LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestohet ‘macja’ në Kolumbi, në një nga vilat gjendet dhe shqiptari! Lideri i kartelit 'Nueva Generacion’ ishte furnizuesi i Sinaloas

• Trafikanti ekuadorian i drogës Emiliano Sanchez Farfan i njohur me nofkën 'Macja Farfan' është arrestuar nga autoritetet kolumbiane me qëllim ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat vendase raportojnë se arrestimi i tij është bërë në Narino të Kolumbisë në bashkëpunim me autoritetet ekuadoriane. • Farfan, lideri i kartelit të njohur si 'Nueva Generacion Ekuador', akuzohet se është një nga furnizuesit kryesorë të kokainës për kartelin Sinaloa, të cilit ai i dërgon ‘mallin’ nga Guayakili. • Policia lokale njofton se pas arrestimit të ‘maces Farfan’, ka bastisur dhe vilat e tij dhe në njërën prej tyre ka gjetur e arrestuar një të ri nga Fieri, Artur Rrapaj 37 vjeç. Rrapaj është arrestuar gjatë bastisjes së tre banesave në provincën bregdetare të Guayas dhe një në provincën veriore të Andeve të Imbabura. • Rrapaj dyshohet se është pjesë e kartelit 'Nueva Generacion Ekuador' që drejtohej nga Farfan. Në banesën ku është kapur 37- vjeçari janë sekuestruar 319 mijë dollarë, telefona satelitorë dhe pajisje GPS, ndërsa në Imbabura është bastisur një kala me dyer të blinduara ku u gjetën katër kasaforta me 90 mijë dollarë. 37-vjeçari nga Fieri ka precedentë penale edhe në Shqipëri.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

DETAJE-FOTO/ Shqiptari me pasaportë të skaduar! Kush është Artur Rrapaj që u kap me narkotrafikantin e shumëkërkuar në Kolumbi, iu gjetën GPS dhe celularë

Arrestohet ‘macja’ në Kolumbi, në një nga vilat
Artur Rrapaj,

KOLUMBI- Fotot që po shikoni janë publikuar nga autoritetet kolumbiane dhe tregojnë detaje në lidhje me arrestimin e shqiptarit Artur Rrapaj, i cili u kap në një nga vilat e narkotrafikantit më të shumëkërkuar në Ekuador, Emiliano Sanchez Farfano i cili ndryshe njihej me nofkën 'Macja'.

Rrapaj ka lindur më 15 mard në vitin 1986, në Fier. Pasaporta e tij është lëshuar në vitin 2010 dhe sipas rregullit që duhet rinovuar çdo 10 vite, ajo ka skaduar. 

Rrapajt iu gjetën dhe pajisje GPS e aparatë celularë. Megaoperacioni u zhvillua sot për kapjen e Farfan dhe arrestimi i shqiptarit ishte diçka rastësore. 

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Momenti kur policia kolumbiane bastis vilën me kokë tigri dhe gjen shqiptarin, Artur Rrapaj del me pranga në duar e veshur me bluzë të zezë

Arrestohet ‘macja’ në Kolumbi, në një nga vilat
Arrestimi i Artur Rrapaj në Kolumbi

KOLUMBI- Autoritetet policore Kolumbiane të pajisura me armë në duar duke vrapuar drejt banesave në provincat Kolumbiane ku u arrestua shqiptari 37- vjeçar Artur Rrapaj nga Fieri, këto janë pamjet që vijnë nga mega-operacioni i zhvilluar sot në Kolumbi ku u vu në pranga dhe trafikanti i shumëkërkuar Wilmer Sanchez Farfan. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, policia kolumbiane nis aksionin duke hyrë nga dera me kangjella ngjyrë kafe të larta, oborri me pishinë e murale me simbolin e tigrit ishte kjo banesa ku u gjet shqiptari Artur Rrapaj pjesë e kartelit 'Nueva Generacion Ekuador' që drejtohej nga Sanchez, trafikanti më i madh i Ekuadorit që kërkohej nga SHBA-ja. Policia ka mësyrë duke shkatërruar dyert e banesës, ndërsa në fund shfaqen pamjet e arrestimit të 'maces' siç njihet ndryshe me nofkën trafikanti ekuadorian i cili furnizonte me drogë edhe grupin e famshëm 'Sinaloa'. Në fund të videos shihet edhe shqiptari i veshur me xhaketë të zezë dhe duart në xhepa. 


Arrestimi i Artur Rrapaj

Artur Rrapaj 37 vjeç nga Fieri është arrestuar sot në Kolumbi në kuadër të një megaoperacioni të zhvilluar nga autoritetet kolumbiane në bashkëpunim me ato Ekuadoriale, për arrestimin e një prej trafiknatëve më të mëdhenj të Ekuadorit, ëilmer Emiliano Sanchez Farfano i cili ndryshe njihej me nofkën 'Macja'. Mediat vendase raportojnë se Rrapaj është arrestuar gjatë bastisjes së tre banesave në provincën bregdetare të Guayas dhe një në provincën veriore të Andeve të Imbabura. Rrapaj dyshohet se është pjesë e kartelit të vetëquajtur 'Nueva Generacion Ekuador' që drejtohej nga trafikanti i shumëkërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ëilmer Sanchez Farfan. Në banesën ku është kapur 37- vjeçari janë sekuestruar 319 mijë dollarë, telefona satelitorë dhe pajisje GPS, ndërsa në Imbabura është bastisur një kala me dyer të blinduara ku u gjetën katër kasaforta me 90 mijë dollarë. 37-vjeçari nga Fieri ka precedentë penale edhe në Shqipëri. Zëvendës Komandanti i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Ekuadorit, Manuel Iníguez doli sot në një konferencë për shtyp lidhur me operacionin e zhvilluar ditën e sotme ku deklaroi se trafikanti Sanchez ishte arrestuar në fillim në vitin 2013 dhe kaloi kohë në burg derisa u lirua përsëri.

3 VITE ME PARE

EMRI-FOTO/ Arrestohet shqiptari në Kolumbi! U gjet në shtëpinë e ‘maces’ së kartelit Sinaloa (Mega-Operacioni)

Arrestohet ‘macja’ në Kolumbi, në një nga vilat
Emiliano Sanchez Farfan

EKUADOR- Artur Rrapaj 37 vjeç nga Fieri është arrestuar sot në Kolumbi në kuadër të një megaoperacioni të zhvilluar nga autoritetet kolumbiane në bashkëpunim me ato Ekuadoriale, për arrestimin e një prej trafiknatëve më të mëdhenj të Ekuadorit, Wilmer Emiliano Sanchez Farfano i cili ndryshe njihej me nofkën 'Macja'. Mediat vendase raportojnë se Rrapaj është arrestuar gjatë bastisjes së tre banesave në provincën bregdetare të Guayas dhe një në provincën veriore të Andeve të Imbabura. Rrapaj dyshohet se është pjesë e kartelit të vetëquajtur 'Nueva Generacion Ekuador' që drejtohej nga trafikanti i shumëkërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Wilmer Sanchez Farfan. Në banesën ku është kapur 37- vjeçari janë sekuestruar 319 mijë dollarë, telefona satelitorë dhe pajisje GPS, ndërsa në Imbabura është bastisur një kala me dyer të blinduara ku u gjetën katër kasaforta me 90 mijë dollarë. 37-vjeçari nga Fieri ka precedentë penale edhe në Shqipëri.

Zëvendës Komandanti i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Ekuadorit, Manuel Iníguez doli sot në një konferencë për shtyp lidhur me operacionin e zhvilluar ditën e sotme ku deklaroi se trafikanti ishte arrestuar në fillim në vitin 2013 dhe kaloi kohë në burg derisa u lirua përsëri.

Kush është Wilmer Emiliano Sanchez Farfan? 

Farfan, lideri i dyshuar i kartelit të vetëquajtur 'Nueva Generacion Ekuador', akuzohet se është një nga furnizuesit kryesorë të kokainës për kartelin Sinaloa, të cilit ai i dërgon mallin nga streha e tij në Guayakuil. Më 10 shkurt 2022, Departamenti i Thesarit i SHBA-së njoftoi sanksione ekonomike kundër Farfan dhe meksikanit Miguel Angel Valdez Ruiz, të lidhur me kartelet Sinaloa dhe Jalisco Nueva Generación (CJNG), për kontributin material në aktivitetet e paligjshme të këtyre dy organizatave, futja e kokainës në vendin e Amerikës së Veriut. Vitin e kaluar, qeveria amerikane e quajti Farfanin një nga trafikantët më të rëndësishëm të drogës në botë sot dhe gjithashtu e akuzoi atë se kishte dërguar përfaqësues të organizatës së tij në Meksikë për të krijuar një marrëdhënie pune me Kartelin Jalisco Nueva Generacion. Ai është përgjegjës për disa nga masakrat e burgjeve të ndodhura në Ekuador në vitet e fundit dhe që kanë lënë të vrarë më shumë se 450 të burgosur që nga viti 2020 dhe për disa vrasje në rrugë publike.

Në Ekuador, më shumë se 400 ton drogë janë kapur në dy vitet e fundit, gjë që e vendos atë si vendin e tretë me më shumë konfiskime, vetëm pas Kolumbisë dhe Shteteve të Bashkuara. I njëjti dokument vendosi portin e Guayaquil, kryeqyteti i provincës Guayas, si një nga trampolina kryesore në Amerikën e Jugut për kokainën që arrinte në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. 

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Arrestimi i trafikantit më të madh të drogës në Ekuador, autoritetet: 'Gato' është përgjegjës edhe për masakrën e burgjeve ku vdiqën 450 persona

Arrestohet ‘macja’ në Kolumbi, në një nga vilat
Emiliano sanchez farfan

KOLUMBI- Ministri i Brendshëm Juan Zapata ka dalë me një konferencë për shtyp për të njoftuar detaje lidhur me arrestimin e një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në Ekuador, paraditen e sotme në Kolumbi. Mediat e huaja raportojnë se arrestimi i Wilmer Emiliano Sanchez Farfan i njohur ndyrshe me nofkën 'Macja Farfan' apo 'Jerry' është bërë në qytetin kufitar kolumbian, Pasto. Sanchez akuzohet se ka trafikuar drogë nga SHBA-ja drejt Evropës, ku është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe pritet të ekstradohet drejt Shteteve të Bashkuara ku edhe do të vuajë dënimin. 

Ministri i Brendshëm, Juan Zapata deklaroi se i arrestuari ishte një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në nivel ndërkombëtar dhe objektivi i vlerës dhe rëndësisë më të lartë për shtetin ekuadorian, një udhëheqës i kartelit të vetëquajtur 'Nueva Generación Ecuador'.

Arrestimi u arrit pas 18 muajsh hetime, në një operacion të përbashkët mes policisë kolumbiane dhe ekuadoriane të quajtur "Ceres" për të ekzekutuar një urdhër arresti për qëllime ekstradimi të kërkuar nga Gjykata e Qarkut Jugor të Kalifornisë (Shtetet e Bashkuara).

Zapata shpjegoi se ekstradimi në Shtetet e Bashkuara do të kryhet nga Kolumbia, pasi ky vend ka këtë figurë ligjore, ndryshe nga Ekuadori, i cili ndalon ekstradimin e ekuadorianëve të kërkuar për çdo krim. Pikërisht, në referendumin e mbajtur të dielën e kaluar në Ekuador, një nga pyetjet e ngritura nga Qeveria për modifikimin e Kushtetutës për çështjet e sigurisë ishte lejimi i ekstradimit të qytetarëve që kërkohen për krim të organizuar.

Megjithatë, Ekzekutivi ekuadorian humbi konsultimin popullor duke fituar “Jo” në tetë pyetjet e parashtruara, përfshirë atë të ekstradimit, e cila ishte ajo me votën më të afërt, me 51.65% krahasuar me 48.35% të “Po”.

Ministri i Brendshëm deklaroi se "Gato Farfán" "koordinoi dërgimin e drogës në Shtetet e Bashkuara përmes modaliteteve të ndryshme përmes porteve kryesore të Ekuadorit dhe Meksikës, në bashkëpunim me kartelet Sinaloa dhe Jalisco Nueva Generación".

Gjithashtu, ai pohoi se i arrestuari është përgjegjës për disa nga masakrat e burgjeve të ndodhura në Ekuador në vitet e fundit dhe që kanë lënë të vrarë më shumë se 450 të burgosur që nga viti 2020 dhe për disa vrasje në rrugë publike. Nga ana e tij, Zëvendës Komandanti i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Ekuadorit, Manuel Iñíguez, vuri në dukje se "Gato Farfán" ishte arrestuar në fillim në vitin 2013 dhe kaloi kohë në burg derisa u lirua përsëri.

3 VITE ME PARE

Kërkohej nga SHBA-ja/ Kapet në Kolumbi trafikanti ekuadorian i drogës i njohur si 'MACJA', furnizonte kartelin e famshëm 'Sinaloa'

Arrestohet ‘macja’ në Kolumbi, në një nga vilat
ëilder Emiliano Sanchez farfan

SPANJË- Trafikanti ekuadorian i drogës Emiliano Sanchez Farfan i njohur me nofkën 'Macja Farfan' është arrestuar nga autoritetet kolumbiane me qëllim ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat vendase raportojnë se arrestimi i tij është bërë në Narino të Kolumbisë në bashkëpunim me autoritetet ekuadoriane. 

Farfan, lideri i dyshuar i kartelit të vetëquajtur 'Nueva Generacion Ekuador', akuzohet se është një nga furnizuesit kryesorë të kokainës për kartelin Sinaloa, të cilit ai i dërgon mallin nga selia e tij në Guayakuil. Më 10 shkurt 2022, Departamenti i Thesarit i SHBA-së njoftoi sanksione ekonomike kundër Farfan dhe meksikanit Miguel Angel Valdez Ruiz, të lidhur me kartelet Sinaloa dhe Jalisco Nueva Generación (CJNG), për kontributin material në aktivitetet e paligjshme të këtyre dy organizatave, futja e kokainës në vendin e Amerikës së Veriut.

Vitin e kaluar, qeveria amerikane e quajti Farfanin një nga trafikantët më të rëndësishëm të drogës në botë sot dhe gjithashtu e akuzoi atë se kishte dërguar përfaqësues të organizatës së tij në Meksikë për të krijuar një marrëdhënie pune me Kartelin Jalisco Nueva Generacion. 

“Gato Farfan” konsiderohet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në rajon. Në fakt, qeveria amerikane e përshkroi ëilder Sánchez si një nga trafikantët më të rëndësishëm të drogës në botë sot.

Sanchez Farfan është një i arratisur nga drejtësia amerikane dhe është përballur me akuza në atë vend që nga viti 2019. Sanksionet e nxjerra nga Thesari nënkuptojnë se të gjitha pronat e të prekurve në territorin amerikan bllokohen dhe shtetasve amerikanë u ndalohet të kryejnë transaksione tregtare me ta . Policia Kombëtare do të japë së shpejti një konferencë për shtyp me më shumë detaje të kapjes së tij.

emiliano sanchez farfan artur rrapaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet