LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestohet ish-pjesëtari i UÇK-së në Tiranë, akuzohet nga Gjykata Speciale për nxjerrje të emrave të dëshmitarëve

 • Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës Dritan Goxhaj është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. • Goxhaj është arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale të Hagës. • Arrestimi i Goxhajt është bërë me pretendimin se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas luftës në Kosovë. Goxhaj ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri. • Avokati i tij ka deklaruar se Goxhaj është arrestuar me urdhër të Serbisë.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së në Tiranë, reagon OVL: Kërkojnë të frikësojnë njerëzit që kundërshtojnë një gjykatë politike

Arrestohet ish-pjesëtari i UÇK-së në Tiranë, akuzohet
Faton Klinaku

TIRANË- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar pas njoftimit për arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale, Dritan Goxhaj. Klinaku shprehet se arrestimi i Goxhajt është bërë për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një “gjykatë politike”.

Në Gjykatën Speciale është penguar drejtësia nga vet ajo, duke i rrjedhur dokumentet e saj, si dhe duke i publikuar “viktimat” e me këtë edhe dëshmitarët. Edhe arrestimi i Dritan Goxhaj, bëhet për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një gjykatë politike”, ka shkruar Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së.

Ish-pjesëtari i UÇK-së në Tiranë, Dritan Goxhaj u arrestua sot në Tiranë nën dyshimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë frikësimin dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.

2 VITE ME PARE

'Mëmëdheu, UÇK-ja dhe Gjykata Speciale'/ Shkrimi për dëshmitarët e Hagës që çoi në qeli ish-luftëtarin e UÇK-së Dritan Goxhaj (EMRA)

Arrestohet ish-pjesëtari i UÇK-së në Tiranë, akuzohet
Dritan Goxhaj

TIRANË- Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës Dritan Goxhaj është arrestuar ditën e sotme në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale të Hagës. Arrestimi i tij është bërë me pretendimin se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas luftës në Kosovë. Në janar të këtij viti ai publikoi një shkrim me titull “Mëmëdheu, UÇK-ja dhe gjykata speciale” ku ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve që mbahen të fshehtë nga Gjykata Speciale, përfshirë këtu edhe këshilltaren e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu Nazile Balën. 

“Dëshmitari i tretë, edhe ky i mbrojtur dhe i fshehur, quhet Nazlie Balaj”, pretendon ish-oficeri i UÇK-së. 

Më tej ai shkruan se Balaj është e afërme e njërit prej viktimave për të cilin është dënuar nga Gjykata Speciale ish-eprori i UÇK-s, Salih Mustafa. 

“Kjo është këshilltare e Ministres së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës. Përveç faktit që është e afërme e viktimës, askush nuk i bie dot në fije se si ka mundur kjo të jetë dëshmitare për një ngjarje të cilën ajo vetëm e ka dëgjuar”, vazhdon ai.

Shkrimi është publikuar në atë kohë nga disa media të Kosovës. 

SHKRIMI I PLOTË: 

MËMËDHEU, UҪK-JA DHE GJYKATA SPECIALE

Gjithë jetën e tij, shqiptari është përpjekur me pushkë e penë për Shqipërinë.

Gjithë jeta e tij ka qënë Mëmëdheu dhe Pushka.

Është vrarë shqiptari për Mëmëdhenë.

Ndërsa tashti Mëmëdheun ja kanë shitur sërish si dikur; por nuk mjafton vetëm kaq, tashti kanë filluar edhe t’ia baltosin Pushkën.

Viti që sapo lamë pas, shënoi fillimin e një kalvari të gjatë të baltosjes së Pushkës së shqiptarit.

Viti që sapo lamë, shënoi dënimin e Pushkatarit (Luftëtarit) të Mëmëdheut, gjoja në emër të Mëmëdheut.

Dënimi që Gjykata Speciale i dha vitin e shkuar njërit prej pjesëtarëve të UҪK-së, luftëtarit Sali Mustafa, më solli nrdër mend strofën e poezisë së Ali Asllanit:

“Ҫ’do të thotë Patriot?” –

Ç’do të thotë patriot

sot për sot në Shqipëri?

Një tuf’ ah e një tuf lotë,

një njeri i pa njeri!

Dhe vërtet, ai dënim prej 26 vitesh burg, edhe më shumë seç i dënonte Sërbia shqiptarët që luftonin për çlirimin e atdheut kundër forcave të saj pushtuese, përveç tufës së lotëve dhe psherëtimave që lëshon shpirti, jo vetëm për luftëtarin por në përgjithësi për UҪK-në, tregoi se ajo ka mbetur: “një njeri i pa njeri”.

Edhe pse shumicë “ideologëve” të sotëm po thonë se, kur dënohet një luftëtar i UҪK-së, nuk do të thotë se akuzohet UҪK-ja, për të na mbushur mendjen se janë të ndara nga njëra tjetra, luftëtari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Kur luftëtari dënohet mbi idenë e përgjegjësisë komanduese, kur ai akuzohet për “Ndërrmarrje kriminale/ grup kriminal”, atëherë automatikisht është evokuar organizimi në të cilin ai ka marrë pjesë.

Shkrimtari i njohur Ernesto Sabato ka shkruar – “ Ka kriza ideoligjish, por asnjëherë s’ka për të patur kriza idealesh”.

Dhe vërtet tashmë janë vënë në balancë ideologjitë, të cilat janë në krizë me idealin. Ideali është Atdheu, UҪK-ja është pushka që çliroi Atdheun dhe, si e tillë, përfaqëson idealin. Ndaj duhet të dalim mbi ideologjitë dhe të rrekemi pas idealit.

Duhet me çdo kusht ta mbrojmë idealin, jo vetëm gojarisht dhe mediatikisht, por edhe fizikisht, në rast se e kërkon situata.

Dhe, tashti situata e kërkon që të mbrojmë idealin dhe UҪK-në duke sulmuar moralisht jo vetëm Prokurorinë Speciale dhe Gjykatën Speciale të posaçme kundër UҪK-së, por edhe duke ekspozuar të gjithë ata gjoja dëshmitarë në favor të kësaj prokurorie, e sidomos ata që janë të fshehur, e të mbrojtur.

Dhe në këtë vazhdë unë kam vendosur sot të ekspozoj emrat e këtyre biçim dëshmitarësh.

I pari quhet Halim Berisha. Ish pjesëtar i UҪK-së me detyrë ushtar i thjeshtë në Br.153 të Zonës Operative të Llapit (ZOLL), por që Prokuroria e paraqiti si zv/komandant të Policisë Ushtarake të asaj Brigade. Gjatë dëshmisë së tij ky biçim luftëtari, pasi deklaroi se ishte ky që e kishte ndaluar viktimën, pretendoi se e kishte dorëzuar në vendqendrimin e njësisë që drejtohej nga Sali Mustafa.

Por ndërkohë, në asnjë fjalë të dëshmisë së tij, ky dhe Prokuroria nuk elaboruan se kush ja kish dhënë urdhrin Halim Berishës për të arrestuar dhe për të transportuar e dorëzuar viktimin në pikën e qëndrimit të BIA (Bahri,Ilir,Agron), njësi guerile e ZOLL-it.

Por, për të gjithë këtë maskaradë Prokuria ka vendosur që ta mbajë si dëshmitar të mbrojtur e të fshehur, duke e larguar Halim Berishën nga Kosova për në Francë.

Halim Berisha, një faqezi që, për një palë letra azili, shet idealin.

Dëshmitari i dytë, edhe ky i fshehur e i mbrojtur, quhet Driton Babiqi, një narkoman si para, ashtue edhe gjatë dhe pas lufte. Edhe ky është një nga ata dëshmitarë të sajuar të Prokurorisë Speciale, i cili, ushtarët e UҪK-së i ka parë vetëm ditën e çlirimit, pasi kurrë nuk ka qënë i ndaluar nga UҪK-ja. Edhe këtë “dëshmitar”, për një palë letra azilanti, Prokuroria e përdori nën një dëshmi të sajuar dhe tashmë e ka vendosur në Danimarkë.

Aq shumë është kujdesur Prokuria Speciale e Kosovës për këta të dy, sa ka arritur gjer aty sa të ndikojë nëpëmjet lidhjeve të saj politike, që kanali televiziv Top Chanel, këtu në Tiranë, në Shqipëri, para disa kohësh organizoi një reportazh gjoja mbi Gjykatën Speciale dhe në këtë reportazh, midis të tjerave, thotë se “edhe dy dëshmitarët e mbrojtur e të fshehur të Prokurorisë në çështje kundër Sali Mustafës kanë vdekur”. Por ja që realisht u mësua se të dy këta dëshmitarë të lart përmendur janë shëndoshë e mire, si kokrra e mollës.

Dëshmitari i tretë, edhe ky i mbrojtur dhe i fshehur, quhet Nazlie Balaj.

Kjo është këshilltare e Ministres së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës. Përveç faktit që është e afërme e viktimës, askush nuk i bie dot në fije se si ka mundur kjo të jetë dëshmitare për një ngjarje të cilën ajo vetëm e ka dëgjuar. Edhe kjo njësoj si Babiqi, UҪK-në e ka parë vetëm kur ka mbaruar lufta, por për Prokurorinë kjo nuk ka rëndësi, rëndësi ka të lexosh atë që të jep Prokuria për ta lexuar para Gjykatës.

Dëshmitari i katërt, edhe ky i mbrojtur dhe i fshehtë, quhet Rrahim Gashi, një ish bashkpunëtor i policië sërbe dhe tashti në azil, në Francë, nën mbrojtjen e Gjykatës Speciale.

Dëshmitari i pestë quhet Hamdi Gërvalla, edhe ky dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale. Një ish i burgosur politik, nga ata të hershmit, kur akoma nuk ishin krijuar LPK e LKҪK e as LDK. I vetmi person i ndaluar nga UҪK-ja me akuzën: për shpërdorim e keqpërdorim të fondeve humanitare gjatë pushtimit.

Dy dëshmitarë të tjerë të mbrojtur e të fshehur janë pjesëtarë të familjes së viktimës, dhe për këtë arsye atyre nuk po jua vë emrin këtu, pasi mund të merret me mend gjëndja e tyre psiqike dhe emocionale për familjarin e tyre. E në këtë derexhe mund të manipulohesh shumë kollaj për të thënë çfarë kanë dëshirë ata që dirigjojnë këtë proces.

Ndërsa disa dëshmitarë të tjerë, që ishin transparent fizikisht në këtë proces, nuk ishin aq transparentë edhe moralisht dhe juridikisht. E them këtë, pasi ata duhej të mbanin përgjegjësinë e detyrës, të cilën e kanë mbajtur në atë kohë, dhe t’i dilnin për zot detyrës dhe veprimeve të tyre të fshehta, e mos të bënin folklorizime në këtë Gjykatë, duke u munduar t’i ikin përgjegjësive si i mbyturi që kapet për fije të flokut.

Më e pakta do të duhej që t’i kërkonin falje bashkluftëtarit të tyre, që kanë marrë pjesë nëpër intervista të fshehta me Prokurorinë prej vitit 2008 e këtej. Por kjo tregoi se këta, ose nuk kanë pasur ndonjë farë ideali, ose e kanë humbur atë rrugës, duke e zëvendësuar me egon e tyre të sëmurë.

Ashtu siç edhe shihet nga lloji i dëshmitarëve, që kjo Prokurori ka përdorur, vërehet se i gjithë ky proces është ngritur mbi dëshmi të rreme, por që Gjykata, në emër të Mëmëdheut i ka konsideruar të vërteta.

Dhe, mbi këto lloj dëshmishë e këta lloj dëshmitarësh Gjykata dhe Prokuroria Speciale Ndërkombëtare e Kosovës po na e përbaltin pushkën, Ushtrinë Ҫlirimtare të Kosovës.

Tash na ka mbetur vetëm Atdheu – Kosova. Por, siç duket, edhe atë po na e marrin, pasi na akuzojnë e dënojnë në emër të saj.

2 VITE ME PARE

Arrestimi i ish-anëtarit të UÇK, Prokuroria e Tiranës: Ekzekutuam letërporosinë e Kosovës, ka penguar zyrtarët në kryerjen e detyrave

Arrestohet ish-pjesëtari i UÇK-së në Tiranë, akuzohet
Prokuroria e Tiranës

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nxjerr njoftimin për arrestimin e ish-pjesëtarin e UÇK-së Dritan Goxhaj ditën e sotme. Në njoftim theksohet se ata kanë ekzekutuar letërporosinë nga Gjykata e Kosovës. Po ashtu thuhet se Goxhaj akuzohet për veprat penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Njoftimi i Prokurorisë:

"Sot më datë 31.07.2023, në kuadër të “Kërkesës se Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës”, u realizua ekzekutimi i letërporosisë për dhënien e ndihmës juridike Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, për llogari  të procedimit penal në ngarkim të shtetasit D.G., për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës. Është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëgues “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj shtetasit D. G., me qëllim ekstradimin, si dhe është ushtruar kontroll në vendin e banimit të tij.

Këto veprime procedurale janë kryer në përmbushje të dhënies së ndihmës juridike, për shkak se Gjykatësi i Vetëm kishte lëshuar fletëarrestin dhe urdhëroi transferimin e tij në paraburgimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Mbretërinë e Vendeve të Uleta (‘shteti prites’). Gjithashtu, Gjykatesi i Vetem autorizoi kontrollimin e z. D.G., të vendit të arrestimit dhe të vendit të banimit te tij, si edhe sekuestrimin  e materialeve gjate kontrollimit të tyre (‘Urdhri për Autorizimin e Kontrollimit dhe Sekuestrimit’). Gjykatësi i Vetem ka konstatuar se ekziston dyshim i bazuar se shtetasi D.G., mban përgjëgjesi penale për vepra penale që përfshihen në juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, konkretisht për frikësim gjate procedurës penale dhe pengim të personave zyrtare në kryerjen e detyrave zyrtare, përkatësisht në bazë të nenit 387 dhe nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019 (Ligji nr. 06/L-074), sikurse përcaktohet në nenin 15(2) te Ligjit. Në vijim do të realizohet procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi për në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

2 VITE ME PARE

Arrestimi në Tiranë i ish-anëtarit të UÇK-së, flet avokati: Është dora e zgjatur e Serbisë, duan t’i çojnë në giotinë

Arrestohet ish-pjesëtari i UÇK-së në Tiranë, akuzohet
Bashkim Nikolla

TIRANË- Avokati i Dritan Goxhajt, Bashkim Nikolla ka deklaruar se arrestimi i ish-anëtarit të UÇK-së dyshohet se është bërë me urdhër nga Serbia. Në një intervistë për News 24, Nikolla ka deklaruar se Serbia po kërkon të çojë ushtarakët e Kosovës në ‘gijotinën’ e quajtur Tribunali i Hagës.

“Në këtë përfundim, konstatoj duar të zgjatura të Serbisë për t’i çuar luftëtarët e UÇK në giotinë. Më tej do të shikojmë kërkesa për ekstradim. Nuk është një procedurë që bëhet menjëherë. E vërteta sado të zhytet, nuk mundet, Dritani di të durojë sepse ka duruar edhe makinerinë e plumbave serbe”, tha ai.

2 VITE ME PARE

Nxorri emrat e dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, Policia nxjerr njoftimin për Dritan Goxhajn

Arrestohet ish-pjesëtari i UÇK-së në Tiranë, akuzohet
Foto ilustruese

TIRANË- Dritan Goxhaj është vënë në pranga nga policia e Tiranës për t’u ekstraduar në Hagë. Pas prangosjes së tij, Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me prangosjen e tij. Sipas Policisë, Gjykata Speciale e Hagës dërgoi një urdhërarrest për ish anëtarin e UÇK-së, ndërsa vendos kontroll në banesën e tij.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ekzekutimin e vendimit të datës 20.07.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit D. G., si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit D. G., 45 vjec, lindur në Fier dhe banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

2 VITE ME PARE

Dyshohet se ka publikuar emrat e dëshmitarëve/ Arrestohet në Tiranë ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj me urdhër të Gjykatës Speciale

Arrestohet ish-pjesëtari i UÇK-së në Tiranë, akuzohet
Dritan Goxhaj

TIRANË- Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës Dritan Goxhaj është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se Goxhaj është arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale të Hagës.

Arrestimi i Goxhajt është bërë me pretendimin se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas luftës në Kosovë. Ndalimi i Goxhaj dyshohet se është kryer me urdhër të Serbisë. Goxhaj ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.

Kush është Goxhaj?

Dritan Goxhaj ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë gjatë vitit 1999. Ai i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.

dritan goxhaj arrestohet dritan goxhaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet