LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestohet me drogë Valdrin Sahiti? Mediat e Kosovës: U kap në Turqi, përdori pasaportën diplomatike. Stilisti: Jam në Dubai

• Ditën e sotme stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti sipas medias Klan kosova është vënë në pranga nga autoritetet turke pasi është kapur me drogë. Sipas burimeve të Klankosova policia Turke ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika e Kosovës. • Gjithashtu, Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, por pas dyshimeve të policisë turke ai është kontrolluar dhe i është gjetur drogë • Stilisti u pajis me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish-Ministres së Jashtme të Kosovës, Melisa Haradinaj. Dhënia e pasaportës diplomatike stilistit të njohur hapi shumë diskutime në qershor të vitit 2022, ku dyshohet se kjo është bërë në mënyrë të paligjshme. •Mediat kosovare njoftuan se stilisti u arrestua në Turqi, por vetë Sahiti ka njoftuar se ndodhet në Dubai. Mediat turke nuk ka në akoma asnjë lajm në lidhje me arrestimin e stilistit të njohur.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

U arrestua Valdrin Sahiti? Flet avokati i tij: Ai ndodhet në Dubai, asgjë nuk është e vërtetë

Arrestohet me drogë Valdrin Sahiti? Mediat e Kosovës: U kap në
Valdrin Sahiti

KOSOVË- Sot u raportua se stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti ishte arrestuar në Turqi, pasi iu gjend një sasi droge. Këto akuza i ka hedhur poshtë avokati i tij, Besnik Berisha, i cili në një prononcim për Telegrafin ka treguar se ka kontaktuar me Valdrinin dhe se stilisti nuk ndodhet i arrestuar në shtetin turk, por në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Nuk janë të vërteta lajmet që kanë qarkulluar për Valdrinin sot. Ndaj tij nuk është inicuar asnjë precedent penal dhe nuk është ndaluar nga autoritetet turke. Ai ndodhet në Dubai, ku po vazhdon aktivitetet e tij biznesore”, tha Berisha.

Më tej ai theksoi se ka pasur vetëm një ngatërresë të vogël sa i përket një çante, të cilën ai e ka harruar në aeroport.

“Valdrini ka pasur një çantë dore të cilën e ka harruar në aeroport dhe gjatë udhëtimit të tij i ka rënë ndër mend dhe e ka kërkuar çantën që ta marrë mbrapsht. Sigurisht që stafi i aeroportit e kanë konfirmuar që çanta është e tij dhe ia kanë dërguar më pas mbrapa”, shtoi avokati i stilistit të njohur.

3 VITE ME PARE

U arrestua me drogë në Turqi/ Me kafe në dorë, Valdron Sahiti reagon nga Dubai (FOTOT)

Arrestohet me drogë Valdrin Sahiti? Mediat e Kosovës: U kap në
Valdron Sahiti

TURQI- Pas lajmit për arrestimin me drogë ka reagur stilisti Valdrin Sahiti. Sahiti me anë të postimeve në 'Insagram', shihet se po shijon pushimet në Dubai dhe nuk po mbahet nga autoritetet e policisë në Turqi.

Në imazhet e ndara me ndjekësit, stilisti në një postim të parë ka lajmëruar se do të udhëtonte drejt Dubait dhe vetëm disa orë më parë ka ndarë foto duke shijuar kafen në një nga hotelet e Dubait.

"Vitamin D-Dubai"-shkruan Sahiti në një nga postimet e tij.

Ditën e sotme sipas burimeve të KosovaNews u bë me dije se Sahiti është kapur në aeroportin e Stambollit dhe akuzohet për veprën penale ‘blerja, pranimi, posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim’ bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë.

3 VITE ME PARE

Sot u kap me drogë/ Si iu dha pasaporta diplomatike mes debateve të forta Valdrin Sahitit, stilisti: E meritova se rrëfeva historinë e Kosovës në Vogue

Arrestohet me drogë Valdrin Sahiti? Mediat e Kosovës: U kap në
Valdrin Sahiti

KOSOVË- Stilisti Valdrin Sahiti u kap sot me drogë në aeroportin e Stambollit me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika e Kosovës. Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, por pas dyshimeve të policisë turke ai është kontrolluar dhe i është gjetur drogë.

Kujtojmë se dhënia e pasaportës diplomatike stilistit të njohur hapi shumë diskutime në qershor të vitit 2022, ku dyshohet se kjo është bërë në mënyrë të paligjshme. Sahiti u pajis me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish-Ministres së Jashtme të Kosovës, Melisa Haradinaj. Me pasaportë diplomatike pajisen politikanët e vendit, por mes listës gjendej Sahiti, i cili nuk është as president, as kryeministër, as deputet, dhe as person që me ligj i lejohet posedimi i pasportës diplomatike.

Stilisti Valdrin Sahiti është shprehur se: E meritova. Pasaportën ma kanë dhënë diku në vitin 2019-2020, kur ka qenë rasti me Beyoncen edhe kur rrëfeva gjithë historinë e Kosovës për “British Vogue” dhe ata bënë një shkrim për mua.

Në atë periudhë Durim Berisha, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, iu drejtuar Prokurorisë së Shtetit për hetime për pasaportën diplomatike të stilistit.

Një reagim erdhi edhe nga Presidentja Vjosa Osmani, ku këshilltari për shtyp Bekim Kupina njoftoi si Osmani nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt. Për qindra pasaporta të raportuara në media, pyetjet duhet të drejtohen tek Qeveria paraprake, sepse janë lëshuar gjatë qeverisjes së tyre. Kujtojmë se Valdrini është përkujdesur vazhdimisht për dukjen e Osmanit, i cilësuar si një stilist personal i saj.

3 VITE ME PARE

Arrestohet me drogë në Turqi stilisti Valdrin Sahiti, po kalonte në zonën VIP me pasaportë diplomatike, policia e pikasi

Arrestohet me drogë Valdrin Sahiti? Mediat e Kosovës: U kap në
Valdrin Sahiti

TURQI- Stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti është vënë në pranga nga autoritetet turke pasi është kapur me drogë. KosovaNews bën me dije se Sahiti është kapur në aeroportin e Stambollit dhe akuzohet për veprën penale ‘blerja, pranimi, posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim’ bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë.

Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika e Kosovës.

Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, por pas dyshimeve të policisë turke ai është kontrolluar dhe i është gjetur drogë. Nuk dihet ende sasia e drogës që i është gjetur.

Sahiti u pajis me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish Ministres së Jashtme të Kosovës, Melisa Haradinaj./Dosja.al

arrestimi i valdrin sahiti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet