LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Apeli i GJKKO lë në burg kryebashkiakun e Tiranës, avokati Haxhia: Masë absurde! Veliaj: Më ngritën kurth duke më vënë në përgjim bisedat dhe shfrimet

• Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. • Gjyqtari Engert Pëllumbi ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë "arrest në burg" të caktuar ndaj tij nga shkalla e parë e GJKKO-së. • Veliaj kishte kërkuar lirimin nga burgu kundrejt garancisë pasurore, gjë që u hodh poshtë nga Apeli për shkak të provave të reja që SPAK ka dorëzuar në seancën gjyqësore. • Avokati i Veliajt, Maks Haxhia ka kundërshtuar provat e reja të ofruara nga SPAK kundër Veliajt. • Pas përfundimit të seancës gjyqësore, ku Veliaj u la në burg, Haxhia ka deklaruar se kjo masë është absurde. • Bashkë me Veliajn, masat e sigurisë kanë mbetur të pandryshuara dhe për biznesmenet e tjerë nën akuzë, përveç biznesmenit Elban Abule, i cili nga masa e sigurisë 'arrest me burg', është caktuar 'arrest shtëpie'. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të Apelit të Posaçëm që e la nën masën e sigurisë "arrest në burg". • Veliaj thotë se vendimi i sotëm nuk është ai që donte. Ai shton se do të donte ta kishte fituar këtë betejë dhe të kishte përqafuar të birin për të cilin thotë se e ka marrë malli. • Veliaj thotë se i ngritën edhe një kurth, duke i vënë në përgjim bisedat me gruan e me vëllain nga burgu, dhe shfrimet e tij i kthyen në një dosje të re. Ai thotë po ashtu se avokati amerikan, që i siguroi vëllai, nuk arrinte të kuptonte asgjë, pasi e dëgjonte dhe pyeste: “Dakord, po pse në burg pa gjyq?”. • Kryebashkiaku i arrestuar thotë se i ka shkruar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, por i duket sikur ka hedhur në det një letër në shishe. • Veliaj thekson se ky nuk është fundi dhe se luftën për drejtësi do ta vazhdoj e do ta bëjë deri në fund.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Më ngritën kurth duke më vënë në përgjim bisedat dhe shfrimet!" Apeli i GJKKO-së e la në burg, reagon Veliaj: Luftën për drejtësi do ta vazhdoj, ky nuk është fundi

Apeli i GJKKO lë në burg kryebashkiakun e Tiranës, avokati
Erion Veliaj

DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të Apelit të Posaçëm që e la nën masën e sigurisë "arrest në burg". Veliaj thotë se vendimi i sotëm nuk është ai që donte. Ai shton se do të donte ta kishte fituar këtë betejë dhe të kishte përqafuar të birin për të cilin thotë se e ka marrë malli.

Veliaj thotë se i ngritën edhe një kurth, duke i vënë në përgjim bisedat me gruan e me vëllain nga burgu, dhe shfrimet e tij i kthyen në një dosje të re. Ai thotë po ashtu se avokati amerikan, që i siguroi vëllai, nuk arrinte të kuptonte asgjë, pasi e dëgjonte dhe pyeste: “Dakord, po pse në burg pa gjyq?”.

Kryebashkiaku i arrestuar thotë se i ka shkruar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, por i duket sikur ka hedhur në det një letër në shishe. Veliaj thekson se ky nuk është fundi dhe se luftën për drejtësi do ta vazhdoj e do ta bëjë deri në fund.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq e dashamirës,

Vendimi i sotëm nuk ishte ai që do të doja, po ishte ai që deshën ata që më janë qepur si të isha armiku më i betuar i këtij vendi. Do të kisha dashur shumë që ta kisha fituar këtë betejë dhe tani të isha duke përqafuar djalin tim, për të cilin më ka marrë shumë malli!

Por, këta më ngritën edhe një kurth, duke më vënë në përgjim bisedat me gruan e me vëllain nga burgu, dhe shfrimet e mia i kthyen në një dosje të re! E gjitha është si një ëndërr e keqe, si një film sovjetik, me sigurimsa që i qepen robit deri në poshtërim. Po ja që s’është as ëndërr, as film, po është një ngjarje e jetuar në lëkurën e një familjeje për fustanet imagjinare të gruas dhe dosje të stisura qëllimisht për Kryetarin e Bashkisë së Kryeqytetit.

A ka diku dikush që duhet të dëgjojë e të shohë se çfarë lebetie është e gjithë kjo?! Avokati amerikan, që më siguroi im vëlla, nuk arrinte të kuptonte asgjë, pasi më dëgjonte dhe pyeste: “Dakord, po pse në burg pa gjyq?”. I kam shkruar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, por po më duket sikur kam hedhur në det një letër në shishe, që kushedi se në ç’breg të shkretë ka dalë.

Sidoqoftë, ky nuk është fundi dhe s’ka se si të jetë! Luftën për drejtësi do ta vazhdoj e do ta bëj deri në fund, siç ju’a kam premtuar. Sepse gjatë gjithë jetës sime kam treguar se di të ringrihem. Humbjet na bëjnë më të fortë dhe janë preludi i fitoreve.

Uroj të mos bezdis asnjeri nga ju, sidoqoftë me këtë absurdin që po jetoj unë dhe familja ime. Por, kjo është realisht çnjerëzore. Faleminderit për çdo mesazh inkurajues e për çdo mbështetje zemre. Ju përqafoj të gjithëve!

 

1 VITE ME PARE

Apeli i GJKKO la në burg Erion Veliajn, avokati Maks Haxhia kundërshton provat: Presim të ndodhë ndonjë çudi në Gjykatën e Lartë

Apeli i GJKKO lë në burg kryebashkiakun e Tiranës, avokati
Maks Haxhia

TIRANË- Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Maks Haxhia ka kundërshtuar provat e reja të ofruara nga SPAK kundër Veliajt. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, ku Veliaj u la në burg, Haxhia ka deklaruar se kjo masë është absurde. Duke folur për mediat, Haxhia ka theksuar se nuk mund të vendoset një masë e tillë për një kryebashkiak të zgjedhur 3 herë. 

"Prokuroria nuk solli asnjë provë të re. Masa e tillë një absurditet që ndodh vetëm në Shqipëri, aq më tepër për vepra të tilla që nuk kanë rrezikshmëri. Nuk mund të vendoset një masë e tillë për një kryebashkiak të zgjedhur 3 herë dhe t’i thuash je i rrezikshëm. Rrezikshmëria është e lidhur me mundshmërinë për të kryer vepra të tjera të rrezikshme penale që dëmtojnë jetën dhe shëndetin e dikujt. Presim të ndodhë ndonjë çudi në Gjykatën e Lartë dhe të pranohet kërkesa për masën e sigurisë” u shpreh Maks Haxhia.

Në deklaratën e tij, Maks Haxhia ka nxjerrë blof mediat pranë Veliajt, të cilat thanë se Joshua Roberts do të jetë avokat i Veliajt.

Nuk mund të jetë avokat se nuk e lejon ligji shqiptar”, tha Haxhia.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

1 VITE ME PARE

Apeli i GJKKO-së ndryshon masën e sigurisë, Elman Abule lihet në "arrest shtëpie"! E pandryshuar masa për biznesmenët e tjerë

Apeli i GJKKO lë në burg kryebashkiakun e Tiranës, avokati
gjkko

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie" për biznesmenin Elman Abule. Gjyqtari Engert Pëllumbi ka lënë të pa ndryshuar masën "detyrim paraqitje" për Shkëlqim Fushën, Gentian Sulën dhe Meriman Palushin 

Ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës u la sërish në burg. Ai kërkoi lirinë nga qelia kundrejt garancisë pasurore.

1 VITE ME PARE

Apeli i GJKKO merr vendimin, kryebashkiaku Erion Veliaj lihet në burg

Apeli i GJKKO lë në burg kryebashkiakun e Tiranës, avokati

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Gjyqtari Engert Pëllumbi ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë "arrest në burg" të caktuar ndaj tij. Veliaj kishte kërkuar lirimin nga burgu kundrejt garancisë pasurore. 

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

erion veliaj maks haxhia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet