E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
• Mediat ndërkombëtare kanë zbardhur detaje të tjera në lidhje me arrestimin e Andrew Tate, 36-vjeçarit që u vu në pranga një natë më parë bashkë me të vëllanë e tij, Tristan. • Gjykata në Bukuresht ka caktuar sot masën e sigurisë dhe vëllezërit i ka lënë në 30 ditë burg, ndërkohë që hetohen për prostitucion dhe pengmarrje. • Tate i rekrutonte gratë në platformat e mediave sociale dhe i joshte ato duke u thënë se ishte dashuruar e do të martohej me to. Por, karta e ‘djalit të dashuruar’ skadonte kur vajzat mbërrinin në Bukuresht. Aty, ato përballeshin me realitetin, që ishte prostitucioni dhe të dy vëllezërit i detyronin të rejat të bënin video pornografike pa dëshirë. Nga këto video, 2 vëllezërit merrnin fitime marramendëse. • Dyshja u zbuluan pasi mes vajzave që kishin marr peng dhe mbanin 24 orë të vëzhguara në vilë, ishte dhe një amerikane. E reja arriti të kontaktonte me të dashurin e saj përmes një celulari që gjeti në shtëpi dhe ishte ai personi që dha alarmin në ambasadën amerikane. Ambasada vuri në lëvizje institucionet që bastisën vilën e vëllezërve Tate një natë më parë dhe i vunë të dy në pranga.
3 artikuj për këtë temë.
RUMANI- Mediat ndërkombëtare kanë zbardhur detaje të tjera në lidhje me arrestimin e Andrw Tate, 36-vjeçarit që u vu në pranga një natë më parë bashkë me të vëllanë e tij, Tristan. Gjykata në Bukuresht ka caktuar sot masën e sigurisë dhe vëllezërit i ka lënë në 30 ditë burg, ndërkohë që hetohen për prostitucion dhe pengmarrje.
Sipas mediave, Tate i rekrutonte gratë në platformat e mediave sociale dhe i joshte ato duke u thënë se ishte dashuruar e do të martohej me to. Por, karta e ‘djalit të dashuruar’ skadonte kur vajzat mbërrinin në Bukuresht. Aty, ato përballeshin me realitetin, që ishte prostitucioni dhe të dy vëllezërit i detyronin të rejat të bënin video pornografike pa dëshirë.
Nga këto video, 2 vëllezërit merrnin fitime marramendëse.
“Abuzimi ishte fizik dhe emocional. Ata nuk u lejuan të dilnin nga shtëpia dhe ata vëzhgoheshin ditë e natë. Ata në thelb mbaheshin nën arrest shtëpiak 24/7 si të burgosur. Atyre iu hoq liria dhe u ndoqën kudo,”- tha një burim gjyqësor rumun për DailyMail.
Dyshja u zbuluan pasi mes vajzave që kishin marr peng dhe mbanin 24 orë të vëzhguara në vilë, ishte dhe një amerikane. E reja arriti të kontaktonte me të dashurin e saj përmes një celulari që gjeti në shtëpi dhe ishte ai personi që dha alarmin në ambasadën amerikane. Ambasada vuri në lëvizje institucionet që bastisën vilën e vëllezërve Tate një natë më parë dhe i vunë të dy në pranga.
RUMANI- Deklaratat e Andrew Tate dhe sherri në internet që nisi dje me Greta Thunberg, duket se kanë pasur një përfundim të keq për influencerin, i cili kërkohej nga autoritetet me akuzën e trafikut seksual. Tate dhe vëllai i tij, Tristan, u arrestuan në Rumani dhe aktualisht po mbahen në një qendër paraburgimi në Bukuresht. Autoritetet dukej se ishin në gjurmët e dy vëllezërve, pasi një video e vetë Tate që tallte Thunberg në Twitter ishte ajo që zbuloi vendndodhjen e tij. Më konkretisht, pica rumune që ai kërkoi të shijonte në një nga videot e tij dhe logoja e saj çoi në zbulimin dhe arrestimin e tij më pas. Influencuesi britanik, i cili ndonjëherë është akuzuar për mizogjini dhe është ndaluar nga disa platforma të mediave sociale, po hetohej nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit (DIICOT).
I would not be at all surprised if the EU and/or the US government strong-armed Romania into arresting Andrew Tate.
— Ben Kew ???? (@ben_kew) December 30, 2022
He is a threat to their worldview and they would have no qualms about throwing him in jail on trumped-up charges. pic.twitter.com/XNDJ3F3h2c
Sipas informacioneve të Daily Mirror, dy vëllezërit kishin shkuar në hetuesi në muajin prill, pasi dy vajza kishin pretenduar se ishin detyruar të kryenin akte seksuale nga Tates, kundër dëshirës së tyre. Mirëpo, të dy u lanë të lirë, pavarësisht se hetimet vazhduan dhe rezultuan me zbulimin dhe arrestimin e tyre mbrëmë. 36-vjeçari Andrew, 34-vjeçari Tristan dhe dy persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, pritet të përballen me akuzat e përdhunimit, trafikut seksual dhe formimit të një grupi të krimit të organizuar.
Sipas prokurorëve rumunë, vëllezërit Tate dhe dy individët drejtuan një grup krimi të organizuar për të rekrutuar dhe shfrytëzuar gra duke i detyruar ato të krijonin përmbajtje pornografike. Ata, nga ana tjetër, fitonin një grumbull të konsiderueshëm parash.
yes, please do enlighten me. email me at [email protected] https://t.co/V8geeVvEvg
— Greta Thunberg (@GretaThunberg) December 28, 2022
Një zëdhënës i Andrew Tate tha për Daily Mirror: Ne nuk mund të japim asnjë detaj në këtë moment në lidhje me raportet se ata janë arrestuar. Andrew dhe Tristan Tate kanë respektin maksimal për autoritetet rumune dhe do të ndihmojnë në çdo mënyrë që munden për të zgjidhur çështjen.
Oksimoroni i çështjes është se ishin veprimet e vetë Andrew Tate ndaj aktivistes popullore Greta Thunberg, që bëri që autoritetet ta gjurmonin atë në Rumani. Më konkretisht, Tate ka shkruar duke iu drejtuar aktivistes suedeze në Twitter: Kam 33 makina, ndërsa në postimin e tij ka përmendur një Bugatti dhe dy Ferrari, duke theksuar se ky është vetëm fillimi.
Thank you for confirming via your email address that you have a small penis @GretaThunberg
— Andrew Tate (@Cobratate) December 28, 2022
The world was curious.
And I do agree you should get a life ❤️ https://t.co/mHmiKHjDGH pic.twitter.com/SMisajQRcf
"Ju lutem më jepni emailin tuaj që të mund t'ju dërgoj listën e plotë të koleksionit të makinave të mia dhe emetimet e tyre të mëdha të gazit,"- shtoi ndikuesi, duke iu drejtuar aktivistit suedez. Ndërsa adoleshentja iu përgjigj: Po, ju lutem më ndriçoni, më dërgoni email në [email protected].
Nga ana tjetër, 36-vjeçari influencues dërgoi në adresën e e-mail pa e ditur se po përgjohej, ndërsa vazhdonte përleshjen me aktivisten, duke e tallur. Gjatë videos, Tate i kërkon një personi jashtë ekranit t'i japë një picë, por i kujton që të mos e riciklojnë kutin në një përpjekje për të tallur Greta Thunberg.
Pas arrestimit, Thunberg nuk e la dot pa tallur Tate, duke shkruar në Twitter: Ja çfarë ndodh kur nuk e ricikloni kutinë e picës!
RUMANI- Andrew Tate është arrestuar nga policia në Rumani me dyshimin për përdhunim, trafikim njerëzor dhe vepra të krimit të organizuar. Policia u fut në shtëpinë e tij luksoze ditën e djeshme dhe pamjet po qarkullojnë në çdo rrjet social.
Personaliteti i mediave sociale, u ndalua për 24 orë së bashku me vëllain e tij Tristan si pjesë e hetimit penal, thanë prokurorët rumunë pas bastisjeve në vilën e tij dhe pronat e tjera pranë Bukureshtit, raporton DailyMail.
Andrew Tate and his brother Tristan have been reportedly arrested by Romanian authorities in human trafficking investigation
— Dexerto (@Dexerto) December 29, 2022
pic.twitter.com/duoUUmcRDE
Prokurorët thanë se vëllezërit janë të dyshuar në një rrjet të dyshuar të krimit të organizuar që shfrytëzonte seksualisht të paktën gjashtë gra, të cilat ishin rekrutuar, strehuar dhe detyruar të kryenin video pornografike për shitje në internet.
Në një deklaratë për shtyp , DIICOT - njësia e policisë, krimit dhe hetimit të Rumanisë, tha se ata kishin bastisur pesë shtëpi pasi kishin marrë urdhër kontrolli.
Kontrollet u ekzekutuan si pjesë e një hetimi në vazhdim për një grup të organizuar kriminal, trafik ndërkombëtar njerëzor dhe përdhunim. Deklarata e policisë nuk përmendi emrat e të dyshuarve në qendër të hetimit, por tha se ata përfshinin dy shtetas britanikë dhe dy shtetas rumunë.
Andrew dhe Tristan Tate janë të dy shtetas të dyfishtë të SHBA dhe Britani. Vëllezërit kanë lindur nga një baba amerikan dhe nënë britanike dhe janë rritur pjesërisht në të dy vendet. Policia tha se dy të dyshuarit britanikë joshën viktimat femra duke përdorur 'metodën e dashurisë', duke deklaruar në mënyrë të rreme dashurinë dhe qëllimin e tyre për t'u martuar me to.

Viktimat më pas u transportuan në ndërtesat në qarkun Ilfov në periferi të Bukureshtit, ku u 'shfrytëzuan seksualisht' dhe u detyruan të performonin në video pornografike për t'u shpërndarë në mediat sociale, thuhet në deklaratën e policisë.
Policët thonë se të dyshuarit përdorën 'dhunë fizike dhe detyrim mendor' për t'i detyruar gratë të përmbushin kërkesat e tyre, duke përfshirë 'kanosjen, mbikëqyrjen e vazhdueshme.