LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ardian Koçi shkarkohet pas dhjetë vitesh si drejtor i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, AZM: Dhe intervistë pa leje! I larguari: Shkak qesharak

• Ardian Koçi, i cili për dhjetë vite ka qenë Drejtor i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta është shkarkuar nga detyra. 'Masa ekstreme' është ndërmarrë nga Ministrja për Mjedisin dhe Turizmin Mirela Kumbaro, pasi Koçi ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, pa marrë leje tek eprorët. • Vetë Koçi, në një prononcim për VOA thotë se ky vendim ishte i pritshëm, pasi presionet ishin bërë edhe më herët. • Në intervistën e publikuar më 12 shkurt, Koçi fliste pozitivisht për turizmin në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Ai shprehej se vetëm vitin e shkuar rreth gjysëm milionë vizitorë ishin në Divjakë, por që synimi është që turistët të qëndrojnë disa ditë në park dhe kjo përmes shtimit të tërheqjeve turistike. • Por, pavarësisht intervistës në dukje jo kritike ndaj gjithçkaje që ishte bërë për turizmin në atë zonë, problemi qëndronte tek fakti të Koçi nuk kishte marrë leje tek eprorët për atë intervistë.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

E PLOTË/ Kjo është intervista që solli shkarkimin e Ardian Koçit si drejtor i Parkut Kombëtar Divjakë –Karavasta

Ardian Koçi shkarkohet pas dhjetë vitesh si drejtor i Parkut
Ardian Koçi

TIRANË- Kjo është intervista që ka sjellë largimin e Ardian Koçit nga detyra, si drejtor i Parkut Kombëtar i Divjakë –Karavasta. Në intervistën e publikuar më 12 shkurt, Koçi fliste pozitivisht për turizmin në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Ai shprehet se vetëm vitin e shkuar rreth gjysëm milionë vizitorë ishin në Divjakë, por që synimi është që turistët të qëndrojnë disa ditë në park dhe kjo përmes shtimit të tërheqjeve turistike. Por, pavarësisht intervistës në dukje jo kritike ndaj gjithçkaje që ishte bërë për turizmin në atë zonë, problemi qëndronte tek fakti të Koçi nuk kishte marrë leje tek eprorët për atë intervistë.

Artikulli:

Në Shqipëri turizmi natyror po njeh kohët e fundit një rritje si rezultat i rritjes së vizitorëve, sidomos nga jashtë vendit. Vetëm Parku Kombëtar i Divjakë -Karavastasë u vizitua vitin e shkuar nga rreth 500 mijë turistë. Por organizatat mjedisore dhe studiuesit po shprehin gjithnjë e më shumë shqetësimin se zonat e mbrojtura natyrore janë të kërcënuara nga politika dhe veprimtari të paqëndrueshme ekonomike dhe sidomos nga ndërtimet. Parku Kombëtar Divjakë- Karavasta është një nga pasuritë më të mëdha natyrore të Shqipërisë që vit pas viti njeh një rritje të vizitorëve, si vendas dhe të huaj. Sipërfaqet e mëdha pyjore me pishë të butë, me pasurinë e florës dhe faunës, kombinohen me peisazhet e lagunës dhe mundësinë për plazhe në zonën bregdetare. Drejtori i parkut Ardian Koçi thotë se vitin e shkuar rreth gjysëm milionë vizitorë ishin në Divjakë.

“Ka qenë një vit i sukseshëm, do të thoja, me mbi gjysëm milionë turistë që kanë vizituar Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta nga të cilët rreth 65 mijë ishin turistë të huaj".

Zoti Koçi thotë se synimi është që turistët të qëndrojnë disa ditë në park dhe kjo përmes shtimit të tërheqjeve turistike.

“Kërkojmë që turisti që arrin këtu të mos qëndrojë disa orë, por disa ditë në park. Dhe kjo bëhet duke shtuar objekte turistike. Po punojmë për të shtuar destinacionet. Nga ana tjetër përparësi është mbrojtja e mjedisit të parkut dhe burimeve të tij. Kaluam një vit të vështirë me një verë tejet të thatë dhe me rrezikshmëri për zjarret edhe në stinët që pasuan kjo u përballua mjaft mirë nga punonjësit e parkut .”

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit vlerëson se vitin e shkuar në Shqipëri hynë mbi 7,5 milionë të huaj kryeisht për qëllime turistike. Një pjesë e madhe e vizitorëve kanë qenë drejt destinacioneve natyrore të vendit. Shqipëria nuk e ka pasur më parë këtë mundësi, thotë Mirjan Topi, një studiues i shpendëve dhe mjedisit.

“Shqipëria kurrë nuk e ka pasur një mundësi të tillë, tashmë e ka duke marrë pararsysh zhvillimet që po ndodhin në nivel global dhe rritjen galopante të kërkesës për turizëm natyror. Prandaj biodiversiteti sot në Shqipëri është një pasuri, ndër të gjitha, ekonomik , dhe ka të bëjë me drejtimin që vendi duhet të marrë për sa i përket zhvillimit të turizmit".

Në kushtet ku është sot Shqipëria, thotë më tej zoti Topi, duhet të përkrahet fuqimisht turizmi natyror në vend të turizmit masiv. Por së bashku me rritjen e interesit për turizmin natyror në Shqipëri po rritet shqetësimi për modelet e zhvillimit të tij. Alkesandër Trajçe që drejton organizatën e Mbrojtjes së Natyrës PPNEA shprehet me tone kritike.

“Shqipëria ndodhet në një udhëkryq. Një nga sloganet më të përdorura nga autoritetet vendase është 'Shqipëria është thesari i fundit i paeksploruar i Europës' dhe me këtë slogan ne duam të tërheqim turistë nga pjesa tjetër e botës. Ky slogan bazohet në një të vërtetë shumë faktike që janë vlerat natyrore të vendit tonë. Dhe pikërisht janë këto vlera natyrore të paprekura ndër shekuj dhe ndër dekada që kanë shpresë të ndryshojnë faqen e vendit në aspektin e një turizmi pozitiv. Por realiteti që ne po shohim është se turizmi po kthehet në një shkatërrimtar të natyrës dhe nuk po nxitet një turizëm i qëndrueshëm mjedisor, që shkon krah për krak me natyrën. Një turizëm që fitimet që gjenerohen i kthehen vetë popullsië lokale, por shohim lindjen e një turizmi që shumë vende të Europës e kanë parë dhe më përpara, një turizëm masiv bazuar me vendpushime gjigande, bazuar në parimin që një apo shumë pak individë fitojnë dhe të gjithë humbasin".

Ndërsa pedagogia e Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, Ermelinda Mahmutaj, thotë se kontradiktat në vendimarrjen shqiptare e dëmtojnë më shumë mjedisin.

“Mendohet se ne që mbrojmë mjedisin jemi fanatikë të moszhvillimit, por në fakt nuk është e drejtë. Ne mendojmë se duhet të zhvillohemi por thjesht kur të zhvillohemi të hedhim pas sytë dhe nga e gjelbërta. Unë mendoj se në Shqipëri ka modele shumë të mira zhvillimi, ka strategji shumë të mira zhvillimi të turizmit duke mbrojtur mjedisin sikurse ka dhe vendime të menjëhershme që shkojnë në dëm të tij. Pra këto kontradikta, qoftë edhe në vendimarrjen shqiptare e dënojnë më shumë natyrën shqiptare se sa zhvillimi turizmit.”

Vitin e shkuar qeveria shqiptare rishikoi hartën e zonave të mbrojtura natyrore duke hequr sipërfaqe të mëdha në disa parqe kombëtare dhe zona ligatinore ku tani po shfaqen projekte ndërtimore. Disa Organizata mjedisore e kanë paditur në gjykatë këtë vendimarrje duke kërkuar anullimin e kufijve të rinj. Ndërkohë, 49 organizata kombëtare dhe ndërkombëtare mjedisore përmes një deklarate të përbashkët ditët e fundit shprehën shqetësimin se habitate natyrore në zonat e mbrojtura natyore janë të kërcënuara nga politika dhe veprimtari të paqëndrushme ekonomike. Organizatat përmendin në reagimin e tyre ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës në zonën e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë , ndërtime rezidenciale në Rezervatin Natyror të Kune-Vain , hidrocentralet në Zall-Gjocaj dhe Valbonë , investimet strategjike në formën e bujqësisë intensive në Divjakë-Karavasta si dhe qendrat e pushimit të planifikuara dhe disa në zhvillim në ish-zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ E shkarkuan nga detyra pas 10 vitesh, Koçi: Intervista ishte shkak qesharak, shenjat ishin dhënë më herët

Ardian Koçi shkarkohet pas dhjetë vitesh si drejtor i Parkut
Ardian Koçi

TIRANË- Një koment i shkurtër, i transmetuar tek Zëri i Amerikës, çoi në shkarkimin e Drejtorit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Vetë Ardian Koçi, i cili ka shërbyer 10 vite në këtë detyrë shprehet se ky vendim ishte i pritshëm, pasi presionet ishin bërë edhe më herët.

“Një shkak për mua qesharak, një intervistë e imja që ka dalë tek Zëri i Amerikës më 12 shkurt. Shenjat ishin dhënë që kërkonin shkarkimin tim,”- thotë Koçi, por interivsta e plotë do të publikohet në orën 18:00 në Zërin e Amerikës.

Pse u shkarkuar Koçi?

Vendimi është marrë pas një interviste që ka dhënë ai tek Zëri i Amerikës. Në artikullin e publikuar më 12 shkurt, Koçi fliste pozitivisht për turizmin në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Ai shprehet se vetëm vitin e shkuar rreth gjysëm milionë vizitorë ishin në Divjakë, por që synimi është që turistët të qëndrojnë disa ditë në park dhe kjo përmes shtimit të tërheqjeve turistike. Por, pavarësisht intervistës në dukje jo kritike ndaj gjithçkaje që ishte bërë për turizmin në atë zonë, problem qëndronte tek fakti të Koçi nuk kishte marrë leje tek eprorët për atë intervistë.

3 VITE ME PARE

Ardian Koçi shkarkohet pas 10 vitesh si Drejtor i Parkut të Karavastasë, URDHRI: Dhe intervistë pa leje

Ardian Koçi shkarkohet pas dhjetë vitesh si drejtor i Parkut
Ardian Koçi

TIRANË- Ardian Koçi, i cili për dhjetë vite ka qenë Drejtor i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta është shkarkuar nga detyra. 'Masa ekstreme' është ndërmarrë nga Ministrja për Mjedisin dhe Turizmin Mirela Kumbaro, pasi Koçi ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, pa marrë leje tek eprorët. 

Ardian Koçi shkarkohet pas dhjetë vitesh si drejtor i Parkut
Urdhri

"Agjencia e Zonave të Mbrojtura thotë se Ardian Koçi nuk mori leje nga eprorët. Ish-drejtori e quan vendimin të padrejtë, por në një farë mënyre të pritshëm, pasi i kishin bërë presion edhe më parë për ta larguar nga puna. Sot në emisionin Ditari, mund të ndiqni një intervistë ku ish drejtori shpjegon arsyet që mendon se kanë çuar në pushimin e tij. Ndiqni për më shumë hollësi emisionin Ditari nga ora 18:00,"- shkruhet krahas videos së publikuar nga faqja në Facebook e Zërit të Amerikës. 

shkarkohet ardian koci

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet