Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një ditë pas arrestimit të presidentit të PL-së Ilir Meta kanë nisur vizitat në qelinë e paraburgimit. • Avokati Genc Gjokutaj ka shkruar për të takuar Metën teksa është parë që pret para kangjellave për tu futur në ambientet e policisë. • Avokati, Genc Gjokutaj pas takimit me presidentin e Partisë së Lirisë tha se ky është një sulm i padrejtë, jo juridik dhe politik ndërsa shtoi se ska asnjë provë. • Sipas tij shkaku i izolimit të Ilir Metës është çështja e sovranitetit dhe të gjitha denoncimet që i ka bërë korrupsionit të kësaj qeverie. • Po ashtu në lidhje me arrestimin e Metës ka reaguar ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. • Në një postim në Facebook, Hoxha tha se Policia e Shtetit ka kryer vetëm detyrën dhe u detyrua të përdorte forcën për shkak të kundërshtimit nga Meta dhe fjalorit që kanë përdorur me efektivët. • Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë në përgjigjen për mediat nuk kanë pranuar të komentojnë çështjen pasi është në hetim. • Sekretari i Përgjithsëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar sërish ditën e sotme ndërsa u shpreh se skenari destabilizues për eliminimin fizik të Metës dje dështoi. • Blushi ka komentuar edhe reagimin e sotëm të ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxhës, që sipas tij tregoi qartë se gjithçka ishte e urdhëruar nga kryeministri Edi Rama. • Gjithashtu sot është zbardhur vendimi i plotë i GJKKO-së. • Në vendimin e GJKKO-së shkruhet se Meta është i dyshuar për kryerjen e veprës "Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë" në tre raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim. • Më tej në dosje shtohet se kreu i PL-së akuzohet për "Pastrimi produkteve të veprës penle ose veprimtarisë kriminale" e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë. •Gjithashtu ai akuzohet për "Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim" të parashikuara nga nenet 260 e 25, 28/2 dhe 257/a të K. Penal.
12 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Detaje nga dosja hetimore për të cilën akuzohet kreu i Partisë së Lirisë kanë dalë. Mësohet se sipas dëshmisë së Elvis Matajt, Meta kërkonte nga Kastriot Ismailaj një shumë prej 10 mln eurosh. Ndërkohë që më tej në dosje është shpjeguar dhe marrëdhënia e Kastriot Ismailajt dhe llir Metës.
Pjesë nga Dosja:
Shtetasi Romeo Kara ne deklarimin e tij re dates 22.07.2021 ka shpjeguar nder te tjera se si eshte vene ne zoterim re regiistrimit re intervistes se shtetases Vojsava Ismailaj. Po ashtu, ai shpjegon marredheniet mes Kastriot Ismailaj dhe llir Metës, si dhe perfitimin e parregullt te kerkuar prej ketij të fundit. Me konkretisht, Romeo ka shpjeguar se: Fatos Mahmutaj e ka komunikuar permes rrjeteve sociale dhe e ka ftuar ne Bruksel, qe te merrte videon origjinale te intevistes se Vojsava Ismailajt. Romeo Kara deshmon se ka marre prej Fatosit nje FLESH USB dhe materlali ka qene bruto, ai nuk ka nderhyre ne te dhe per arsye sigurie e ka hedhur ne YOUTUBE, dhe me pas e ka hedhur edhe ne rrjetin social. Deklaron se i qendron thënieve lidhur me deshmine para arbitrazhit kur eshte pyetur mbi deklarimin "Në biseden që ishte bërë nga avokatët e Clifford Chance-it ne vitin 2014, në praninë e tij, Elvis Mata; ka deklaruar se Meta kerkonte nga Kastriot Ismailaj dhe CEZ një shumë prej 10.000 000 Eurosh, bisede e cila ka ndodhur ne fund te vitit 201O ose fillim te vitit 2011.
TIRANË- Detaje nga dosja hetimore ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta janë publkuar. Mësohet se ne dosjen hetimore thuhet se Pirro Xhixho ka vendosur autoritetin e tij në krye të AKEP në funksion të interesave të Metës.
Ndërkohë që po ashtu në dosje janë publikuar dhe mesazhet e Xhixhos drejtuar Kryemadhit, të cilës i thërret 'Mona'. Ndërkohë që kur behet fjalë për Metën i drejtohet me emrin 'shefi' ose 'i madhi'.
Pjesë nga Dosja hetimore:
Nga bisedat e zhvilluara midis Monika Kryemadhit dhe Piro Xhixhos rezulton se Xhixho ka vendosur autoritetin e tij si kryetar i këshillit drejtues të AKEP, plotësisht në funksion të interesave ekonomike dhe politike të llir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke e shkelur detyrimin ligjor që përcakton se “AKEP është person juridik, publik i cili drejtohet nga Këshilli Drejtues që është i pavarur në marrjen e vendimeve dhe funksionon në bazë të rregullores së brendshme, të miratuar nga ai vetë. Këshilli Drejtues përbëhet nga 5 anëtare, të cilët zgjidhen nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave”. Në mesazhet e tij drejtuar Monika Kryemadhit, Piro Xhixho i drejtohet kësaj të fundit me emrin “Mona” ndërsa kur bëhet fjalë për llir Metën, i drejtohet me emrin “shefi” dhe “I madhi” .
Sa më sipër, sipas organit të akuzës dokumentohet se Monika Kryemadhi dhe Ilir Metaj, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve”, nëpërmjet marrjes drejtpërdrejtë të një përfitimi të parregullt për veten e saj dhe për të tjerët, për të kryer një veprim që lidhet me detyrën apo funksionin dhe konkretisht me qenien e tyre përkatësisht deputet dhe Kryetar i Kuvendit/ Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjithashtu sipas organit të akuzës edhe personi nën hetim Piro Xhixho ka konsumuar në bashkëpunim me personat e tjerë nën hetim Ilir Metaj e Monika Kryemadhi, në rolin e ndihmësit të këtyre të fundit, elementët e figurës së veprës penale te “Korrupsioni pasiv i funksionarëve te larte shtetërorë dhe te zgjedhurve” parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal”
TIRANA- Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi mori pjesë sot në konferencë për mediat, ku foli në lidhje me arrestimin e Presidentit të PL-së, Ilir Meta. Blushi akuzoi ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha dhe policët që morën pjesë në operacion si persona me precedentë, të maskuar dhe pa dokumente. Ai foli edhe për mjetet e përdorura në aksion, të cilat sipas tij janë të poseduara nga bandat kriminale. Blushi shtoi se do bënte një kallëzim penal për të gjitha shkeljet, pasi nuk është treguar mandat ndaj Metës për arrestimin.
Reagimi i Tedi Blushit:
Terroristi Altin Dumani dhe kryebanditi Edi Rama autorë të aktit të rrëmbimit të presidentit të Partisë së Lirisë dhe aktit të terrorit. Një nga 6 oficerët e ngarkuar me detyrë që duhet të bënte prezantimin e mandatit të arrestit dhe që nuk ndodhi kurrë dhe që e kemi pamje filmike, e që zbatoi vendimin politik ndaj Ilir Metës. Vetëm 27 vjeç, pa eksperiencë në strukturat e policisë, ka shërbyer si roje trafiku. Kurse horrat që u përpoqën të tërhiqnin forcërisht presidentin e Partisë së Lirisë nga makina, që janë sigurisht terroristë i kemi identifikuar, 2 persona me precedentë penalë, me të kaluar të errët të lidhur me bandat në Durrës.
Sfidoj zarin e Edi Ramës te Ministria e Brendshme ta përgënjeshtrojë. Një automjetet i policisë “Volkswagen”, civil, me targa AA421VA është ky mjet ku ka dalë një bandit me kapuç, e kërcënoi dhe qytetarët që filmonin, me armë. Na rezulton nga të dhënat se ky automjet prej dy vitesh qarkullon në rrugët e Shqipërisë pa dokument identifikues dhe me historik të dyshimtë dhe me disa rekorde, si në dhjetor 2022, ku ka pas ndalesë në Tiranë, te Ekonomiku dhe është ndaluar. Kjo narkopolici nuk të fal për një gjobë, jo më për një mjet të dyshuar me xhama të zinj, në Tiranë e Durrës.
Kemi të bëjmë me automjet që s’përdoret nga Policia e Shtetit, sepse policia ka mjete të tjera. Mjete që përdoren nga personazhe të botës së erret të krimit, të bërë njësh me Edi Ramën. Të jenë të sigurt këta horra se do marrin përgjigjen e merituar dhe për këtë të mos kenë asnjë dyshim. Rrëmbim terrorist i presidentit të Partisë së Lirisë. Narkoministri i Brendshëm me paturpësi justifikoi aktin e terrorit, e dimë nga i merr urdhrat, se është thirrur sot me urgjencë nga Edi Rama, porositë zari i Edi Ramës i merr nga Rama vetë. Aksioni me makina private me xhama të errët. E dimë edhe në pronësi të kujt janë.
Persona me maska, pa mjet identifikimi, me armatim të rëndë dhe në akt terrori, ushtruan dhunë edhe ndaj funksionarit të lartë të partisë, Sekretarit zoti Peca, u rrëmbye pa asnjë vendim kurrë për vepër penale. Nuk është lexuar asnjë e drejtë, nuk është treguar asnjë vendim gjyqësor. Pra lideri partisë dhe sekretari organizativ u prangosën pa vendim gjyqësor, pa u identifikuar bandë terroriste, tërheq zvarrë presidentin e Partisë së Lirisë pa i thënë, bandit me uniformë një prej tyre, e sfidoj policinë, asnjë provë nuk ka publikuar. Do bëjmë kallëzim penal për kryerjen e veprimeve arbitrare, që kurrë nuk do amnistohen dhe do marrin ndëshkimin e merituar.
TIRANË- Detaje nga vendimi i Gjykatës së Posaçme kundër kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë dalë. Mësohet se në dosjen hetimore të siguruar nga Dosja.al, del që çifti Meta-Kryemadhi kanë përdorur Fatime Kryemadhin për të fshehur pasuri dhe pastruar para.
Në dosje thuhet se gjatë viteve 2009-2010, kanë blerë një apartament dublex në ish Bllok me vlerë 645 mijë euro, kamufluar me një kredi 335 mijë euro. Ndërkohë që zbulohet se biznesmeni Gentjan Sula i ka dhënë 846,000 euro për të shlyer kreditë që ajo ka marrë.
Pjesë nga Dosja:
Shtetësja Fatime Kryemadhi e ka financuar shlyerjen e kredisë që ka marrë prej 335.000 euro nga para të derdhura cash në vlerën 246.000 USD dhe para të tjera burimi i të cilave nuk është ai i cili është kompania “Agi Kons” e deklaruar nga Fatimja, dhe si rrjedhim dyshohet se janë para te fituara në mënyrë të paligjshme. Nga analiza financiare që iu bë të ardhurave dhe shpenzimeve, të pasqyruara në llogaritë bankare të Fatime Kryemadhit rezultoi se kjo shtetase, në vitin-2010, ka balancë negative në shumën 846,000 Euro.
Ne këto rrethana lidhja e kontratës me shtetasen Kozeta Fino nga ana e Fatime Kryemadhit, marrja prej saj e kredisë bankare, si dhe financimi me keto te ardhura i nje pjese te apartamentit të blerë nga Ilir Metaj e Monika Kryemadhi Nr. 3/64+1-9, ndërkohe që vetëe Fatimja në kete kohe ishte pensioniste, krijon dyshimin e arsyeshëm se është bëre me qëllim për të futur në sistemin bankar shuma monetare që burojnë nga veprimtari të paligjshme sikurse është dhe vepra penale e “Korrupsionit”. Me qëllim për të mos përdorur për blerjen e apartamenteve keto shuma parash me origjinë korruptive, eshtë perdorur si truk marrja fillimisht e dy kredive bankare, dhe mê pas shlyerja e kredive nëpërmjet depozitimit Cash pa burim të ligjshëm nga Fatime Kryemadhit, me deklarimin e burimeve te paqena sikurse ishte rasti i shtetasit Gentjan Sula me qellim shlyerjen e kredive, është arritur qe te futen në sistemin bankar një shume e pajustifikuar parash prej 846,000 Euro.
Ne deklarimet saj shtetasja Fatime Kryemadhi, e pyetur ne lidhje me tê ardhurat te cilat i ka perdorur per të blerë pasuri te paluajtshme, si dhe ato te perdorura per likujdimin e kredive qe ajo vete ka marrë, por edhe ato tê marra nga vajza Monika Kryemadhi dhe qẽ janë financuar nga Fatimja, deklaron se me ardhjen e demokracise kishte dhenè me qira nje pjesè te apartamentit 3+1 qe kishte te zona e Shallvareve, dhe nga qiraja përfitonte nje mije marka ne muaj. Kjo shume u pagua per gati dy vjet, por nuk kishte lidhur njê kontratë qiraje para noterit.
Bashkëshorti i saj, Ramazani, pas daljes nè pension ne vitin 1992, punoi si kambist ndërsa djali, Drini ka punuar si furxhi si dhe si DJ ne disko Albania. Ne vitin 1990, sipas deklarueses, ishin pajisur me leje ndertimi nga këshilli i fshatit Mëzes dhe kishin ndërtuar nje shtepi me sipërfaqe 100 m2 dhe truall 400 m2. Pas ndërtimit te shtepise ne Mëzes, Fatimja deklaroi se kishte dhënë me qira apartamentin qe kishte te Shallvaret, me qira mujore 500 USD për nje periudhe 2-3 vjeçare dhe per keté kishte lidhur edhe kontrate qiraje te Noteri. Me pas shtepine ia kishte dhëne me qira nje shoqerie greke per shumën një milione e gjysmë leke, dhe me te ardhurat e siguruara arriti te blente nga komshiu apartamentin e tij për vlerën 35 milion leke. Pasi i bashkoi te dy Sipas organit të akuzës përt këtë shumë parash, Fatime Kryemadhi eshte perpjekur qe ta justifikoje keto para me ta ardhura tê siguruara nga huaté, pasqyruar kjo në deklarata noteriale te paraqitur nga shtetas të ndryshëm, te cilet paraqiten si huadhënës, duke përfshira dhe personin nên hetim Ema Coku. Keto deklarata noteriale, jo vetem qẽ janë perpiluar pas pyetjes se shtetases Fatime Kryemadhi, por ne sistemin bankar nuk ka asnjë te dhënë për marrjen e shumave monetare, dhe as pür shlyerjen e tyre ndonëse ka kaluar një periudhe kohore prej 15 vjet nga ndodhja e fakteve.
TIRANA- Sekekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp. Blushi gjatë fjalës së tij, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, se nëse presidentit të PL-së, Ilir Metës i ndodh gjë në burg përgjegjësia është e tij. Ai e konsideroi këtë si një paralajmërim për Ramën.
“Kam një paralajmërim për Edi Ramën, nëse Ilir Metës i ndodh gjë brenda ambienteve ku është izoluar përgjegjësia do të jetë e tij personale. Jo vrimë miu, por as vrimë gjilpëre nuk do të gjejë”, tha Blushi.
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të dalë ditën e nesërme para trupës gjykuese, ku do të verifikohet masa e sigurisë "arrest në burg" e caktuar ndaj tij. Seanca do të mbahet në orën 09:30 të mëngjesit. Gjithashtu para trupës gjykuese do të dalë edhe Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot, me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit për personat nën hetim Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”.
2. Bazuar në nenin 248 pika 1 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 23.10.2024 ora 09:30. Tiranë, më datë 22.10.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.
Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua ditën e djeshme me urdhër të SPAK në zonën e "Casa Italia" në Tiranë. Në njoftimin e SPAK thuhet se objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA.
SPAK thotë se janë dokumentuar disa episode ku subjektet e këtij procedimi penal Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në bashkëpunim mes tyre, por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale. Në njoftimin e SPAK thuhet se është provuar se ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Ilir Meta, ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. SPAK thotë se kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura.
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar lidhur me arrestimin e Ilir Metës. Në përgjigjen për mediat, zyra e BE në Tiranë ka thënë se nuk komenton çështjet që janë në hetim.
Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua ditën e djeshme me urdhër të SPAK në zonën e "Casa Italia" në Tiranë. Në njoftimin e SPAK thuhet se objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA.
SPAK thotë se janë dokumentuar disa episode ku subjektet e këtij procedimi penal Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në bashkëpunim mes tyre, por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale. Në njoftimin e SPAK thuhet se është provuar se ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Ilir Meta, ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. SPAK thotë se kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura.
TIRANË- Avokati, Genc Gjokutaj pas takimit me presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në bllokun e sigurisë ka mbajtur një komunikim para gazetarëve. Gjokutaj tha se Meta mbahet në izolim pa asnjë provë, ndërsa u shpreh se qëllimi është politik.
Ai theksoi se ky është një sulm i padrejtë, jo juridik dhe politik ndërsa shtoi se ska asnjë provë. Sipas tij shkaku i izolimit të Ilir Metës është cështja e sovranitetit dhe të gjitha denoncimet që i ka bërë korrupsionit të kësaj qeverie.
“Ky është një takim rutinë me zotin Meta. Ju bëj me dije që pas leximit të vendimit nuk flitet për asnjë provë. Qëllimi i izolimit të tij është politik. Meta është pjesë e opozitës që sot është në një sulm të padrejtë, jo juridik, politik, por përmes instrumenteve ligjzbatuese dhe të drejtësisë. Zero prova. Shkaku i izolimit të Ilir Metës është cështja e sovranitetit dhe të gjitha denoncimet që i ka bërë korrupsionit të kësaj qeverie.
Zoti Meta për mediat ka një porosi, ju inkurajon të pasqyroni me transparencë këtë proces edhe tej atyre që SPAK thotë. Qëllimi për të cilin Meta është i izoluar me tekstin që është shkruar në vendim janë kundra dhe s’kanë të bëjnë me njëra-tjetrën”, tha avokati.
Ish-presidenti Ilir Meta u arrestua ditën e djeshme me urdhër të SPAK në zonën e "Casa Italia" në Tiranë. Në njoftimin e SPAK thuhet se objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA. SPAK thotë se janë dokumentuar disa episode ku subjektet e këtij procedimi penal Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në bashkëpunim mes tyre, por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale. Në njoftimin e SPAK thuhet se është provuar se ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Ilir Meta, ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. SPAK thotë se kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura.
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u vendos në pranga ditën e djeshme (21 tetor) ndërsa sot është zbardhur vendimi i plotë i GJKKO-së. Meta u vendos në pranga në orët e para të mesditës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Pas arrestimit të Metës, Gjykata e Posaçme ka caktuar dhe masë sigurie detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi.
Në vendimin e GJKKO-së shkruhet se Meta është i dyshuar për kryerjen e veprës "Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë" në tre raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim. Më tej në dosje shtohet se kreu i PL-së akuzohet për "Pastrimi produkteve të veprës penle ose veprimtarisë kriminale" e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë. Gjithashtu ai akuzohet për "Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim" të parashikuara nga nenet 260 e 25, 28/2 dhe 257/a të K. Penal.
GJKKO thekson se janë dokumentuar disa episode ku subjektet e këtij procedimi penal Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në bashkëpunim mes tyre, por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale. Po ashtu shton se është provuar se ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Ilir Meta, ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. Sipas njoftimit kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura.
GJKKO shton se këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre. Në dokument theksohet se shoqëria “Debt International Advisory”, përmes kësaj marrëveshjeje ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 649,803,520 lekësh, e cila është konfirmuar nga një vendim gjyqësor i formës së prerë.
Ish-presidenti Ilir Meta u arrestua ditën e djeshme (21 tetor) me urdhër të SPAK në zonën e "Casa Italia" në Tiranë. Meta po kthehej nga Kosova kur grupit operacional në zonën e "Casa Italia" kanë rrethuar mjetin e me të cilin po udhëtonte Meta. Nga pamjet e publikuara personat ishin të maskuar ndërsa Meta u nxor me dhunë nga mjeti. Gjithashtu nga pamjet duket një nga policët të cilët godasin Metën në kokë. Arrestimi i Metës pën akuzat “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë", për "Pastrimi produkteve të veprës penle ose veprimtarisë kriminale" dhe për "Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”.
TIRANË- Një ditë pas arrestimi të presidentit të PL-së Ilir Meta kanë nisur vizitat në qelinë e paraburgimit. Nga pamjet e publikuara mësohet se avokati Genc Gjokutak ka shkruar për të takuar Metën.
Në foto duket Gjokutaj i cili pret para kangjellave për tu futur në ambientet e policisë ndërsa në dorë mban një qese me ushqime dhe në dorën tjetër dokumente. Meta pret daljen në GJKKO për konfirmimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, me 3 akuza të rënda.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e djeshme (21 tetor). Meta u vendos në pranga në orët e para të mesditës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Pas arrestimit të Metës, Gjykata e Posaçme ka caktuar dhe masë sigurie detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi.
TIRANË- Sekretari i Përgjithsëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar sërish ditën e sotme lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.
Blushi shkruan se skenari destabilizues për eliminimin fizik të Metës dje dështoi. Ai thotë në postim në Facebbok, të cilin e ka shoqëruar me video nga arrestimi i Metës, se PL po mbledh informacion për emrat e efektivëve që morën pjesë në ndalimin e kreut të kësaj partie.
Blushi ka komentuar edhe reagimin e sotëm të ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxhës, që sipas tij tregoi qartë se gjithçka ishte e urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.
POSTIMI I PLOTË:
Skenari kriminal destabilizues për eliminimin fizik të Presidentit Ilir Meta dështoi!
Por skuadra terroriste që mori pjesë në rrëmbimin dhe dhunimin fizik të tij do të ndëshkohet pa mëshirë pavarësisht maskave në surrat!
Dhuna e ushtruar, siç provon qartë kjo video, nuk do të tolerohet dhe kurrë nuk do të amnistohet!
Partia e Lirisë është duke mbledhur informacion për emrat e të gjithëve terroristëve që nga dje e kanë personale me çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot.
Me reagimin e sotëm provokues të zarit ordiner të Edi Ramës në krye të Narkoministrisë së Brendshme dhe avokatisë që i bëri skuadriljes terroriste është e qartë se gjithçka ka qenë e urdhëruar nga lart.
Askush nuk do t'i shpëtojë ndëshkimit sipas përgjegjësive që ka patur në këtë akt terrorist!

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës. Në një postim në Facebook, Hoxha fillimisht ka komentuar reagimet e djeshme ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, ku thotë se fjalori i përdorur ka qenë ekstrem.
Ministri ka treguar se për zbatimin e vendimit të Gjykatës u angazhuan efektivë të Forcës Lëvizëse Operacionale, forcë e posaçme e trajnuar dhe specializuar për të ndjekur protokollet standarde sipas rastit, dhe jo punonjës të Rendit, që është një forcë shërbimi ditor.
Sipas tij, këto efektivë u përballën me një persona, që kundërshtoi forcërisht t’i nënshtrohej vendimit të Gjykatës, sapo mori dijeni për të. Ministri i Brendshëm thotë se Policia e Shtetit ka kryer vetëm detyrën dhe u detyrua të përdorte forcën për shkak të kundërshtimit nga Meta dhe fjalorit që kanë përdorur me efektivët.
POSTIMI I PLOTË:
Kam ndjekur me vëmendje dhe respekt opinionet e një sërë analistësh të angazhuar mbrëmë, lidhur me ndalimin e shtetasit Ilir Meta, nga Policia e Shtetit.
Fjalori ka qenë ekstrem për mënyrën sesi u ekzekutua urdhri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ndaj shtetasit në fjalë.
Janë përdorur etiketime të rënda ndaj Policisë dhe janë akuzuar efektivët e saj për faje, që nuk i kanë bërë, dhe reagimi ndaj rezistencës me forcë të personit, që kishin detyrë të ndalonin është nxjerrë jashtë kontekstit të ngjarjes.
Janë hedhur edhe variante alternative për mënyrën se si duhej kryer, ku duhej kryer, e kur duhej kryer ndalimi i shtetasit Ilir Meta, për shkak të asaj çka ai ka përfaqësuar në dekadat e jetës politike shqiptare.
Nuk dua të bëj asnjë polemikë me zotërinjtë dhe zonjat e angazhuara, në ekranet e këtij diskutimi.
Ata kishin mbrëmë, përtej pozicionimeve të njohura, edhe avantazhin e spektatorit në dhënien e gjykimeve, jashtë dinamikës dhe tensionit të ngjarjes.
Por e ndjej për detyrë të shprehem në emër të atyre efektivëve, të cilët nuk e meritojnë trajtimin tejet tendencioz, që iu bë operacionit të tyre.
Për zbatimin e vendimit të Gjykatës u angazhuan efektivë të Forcës Lëvizëse Operacionale, forcë e posaçme e trajnuar dhe specializuar për të ndjekur protokollet standarde sipas rastit, dhe jo punonjës të Rendit, që është një forcë shërbimi ditor.
Ata fatkeqësisht u përballën me një subjekt, që kundërshtoi forcërisht t’i nënshtrohej vendimit të Gjykatës, sapo mori dijeni për të.
Kjo është zanafilla e ngjarjes dhe nga këtu fillon arsyetimi sipas protokollit, që Policia e Shtetit ndjek në ekzekutimin e një vendimi ndalimi.
Me këtë fakt lidhet edhe e gjithë shija, sigurisht jo e mirë e skenës që u krijua.
Nëse shtetasi Ilir Meta nuk do ta kishte kundërshtuar ekzekutimin e vendimit, dinamika e ngjarjes nuk do të kishte prodhuar asgjë tjetër, përveçse kalimin e qetë të tij, nga automjeti privat në automjetin e shoqërimit në Polici.
Nga ana tjetër, askush nuk e thotë dot, që ajo shfaqje e dhunshme kundërshtie, nuk do të kishte qenë e njëjta kudo tjetër, ku do të mund të bëhej ndalimi i tij.
Madje sipas analizës përgatitore të operacionit, në të tjera rrethana, rezultati mund të kishte qenë edhe më problematik për shijen e atyre, që mbrëmë e trajtuan Policinë si autore të një operacioni të dhunshëm.
Por fatkeqësisht dhe çuditërisht, të gjithë ata “harruan”, që vetëm kundërshtimi i saj me dhunë dhe asgjë tjetër, e bëri të pashmangshëm shoqërimin me forcë të shtetasit Ilir Meta. Për pasojë edhe skenën shqetësuese!
Prandaj me keqardhje të sinqertë për pamundësinë e shmangies së shoqërimit të tij me forcë, jam po ashtu i keqardhur, që nuk bie dot dakord me optikën e akuzatorëve të mbrëmshëm të Policisë së Shtetit.
Me fjalorin e tyre ekstrem ndaj efektivëve të saj, jo dhe jo. Kurrën e kurrës.
Dhe në fund, e shoh të nevojshme të nënvizoj një të vërtetë absolute dhe fare banale. Kur Policia e Shtetit, jo në Shqipëri, por kudo në botë, merr një urdhër arresti, nuk ka në dispozicion shumë opsione, por vetëm një: Të ndalojë personin e kërkuar dhe pikë. As mund ta lajmërojë, as mund ta ftojë dhe as mund të koordinojë me të, vendin dhe orën e ndalimit. Të gjitha këto nuk janë thjeshtë të pamundura, por janë vepër penale, që ndëshkohen me burg.
Pra, Policia e Shtetit dje kreu detyrën dhe u detyrua ta kryente duke përdorur forcën, për gjithë sa sqarova më lart, duke iu referuar dinamikës së ngjarjes, jo dëshirës, sesi do të kishte qenë më mirë të ndodhte apo të mos ndodhte.
