LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestohet ‘BOSS’-i i kriptove Faruk Ozer! U kap në plazh në Himarë me 2 shqiptarë

• Turku i shumëkërkuar Faruk Ozer, 28-vjeçari i arratisur me 2 miliardë dollar cash nga Turqia është vënë në pranga. Ozer është arrestuar teksa merrte rreze dielli e puhsonte në Himarë, nën shoqërinë e dy personave të tjerë. Edhe këta të fundit janë arrestuar gjithashtu, një prej të cilëve i identifikuar si Briken Shkëmbi, banues në Tiranë. • Prej muajsh, Ozer fshihej në një banesë në lagjen ‘5 maji’, në qytetin e Elbasanit. Por ditët e fundit të gushtit kishte vendosur t’i shijonte në Jug të Shqipërisë, ku dhe u vu në pranga. • Faruk Ozer u arratis nga Turqia me 2 miliard dollarë cash. Ai akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen me ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë. • Më 20 prill, Ozer ka mbërritur në Shqipëri përmes një bilete që bleu në Air Albania. Më herët është vënë vënë në pranga edhe shqiptari Altjan Canaj që dyshohet se ndihmoi Ozerin të arratisej e fshihej. Nga pamjet e marra nga aeroporti në Rinas, Ozer shihej duke u transportuar nga hoteli në aeroportin ‘Nënë Tereza’, në një tjetër destinacion.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Shijonte pushimet në Palasë me ‘BOSSI’-n e kriptomonedhave, identifikohet shqiptari që u kap me Faruk Ozer

Arrestohet ‘BOSS’-i i kriptove Faruk Ozer! U kap në plazh
Faruk Fatih Ozer

TIRANË- Briken Shkëmbi, 36 vjec, banues në Tiranë është një nga shqiptarët e vënë në pranga bashkë me ‘BOSSI’-n e kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer. Të dy bashkë me një tjetër shqiptar, u vunë në pranga teksa shijonin pushimet në Palasë. Ata kishin vendosur të bënin plazh në fund të këtij muaji gusht, por prej dy javësh ishin vënë nën përgjim nga Policia e Shtetit që kishte rënë në gjurmët e turkut të shumëkërkuar.

Prej muajsh, Ozer ishte strehuar në një banesë me qira në lagjen “5 maji” në Elbasan. Ai lëvizte me një grup prej 6 personash dhe përgjimi i tyre çoi në kapjen e Ozer që do të ekstradohet drejt Turqisë.

Boss-i i kriptomonedhave turke akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen me ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë me 2 miliardë dollarë cash.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Gjysmë i zhveshur në dhomë hoteli, si u kap 'BOSS'-i i kriptomonedhave në Palasë

Arrestohet ‘BOSS’-i i kriptove Faruk Ozer! U kap në plazh
Momenti i arrestimit të Faruk Ozer

TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga arrestimi i 'BOSSI'-t të kriptomonedhave turke që u kap në një hotel në Himarë ku po shijonte pushimet këtë fund gushti. Në pamje shihet vetë Ozer, me disa kilogramë më shumë e me flokë të prera shkurt, teksa efektivët i vënë prangat. Ai është arrestuar gjysmë i zhveshur në një dhomë hoteli. Gjatë prangosjes i janë gjetur para, pasaborta e karta bankare. 

Faruk Ozer është vënë në pranga një vit e gjysmë pas shpalljes së tij në kërkim ndërkombëtar. Boss-i i kriptomonedhave turke akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen me ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë me 2 miliardë dollarë cash.

3 VITE ME PARE

Policia e Shtetit jep detaje për arrestimin e supermashtruesit turk: U kap me dy shqiptarë në dhomë hoteli

Arrestohet ‘BOSS’-i i kriptove Faruk Ozer! U kap në plazh
Foto nga operacioni i arrestimit të Faruk Fatih Ozer

TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Faruk Fatih Ozer, bossin e kriptomonedhave turke që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se bashkë me Ozer, janë vënë në pranga edhe dy shqiptarë, B. Sh., 36 vjeç, banues ne Tiranë dhe E. H., 37 vjeç, banues ne Durrës, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme, për të sqaruar pozitën e tyre procedurale në raport me personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar laptopë, aparate celulare, karta bankash etj.

Njoftimi nga Policia e Shtetit: Vijojnë operacionet për kapjen e personave shumë të kërkuar ndërkombëtarisht. Finalizohet operacioni policor i koduar “Brain”. Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FAST Albania dhe DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Kapet në Himarë, i shumëkërkuari, 28-vjeçari nga Turqia, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe "Mashtrimi me pasoja të rënda”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pas shumë kërkimesh në disa qarqe të vendit, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi shumë të kërkuar nga drejtësia turke, si dhe falë përdorimit të metodave proaktive nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Brain”. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit turk F. O., 28 vjeç. Ky shtetas u kap në Himarë, si rezultat i operacionit policor të koduar “Brain”, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara. Gjykata e Lartë e Stambollit ka lëshuar urdhër arresti në vitin 2021, ndaj 28-vjeçarit, per veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe "Mashtrimi me pasoja të rënda”. Gjatë operacionit, bashkë me shtetasin e shumëkërkuar, u shoqëruan dhe 2 shtetas te tjerë, B. Sh., 36 vjeç, banues ne Tiranë dhe E. H., 37 vjeç, banues ne Durrës, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme, për të sqaruar pozitën e tyre procedurale në raport me personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar laptopë, aparate celulare, karta bankash etj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Faruk Ozer është vënë në pranga një vit e gjysmë pas shpalljes së tij në kërkim ndërkombëtar. Boss-i i kriptomonedhave turke akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen me ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë me 2 miliardë dollarë cash.

3 VITE ME PARE

Arrestimi i supermashtruesit turk, Çuçi: Tolerancë zero për krimin e organizuar!

Arrestohet ‘BOSS’-i i kriptove Faruk Ozer! U kap në plazh
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar për arrestimin e mashtruesit turk, Faruk Fatih Ozer, i cili u kap teksa bënte plazh në Palasë. Në një reagim zyrtar, Çuçi shkruan se arrestimi i të shumëkërkuarit nga Interpoli është një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare.

“Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar!”- thotë Çuçi.

Faruk Ozer është vënë në pranga një vit e gjysmë pas shpalljes së tij në kërkim ndërkombëtar. Boss-i i kriptomonedhave turke akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen me ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë me 2 miliardë dollarë cash.

3 VITE ME PARE

Dy javë në përgjim! Bisedat e mesazhet i ‘fundosën’ Faruk Ozer, lëvizte me një grup prej 6 personash

Arrestohet ‘BOSS’-i i kriptove Faruk Ozer! U kap në plazh
Faruk Fatih Özer

TIRANË- Turku Faruk Fatih Özer është mbajtur nën përgjim për të paktën 2 javë, gjë që ka zbuluar të gjitha lëvizjet e tij bashkë me një grup prej 6 personash. Përgjimet kanë nisur me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit dhe me vendim të Gjykatës së këtij qarku.

Bisedat telefonike e mesazhet e shkëmbyera kanë zbuluar dhe vendndodhjen e saktë të Faruk Ozer. Ditët e fundit të gushtit ai kishte vendosur t’i kalonte duke bërë plazh në Palasë. Ndërkohë që prej muajsh strehohej në një banesë që kishte marrë me qira në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

Boss-i i kriptomonedhave turke akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen me ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë me 2 miliardë dollarë cash.

3 VITE ME PARE

Me flokët e prerë shkurt! Kapja e 'BOSS'-it Faruk Ozer, mediat turke publikojnë foton nga arrestimi në Himarë

Arrestohet ‘BOSS’-i i kriptove Faruk Ozer! U kap në plazh
Faruk fatih özer

TURQI- Mediat turke kanë dhënë detaje në lidhje me arrestimin e ‘bossi’-t të kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer. Në artikull shkruhet se Turqia e ka marrë vesh lajmin e arrestimit të Ozer nga Ministria e Brendshme në Shqipëri, drejtuar nga Bledi Çuçi.

“Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Shqipërisë, Bledar Çuçi, ka njoftuar sot në mëngjes ministrin e Brendshëm Süleyman Soylu se themeluesi i Thodex, i arratisuri Faruk Fatih Özer, i cili ishte në kërkim është arrestuar. Me ‘alarm të kuq’, u kap në Vlorë në Shqipëri dhe identiteti i tij u konfirmua nga rezultatet biometrike”, thuhet në mediat që kanë publikuar dhe foton nga momenti i arrestimit të Ozer.

Arrestohet ‘BOSS’-i i kriptove Faruk Ozer! U kap në plazh
Faruk Ozer në momentin e arrestimit

Faruk Ozer është vënë në pranga një vit e gjysmë pas shpalljes së tij në kërkim ndërkombëtar. Boss-i i kriptomonedhave turke akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen me ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë me 2 miliardë dollarë cash.

3 VITE ME PARE

U shpëtoi 6 operacioneve, turku Ozer u kap nga Fast Albania në resortin në Himarë

Arrestohet ‘BOSS’-i i kriptove Faruk Ozer! U kap në plazh
Faruk Ozer

VLORË- Faruk Ozer, ‘boss’-i turk i kriptomonedhave është kapur në operacionin e shtatë që është organizuar për arrestimin e tij. Paraditen e 30 gushtit, Ozer ndodhej në Himarë, në një resort ku po merrte rreze nën shoqërinë e dy personave të tjerë. Mësohet se operacioni është zhvilluar nga njësia elitë ‘Fast Albania’. Më herët janë zhvilluar gjashtë operacioneve të nisura për arrestimin e tij, të cilat janë dekonspiruar.

Boss-i i kriptomonedhave turke akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen me ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë me 2 miliardë dollarë cash.

Më 20 prill, Ozer ka mbërritur në Shqipëri përmes një bilete që bleu në Air Albania. Më herët është vënë vënë në pranga edhe shqiptari Altjan Canaj që dyshohet se ndihmoi Ozerin të arratisej e fshihej. Nga pamjet e marra nga aeroporti në Rinas, Ozer shihej duke u transportuar nga hoteli në aeroportin ‘Nënë Tereza’, në një tjetër destinacion.

3 VITE ME PARE

U arrestua sot! 'Boss'-i i kriptomonedhave u kap teksa bënte plazh në Vlorë

Arrestohet ‘BOSS’-i i kriptove Faruk Ozer! U kap në plazh
Faruk Fatih Ozer

VLORË- Faruk Fatih Ozer, 'bossi' i shumëkërkuar i kriptomonedhave është kapur në Vlorë, teksa bënte plazh. Mësohet se lokacioni i Ozer është pikasur nga përgjimet. Bisedat e tij telefonike kanë zbuluar se ditët e fundit të muajit gusht, Ozer kishte vendosur t'i kalonte në Jug të Shqipërisë.

Dhë pikërisht sot, 'bossi' i kriptomonedhave është vënë në pranga teksa merrte rreze dielli. Bashkë me të janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë, të cilëve ende nuk u është zbuluar identiteti. 

Faruk Ozer u arratis nga Turqia me 2 miliard dollarë cash. Ai akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen me ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë.

3 VITE ME PARE

Arrestohet Faruk Ozer, ‘bossi’ i kriptomonedhave që kërkohej në të gjithë botën

Arrestohet ‘BOSS’-i i kriptove Faruk Ozer! U kap në plazh
Faruk Ozer

ELBASAN- Faruk Fatih Özer, 'bossi' i shumëkërkuar i kriptomonedhave është arrestuar ditën e sotme. Mësohet se Ozer është kapur në Elbasan, aty ku fshihej në një banesë.

Boss-i i kriptomonedhave turke akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen me ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë.

Më 20 prill, Ozer ka mbërritur në Shqipëri përmes një bilete që bleu në Air Albania. Më herët është vënë vënë në pranga edhe shqiptari Altjan Canaj që dyshohet se ndihmoi Ozerin të arratisej e fshihej.

Nga pamjet e marra nga aeroporti në Rinas, Ozer shihej duke u transportuar nga hoteli në aeroportin ‘Nënë Tereza’, në një tjetër destinacion.

arrestohet faruk ozer arrestimi i faruk ozer

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet