LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

E tradhëtoi tatuazhi! Arrestohet në Kolumbi ‘Gucci’, një nga shqiptarët më të kërkuar në Europë

•Arrestohet shqiptar i shumëkërkuar në Kolumbi, Deniz Klironomi. •Policia e Dijin mori informacione për Deniz Klironomi që njihej me nofkën ‘Gucci’ në vitin 2020. Atyre iu bë e ditur se një trafikant i njohur droge në bregun verior të Kolumbisë, rezultonte të ishte një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë. •Teksa policia ishte në ndjekje të tij, ai nuk doli nga banesa për një javë. Shqiptari me pseudonimin ‘Gucci’ nuk doli as në dritare, derisa më në fund arritën ta regjistronin dhe një tatuazh në krahun e majtë e lejoi atë të identifikohej. •Kur u kap, sipas hetuesit të Dijin, ai u tha uniformave se diçka mund t’u ndodhte personave që përdorën forcën për ta ekstraduar, si kërcënim. Ai foli me njerëz në Rumani dhe Shqipëri, të cilëve iu tha të paguanin çfarëdo shume parash që të mos e ekstradojnë. •Klironomi, shqiptari i arrestuar në Kolumbi kërkohej nga drejtësia shqiptare për tentativë vrasjeje. •I riu rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Durrësit me 6 vjet e 6 muaj burg për vrasje të mbetur në tentativë. • Po ashtu, dyshohet se ka gisht në zhdukjen e Reni Hamzës, i njohur si Reni i Elbasanit. •Klironomi u kap në Bogota dhe po mbahet në burgun e sigurisë së lartë të kryeqytetit të Kolumbisë. •‘Gucci’ akuzohet si partner financiar i grupit kriminal Los Pachenca, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Gucci' u kap sot në Kolumbi/ Dyshohet se zhduku 'Renin e Elbasanit', PAMJET nga kamerat

E tradhëtoi tatuazhi! Arrestohet në Kolumbi ‘Gucci’,
Deniz (Xhija) Klironomi

TIRANË- Arrestimi i "Gucci-t" sot në Kolumbi ka risjellë një dosje të vjetër. Bëhet fjalë për rrëmbimin dhe zhdukjen e këngëtarit të tallavasë, Renato Hamza, i njohur si Reni i Elbasanit. Në videon e kamerave të sigurisë të momenteve para rrëmbimit, të siguruara nga "Uniko", shfaqen dy persona, njëri prej tyre është Deniz (Xhija) Klironomi.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, i pari që shfaqet është Indrit Shaqja, ndërsa personi i dytë është Denis Xhija. I veshur me rroba të zeza, ecën ngadalë, me njërën dorë në xhep dhe tjetrën tek varëset e floririt, ai ndjek veprimet e Indrit Shaqjes i cili po komunikonte në atë moment me Renin. Dhe ky është i pajisur me një çantë dore, brenda së cilës nuk dihet çfarë ka.

Asokohe në Shqipëri, Denis Xhija ishte i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar në mungesë me 6 vite e gjysmë burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për veprat penale të vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Gjithashtu njiihej edhe me mbiemrin "Floroiu". Ai ishte dënuar në mungesë, pasi në vitin 2015, në një lokal në lagjen 7 në Durrës teksa po drekonte me tre shokë, u konfliktua me njërin prej tyre dhe nxorri pistoletën për ta ekzekutuar në vend. Gjendja midis tyre u acarua së tepërmi, dhe i pandehuri Deniz Xhija menjëherë u ngrit në këmbë dhe nxorri nga brezi pistoletën duke qëlluar në qafë një person në një tavolinë tjetër që nuk kishte lidhje me konfliktin. 

Por pas arrestimit të sotëm, shqiptari po mbahet në Bogota në burgun e sigurisë së lartë të kryeqytetit të Kolumbisë. Ai akuzohet si partner financiar i grupit kriminal Los Pachenca, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë. 

3 VITE ME PARE

Partner i grupit 'Los Pachenca'/ 'Gucci' i pajisur me ID nga Kosova, si u zbulua shqiptari në Kolumbi

E tradhëtoi tatuazhi! Arrestohet në Kolumbi ‘Gucci’,
Deniz Klironomi

KOLUMBI- Deniz Klironomi, shqiptari i cili njihej me pseudonimin 'Gucci', shtirej në Bogota si shtetas nga Kosova. Kur autoritetet u vunë në ndjekje të tij, dërguan fillimisht kërkesën në autoritetet e Kosovës mirëpo aty mësuan se Klironomi i kishte mashtruar. 

Më pas u zbulua se ai ishte nga Shqipëria e se kërkohej nga drejtësia shqiptare për tentativë vrasjeje.

Pas hetimeve, autoritetet kolumbiane zbuluan se 'Gucci' ishte i dënuar nga Gjykata e Durrësit me 6 vjet e 6 muaj burg për vrasje të mbetur në tentativë. Tashmë shqiptari po mbahet në Bogota në burgun e sigurisë së lartë të kryeqytetit të Kolumbisë. Ai akuzohet si partner financiar i grupit kriminal Los Pachenca, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë. 

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Ortak me ‘Los Pachenca’, momenti kur trafikanti shqiptar arrestohet në Kolumbi, efektivët e pikasën në ballkon

E tradhëtoi tatuazhi! Arrestohet në Kolumbi ‘Gucci’,
Deniz Klironomi

KOLUMBI- Momenti që po shikoni tregon arrestimin e shqiptarit Deniz Klironomi në një apartament në lagjen Barraquilla të Bogotas ku ishte akomoduar vetëm pak javë më parë.

Shqiptari që njihet me nofkën ‘Guçi’ shihet që pikaset teksa qëndron në ballkon dhe forcat special menjherë shkojnë në apartamentin e tij. Ai i shikon drejt e në sy efektivët dhe më pas ata e arrestojnë. Me kokën lart, Klironomi ecën drejt i shoqëruar nga policia e futet në makinën e tyre.

Klironomi, shqiptari i arrestuar në Kolumbi kërkohej nga drejtësia shqiptare për tentativë vrasjeje. I riu rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Durrësit me 6 vjet e 6 muaj burg për vrasje të mbetur në tentativë. Klironomi po mbahet në burgun e sigurisë së lartë të kryeqytetit të Kolumbisë. ‘Gucci’ akuzohet si partner financiar i grupit kriminal Los Pachenca, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë. 

3 VITE ME PARE

FOTO/ Tatuazhi e nxorri zbuluar 'Gucci-n' shqiptar, u arrestua pasi u fotografua në ballkonin e shtëpisë

E tradhëtoi tatuazhi! Arrestohet në Kolumbi ‘Gucci’,
Shqiptari

KOLUMBI-Tatuazhi në krahun e majtë lejoi identifikimin e shqiptarit Deniz Klironomi, i njohur me nofkën “Gucci”. Shqiptari i kërkuar nga Interpoli dhe i arrestuar në Kolumbi akuzohet për trafik të miturish, trafik armësh dhe trafik droge.

Hetuesit ishin vënë në ndjekje të tij mirëpo sa herë i afroheshin ai zhdukej pasi “çdo muaj ndryshonte vendbanimi. Kështu ishte për rreth 7 muaj derisa arritëm në një apartament në Barranquilla,” zbuloi një hetues i Policisë Dijin. Për një javë, shqiptari me pseudonimin “Gucci” nuk doli as në dritare, derisa më në fund arritën ta shikonin dhe një tatuazh në krahun e majtë bëri të mundur identifikimin e tij.

Kur ai u kap, u tha uniformave blu “se diçka mund të ndodhte me njerëzit që përdorën forcën për ta ekstraduar, si një kërcënim.

E tradhëtoi tatuazhi! Arrestohet në Kolumbi ‘Gucci’,

3 VITE ME PARE

U arrestua në Kolumbi, Deniz Klironomi kërkohej për vrasje të mbetur në tentativë në Shqipëri

 

E tradhëtoi tatuazhi! Arrestohet në Kolumbi ‘Gucci’,
Deniz Klironomi

 

TIRANË- Deniz Klironomi, shqiptari i arrestuar në Kolumbi kërkohej nga drejtësia shqiptare për tentativë vrasjeje. I riu rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Durrësit me 6 vjet e 6 muaj burg për vrasje të mbetur në tentativë. Në vitin 2019, me publikimin e listës së të shumëkërkuarve nga Durrësi, doli edhe emri i Klironomit. 

Klironomi njihej me nofkësn 'Gucci'. Ai u kap në Bogota dhe po mbahet në burgun e sigurisë së lartë të kryeqytetit të Kolumbisë. 

‘Guçi’ akuzohet si partner financiar i grupit kriminal Los Pachenca, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë. Ai kërkohej nga autoritetet vendase për trafik të drogës, trafikim të qenieve njerëzore, përdorim dhe armëmbajtje pa leje.

3 VITE ME PARE

Arrestohet në Kolumbi "Gucci"! Shqiptari kërcënon policinë: Do ju ndodhë diçka (TELEFONATA)

E tradhëtoi tatuazhi! Arrestohet në Kolumbi ‘Gucci’,
Denis Klironomi

KOLUMBI- Një nga kriminelët më të kërkuar në Europë është vënë në pranga nga policia. Bëhet fjalë për Denis Klironomin, të njohur me nofkën 'Gucci'. Policia e Dijin, ishte në kërkim për shqiptarin që në vitin 2020, pasi ishte një nga më të kërkuarit në Shqipëri dhe Evropë si dhe kërkohej nga Interpoli, tha kolonele Olga Salazar, drejtoreshë e Policisë Dijín.

Sa herë që grupi hetimor u afrohej gjurmëve të kriminelit, ai zhdukej sepse “çdo muaj ndryshonte vendbanimin. Ka qenë kështu për rreth 7 muaj derisa arritëm në një apartament në Barranquilla”, zbuloi një hetues i Policisë Dijin.

E tradhëtoi tatuazhi! Arrestohet në Kolumbi ‘Gucci’,

Për një javë, shqiptari me pseudonimin ‘Gucci’ nuk doli as në dritare, derisa më në fund arritën ta regjistronin dhe një tatuazh në krahun e majtë e lejoi atë të identifikohej.

Por kur u kap, sipas hetuesit të Dijin, ai u tha uniformave “se diçka mund t’u ndodhte personave që përdorën forcën për ta ekstraduar, si kërcënim. Përveç kësaj, ai foli me njerëz në Rumani dhe Shqipëri, të cilëve iu tha të paguanin çfarëdo shume parash që të mos e ekstradojnë”.

‘Gucci’ akuzohet si partner financiar i grupit kriminal Los Pachenca, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë. Ai kërkohet për trafik të drogës, trafikim të qenieve njerëzore, përdorim dhe armëmbajtje pa leje.

Autori po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Bogota, ndërkohë që kanë përfunduar procedurat për ekstradimin e tij përkatës.

Burimi: Noticiascaracolttv

arrestohet deniz klironomi deniz klironomi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet