LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"APOKALIPSI" NË GREQI! Vazhdon lufta kundër zjarreve, deri tani janë djegur mijëra hektarë pyje

• Zjarrfikësit në Greqi vijojnë për të dytën ditë luftën me flakët në të gjitha anët. • Më shumë se 1000 fëmijë janë evakuuar nga një kamp veror, pasi rrezikoheshin nga zjarret. • Ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit, si dhe ushtria në Greqi po përpiqen të frenojnë përhapjen e flakëve që kanë "pushtuar" Atikën lindore, Kaparellën, Lutrakin dhe Dervenohorian. • Më shumë se 1000 hektarë pyll u dogjën në Lutraki, qyteti që ishte ndër më të goditurit nga zjarri. • Tre zjarrfikës vullnetarë kanë mbetur të plagosur ditën e djeshme por janë jashtë rrezikut për jetën. • Vala e fortë e të nxehtit që ka goditur Evropën nuk tregon shenja uljeje, ndaj edhe Shërbimi Meteorologjik grek ka paralajmëruar se rreziku i zjarreve të reja mbetet ende i lartë.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Çdo gjë e shkrumbuar/ The Guardian publikon VIDEON me dron, pamje apokaliptike nga zjarri në Kouvaras të Greqisë

"APOKALIPSI" NË GREQI! Vazhdon lufta kundër zjarreve, deri
Zjarr ne Kouvaras

GREQI- Pamje apokaliptike nga Kouvras, një nga zonat më të prekura të Greqisë nga zjarret masive që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh, si paosjë e temperaturave të nxehta verore. 

Siç shihet edhe në pamjet e publikuar nga prestigjozja britanike 'The Guardian', një sipërfaqe e madhe terreni pyjor është shkrumbuar nga zjarri. Pamjet me dron tregojnë edhe disa banesa të braktisura të shkrumbuara tërësisht nga flakët masive. 

Situata aktuale në disa zona të vendit paraqitet kritike.

3 VITE ME PARE

"Mbyllni dyert dhe dritaret, qëndroni brenda", autoritetet greke lëshojnë thirrjen e radhës pas flakëve që kanë ‘pushtuar’ vendin

"APOKALIPSI" NË GREQI! Vazhdon lufta kundër zjarreve, deri
flaket e zjarrit ne Greqi

GREQI- Një mesazh përmes 112 iu dërgua banorëve të Atikës dhe zonës më të gjerë përreth Dervenochoria, duke i ftuar ata të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dyert dhe dritaret për shkak të zjarrit në pyll. 

Konkretisht në mesazh thuhet: “Zjarri në pyll po përhapet në zonën e Dervenochorisë. Tymrat drejtohen në zonën tuaj. Qëndroni brenda, mbyllni dyert dhe dritaret”.

Vendi më i vështirë ku po shuajnë zjarret zjarrfikëset është në Dervenochoria, ku një fermë blegtorale është në rrezik nga flakët, raportojnë mediat greke.

Fronti i zjarrit me një rreze prej 15 kilometrash nuk ka reshtur së djeguri një vend shumë të vështirë. Zjarrfikësit po luftojnë për të parandaluar përhapjen e zjarrit në Mandra.

3 VITE ME PARE

Gjysma e planetit po digjet! Temperaturat po bien, por kjo është më e keqja, ekspertët kanë parashikime të frikshme

"APOKALIPSI" NË GREQI! Vazhdon lufta kundër zjarreve, deri
Harta

SHBA- Vapa ekstreme ka prekur pjesë të mëdha të hemisferës veriore. Njëra pas tjetrës, valët e të nxehtit alternojnë në të gjithë Evropën, veçanërisht në jug të kontinentit, si dhe në pjesë të Kinës dhe SHBA. Në të njëjtën kohë, reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje shkatërruese dhe morën jetë njerëzish në disa vende, duke përfshirë Republikën e Koresë, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara verilindore.

Në shumë vende të botës, parashikohet që sot të jetë dita më e nxehtë e regjistruar. Një pjesë e madhe e Evropës Jugore dhe Mesdheut është prekur nga nxehtësia ekstreme që vjen nga Afrika e Veriut. Në një sërë qytetesh italiane, përfshirë edhe Romën, pritet që sot temperatura të kalojë 40 gradë, ndërsa në Sardenjë mund të arrijë deri në 46 gradë Celsius. E njëjtë është situata edhe  në Spanjë dhe Greqi, ku zjarret në pyje shkaktojnë probleme shtesë. 

I nxehti pushtoi edhe Kinën. Në provincën e Qinyang, në perëndim të vendit, të dielën në orën 19:00, stacioni meteorologjik në fshatin Sanbao, pranë vendit të oazit Turpan, mati 52.2 gradë Celsius. Temperatura e mëparshme rekord e matur nga ai stacion në vitin 2017 ishte 50.6. Qinyang është një zonë gjysmë e shkretë që kufizohet me disa vende të Azisë Qendrore dhe zakonisht është rajoni më i ngrohtë në Kinë. Gati 230,000 njerëz në Guangdong u evakuuan në vend të sigurt deri në orën 17:00 sipas kohës lokale.

80 milionë njerëz janë të ekspozuar ndaj valës së të nxehtit nga Florida jugore dhe Bregu i Gjirit në jug dhe jugperëndim të SHBA-së, pjesë të New England-it dhe zonat përgjatë mesit të Atlantikut përballen me stuhi dhe përmbytje. Të paktën katër persona vdiqën të shtunën nga përmbytjet në qytetin Upper Makefield në Pensilvani, rreth 30 kilometra nga Filadelfia.

Kushtet ekstreme të motit, një fenomen gjithnjë e më i zakonshëm në klimën tonë gjithnjë e më të nxehtë, kanë një ndikim të madh në shëndetin e njeriut, ekosistemet, bujqësinë, energjinë dhe furnizimin me ujë. Kjo thekson urgjencën në rritje të reduktimit sa më të shpejtë dhe të thellë të emetimeve të gazeve serrë.

Simon Lewis, profesor i shkencës së ndryshimeve globale në Universitetin e Londrës, paralajmëroi se njerëzimi duhet të përgatitet për valë edhe më të rënda të të nxehtit në të ardhmen.

'Ky eshte vetem fillimi. Kjo është ajo që ndryshimi i klimës mund të bëjë me vetëm 1.2 gradë Celsius ngrohje. Politikat aktuale globale na çojnë në 2.7 gradë ngrohje deri në vitin 2100. Është vërtet e frikshme'- tha Lewis për Sky News.

Sipas tij, shoqëria do të duhet të përshtatet me temperaturat ekstreme.

'Një reduktim i plotë, i shpejtë dhe i përhershëm i emetimeve të karbonit në zero neto mund të ndalojë ngrohjen, por njerëzimi do të duhet të përshtatet me valët e të nxehtit edhe më të rënda në të ardhmen'- shtoi Lewis.

Shkencëtarët tashmë po parashikojnë se zhvillimi i El Niño ka të ngjarë ta bëjë vitin 2023 vitin më të ngrohtë të regjistruar. Ata kanë frikë se ka të ngjarë të shtyjë përkohësisht botën të kapërcejë pragun kyç të ngrohjes prej 1.5 gradë Celsius, të vendosur nga marrëveshja e Parisit për klimën./Dosja.al

3 VITE ME PARE

OKB paralajmëron: Bota duhet të përgatitet për një valë tjetër të të nxehtit

"APOKALIPSI" NË GREQI! Vazhdon lufta kundër zjarreve, deri
Foto ilustruese

Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se bota duhet të përgatitet për t'u përballur me valët gjithnjë e më intensive të të nxehtit në ditët në vijim. 

"Bota duhet të përgatitet për valë të nxehta më intensive," u tha gazetarëve në Gjenevë John Nairn, një këshilltar i lartë i nxehtësisë ekstreme në Organizatën Botërore Meteorologjike të OKB-së (WMO).

Autoritetet shëndetësore kanë dhënë alarme nga Amerika e Veriut në Evropë dhe Azi, duke u bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë të hidratuar, shkruajnë mediat e huaja. 

Nxehtësia është një rrezik për shëndetin për shkak të urbanizimit në rritje, rritjes së ekstremeve të temperaturës së lartë dhe ndryshimeve demografike në vendet me popullsi në plakje. 

3 VITE ME PARE

VIDEO- Pamje nga zjarret në kryeqytetin grek, Athina vijon "luftën" me flakët

"APOKALIPSI" NË GREQI! Vazhdon lufta kundër zjarreve, deri
pamje nga vendngjarja

GREQI- Temperaturat ekstreme të shënuara në rajon, kanë bërë që Greqia prej dy ditësh të përfshihet nga flakët. Në videon e siguruar nga mediat e huaja shihet se si flakët janë përhapur në gjithë vendin, ku raportohet për disa banesa të djegura dhe dhjetëra persona të dërguar në spital të cilët kanë probleme me frymëmarrjen.

Zjarret kanë prekur transportin në disa zona, me policinë e detyruar të mbyllë pjesë të autostradës kombëtare Athinë-Korinth. Disa shërbime të trenave gjithashtu janë ndërprerë.

Autoritetet raportojnë se 65 makina zjarrfikëse dhe 283 zjarrfikës ndodhen në zonë duke punuar për shuarjen e flakëve. 

3 VITE ME PARE

Greqia në "flakë"! Evakuohen 1200 fëmijë në një kamp veror, dhjetëra njerëz braktisin shtëpitë e tyre

"APOKALIPSI" NË GREQI! Vazhdon lufta kundër zjarreve, deri
foto ilustruese

GREQI- Vala e të nxehtit e kthyer Greqinë në një vatër zjarri ku disa vende janë përfshirë nga flakët. BBC raporton se në qytetin bregdetar të Loutraki, në perëndim të Athinës, 1200 fëmijë u evakuuan ndërsa flakët iu afruan kampit të tyre.

Dyshohet se shkak për ndezjen e flakëve në disa pjesë të Greqis ishin erërat e forta pas shpërthimit të zjarreve. Ndërkohë, policia ka arrestuar një burrë që dyshohet se ka ndezur një tjetër flakë në Kouvaras, në jug-lindje të kryeqytetit.

Dhjetra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, të cilat janë ndihmuar nga ekipet e shpëtimit të urgjencës. Gjithashtu është dashur të evakuoheshin disa kafshmë, duke përfshirë një numër kuajsh të cilët ishin përfshirë nga flakët. Qeveria greke është shprehur se banorët të cilët shtëpitë e tyre janë prekur nga zjarri, kishin të drejtë të akomodoheshin në hotelet dhe më vonë do të kompensoheshin.

Shkencëtarët thonë se moti ekstrem po bëhet më i shpeshtë dhe më intensiv në shumë vende për shkak të ngrohjes së planetit dhe kjo mund të jetë një arsye që vendi është mbuluar nga flakët. Sipas vëzhguesve të motit, i nxehtit nuk tregon shenja lehtësimi. Ndërkohë shërbimi meteorologjik grek ka paralajmëruar se rreziku për zjarre të tjera mbetet i lartë. 

zjarret ne greqi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet