LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestohen 2 policë në Tiranë/ Vidhnin qytetarët te Liqeni, kapnin të rinjtë që pinin hashash, u merrnin 50-she

•Arrestohen dy policë në Tiranë.  •Sajmir Muzikani 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe Serxhio Cani 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash dy personave në zonën e Liqenit Artificial.  •Cani e Muzikanti ndalonin të rinj që pinin hashash te Liqeni, iu vinin pranga dhe pasi i merrnin para i lironin. Ata u merrnin të rinjve që pinin hashash 20 deri në 50 mijë lekë për t’i lënë më pas të lirë. •Ndaj tyre mësohet se janë depozituar 9 padi mirëpo vetëm 2 janë bërë publike. Ata ishin në përgjim për 1 javë nga forcat e policisë. •Me publikimin e rastit në media, Policia e Shtetit doli në një njoftim zyrtar për të bërë të ditur se dy policët janë vënë në pranga.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Publikohet dhe fotoja e Sajmir Muzikantit, efektivit që bashkë me kolegun dhunonte e grabiste qytetarët tek Liqeni

Arrestohen 2 policë në Tiranë/ Vidhnin qytetarët te Liqeni,
Sajmir Muzikanti

TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Sajmir Muzikanti, 39 vjeç, efektiv i Policisë Bashkiake në Tiranë që u vu në pranga sot. Muzikanti akuzohet se bashkë me kolegun e tij, Serxhio Cani, 23 vjeç, punonjës i Patrullës së Përgjithshme grabisnin me dhunë qytetarët në Liqenin Artificial të Tiranës.

Ata vidhnin të rinjtë të cilët konsumonin kanabis, në këmbim që të mos shoqëronin në komisariat. Dy prej qytetarëve, F. V., dhe F. D., u kanë marrë edhe para me forcë. Kanë qenë këta të fundit që kanë bërë kallëzim në komisariat, gjë që mundësoi arrestimin e efektivëve.

3 VITE ME PARE

FOTO- U merrte të rinjve që pinin hashash 50 mijë lekë, ky është punonjësi i patrullës në Tiranë, 22-vjeçari u padit 9 herë

Arrestohen 2 policë në Tiranë/ Vidhnin qytetarët te Liqeni,
Serxhio Cani

TIRANË- Personi në foto është Serxhio Cani, punonjësi i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit numër 1 në Tiranë. Ky person, së bashku me Sajmir Muzikani, 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake, kanë grabitur 3 herë në kryeqytet, kryesisht në zonën e Liqenit Artificial.

Ata të dy u vunë në pranga ditën e sotme e do të përballen me disa akuza.

Dy efektivët, pasi ndalonin të rinjtë, u kërkonin dhe u merrnin shuma parash prej 20, 30 dhe deri në 50 mijë lekë të reja. Gjithashtu mësohet se ka patur 9 kallëzime ndaj tyre.

3 VITE ME PARE

Arrestimi i dy policëve në Tiranë, DETAJET: U merrenin të rinjve që pinin hashash 20 deri në 50 mijë lekë

Arrestohen 2 policë në Tiranë/ Vidhnin qytetarët te Liqeni,
Policia

TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga arrestimi i dy policëve në kryeqytet. Në pranga janë vënë Serxhio Cani, punonjësi i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit numër 1 në Tiranë dhe Sajmir Muzikani, 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake. Këta dy persona, dyshohet se kanë grabitur 3 herë në kryeqytet, kryesisht në zonën e Liqenit Artificial.

Policët, Cani e Muzikanti ndalonin të rinj që pinin hashash te Liqeni, iu vinin pranga dhe pasi i merrnin para i lironin. Ata u merrnin të rinjve që pinin hashash 20 deri në 50 mijë lekë për t’i lënë më pas të lirë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit: S. M., 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe S. C., 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë. Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat. Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm", njoftoi policia. 

3 VITE ME PARE

Grabisnin sende me vlerë në zonën e Liqenit Artificial, arrestohen dy policë në Tiranë (EMRAT)

Arrestohen 2 policë në Tiranë/ Vidhnin qytetarët te Liqeni,
Liqeni

TIRANË- Dy policë janë autorë të vjedhjeve në zonën e Liqenit Artificial në kryeqytet. Muajt e fundit në komisariatin nr. 1 në Tiranë, ishin rritur rastet e grabitjeve të celularëve apo sendeve me vlerë në zonën e Liqenit Artificial, denoncuar nga qytetarë që dilnin për shëtitje.

Nga verifikimet rezultoi se autorë të këtyre grabitjeve ishin 2 policë. Të dyshuarit u mbajtën nën vëzhgim për disa javë dhe mëngjesin e sotëm u vunë në pranga. Si autor i këtyre ngjarjeve u arrestua polici Patrullës së komisariatit nr1. Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç. Sipas forcave të policisë, dy të arrestuarit dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash dy personave.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit: - S. M., 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe S. C., 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë. Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat. Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm.

policet vjedhin qytetaret serxhio cani sajmir muzikanti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet