LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestimi i Jurgis Çyrbjas/ Identifikohet personi i shpallur në kërkim, Altin Hajri ndihmoi ish-deputetin të futet në lista, zbulohen edhe bisedat në SKY ECC

• Ditën e sotme është zbuluar identiteti i personit të shpallur në kërkim me urdhër të SPAK. • Mësohet se personi i shpallur në kërkim është Altin Hajri, një emër i njohur i botës së krimit. • Hajri u shpall në kërkim ditën e djeshme ndërsa në pranga u vendos ish-deputeti Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Masha. • Sipas raportimeve Hajri ka ndërhyrë që Jurgis Çyrbja të ishte i treti në listën për deputet. Bisedat mes tyre janë zhvilluar në aplikacionin e koduar SkyEcc janë zhvilluar në vitin 2019. • Në biseda flitet që Jurgis Çyrbja të hynte në listën e sigurtë të PS-së për deputet. • Hajri mësohet se ka ndërhyrë për socialistin së bashku me Ahmet Mashën. • Çyrbja ia ka kthyer këtë nder Hajri duke e ndihmuar të fshihet pasi në vitin 2020 ai u shpall në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.  • Hajri është, një nga anëtarët e grupit kriminal që vepronte në zonën e Shijakut dhe po gjykohet ne mungesë pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij.  • Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali. • Por autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

“Mond Çekiçi” doli në bisedat e Sky ECC, cilat ishin lidhjet e ish-anëtarit të "Bandës së Durrësit" me Jurgis Çyrbjan

Arrestimi i Jurgis Çyrbjas/ Identifikohet personi i shpallur në

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje nga bisedat në aplikacionin Sky Ecc, të cilat nxorën zbuluar ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Masha. Gjithashtu në lidhje me këto biseda është shpallur në kërkim edhe Altin Hajri.

Mësohet se në bisedat në Sky Ecc del edhe emri i Edmond Koçit, i njohur si “Mond Çekiçi”. Ai u ekzekutua tre vite më parë në mars 2021. Personazhë të botës së krimit, mes tyre edhe Edmond Koçi kanë ndikuar që Jurgis Çyrbja të ishte në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë ne qarkun e Durresit.

Edmond Koçi, ish-anëtar i bandës së Durrësit, i njohur ndryshe si “Mond Çekiçi” u ekzekutua me armë zjarri në 20 mars 2021. “Mond Çekiçi”, konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezultonte të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.

Ai konsiderohej si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezultonte të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe kundërshtimit të forcave të Policisë. Në muajin maj 2009, Edmond Koçi u dënua me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”. Mond Çekiçi është arrestuar herën e fundit në 24 shtator 2020 nga Policia e Durrësit për armëmbajtje pa leje, por është liruar në datën 8 tetor 2020.

1 VITE ME PARE

Bisedat në Sky ECC/ Ish-deputeti Çyrbja ndihmoi Altin Hajrin të fshihej pasi u shpall në kërkim për zhdukjen e Jan Prengës

Arrestimi i Jurgis Çyrbjas/ Identifikohet personi i shpallur në
Jurgis Çyrbja

TIRANË- Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja u vendos ditën e djeshme në Durrës me urdhër të DPAK. Sipas njoftimit të SPAK ish-deputeti akuzohet për "Korrupsion aktiv në zgjedhje", “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Ndërkohë raportohet se Çyrbja ka ndihmuar Altin Hajri të fshihet pasi ai është një emer i njohur për krimin ndërsa edhe ai është shpallur në kërkim në urdhër të PSAK. Hajri gjithashtu akuzohet për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje për të cilën ai është ende në arrati.

Nga bisedat në aplikacionin SkyEcc mësohet se ish-deputeti ka komunikuar me Hajrin dhe të arrestuarin e dytë, Ahmet Masha. Gjithashtu ata kanë ndihmuar ish-deputetin Çyrbja të futet në listën e sigurtë për deputet në zgjedhjet parlamentare 2020.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Jurgis Çyrbjas/ Zbulohen bisedat në Sky ECC, Altin Hajri dhe "Meçe" ndihmuan ish-deputetin për t’u futur në lista

Arrestimi i Jurgis Çyrbjas/ Identifikohet personi i shpallur në
Jurgis Çyrbja

TIRANË- Ditën e djeshme u vendos në pranga me urdhër të SPAK ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja. Përveç Çebjes është vënë në pranga edhe Ahmet Masha ndërsa sot u identifikua personi i tretë i shpallur në kërkim. Mësohet se personi i shpallur në kërkim është Altin Hajri, një emër i njohur i botës së krimit.

Hajrin del në bisedat në aplikacionin Sky ECC në vitin 2020 ndërsa në biseda përfshihet edhe një emër tjetër i botës së krimit, Edmond Koci i njohur edhe si Mond Çekiçi. Sipas raportimeve Hajri ka ndërhyrë që Jurgis Çyrbja të ishte i treti në listën për deputet. Bisedat mes tyre janë zhvilluar në aplikacionin e koduar SkyEcc janë zhvilluar në vitin 2019. Në biseda flitet që Jurgis Çyrbja të hynte në listën e sigurtë të PS-së për deputet. Hajri mësohet se ka ndërhyrë për socialistin së bashku me Ahmet Mashën.


Altin Hajri vijon të jetë në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Ndërsa Edmond Koçi i njohur si “Mond Çekiçi”, ish-anëtar i Bandës së Durrësit është ekzekutuar në mars 2021.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i ish-deputetit Çyrbja, identifikohet personi i shpallur në kërkim, emër i njohur i botës së krimit

Arrestimi i Jurgis Çyrbjas/ Identifikohet personi i shpallur në
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme është zbuluar identiteti i personit të shpallur në kërkim me urdhër të SPAK. Mësohet se personi i shpallur në kërkim është Altin Hajri, një emër i njohur i botës së krimit. Hajri u shpall në kërkim ditën e djeshme ndërsa në pranga u vendos ish-deputeti Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Masha.

Sipas raportimeve Hajri ka ndërhyrë që Jurgis Çyrbja të ishte i treti në listën për deputet. Bisedat mes tyre janë zhvilluar në aplikacionin e koduar SkyEcc janë zhvilluar në vitin 2019. Në biseda flitet që Jurgis Çyrbja të hynte në listën e sigurtë të PS-së për deputet. Hajri mësohet se ka ndërhyrë për socialistin së bashku me Ahmet Mashën.

Hajri gjithashtu akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020. Ai është, një nga anëtarët e grupit kriminal që vepronte në zonën e Shijakut dhe po gjykohet ne mungesë pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali. Por autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve.

Në Shqipëri, Altin Hajrit iu bllokuan pasuri me vlerë rreth 10 milionë euro. Në tetor 2015 në një operacion të përbashkët të policisë italiane dhe shqiptare të koduar “Enigma”, u arrestuan 16 persona dhe u sekuestruan më shumë se 450 kilogramë drogë e papërpunuar, 325 kilogramë marijuanë, 206 kilogramë heroinë.

Të dyshuar si pjesë e këtij trafiku, në atë kohë u arrestuan në qytetin e Durrësit edhe djali i xhaxhait të Altin Hajrit, dhe një kushëri tjetër i tij, Hajri Balla dhe Fortuz Hajri, 53 dhe 24 vjeç, të dy banues në Shijak. Arrestimi i tyre u bë në bazë të një urdhri ndalimi të gjykatës së Venecias së datës 15 gusht të vitit 2015. Ata akuzoheshin në atë kohë për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”, ndërsa i kishin shpëtuar operacionit të policisë në vitin 2015, bashkë me Altin Hajrin.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Jurgis Çyrbjas, BIRN: Ish-deputeti i bashkohet listës së politikanëve që akuzohen për krime të rënda

Arrestimi i Jurgis Çyrbjas/ Identifikohet personi i shpallur në
jurgis cyrbja

TIRANË- Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja u arrestua të dielën në Durrës, pak ditë pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin e mbante që nga viti 2017. Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, bëri të ditur në një njoftim të shkurtër se urdhërarresti është lëshuar nën akuzat ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; ‘Përkrahja e autorit të krimit’, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe ‘Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit’, parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal”. Korrupsioni aktiv në zgjedhje parashikon dënim nga një deri në pesë vjet ndërsa neni 302/1/2 parashikon dënimin nga dy deri në shtatë vjet. Neni 295/1 parashikon dënim nga  gjobë deri në pesë vjet.

Ergys Çyrbja u zgjodh për herë të parë si deputet i Partisë Socialiste në vitin 2017 në qarkun e Durrësit. Çyrbja, një ish-drejtor hipoteke, u bë i njohur në veçanti për rastin e ish-Hotel Vollgës, një pronë në qendër të Durrësit, për të cilën, Emiljano Shullazi, i dënuar disa herë për krime të ndryshme, kishte interes. Sipas CV-së së tij, Çyrbja, 39 vjeç, ka mbaruar studimet në vitin 2010 dhe është bërë drejtor i Hipotekës së Durrësit në vitin 2013 dhe deputet në vitin 2017.

Çyrbja u thirr dhe u mor në pyetje në SPAK më 10 tetor. Kur doli nga zyrat e SPAK ai deklaroi se kishte dhënë sqarime për çështje që kishin të bënin me kohën kur drejtonte hipotekën e Durrësit. Më vonë ai dorëzoi mandatin e deputetit veprim që e justifikoi me “nevojën për t’u kujdesur për shëndetin”. Prej vitit 2021, Ergys çyrbja mban]jti mandatin e deputetit për Partinë Socaliste.

Pas dorëzimit të mandatit nga Çyrbja, si dhe pas arrestimit të tij, ka reaguar kryëetari i Partisë PD-Demokratët Antlantikë, Lulzim Basha, duke u shprehur se kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama e ka bërë deputet si përfaqësuesin e bandave të Shijakut dhe Durrësit. Çyrbja i shtohet një liste jo të shkurtër deputetësh dhe funksionarësh të tjerë politikë që akuzohen për krime të rënda./Reporter.al

jurgis çyrbja ahmet masha altin hajri spak

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet