza e tyre t’i ofrohet vetëm një komisioni vërtet konsensual bipartizan. Një ekspertizë e tillë ka ndihmuar shpeshherë në gjetjen e konsensusit mes dy forcave kryesore politike dhe mes mazhorancës dhe opozitës në përgjithësi. Kërkesa drejtuar OSBE/ODIHR-it, e nënshkruar dje nga bashkëkryetarët aktualë, synon të thyejë këtë traditë pozitive. Ajo nuk përfaqëson Partinë Demokratike dhe opozitën reale dhe synon legjitimim të një reforme bazuar thjesht në numra dhe pazare të Ramës dhe Bashës.

Korniza aktuale e komisionit është e barazvlefshme vetëm me një shumicë numerike, siç synon Kryeministri Rama. Sa kohë mazhoranca ruan këtë status quo, ky komision nuk është as gjithëpërfshirës dhe as konsensual dhe përbën një farsë të papranueshme për Partinë Demokratike. Çdo produkt i tij nuk mund të jetë konsensual dhe nuk garanton zgjedhje me standarte.

2 VITE ME PARE

Reforma Zgjedhore, përfaqësuesja e OSBE: Mirëpresim rifillimin e punës të premten

SHBA, BE dhe Britania përgënjeshtrojnë Bashën, ODIHR takime
Clarisse Pasztory

TIRANË- Përfaqësuesja e OSBE-së Clarisse Pasztory ka komentuar takimin me 2 bashkëkryetarët e komisionit për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeajn dhe Damian Gjiknuri. Me anë të një postimi në X, Pasztory shkruan se mezi po pret rinisjen e punës të premtën për këtë reformë. Po ashtu ajo shkruan se do vazhdojë takimet gjithpërfshirëse për këtë reformë. 

Postimi i Plotë:

Takova sot b/kryetarët e komisionit të ref. zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mirëpres rifillimin e punës të premten & përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë e ekspertizë nga OSBE-ODIHR. Vijojmë takimet gj/përfshirëse për këtë reformë të rëndësishme.

2 VITE ME PARE

"Duhet dialog konstruktiv", Gonzato nga Gjirokastra: Shqipëria të ndjekë rekomandimet e OSBE-ODIHR

SHBA, BE dhe Britania përgënjeshtrojnë Bashën, ODIHR takime
Gonzato

GJIROKASTËR- Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato ka kërkuar dialog “konstruktiv dhe gjithëpërfshirës” për Reformën Zgjedhore.

Komentet Gonzato i bëri nga Gjirokastra, teksa tha se Reforma Zgjedhore është një temë që i përket të gjitha palëve, jo vetëm maxhorancës dhe opozitës. Ai theksoi se për BE është shumë e rëndësishme që Shqipëria të ndjekë rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Për ne është shumë e rëndësishme që Shqipëria të ndjekë rekomandimet e OSBE-ODIHR të cilat duhet të ndiqen dhe të merren në konsideratë nga ju, pasi kështu funksionon demokracia konstruktive, me dialog. Reforma Zgjedhore është një temë e cila i përket të gjitha palëve, jo vetëm pozitës apo opozitës. Për reformën zgjedhore besoj se është shumë e qartë, është e shkruar e zeza në të bardhë në raportin e vjetor të BE. Për një reformë elektorale/zgjedhore duhet një dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës. Nuk besoj se mund të jem më i qartë se kaq”, u shpreh ai.

2 VITE ME PARE

Reforma zgjedhore/ Reagon ambasada britanike: S’kemi ndërmjetësuar asnjë marrëveshje, nxisim dialogun politik

SHBA, BE dhe Britania përgënjeshtrojnë Bashën, ODIHR takime
ambasada britanike

TIRANË- Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar , pas ambasadës amerikane dhe OSBE-ODHIR, lidhur me deklaratat e Lulzim Bashës se ndërkombëtarët kanë ndërhynë në procesin e Reformës Zgjedhore.

Ambasada Britanike në mesazhin e saj thekson ata nuk kemi ndërmjetësuar ndonjë marrëveshje politike. Më tej shtojnë se do të vazhdojnë që të nxisin dialogun reciprokisht respektues dhe kontruktiv në mirëbesim mes atyre që dëshirojnë ta përfaqësojnë popullin shqiptar.

"Ambasada britanike në Tiranë ka mbështetur gjithmonë aspiratat shqiptare për një parlament dhe demokraci funksionale. Kjo kërkon struktura që u mundësojnë qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të hartojnë ligje, ta detyrojnë qeverinë të japë llogari dhe të debatojnë mbi çështje të rëndësishme, për të pasqyruar interesat e qytetarëve. Kjo përfshin zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet.

Ne mirëpritën thirrjen e Shkëlqesisë së tij, Presidentit, ditën e djeshme për një parlament aktiv, i cili e mban përgjegjës ekzekutivin përmes kërkesës së vazhdueshme për transparencë dhe llogaridhënie dhe për ta zëvendësuar konfliktin politik me bashkëpunim konstruktiv. Ne u bëjmë thirrje të gjithë politikanëve ta dëgjojnë këtë mesazh.

Ndërsa nuk kemi ndërmjetësuar ndonjë marrëveshje politike, ne vazhdojmë të nxisim dialogun reciprokisht respektues dhe kontruktiv në mirëbesim mes atyre që dëshirojnë ta përfaqësojnë popullin shqiptar. Kjo është në interesin kombëtar dhe gjithashtu vendimtare për besimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe investimeve të huaja, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.”, thuhet në reagimin e ambasadës.

2 VITE ME PARE

Deklaratat e Bashës për Reformën Zgjedhore/ Ambasada amerikane: Takimet nuk janë pjesë e një ndërmjetësimi 

SHBA, BE dhe Britania përgënjeshtrojnë Bashën, ODIHR takime
Foto ilustruese

TIRANË- Pas deklaratës së Lulzim Bashës për Reformën Zgjedhore, i cili tha se SHBA dhe BE kanë ndërmjetësuar për Reformën Zgjedhore, ka ardhur një reagim edhe nga ambasada amerikane në Tiranë.

Kjo e fundit ka hedhur poshtë këto deklarata, duke sqaruar se takimet me deputetët janë angazhim i përditshmërisë së tyre, ndërsa theksojnë se për reformën duhen zbatuar rekomandimet e OSBE-ODIHR, që në raportin e saj kërkon reformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse.

“Si pjesë e angazhimit tonë normal diplomatik me anëtarë të parlamentit, Ambasada e SHBA takohet rregullisht me kryetarë, bashkëkryetarë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshi Komisionin për Reformën Zgjedhore. Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi. Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim,” thuhet në reagimin e SHBA.

2 VITE ME PARE

Delegacioni i BE-së përgjenjeshtron Bashën: Nuk kemi bërë asnjë ndërmjetësim për Reformën Zgjedhore

SHBA, BE dhe Britania përgënjeshtrojnë Bashën, ODIHR takime
Foto ilustruese

TIRANË-Pas deklaratës ditën e djeshme të deputetit të Partisë Demokratike Lulzim Basha përpara Kuvendit të Shqipërisë, mbi ekzistencën e një ndërmjetësimi nga ndërkombëtarët, ka reaguar dhe delegacioni i BE-së në Tiranë.

I pyetur nga gazetari Osman Stafa, shtypi zyrtar i delegacionit ka thënë se BE nuk është përfshirë në asnjë ndërmjetësim. 

Z. Basha pas seancës së sotme plenare, në një deklaratë për mediat, njoftoj se me ndihmën e Ambasadës suaj, ka bindur PS që të arrijë dakorësinë me Enkelejd Alibejan (bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore) për Reformën Zgjedhore. A mund të konfirmoni nëse keni ndërmjetësuar ju dakordësinë që Lulzim Basha pretendon se është arritur mes Damian Gjiknurit dhe Enkelejd Alibeaj? A mund të na jepni detaje mbi negociatat e zhvilluara.

Përgjigja:

Në përgjigje të raportimeve që qarkullojnë në media, dëshirojmë të sqarojmë se ndërkohë që BE-ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë: vazhdojmë të theksojmë nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR. Siç e kemi thënë edhe më parë, përfshirë edhe Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, reforma zgjedhore kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve.

2 VITE ME PARE

"Adresuam synimet në ligjin elektoral"/ Gjiknuri zbulon takimin me përfaqësuesit e ODIHR: Ekspertiza e tyre do ndihmojë rekomandimet

SHBA, BE dhe Britania përgënjeshtrojnë Bashën, ODIHR takime
Damian Gjiknuri

TIRANË- Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore ka zbuluar në rrjetet e tij sociale takimin me përfaqësuesit e OSBE-ODIHR. Gjiknuri ka shkruar në statusin e tij se diskutimi lidhej me procesin e reformës zgjedhore dhe rifillimin e punës.

Nga ana tjetër ai shprehet falenderues për mbështetjen e ODIHR dhe fton ata për të dhënë ndihmën e tyre në zgjidhjet e duhura teknike. 

STATUSI I DAMIAN GJIKNURIT: 

"Pata kënaqësi të takoja sot përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së në Shqipëri me të cilët diskutuam mbi procesin e reformës zgjedhore, rifillimin e punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar me synim adresimin në ligjin elektoral të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. I falenderova për mbështetjen e deritanishme dhe për gatishmërinë për të vazhduar këtë angazhim edhe më tej, përmes ekspertizës më të mirë nga ODIHR, e cila do të ndihmojë komisionin për të arritur zgjidhjet e duhura teknike në funksion të adresimit të plotë të rekomandimeve”

2 VITE ME PARE

Reforma Zgjedhore/ Përfaqësuesit e OSBE-së takim me Gjiknurin dhe Alibeajn në Kuvend

SHBA, BE dhe Britania përgënjeshtrojnë Bashën, ODIHR takime
Foto ilustruese

TIRANË-Një ditë pasi paralajmëruan bashkëpunimin për reformën zgjedhore, dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm të kësaj reforme, socialisti Damian Gjiknuri dhe deputeti Enkelejd Alibeaj kanë zhvilluar takime të ndara me përfaqësues të misionit të OSBE/OHIHR-it.

Takimet vijonë në kuadër të mbledhjes së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, ku do të diskutohen ndryshimet sipas rekomandimeve të ODIHR. 

Kujtojmë se Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka nisur të mblidhet pas një kohe të gjatë, përfaqësuesi Enkelejd Alibeaj, nuk njihet nga opozita dhe Partia Demokratike. 

reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet