LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestohet ‘radikalisti fetar’ në Tiranë! Mbante të ngujuar gruan dhe fëmijët prej 6 vitesh, i ndaluar në 2013-ën

•Xherxh (Gjergj) Laçi, 52-vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi prej 6 vitesh mbante të ngujuar dhe dhunonte sistematikisht gruan dhe fëmijët e mitur për shkak të bindjeve radikale. •Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se 52-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. • Në vitin 2013, Laçi terrorizoi zonën e '5 Majit', duke qëlluar me automatik në ajër. •Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 2 mjete prerëse thika si dhe municion luftarak. •Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 52-vjeçari, prej më shumë se 6 vitesh, mbante të mbyllur duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale. •Në banesë ata nuk kishin ujë, drita, televizor, dritaret i mbanin mbyllur. •Laçi i kishte paralajmëruar fëmijët dhe gruan që të mos dalin nga banesa pasi mund të infektohen, duke i kërcënuar me armë dhe sende të forta. •Furnizimi i ushqimeve bëhej nga vetë Laçi ose vëllai i gruas. 

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Shteti i bënte presion se do t'i..."/ Fqinjët hedhin poshtë versionin e Policisë për familjen Laçi: Nuk ishte radikal, por besimtar Mysliman!

Arrestohet ‘radikalisti fetar’ në Tiranë! Mbante të
Fqinjet e familjes Laçi

TIRANË- Ndryshe nga Policia, fqinjët e 52-vjeçarit të arrestuar sot në Tiranë japin një tjetër version për familjen e Xherxh (Gjergj) Laçit. Ata theksojnë se ka qenë familje e qetë dhe e komunikueshme, ndërkohë hedhin poshtë pretendimet se ai mbante familjen e mbyllur.

Kam mendim të mirë. Ka qenë i komunikueshëm. Shqetësime nuk na kanë sjellë. As fëmijët dhe as atë nuk e njoh, por se çfarë ka pasur ai, vetëm ai e di. Njëherë në dhjetë ditë e shikoja. Ka punuar disa kohë në ndërtim, tani nuk e di a punon”, tha njëri prej tyre.

Të tjerë thonë se Laçi vuante nga depresioni pasi shteti i kishte bërë presione se do t’i prishte shtëpinë, por që përgjithësisht e përshkruajnë si familjet të qetë dhe pa probleme.

Ne jemi banorë prej 30 vitesh dhe ne nuk kemi pasur konflikt, por që ka kaluar një lloj depresioni, dhe nuk është e vërtetë se e ka mbajtur familjen peng. I njoh bashkëshorten dhe dy djemtë dhe është familje e nderuar. Ka qenë njeri i nderuar dhe nuk ka qenë konfliktual. I ka bërë presion shteti se do të prishin shtëpinë. Ishte besimtar mysliman, por jo radikal siç e thonë disa media. Bashkëshortja nuk ishte e mbuluar dhe është grua zonjë”, tha një tjetër fqinj i familjes Laçi.

Një tjetër banore e zonës shprehet se familja nuk ishte në punë dhe jetonte në kushte të vështira pa ujë e drita pasi nuk kishte mundësi të paguante faturat.

Drita jo, as ujë jo.Nuk kishin se ishin pa punë. Ua kanë prerë dritat. Ne s’kemi patur probleme”, theksoi ajo. / Marrë nga Faxnews

3 VITE ME PARE

Fotot/ Fëmijët i largoi nga shkolla, jetonin pa drita dhe ujë! Brenda banesës së 'tmerrit' në Tiranë, të ngujuar prej 6 vitesh

Arrestohet ‘radikalisti fetar’ në Tiranë! Mbante të
Banesa

TIRANË- Këto janë pamjet nga banesa në zonën e '5 Majit' në Tiranë, aty ku familja Laçi, mbahej e mbyllur prej 6 vitesh nga kryefamiljari. Xherxh Laçi nuk i lejonte familjarët të dilnin nga banesa me pretendimin se do infektoheshin. Ai i kërcënonte me armë dhe me mjete të tjera prerëse, të cilat u sekuestruan nga policia. Në fotot e siguruara nga Dosja.al shihet gjendja e mjerueshme në të cilën jetonte familja. 

Laçi nuk lejonte që dy djemtë e tij të shkonin në shkollë, duke i lënë vetëm me arsim 9-vjeçar. Po ashtu, në banesë nuk kishte drita dhe ujë për një kohë të gjatë, si dhe kryefamiljari kujdesej që dritaret të ishin gjithnjë të mbyllura, duke bërë që brenda 4 mureve të mos kishte asnjë rreze drite.

Arrestohet ‘radikalisti fetar’ në Tiranë! Mbante të

Fqinja e familjes tha për mediat se kryefamiljari vuante nga çrregullime të shëndetit mendor dhe nuk i linte të dilnin familjarët. Ajo shtoi se ata i mbanin fqinjët dhe të afërmit me ushqime.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit, Komisariati i Policisë numër katër në Tiranë e arrestoi 52-vjeçarin të cilit në banesë iu gjet dhe municion luftarak. Gjatë kontrollit në oborr, iu gjetën 700 fishekë luftarak dhe krehëra automatiku. I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje Xherxh (Gjergj) Laçi, mbante të mbyllur prej 6 vitesh duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale.

52-vjeçari i arrestuar sot në Tiranë nuk ishte emër i panjohur për policinë. Në vitin 2013, Xherxh (Gjergj) Laçi, terrorizoi lagjen e tij duke shtënë me armë zjarri në ajër. 

3 VITE ME PARE

FOTO/ Mbajti të ngujuar dhe dhunoi për 6 vite gruan me fëmijët, ky është 52-vjeçari me bindje radikale

Arrestohet ‘radikalisti fetar’ në Tiranë! Mbante të
Xherxh Laci

TIRANË- Personi në foto është Xherxh (Gjergj) Laçi, i cili prej 6 vitesh ngujoi familjen e tij në banesën e tyre në lagjen '5 Maji' në Tiranë. 

Policia arrestoi 52-vjeçarin të cilit në banesë iu gjet dhe municion luftarak, ndërsa në oborr, iu gjetën 700 fishekë luftarak dhe krëhëra automatiku. I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje Xherxh (Gjergj) Laçi, mbante të mbyllur prej 6 vjetësh duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën.

'Mos dilni nga banesa pasi ifektoheni'- u thoshte 52-vjeçari gruas dhe dy djemve të tyre, të cilët nuk kishin drita, ujë dhe televizor. Ushqimet e tyre merreshin nga vetë kryefamiljari ose nga vëllai i gruas. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan policinë për gjendjen e familjes Laçi.

3 VITE ME PARE

Mbante të ngujuar familjen në Tiranë, fqinjët: Vuante nga çrregullime të shëndetit mendor

Arrestohet ‘radikalisti fetar’ në Tiranë! Mbante të
Banesa

TIRANË- Fqinjët e Xherxh Laçit, kanë treguar për mediat se ai vuante nga çrregullime të shëndetit mendor. Fqinja e familjes tha për Top Channel se Laçi vuante nga çrregullime të shëndetit mendor dhe nuk i linte të dilnin familjarët.

Komisariati i Policisë numër katër në Tiranë e arrestoi 52-vjeçarin të cilit në banesë iu gjet dhe municion luftarak, ndërsa në oborr, iu gjetën 700 fishekë luftarak dhe krëhëra automatiku. I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje Xherxh (Gjergj) Laçi, mbante të mbyllur prej 6 vjetësh duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën.

3 VITE ME PARE

Ngujoi gruan dhe fëmijët e tij, ‘ekstremisti’ fetar ‘terrorizoi’ 5 Majin me breshëri automatiku në 2013-tën

Arrestohet ‘radikalisti fetar’ në Tiranë! Mbante të
Policia Tirane

TIRANË- Xherxh (Gjergj) Laçi i cili ditën e sotme u arrestua për ngujimin e dy fëmijëve dhe gruas së tij për shkak të bindjeve radikale, mësohet se në 2013-tën kishte qëlluar me breshëri automatiku në zonën e 5 Majit. Për ngjarjen e ndodhur, Laçi u arrestua dhe më pas u dënua për veprën penale të “prishjes së qetësisë publike” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Laçi mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor. 52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen '5 Maji' në Tiranë. 52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim.

3 VITE ME PARE

Pa drita, ujë dhe TV! Ngujimi i familjes te '5 Maji', Laçi i terriorizonte: Mos dilni jashtë se infektoheni

Arrestohet ‘radikalisti fetar’ në Tiranë! Mbante të
Policia

TIRANË- Xherxh (Gjergj) Laçi mbante të ngujuar familjen e tij në kryeqytet me pretendimin se nëse dalin jashtë do infektohen. 52-vjeçari, i arrestuar dhe i akuzuar për dhunë ndaj familjes së tij, të cilën e mbante të ngujuar prej 6 vitesh, ka jetuar disa kohë në Itali dhe është rikthyer më pas në Tiranë, ku jetonte në gjendje të mjerueshme me dy djemtë 15 dhe 17 vjeç.

Laçi dhe vëllai i gruas ishin ata që blinin ushqimet për familjen, duke bërë që asnjëri të mos dilte jashtë banesës e cila ndodhet në fund të rrugës '5 Maji'. Në shtëpi, nuk kishte as ujë, as drita, as televizor ndërsa dritaret ishin gjithnjë të mbyllura.

Ju nuk mund të dilni jashtë se mund të infektoheni”, kanë qenë fjalët e 52-vjeçarit drejtuar gruas dhe dy djemve, të cilët i ka kërcënuar me jetë me armë të ftohta dhe nën terror psikologjik.

Sipas dëshmitarëve Laçi dilte vetëm për faljen e xhumasë (të premtes), por prej 6 muajsh nuk dilte më as vetë nga banesa. Dy fëmijët prej një viti nuk kanë dalë fare nga shtëpia, ndërsa gruaja kishte 6 vite që rrinte e mbyllur.

Antiterrori ka pasur informacion se kishte prirje radikale, pro më pas pasi djemtë nuk dilnin më, banorët kanë lajmëruar policinë.  52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim.

3 VITE ME PARE

TRONDITËSE në Tiranë, burri mbante prej 6 vitesh fëmijët dhe gruan të ngujuar

Arrestohet ‘radikalisti fetar’ në Tiranë! Mbante të
Armet e sekuestruara

TIRANË- Një ngjarje tronditëse është zbuluar në kryeqytet. Gruaja së bashku me fëmijët e mitur mbaheshin të ngujuar në banesë prej 6 vitesh. Kryefamiljari, Xherxh (Gjergj) Laçi, mbante të ngujuar, për shkak të bindjeve radikale, bashkëshorten dhe fëmijet e mitur, prej më shumë se 6 vitesh, si dhe i dhunonte sistematikisht.

Policia, ka bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e 52-vjeçarit. Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dy mjete prerëse thika ndërsa gjatë kontrolleve të ambienteve përreth banesës, në oborr, u gjetën dhe sekuestruan 700 fishekë luftarak dhe krehra automatiku.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Drejtoria e Antiterrorit dhe Komisariati i Policisë Nr. 4., në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, operacioni policor i koduar "Ngujimi". Mbante të ngujuar, për shkak të bindjeve radikale, bashkëshorten dhe fëmijet e mitur, prej më shumë se 6 vitesh, si dhe i dhunonte sistematikisht, vihet në pranga 52-vjeçari. Sekuestrohen dy mjete prerëse thika dhe municion luftarak, të gjetura në banesën e 52-vjeçarit. Specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit dhe specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4., bazuar në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Ngujimi", në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. (Gj). Ll., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 52-vjeçari, prej më shumë se 6 vitesh, mbante të mbyllur duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale. Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dy mjete prerëse thika ndërsa gjatë kontrolleve të ambienteve përreth banesës, në oborr, u gjetën dhe sekuestruan 700 fishekë luftarak dhe krëhra automatiku. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

ngujohet familja ne tirane xherxh laçi

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë