LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestohet punonjësja e Kuvendit! I mori 340 mijë euro familjes Verracaku, mashtroi shoqen: Do të ndihmoj të marrësh bono thesari

• Prangoset punonjësja e Kuvendit të Shqipërisë e njëkohësisht e përzgjedhura e deputetes socialiste Blerina Gjylameti. • Milena Deraj, 30-vjeçe, është vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi iu ka marrë shuma të mëdha parash, 3 shtetasve duke i mashtruar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor. • Hasan Verracaku, Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku, janë tre personat që Milena Deraj ka mashtruar për t’u zgjidhur çështjen e masakrës së Velipojës. • Me premtimin se do i ndihmonte në gjyq, Deraj u ka marrë të treve shumën prej 340 mijë eurove me pretendimin se do t’i ndihmonte në gjyq dhe do të ndërhynte për të ulur pozitat e tyre. • Ndërkohë, si ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë dhe si e përzgjedhura e Gjylametit ajo ka mashtruar një shoqe të sajën, së cilës i ka marrë shumën prej 230 mijë euro në këmbim të bonove të thesarit. • Kur shoqja e saj e ka kuptuar se ishte mashtruar dhe nuk po merrte bonot në këmbim të parave është paraqitur në polici për të denoncuar rastin. • Ndërkohë që në Polici ka shkuar edhe vetë e arrestuara, pasi pretendn se është kërcënuar nga Verracakët. • Këta të fundit, e provuar nga hetuesit, kanë zbuluar se kërcënimet janë bërë sidomos nga djali Abedin Verracaku, i cili e ka kërcënuar nëpërmjet mesazheve. • Kështu që nga të dëmtuar, janë shpallur në kërkim: Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku dhe Hasan Verracaku (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër. 

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Mashtroi për gjyqin dhe bonot e thesarit! Zyrtarja i mori shoqes nga Delvina 230 mijë euro, më pas bleu banesë

Arrestohet punonjësja e Kuvendit! I mori 340 mijë euro familjes
Milena Deraj

TIRANË- Milena Deraj, 30-vjeçarja e arrestuar pasi ka mashtruar pjestarë të familjes Verracaku se do t’i ndihmonte në një proçes gjyqësor dhe shoqen e saj se do merrte bono thesari në Bankën e Shqipërisë, rezulton të jetë punonjësja e Kuvendit të Shqipërisë.

Deraj, arrit të mashtronte shoqen e saj, biznesmene në Delvinë, 230 mijë euro me qëllim që ta ndihmonte të merrte bono thesari. Me paratë e marra përmes mashtrimit, ajo ka blerë një shtëpi në Tepelenë.

Milena Deraj u ka marrë Hasan Verracaku, Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku, shumën prej 340 mijë eurove me pretendimin se do t’i ndihmonte në gjyq. Ndërkohë, si ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë ajo ka mashtruar shoqen duke i marrë shumën prej 230 mijë euro në këmbim të bonove të thesarit.

Kur shoqja e saj e ka kuptuar se ishte mashtruar dhe nuk po merrte bonot në këmbim të parave është paraqitur në polici për të denoncuar rastin. Nga ana tjetër, në polici është paraqitur edhe Milena Deraj, e cila ka pretenduar se është kërcënuar dhe kanosur nga Verracakët. Këta të fundit, e provuar nga hetuesit, kanë zbuluar se kërcënimet janë bërë sidomos nga djali Abedin Verracaku, i cili i ka shkruar mesazhe kërcënuese.

Më pas, Policia ka shpallur në kërkim Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku dhe Hasan Verracaku (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur Milena Derajn, për kthimin e parave./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Shkaktoi 570 mijë euro ‘dëm’! Deraj me post politik në Kuvendin e Shqipërisë, asistentja e deputetëve të mazhorancës, s'mungojnë pozat në parlament

Arrestohet punonjësja e Kuvendit! I mori 340 mijë euro familjes
Melina Deraj

TIRANË- Burime të sigurta për Dosja.al konfirmojnë se Milena Deraj, 30-vjeçarja e arrestuar pasi mashtroi disa persona se do t’i ndihmonte të merrnin bono thesari në Bankën e Shqipërisë, apo në çështje gjyqësore, kishte post politik në Kuvendin e Shqipërisë.

30-vjeçarja punoi në Kuvend deri në periudhën që ndodhi Covid-19, e më pas u shkëput. E reja, paguhej nga Kuvendi pasi ishte pjesë e një projekti të përbashkët me OSBE-në. Mirëpo, po sipas burimeve të Dosja.al, Deraj, ishte edhe asistente e deputetëve të mazhorancës për Tiranën, pra post politik, që emërohet nga deputeti i qarkut.

Punën përgjatë asaj kohe në Kuvendin e Shqipërisë, e vërtetojnë edhe fotot e publikuara në rrjetet sociale nga vetë Deraj.

Si është e gjithë ngjarja-nga arrestimi e deri tek mashtrimet e kryera nga Deraj:

30-vjeçarja u vu në pranga nga Policia e Tiranës pasi iu ka marrë shuma të mëdha parash, 3 shtetasve (familjarë të saj), duke i mashtruar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor. Hasan Verracaku, Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku, janë tre personat që Milena Deraj ka mashtruar për t’u zgjidhur çështjen e masakrës së Velipojës. Me premtimin se do i ndihmonte në gjyq, Deraj u ka marrë të treve shumën prej 340 mijë eurove me pretendimin se do t’i ndihmonte në gjyq dhe do të ndërhynte për të ulur pozitatat e tyre.

Arrestohet punonjësja e Kuvendit! I mori 340 mijë euro familjes

Ndërkohë, si ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë dhe si këshilltare e Gjylametit ajo ka mashtruar një shoqe të sajën, së cilës i ka marrë shumën prej 230 mijë euro në këmbim të bonove të thesarit. Kur shoqja e saj e ka kuptuar se ishte mashtruar dhe nuk po merrte bonot në këmbim të parave është paraqitur në polici për të denoncuar rastin. Në Polici ka shkuar edhe vetë e arrestuara, pasi pretendon se është kërcënuar nga Verracakët.

Këta të fundit, e provuar nga hetuesit, kanë zbuluar se kërcënimet janë bërë sidomos nga djali Abedin Verracaku, i cili e ka kërcënuar nëpërmjet mesazheve. Kështu që nga të dëmtuar, janë shpallur në kërkim: Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku dhe Hasan Verracaku (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër. 

Arrestohet punonjësja e Kuvendit! I mori 340 mijë euro familjes

3 VITE ME PARE

Arrestimi i këshilltares së Gjylametit! KOHA kur Berisha denonconte Derajn: 'E panjohura' i kërkoi punë Veliajt në Bashki

Arrestohet punonjësja e Kuvendit! I mori 340 mijë euro familjes
Sali Berisha

TIRANË- Mashtrimet e këshilltares së deputetes socialiste në Kuvend, Blerina Gjylametit datojnë vite më parë. Edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi në vitin 2015 për mashtrimin që bëri Milena Deraj dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. 

Në atë kohë, Berisha tha se Veliaj iu shet çdo ditë qytetarëve fallsitete, e një prej tyre ishte dhe bashkëbisedimi me Derajn, e cila hiqej si një nxënëse me të gjitha 10-ta e cila kërkonte një vend pune në bashki. 

'Ai stisi fallsitetin e radhes me nje vajze e cila merr fjalen dhe i kerkon Veliajt te punesohet ne Bashki dhe zemermiri Erion, pasi e pyet nese ajo ishte me 10-ta dhe merr pergjigjen qe priste, e garanton se do ta punesonte. Mirepo mediat kishin gjetur nje foto plot dashamiresi te bere me pare te kesaj te "panjohure" me Veliajn"- shkroi në vitin 2015 Berisha.

DENONCIMI i plotë:

"Mister Fallci" iu shet qytetareve cdo dite nje fallsitet. Sot po i qan hallin nje taksisti te "panjohur"!
Te dashur miq, ministrin e mireqenies personale dhe eksodit, mediat e quajn ndryshe dhe "Mister Fallci" pasi u be i famshem ne Bruksel sepse mashtroi qindra parlamentare dhe zyrtare me email-et e tij ne te cilat ai iu serviri atyre shtantazhin imagjinar te Griseldes si abort te dhunshem, me te cilin qeveria Berisha i grabiti asaj foshnjen me 23 qershor te viti 2013. "Mister Fallci" ne kete fushate u servir qytetareve shqiptare cdo dite nga nje fallsitet te ri.

Keshtu dy dite me pare, ne nje takim me FRESH-iste, ai stisi fallsitetin e radhes me nje vajze e cila merr fjalen dhe i kerkon Veliajt te punesohet ne Bashki dhe zemermiri Erion, pasi e pyet nese ajo ishte me 10-ta dhe merr pergjigjen qe priste, e garanton se do ta punesonte. Mirepo mediat kishin gjetur nje foto plot dashamiresi te bere me pare te kesaj te "panjohure" me Veliajn.

Me gjithe denoncimin ne media te ketij fallciteti teatral, ai dje iu paraqiti qytetareve te Tiranes nje fallcitet tjeter te radhes. Perseri e njejta histori. "Mister Fallci" dje si rastesisht ndalon ne rruge nje taksist dhe ai menjehere nisi e po i qane hallin atij. Por sapo u nda prej tij na doli se taksisti i "panjohur" ishte thjesht kallp apo fallsiteti i dites se Erionit.

Mediat sociale botuan fotografite te meparshme ne nje klub te "Mr Fallcit" me mikun e tij 99-sh apo Mjaftuc, qe tani jua shiste qytetareve si taksist hallexhi e te "panjohur". Natyrisht ai ka te drejte te takoje miqte e tij por jo te mashtroje publikun e ti paraqesi takimet me ta si takime gjasme me qytetare te thjesht te panjohur me te cilet ai bisedon per problemet e tyre sepse kjo eshte fushate e bazuar ne trukimin dhe fallcitetin, pasi tjeter ai nuk mund dhe nuk di te bej.

Ne foton e meposhtme "Mr. Fallci" eshte ulur ne defrim me miqte tij kohe me pare ndersa dje paraqet njerin syresh si taksist te "panjohur", i cili po i qan hallet atij. Kurse me poshte jane fotot e "Mr Fallcit" me studenten e "panjohur". ne takim dhe para takimit!! sb

Çfarë ndodhi sot?

Ditën e sotme, këshilltarja në Kuvend e socialistes Blerina Gjylametit, u vu në pranga pasi arriti të mashtronte Hasan Verracaku, Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku, me pretendimin se do t’u zgjidhte çështjen e masakrës së Velipojës.

Me premtimin se do i ndihmonte në gjyq, Deraj u ka marrë të treve shumën prej 340 mijë eurove me pretendimin se do t’i ndihmonte në gjyq dhe do të ndërhynte për të ulur pozitatat e tyre. Si ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë ajo ka mashtruar një shoqe të sajën, së cilës i ka marrë shumën prej 230 mijë euro në këmbim të bonove të thesarit. Kur shoqja e saj e ka kuptuar se ishte mashtruar dhe nuk po merrte bonot në këmbim të parave është paraqitur në polici për të denoncuar rastin.

Mashtrimet e Derajt duket se nuk morën fund vetëm me një person, por vijoi derisa zhvati edhe shoqen saj. Sigurisht, që Deraj u mbështet edhe tek lidhjet e forta politike që kishte./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Përfitoi gati 600 mijë euro përmes mashtrimit! 30-vjeçarja, 'e përzgjedhura' e Gjylametit në Kuvend, posti "i dha fuqi" për më shumë zhvatje

Arrestohet punonjësja e Kuvendit! I mori 340 mijë euro familjes
Milena Deraj

TIRANË- Milena Deraj, e arrestuar për mashtrimin ndaj disa personave që do t'i ndihmonte në një proces gjyqësor, rezulton me lidhje në Qeveri. Raportohet se 30-vjeçarja punonte në Kuvendin e Shqipërisë, saktësisht asistentja e deputetes socialiste Blerina Gjylameti. 

Fotot e shkrepura në çdo cep të Kuvendit e tregojnë qartë sesa me pasion e ka bërë 30-vjeçarja punën e saj në Kuvend (edhe jashtë saj, duke mashtruar).

Arrestohet punonjësja e Kuvendit! I mori 340 mijë euro familjes

Deraj, duke pasur edhe pushtetin që i jepte pozita e saj, u mori shuma të mëdha parash 3 personave (familjarë të saj), duke i mashtruar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor.

Ekonomistja, ish-punonjësja në Bankës e Shqipërisë e njëkohësisht edhe këshilltarja e Gjylametit arriti të mashtronte Hasan Verracaku, Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku, me pretendimin se do t’u zgjidhte çështjen e masakrës së Velipojës.

Me premtimin se do i ndihmonte në gjyq, Deraj u ka marrë të treve shumën prej 340 mijë eurove me pretendimin se do t’i ndihmonte në gjyq dhe do të ndërhynte për të ulur pozitatat e tyre. Si ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë ajo ka mashtruar një shoqe të sajën, së cilës i ka marrë shumën prej 230 mijë euro në këmbim të bonove të thesarit. Kur shoqja e saj e ka kuptuar se ishte mashtruar dhe nuk po merrte bonot në këmbim të parave është paraqitur në polici për të denoncuar rastin.

Mashtrimet e Derajt duket se nuk morën fund vetëm me një person, por vijoi derisa zhvati edhe shoqen saj. Sigurisht, që Deraj u mbështet edhe tek lidhjet e forta politike që kishte./Dosja.al

3 VITE ME PARE

U zhvati 230 mijë €/ Ekonomistja premtoi se do ndihmonte familjen Verracaku në gjyqin për masakrën e Velipojës në 2021

Arrestohet punonjësja e Kuvendit! I mori 340 mijë euro familjes
Foto ilustruese

TIRANË- Milena Deraj ka rënë në prangat e Policisë së kryeqytetit, pasi ka mashtruar disa persona se do t’i ndihmonte të merrnin bono thesari në Bankën e Shqipërisë, apo në çështje gjyqësore. Ajo arriti të mashtronte shoqen e saj dhe t’i merrte 230 mijë euro me qëllim që ta ndihmonte të merrte bono thesari. "Viktima" e 30-vjeçares është biznesmene në Delvinë; e po ashtu ajo ka mashtruar 3 shtetas (babai dhe dy djemtë), duke iu marrë 340 000 euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.

Arrestimi i ekonomistes Milena Deraj, u mori 230 mijë € Hasan, Abedin e Shyqyri Verracakut, të cilët i kishte premtuar se do i ndihmonte në gjyqin për masakrën e Velipojës në 2021.

Si ndodhi masakra e Velipojës?

Në orët e para të 27 Qershorit 2021, një konflikt për vendosjen e çadrave të plazhit në Velipojë shkaktoi 4 të vrarë dhe 2 të plagosur. Ngjarja ndodhi mes dy fiseve Gocaj dhe Verracaku. Viktimë mbetën vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, kamarieri i hotelit të tyre Myzerim Zeneli dhe Kujtim Verracaku. Ndërsa të plagosur Hasan Verracaku (kushëri i Kujtim Verracakut) dhe Elmilind Dyli. Krimi ndodhi në oborrin e hotelit të familjes Gocaj në Velipojë. Anëtarë të familjes Verracaku bashkë me kushërinjtë e tyre kishin shkuar për t’u sqaruar në lidhje me vendosjen e çadrave në plazh, por të dyja palët debatuan. Debati degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit dhe përplasja solli bilancin e rëndë.

3 VITE ME PARE

EMRI/ U premtoi ndihmë në proces gjyqësor, 30-vjeçarja mashton 3 familjarët, u merr 230 mijë euro

Arrestohet punonjësja e Kuvendit! I mori 340 mijë euro familjes
Policia

TIRANË- Një 30-vjeçare është arrestuar në Tiranë për mashtrim. Milena Deraj ka mashtruar dy vëllezër dhe babain e tyre nga Shkodra, duke u marrë 230 mijë euro me preteksin se do i ndihmonte në një proces gjyqësor. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe dy vëllezërit dhe babai i tyre, pasi kanë tentuar që të bëjnë vetëgjyqësi duke e kanosur Derajn.   

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Finalizohet nga strukturat hetimore të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Last fraud". Iu mori disa herë, shuma të mëdha parash, 3 shtetasve (familjarë), duke i mashtuar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçarja. Nga hetimet e thelluara dokumentohet dhe një rast i marrjes së shumës 230 000 euro nga kjo shtetase, me anë të mashtrimit. Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Last fraud", si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases M. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe H. V. (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër.

Kjo shtetase iu ka marrë në mënyrë të përsëritur, shuma të mëdha parash, shtetasve A. V., Sh. V. dhe H. V., duke i premtuar se do t’i ndihmonte ata në një proces gjyqësor. Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe H. V., pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur shtetasen M. D., për kthimin e parave. Nga veprimet e thelluara hetimore është dokumentuar edhe një rast tjetër mashtrimi i kryer nga shtetasja M. D.,e cila gjatë një viti, i ka marrë në total rreth 230 000 euro, një shtetaseje, duke i premtuar se do t’i investonte paratë në bono thesari. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshmëm Tiranë, për veprime të mëtejshne procedurale.

milena deraj hasan verracaku abedin verracaku shyqyri verracaku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet