LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arratisje si në filma e të dënuarit me 21 vite burg në RMV, shqiptari u iku nga duart, Ministria e Brendshme: U organizua në burg, po hetojmë

• Aksion i denjë për filma, atë bërë mbrëmë i burgosuri Bekim Memeti. • Fillimisht i burgosuri Bekim Memeti u ankua se ka nevojë për trajtim mjekësor dhe u dërgua në spitalin "Nënë Tereza" në Shkup. •  Pasi mori mjekimin e parë, u vendos në furgon për t'u kthyer në qeli. Por rrugës për në burgun e Idrizovës persona të panjohur me veturë “Audi” ngjyrë gri pa targa, i prenë rrugën furgonit të Policisë duke goditur veturën në të cilën ndodhej i burgosuri. • Më pas, janë përleshur me armë zjarri me efektivët e Policisë së burgut. • Pas arratisjes së tij, përveç punës për ta gjetur e për ta rikthyer në burg, Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, do të kryejë kontroll të jashtëzakonshëm në burgun e Idrizovës dhe do të marrë masat përkatëse për të gjitha parregullsitë e konstatuara për të përcaktuar se përse nuk është ofruar ndihma e policisë për shoqërimin në spital. • Bekim Memeti nga Tetova është i dënuar me gjithsej 21 vjet burgim, prej tyre 19 për vrasje dhe dy për prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Ai e vuan dënimin që nga 28 dhjetori 2020 dhe skadon më 17 prill 2040.

2 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Po e dërgonin në spital, si arriti të arratisej vrasësi shqiptar i dënuar me 40 vjet burg në Maqedoninë e Veriut (EMRI)

 

Arratisje si në filma e të dënuarit me 21 vite burg në RMV,
Maqedonia e Veriut

 

MAQEDONI E VERIUT- Bekim Mehmeti është shqiptari i cili u arratis nga burgu në Idrovicës në Maqedoninë e Veriut i dënuar me 40 vite burg për vrasje. 

Mediat vendase raportojnë se, shqiptari ka kërkuar të dërgohet në spital dhe drejtuesit e burgut ia kanë mundësuar një gjë të tillë, por gjatë rrugës, ai ka rrëmbyer një pistoletë dhe ka plagosur njërin prej shoqëruese, konkretisht shoferin e ambulancës, duke u arratisur. 

Ende mbetet e paqartë dinamika dhe rrjeti që e ka ndihmuar Memetin në arratisje, ndihmesa e mundshme që i është dhënë nga persona të tjerë nga jashtë, ndërkohë që hetimet do të shtrihen tashmë edhe në dy pista. Për profile të tilla si Mehmedi, burgu i Idrizovës ka kërkuar gjithnjë ndihmë dhe shoqërim nga njësitë speciale, kjo bëhet thuajse për cilindo të dënuar me mbi 10 vjet burg, por për Memedin burgu nuk ka kërkuar ndihmë.

Përveç hetimit të brendshëm nga drejtoria e burgjeve, hetim pritet të ngrejë për përgjegjësi edhe Ministria e Brendshme.

3 VITE ME PARE

Arratisje spektakolare e të burgosurit në Shkup, inskenoi dërgimin në spital, persona të armatosur e marrin rrugës. MPB: U organizua në qeli

Arratisje si në filma e të dënuarit me 21 vite burg në RMV,
Foto ilustruese

SHKUP- Bekim Memeti nga Tetova, i dënuar me 20 vite burg për vrasje është arratisur dje nga burgu i Idrizovës në Maqedoninë e Veriut. Ai ka kërkuar ndihmë te rojet e burgut se ishte lënduar. Mediat vendase shkruajnë se i burgosuri ia ka shkaktuar vetë lëndimin vetes. I burgosuri është nisur për në spital bashkë me rojet, ndërsa ambulanca nuk ka shkuar. Këtu ka nisur edhe hetimi se pse të burgosurit nuk iu dha ndihma nga ambulanca brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.

Tetova Sot shkruan se pasi dolën nga burgu, gjatë shoqërimit, disa persona të armatosur kanë ndaluar furonin dhe kanë marrë të burgosurin. Në përplasje e sipër ka patur të shtëna dhe një polic është plagosur. Arratisja dyshohet se kishte javë që planifikohej prej të burgosurit, kjo edhe nga fakti se personat e armatosur e dinin saktësisht se kur do të dërgohej i burgosuri në spital, e njihnin mjetin dhe megjithëse nuk konfirmohet, ndoshta kishin të dhëna shtesë se sa ishte numri i policëve që do ta merrnin të burgosurin, trajtimi dhe rruga e lëvizjes.

Mediat kanë kërkuar informacion nga Administrata e Zbatimit të Sanksioneve se kush ishte komandanti në detyrë gjatë turnit kur ndodhi rrëmbimi, nëse është e vërtetë që i burgosuri i arratisur vuan dënimin për vrasje, si dhe sa efektivë policie e kanë transportuar të burgosurin. Detajet e para janë dhënë nga Ministria e Punëve të Brendshme.  Nga MPB thonë se arratisja e të burgosurit nga “Idrizova” ka ndodhur para mesnatës. Katër zyrtarë të burgut e kanë shoqëruar për në spital të burgosurin. Në raport thuhet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në autostradë.

“Punonjësit e policisë së burgjeve të cilët ndodheshin në një furgon “Ford Transit” të policisë së burgjeve kanë kërkuar ndihmë nga policët e SPB Shkup, pasi, sipas raportimit të tyre, gjatë shoqërimit të të dënuarit B.M. , nga INP “Idrizovë” në Qendrën Urgjente “Nënë Tereza”, në autostradë, i dënuari ia ka marrë armën shoferit I.H. (punonjës i policisë së burgjeve), ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur I.H.. Më pas i dënuari është arratisur me një automjet pasagjerësh Audi,”- thonë nga MPB.

Punonjësi i plagosur i policisë së burgjeve është dërguar në Qendrën Emergjente për ndihmë mjekësore.

“Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB. /Dosja.al

bekim memeti

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët