LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestimi i Metës/ Berisha: Persekutim politik. Kryemadhi: Nuk jam vënë në dijeni as për vete as për arrestimin e babait të fëmijëve të mi

• Arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta me urdhër të Prokurorisë së Posaçme ka sjell reagime të shumta në vend. • Fillimisht ka qenë kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili e ka quajtur arrestimin si persekutim politik. • Ndërkohë qe Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi ka theksuar se arrestimi i Metës është skandaloz. • Blushi e ka cilësuar arrestimin si akt terrorist të menduar. • Ai tha se kjo do të marrë një përgjigje të pamëshirë, ndërsa i ka cilësuar pamjet e arrestimin si skena të pahijshme. •Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe ish-ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin. • Për mes një reagimi në "X" Vlahutin shkruan se nuk ka të paprekëshmë ndërsa thekson se ky është një mësim i madh për të gjithë ata që duan që ligji dhe rendi të mbizotërojë.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

U arrestua nga SPAK, Meta nga burgu: Lufta jonë nis një faqe të re në përballje pa kompromis me narkoshtetin

Arrestimi i Metës/ Berisha: Persekutim politik. Kryemadhi: Nuk jam
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas arrestimit nga burgu. Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka falenderuar anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen që i kanë dhënë deri më tani. Ndërkohë që ka theksuar se lufta e tyre nis një faqe të re me përballjen kundër një narkoshteti të instaluar brutalisht. 

Postimi i Plotë:

Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani. Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht. Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike! Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë. Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat. Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë. Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Meta është vënë në pranga në orët e para të mesditës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Pas arrestimit të Metës, Gjykata e Posaçme ka caktuar dhe masë sigurie detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi. 

1 VITE ME PARE

Pritet mbërritja e Metës në Policinë e Tiranës, Blushi: Akt terrorist i menduar, terroristët e nxorrën me forcë nga makina

Arrestimi i Metës/ Berisha: Persekutim politik. Kryemadhi: Nuk jam
tedi blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur për gazetarët jashtë ambienteve të drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku pritet të mbërrijë kreu i PL-së, Ilir Meta pas arrestimit. 

Blushi e ka cilësuar arrestimin si akt terrorist të menduar. Ai tha se kjo do të marrë një përgjigje të pamëshirë, ndërsa i ka cilësuar pamjet e arrestimin si skena të pahijshme. 

“Kemi të bëjmë me një akt terrorist. Sigurisht të menduar. Kanë tentuar ta nxjerrin me forcë nga makina, persona të armatosur, terroristë pa u prezantuar. Do të marrin një përgjigje të pamëshirë. Asnjë akuzë nuk ekziston nga ato që fabrikon kjo strukturë terroriste në media. Përgjigjen këta terroristë, me në krye këtë fëlliqësirë do ta marrin. Kemi të bëjmë me një akt të mirëfilltë terrorist, nga Bin Ladeni i drejtësisë shqiptare Altin Dum Dumani. Ato skena janë të pahijshme dhe sigurisht do të marrin ndëshkimin e shqiptarëve të ndershëm e patriotë”, tha Blushi.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Ilir Metës, reagon ish-ambasadorja e BE-së: Nuk ka të paprekshëm! Reforma në drejtësi me fuqi të plotë

Arrestimi i Metës/ Berisha: Persekutim politik. Kryemadhi: Nuk jam

TIRANË- Ish-ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin ka reaguar në lidhje me arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Për mes një reagimi në "X" Vlahutin shkruan se nuk ka të paprekëshmë ndërsa thekson se ky është një mësim i madh për të gjithë ata që duan që ligji dhe rendi të mbizotërojë.

Vlahutin shton se drejtësia mund të jetë e ngadaltë por do të shërbehet përfundimisht.

“Reforma në drejtësi me fuqi të plotë! Nuk ka të paprekshëm. Dhe një mësim i madh për të gjithë ata që duan që ligji dhe rendi të mbizotërojë: mos kini frikë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por do të shërbehet përfundimisht”, shkruan ish-ambasadorja.

Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Meta është vënë në pranga në orët e para të mesditës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Pas arrestimit të Metës, Gjykata e Posaçme ka caktuar dhe masë sigurie detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi. 

1 VITE ME PARE

GJKKO i ka caktuar detyrim paraqitje, reagon Kryemadhi: Nuk jam vënë në dijeni as për vete as për arrestimin e babait të fëmijëve të mi

Arrestimi i Metës/ Berisha: Persekutim politik. Kryemadhi: Nuk jam
monika kryemadhi

TIRANË- Deputetja e PL-së dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me masat e caktuara ndaj tyre nga GJKKO. 

Kryemadhi thotë se nuk është vënë në dijeni mbi një vendim gjykatë që cakton masë sigurie ndaj saj dhe as për vendimin e arrestimit të babait të fëmijëve të tij.  

Ajo thotë se presekutimi nga drejtësia si armë ndaj kundërshtarit politik, si dhe gjyqi publik që po na bëhet, nuk ndalon opozitën në betejat pa kompromis për të mbrojtur interesin publik.

REAGIMI I PLOTË: 

Të dashur gazetarë për të cilët kam shumë respekt dhe që sot po raportoni lajme të servirura nga propaganda e qeverisë për sulmet e radhës të drejtësisë ndaj opozitës shqiptare.

Unë ende nuk kam marrë dijeni mbi një vendim gjykate që do të vendoste masa sigurie mbi mua apo babain e fëmijëve të mi.
Sapo të njoftohem për këto vendime të drejtësisë do të përgjigjem me të gjitha hapat ligjore dhe publike.

Persekutimi nga drejtësia si armë ndaj kundërshtarit politik, si dhe gjyqi publik që po na bëhet, nuk ndalon opozitën në betejat pa kompromis për të mbrojtur interesin publik.

Duke nisur nga Inceneratorët dhe der tek çdo betejë tjetër të drejtë që po luftojmë për shqiptarët.

Arrestimi i Metës/ Berisha: Persekutim politik. Kryemadhi: Nuk jam

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Metës/ Sekretari i përgjithshëm i PL-së mbërrin në Policinë e Tiranës: Ky akt i rëndë kriminal do të marrin përgjigjen shembullore

Arrestimi i Metës/ Berisha: Persekutim politik. Kryemadhi: Nuk jam
tedi blushi

TIRANË- Pas arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka mbërritur në Policinë e Tiranës. Blushi tha për gazetarët se ky akt i rëndë kriminal do të marri përgjigjen shembullore. 

“Kjo strukturë kriminale terroriste që guxoi të rrëmbente në mes të ditës ish-presidentin, ish-kryeministrin. Nuk e di ku ndodhet Meta tani dhe kjo tregon gjendje skandaloze. Për aktin e rëndë kriminal do të marrin përgjigjen shembullore.”, tha ai.

Metës iu vunë pranga pak çaste më herët, në zonë e Casa Italias në Tiranës, ndërsa pritet të dërgohen në Policinë e Tiranës.Ende nuk dihen akuzat që rëndojnë ndaj tij, ndërsa pritet një reagim zyrtar.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i kreut të PL-së, reagon Berisha: Rama kërkon eleminimin politik, por ndoshta dhe fizik të Ilir Metës

Arrestimi i Metës/ Berisha: Persekutim politik. Kryemadhi: Nuk jam
sali berisha

TIRANË- Në konferencën e kreut të PD-së, Sali Berishës me gazetarët, këta të fundit e kanë pyetur lidhur me arrestimin e kreut të PL-së, Ilir Metës. 

Berisha tha se çdo veprim ndaj Metës është politike. Ai tha se dhe kjo është bërë me urdhrat e Ramës, i cili sipas tij kërkon eleminimin politik dhe fizik të Metës.

"Çdo gjë ndaj tij është politike. Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik. Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndoshta edhe fizik të Ilir Metës. Edi Rama është, siç denoncova edhe në herët e kaluara, i implikuar në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Iu kam informuar unë këtu ju, se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën. E kuptoni se a do mund të guxonin bandat shtetërore të eliminonin një politikan të afërt me Edi Ramën, pa porosinë e Edi Ramës? Pra, Edi Rama është një me krimin.", tha Berisha. 

arrestohet ilir meta sali berisha tedi blushi

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën