LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e SPAK për "arrest shtëpie" ndaj Berishës, vendos masën "detyrim paraqitje" ndaj tij! Kreu i PD-së: Vendim pa asnjë bazë ligjore!

• Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi sot kërkesën e SPAK për caktimin e masës "arrest shtëpie" ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha duke vendosur masën "detyrim paraqitje" dy herë në muaj. • Seanca, që drejtohet nga gjyqtari i posaçëm, Engert Pëllumbi, nisi pak pas orës 10:00 teksa në sallë ndodhej dhe avokati i kryedemokratit, Genc Gjokutaj. • Thuajse tre javë më parë, SPAK apeloi në Apelin e Posaçëm lirimin e kreut të PD-së Sali Berisha nga "arresti shtëpiak" dhe kërkoi rikthimin e masës. • Berisha është liruar nga masa "arrest shtëpie" më 27 nëntor 2024. • Avokati Genc Gjokutaj tha për mediat pas vendit të Apelit të GJKKO-së se janë ende të paqartë për këtë vendim. • Gjokutaj tha se kjo gjykatë nuk është më pak e kapur se Gjykata Kushtetuese. • Ai shtoi se ky vendim është zgjidhja më e keqe që i është dhënë ndonjëherë, se nuk ka zgjidhur asnjë problem. • Berisha e ka cilësuar masën si vendim pa asnjë bazë ligjore, ndërsa është shprehur se do ta respektojë vendimin. • Ai u shpreh se tashmë çështjen e ka dërguar edhe në gjykatën e Strasburgut.

9 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Apeli i GJKKO-së i caktoi masën "detyrim paraqitje"/ Berisha: Vendim pa asnjë bazë ligjore, por do ta zbatoj

Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e SPAK për
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pasi Apeli i GJKKO-së, i caktoi masën "detyrim paraqitje" dhe rrëzoi ankimimin e SPAK për rikthimin e arrestit në shtëpi.

Berisha e ka cilësuar masën si vendim pa asnjë bazë ligjore dhe si përpjekje e SPAK "për të justifikuar veprat e tyre".

“Vendim pa asnjë bazë ligjore, pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama, përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet SKAPI i partisë për të justifikuar veprën e tyre”, tha Berisha.

I pyetur nëse do ta respektojë masën e vendosur ndaj tij, Berisha tha se po dhe u shpreh se tashmë çështjen e ka dërguar edhe në gjykatën e Strasburgut.

“Unë çështjen e kam në Strasburg, vendimin do e respektoj sepse çështja siç dihet është në gjykatën e Strasburgut dhe kjo i shtohet dosjes”, tha ai.

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi sot kërkesën e SPAK për caktimin e masës "arrest shtëpie" ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha duke vendosur masën "detyrim paraqitje" dy herë në muaj. Seanca, që u drejtua nga gjyqtari i posaçëm, Engert Pëllumbi, nisi pak pas orës 10:00 teksa në sallë ndodhej dhe avokati i kryedemokratit, Genc Gjokutaj.

Thuajse tre javë më parë, SPAK apeloi në Apelin e Posaçëm lirimin e kreut të PD-së Sali Berisha nga "arresti shtëpiak" dhe kërkoi rikthimin e masës. Berisha është liruar nga masa "arrest shtëpie" më 27 nëntor 2024.  Ky vendim u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj deklaroi atë ditë se ndaj Berishës nuk është caktuar asnjë masë tjetër sigurie. Ai shtoi po atë ditë se Prokuroria kërkoi që Berisha të qëndronte në "arrest shtëpie".

1 VITE ME PARE

"SPAK po përdoret si mjet për përndjekje politike", Hoti: Berisha ka nxjerrë në dritë aferat më të mëdha korruptive, kjo është arsyeja pse sot po mundohen ta sulmojnë me çdo mënyrë

Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e SPAK për
Elda Hoti

TIRANË- Deputetja e PD-së për Qarkun e Lezhës, Elda Hoti ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Apeli i GJKKO-së rrëzoi sot kërkesën e SPAK për caktimin e masës "arrest shtëpie" ndaj Berishës duke vendosur masën "detyrim paraqitje" dy herë në muaj.

Në reagim Hoti shkruan se drejtësia vazhdon të funksionojë me dy standarde. Sipas saj hajdutët dhe të korruptuarit që kanë vjedhur miliona nga taksat e popullit lihen të lirë, mbrohen dhe fuqizohen, ndërsa ndaj atyre që guxojne të kundërshtojne regjimin, vendosen masa kufizuese dhe procese të stisura.

Hoti shkruan se SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë, po përdoren si mjet për përndjekje politike, për të mbajtur pushtetin dhe për të izoluar çdo zë kritik. Sipas saj Berisha ka sfiduar të gjitha stuhitë politike dhe ka mbrojtur interesat e shqiptarëve. Ajo shtoi se Berisha ka nxjerrë në dritë aferat më të mëdha korruptive dhe se kjo është arsyeja pse sot po mundohen ta sulmojnë me çdo mënyrë.

Reagimi i plotë në Elda Hotit:

Drejtësia vazhdon të funksionojë me dy standarde. Hajdutët dhe të korruptuarit që kanë vjedhur miliona nga taksat e popullit lihen të lirë, mbrohen dhe fuqizohen, ndersa ndaj atyre që guxojne të kundërshtojne regjimin, vendosen masa kufizuese dhe procese të stisura. Nga njëra ane për Sali Berishën kerkohet detyrim paraqitjeje, ndërkohe që për Erion Veliaj për të cilin ekzistojnë prova të shumta për afera të mëdha, nuk merret asnjë masë kufizuese.


E gjithe kjo situatë i tregon popullit shqiptar atë që tashmë e dinë mirë, që SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësise, po përdoren si mjet për përndjekje politike, për të mbajtur pushtetin dhe për të izoluar çdo ze kritik. Sali Berisha ka sfiduar të gjitha stuhitë politike dhe ka mbrojtur interesat e shqiptarëve. Sali Berisha ka qenë gjithmonë një zë i fortë, simbol i rezistencës kundër padrejtësive. Sali Berisha ka qenë zëri që ka nxjerrë në dritë aferat më të mëdha korruptive dhe lidhjet e pushtetit me krimin e organizuar.

Kjo është arsyeja pse sot po mundohen ta sulmojnë me çdo mënyrë, duke përdorur drejtësinë si një armë politike. Ata që sot mundohen ta sulmojnë, ta izolojnë me procese të stisura dhe akuza pa baza, e bejne se e dinë mirë se forca e tij buron nga mbështetja dhe besimi i shqiptarëve që kërkojnë liri, drejtësi dhe dinjitet. Përpjekjet për ta heshtur nuk janë gjë tjetër veçse dëshmi e ndikimit dhe rëndësisë së tij. Historia ka treguar që zërat e vërtetë nuk mund të mposhten dhe e vërteta gjithmonë triumfon, pavarësisht përpjekjeve për ta shtypur. Koha e llogaridhenies po vjen.

Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e SPAK për

1 VITE ME PARE

"SPAK përdor GJKKO-në për ta çuar drejtësinë në K.O", Boçi: Vendimi për Berishën i diktuar në zyrat politike! Drejtësia sot, aneksi zgjedhor i PS-së

Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e SPAK për
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetarin i Partisë Demokratik, Luçiano Boçi ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Apeli i GJKKO-së rrëzoi sot kërkesën e SPAK për caktimin e masës "arrest shtëpie" ndaj Berishës duke vendosur masën "detyrim paraqitje" dy herë në muaj. 

Në reagimin e tij Boçi shkruan se drejtësia politike po përdor SPAK-un si kapak për krimet e Ramës. Sipas tij SPAK po përdoret si dajak për opozitën dhe po përdor GJKKO për ta çuar drejtësinë në K.O. Ai shtoi se drejtësia e pushtuar nga frika politike ndaj Sali Berishës e opozitës dhe e verbuar nga revanshi politik, është për një vend më destruktive se dhe vetë Kaosi. Boçi shkruan se ky vendim është diktuar në zyra politike dhe se drejtësia sot është “afërmendsh” aneksi zgjedhor i PS. 

Reagimi i plotë Luciano Boçit:

Për ata që ende çirren e besojnë se ka drejtësi në këtë vend të shpopulluar nga njerëzit dhe nga vlerat dhe ende nuk shohin batakun politik ku ajo noton, le të gjykojnë sot se çfarë domethënie ka vendimi i sotëm ndaj Sali Berishës.

Një drejtësi politike që përdor një SPAK për kapak për Ramën e krimet e tij, një SPAK si kajmak për vemjet e dala nga gjirizi sorosian e një SPAK si dajak për opozitën dhe që përdor GJKKO për ta çuar drejtësinë në K.O, është një Padrejtësi e padurueshme. Drejtësia e pushtuar nga frika politike ndaj Sali Berishës e opozitës dhe e verbuar nga revanshi politik, është për një vend më destruktive se dhe vetë Kaosi.

Njerëz mos besoni më vendimet e diktuara në zyra politike! Drejtësia sot është “afërmendsh” aneksi zgjedhor i PS. Bashkohuni me opozitën për të ndarë njëherë e mirë drejtësinë nga padrejtësia politike që sundon prej vitesh midis nesh!

Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e SPAK për

1 VITE ME PARE

"Kur hetimet janë mbyllur nuk mundet të ketë masë ndaj askujt", Balliu: Për Veliajn dhe Ramën nuk ka asnjë masë! Kjo fakton kapjen e drejtësisë nga pushteti i narkoshtetit

Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e SPAK për
Balliu

TIRANË- Koordinator i Rajonit të Tiranës në PD, Klevis Balliu ka reaguar se fundmi për mes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Apeli i GJKKO-së rrëzoi sot kërkesën e SPAK për caktimin e masës "arrest shtëpie" ndaj Berishës duke vendosur masën "detyrim paraqitje" dy herë në muaj. 

Në reagimin e tij Balliu shkruan se kur hetimet janë mbyllur nuk mundet të ketë masë ndaj askujt, por përfaqësuesut e SPAK vendosin masë ndaj liderit të opozitës, pavarësisht se hetimet janë mbyllur. Ai shtoi se ndaj kryebashkiakut, Erion Veliaj dhe kryeministrit, Edi Rama nuk ka asnjë masë, pavarësisht se hetimet ndaj tyre vazhdojnë. Sipas tij kjo vlen për të faktuar përfundimisht kapjen e drejtësisë nga pushteti i narkoshtetit.

Reagimi i plotë i Klevis Balliut:

Faleminderit që na vërtetoni akuzën të dashur SKAPISTE të Edvinit. Kur hetimet janë mbyllur nuk mundet të ketë masë ndaj askujt, por SKAPISTET e Ramës vendosin masë ndaj liderit të opozitës, pavarësisht se hetimet janë mbyllur.


Ndërkohe, per Veliajn dhe Ramën e për të gjithë hajdutët e pushtetit, nuk ka asnjë masë, pavarësisht se hetimet ndaj tyre vazhdojnë. Kjo vlen për të faktuar përfundimisht kapjen e drejtësisë nga pushteti i narkoshtetit.

Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e SPAK për

1 VITE ME PARE

"PD do ta fitojë bindshëm edhe këtë betejë," Këlliçi: Vendimi i sotëm për tu çmallur dy herë në muaj me Berishën, tregoi se regjimit i ka hyrë frika në palcë!

Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e SPAK për
Kelliçi

TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar së fundmi përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm. Apeli i GJKKO-së rrëzoi sot kërkesën e SPAK për caktimin e masës "arrest shtëpie" ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha duke vendosur masën "detyrim paraqitje" dy herë në muaj. 

Në reagimin e tij Këlliçi shkruan se ky është një vendim krejtësisht absurd dhe tërësisht politik. Sipas tij vendimi për detyrim paraqitje dy herë në muaj në këtë fazë të procesit, kur hetimet kanë përfunduar është afërmendsh një qokë politike për Narkoshtetin e parë në Europë. Ai shton se vendimin e sotëm për tu çmallur dy herë në muaj me Sali Berishën, regjimi tregoi se frika i ka hyrë në palcë.

Reagimi i Belind Këlliçit:

I paska marrë malli për Berishën!!! Në një vendim krejtësisht absurd dhe tërësisht politik, sot Gjykata e Apelit të Posaçëm, vendosi të thërrasë dy herë në muaj Kryetarin e Opozitës dhe PD, Prof. Dr. Sali Berishën! Vendimi për detyrim paraqitje dy herë në muaj në këtë fazë të procesit, kur hetimet kanë përfunduar, është afërmendsh një qokë politike për Narkoshtetin e parë në Europë!


Regjimi në fakt nuk mund të jepte sërish vendim për arrest shtëpie pasi do ishte diskretitim, por edhe pa asnjë masë nuk mund ta linin Doktorin, pasi do ishte thjesht degjenerim! Megjithatë, me vendimin e sotëm për tu çmallur dy herë në muaj me Sali Berishën, regjimi tregoi se frika i ka hyrë në palcë! Nuk do jetë e vonë dita, kur Sali Berisha dhe PD ta fitojë bindshëm edhe këtë betejë.

Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e SPAK për

1 VITE ME PARE

Apeli i GJKKO vendosi ‘detyrim paraqitje’ për Berishën/ "Vendim absurd", Gjekmarkaj: Fitimi i betejave për kreun e PD, çështje kohe

Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e SPAK për
Gjekmarkaj-Berisha

TIRANË- Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, e ka cilësuar vendim absurd caktimin e masës "detyrim paraqitje" për Sali Berishën. Përmes një postimi në "Facebook", Gjekmarkaj është shprehur se kjo është një tjetër përpjekje për tu bërë krah me mazhorancën për zgjedhjet e ardhshme. 

Gjekmarakaj i ka konsideruar betejat e kryedemokratit një sfidë për të cilën shqiptarët do të dinë t'i japin përgjigjë më 11 Maj. Më tej, ai është shprehur se fitimi i betejave për Berishën është thjeshtë çështje kohë.

“Një tjetër vendim absurd i Gjykatës së Posaçme ndaj Sali Berishës. Një përpjekje e pafshehur për tu bërë krah dhe bllok i vetëm me mazhorancën për zgjedhjet e ardhshme! Shqiptarët do të dinë ti japin përgjigje me 11 Maj kësaj sfide. Historia bashkëkohore ka dëshmuar që fitimi i betejave për Sali Berishën është thjeshtë çështje kohë!, shkruan Agron Gjekmarkaj.

Gjykata e Apelit të posaçëm rrëzoi sot kërkesën e SPAK për caktimin e masës "arrest shtëpie" ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha duke vendosur masën "detyrim paraqitje" dy herë në muaj. 

1 VITE ME PARE

Apeli i GJKKO-së vendosi "detyrim paraqitjeje" për Berishën, avokati Gjokutaj: Vendim i pakuptueshëm! Gjykata doli nga objekti i gjykimit

Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e SPAK për
Genc Gjokutaj

TIRANA- Avokati i kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Genc Gjokutaj, tha për mediat pas vendit të Apelit të GJKKO-së se janë ende të paqartë për këtë vendim. Gjokutaj tha se kjo gjykatë nuk është më pak e kapur se Gjykata Kushtetuese. Ai shtoi se ky vendim është zgjidhja më e keqe që i është dhënë ndonjëherë, se nuk ka zgjidhur asnjë problem. 

"Gjykata e Apelit e GJKKO vendosi zëvendësimin e masës. Ne jemi të paqartë për këtë vendim. Prokurori kërkonte vetëm që të merrej masa “arrest shtëpie”. Kjo gjykatë nuk është më pak e kapur se Gjykata Kushtetuese. Vijmë prapë në krye të herës te kjo histori. Vendimi nuk është zbardhur.

Ky vendim është zgjidhja më e keqe që i është dhënë ndonjëherë, se nuk ka zgjidhur asnjë problem. Prokuroria në mënyrë arbitrare është nisur nga qëllime politike të ditës, duke zhdukur konceptin e “arrestit në shtëpi”. Ky është vendim i çuditshëm, por duhet ta lexojmë këtë vendim. Gjykata doli nga objekti i gjykimit", tha Gjokutaj.

1 VITE ME PARE

Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e SPAK për "arrest shtëpie" ndaj Berishës, vendos masën "detyrim paraqitje" ndaj kreut të PD-së

Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e SPAK për
Sali Berisha

TIRANA- Gjykata e Apelit të posaçëm rrëzoi sot kërkesën e SPAK për caktimin e masës "arrest shtëpie" ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha duke vendosur masën "detyrim paraqitje" dy herë në muaj. Seanca, që drejtohet nga gjyqtari i posaçëm, Engert Pëllumbi, nisi pak pas orës 10:00 teksa në sallë ndodhej dhe avokati i kryedemokratit, Genc Gjokutaj.

Thuajse tre javë më parë, SPAK apeloi në Apelin e Posaçëm lirimin e kreut të PD-së Sali Berisha nga "arresti shtëpiak" dhe kërkoi rikthimin e masës. Berisha është liruar nga masa "arrest shtëpie" më 27 nëntor 2024.  Ky vendim u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj deklaroi atë ditë se ndaj Berishës nuk është caktuar asnjë masë tjetër sigurie. Ai shtoi po atë ditë se Prokuroria kërkoi që Berisha të qëndronte në "arrest shtëpie".

Më 30 dhjetor 2023 Gjykata e Posaçme njoftoi se e kishte vendosur masën arrest shtëpiak ndaj Berishës i cili është duke u hetuar së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi (aktualisht nën masën "arrest shtëpie") për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani. 

Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në "arrest shtëpie".

Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.

1 VITE ME PARE

SPAK kërkon rikthimin e Berishës në “arrest shtëpie”, Apeli i GJKKO-së shqyrton sot ankimimin

Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e SPAK për
Sali Berisha

TIRANA- Apeli i GJKKO-së do të shqyrtojë sot ankimimin e SPAK, që kërkon rikthimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës nën masën "arrest shtëpie". Mësohet se Apeli i Posaçëm do shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme në orën 10:00.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është liruar nga masa "arrest shtëpie" më 27 nëntor 2024. Ky vendim u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj deklaroi atë ditë se ndaj Berishës nuk është caktuar asnjë masë tjetër sigurie. Ai shtoi po atë ditë se Prokuroria kërkoi që Berisha të qëndronte në "arrest shtëpie".

Më 30 dhjetor 2023 Gjykata e Posaçme njoftoi se e kishte vendosur masën arrest shtëpiak ndaj Berishës i cili është duke u hetuar së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi (aktualisht nën masën "arrest shtëpie") për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani. 

Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në "arrest shtëpie".

Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.

apeli i gjkko-se sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet