LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arti në zi! Ndahet nga jeta Mirush Kabashi, shuhet "Sokrati" i përjetshëm shqiptar (REAGIMET)

•Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi. • Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët nëpërmjet një njoftimi bëjnë me dije se Kabashi ka mbyllur sytë mesnatën e sotme. •Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. • Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. • Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. • Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. • Për vdekjen e tij kanë reaguar edhe aktorë të njohur dhe gjithashtu edhe politikanët shqiptarë, të cilët i shprehën ngushëllime familjes dhe të miqve të tij.

8 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Kurti: Mirush Kabashi do të kujtohet ngjatë për interpretimet e tij mjeshtërore

Arti në zi! Ndahet nga jeta Mirush Kabashi, shuhet "Sokrati" i
albin kurti, mirush kabashi

KOSOVË-Dita e sotme ka nisur me një lajm të trishtë për të gjithë artin shqiptar. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë artisti i shquar, Mirush Kabashi.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili është shprehur i pikëlluar.

Përmes një njoftimi në Facebook, Kurti shkruan se Kabashi do të kujtohet gjatë për interpretimet e tij aq të fuqishme dhe mjeshtërore të poezisë shqipe. Ai iu shprehu ngushëllime familjes Kabashi dhe kolegëve të tij të lojës dhe të skenës.

POSTIMI I PLOTË:

Me pikëllim nisi kjo e martë, nga lajmi i mëngjesit të sotëm që në orët e hershme të këtij 5 dhjetori, ka vdekur Mirush Kabashi, aktori i madh shqiptar i teatrit dhe i kinemasë.

Mbi një qind role të luajtura në skena teatrore dhe në sheshxhirime filmash, gjatë një karriere më shumë se gjysmëshekullore të gjatë, tregojnë për aftësitë e larta profesionale të Mirush Kabashit si edhe për shpirtin e fuqishëm artistik të tij prej aktori.

Për brezat që e panë duke luajtur në skenë, Mirush Kabashi do të kujtohet gjatë për interpretimet e tij aq të fuqishme dhe mjeshtërore të poezisë shqipe. Pasi ta keni parë një herë Mirush Kabashin duke e interpretuar poezinë e Fan Nolit “Hymni i flamurit”, sa herë që t’i lexoni vargjet “O flamur gjak, o flamur shkabë…”, do t’iu rikthehet zëri i tij aq i fortë duke e recituar këtë poezi në shumë skena dhe evente.

Mirush Kabashi ishte “Sokrati” i vërtetë”, te “Apologjia e vërtetë e Sokratit” e autorit grek Kostas Varnalis. Mirush Kabashi e solli aq të gjallë Sokratin, madje duke i përngjarë pamjeve të skulpturave antike greke për Sokratin me mjekrrën dhe flokët e shpupurisura si dhe duke i folur me zërin e tij fjalët e atij që foli aq shumë pa shkruar ndonjëherë asnjë fjalë, Sokratit!

I lindur më 17 prill 1948 në Shkodër por me origjinë nga Gjakova, ky shpirt artisti nga fisi i Kabashit, iu falë gjithë kulturës e popullit shqiptar nëpërmjet artit të tij dramatik.

Ngushëllime familjes Kabashi, kolegëve të tij të lojës dhe të skenës, mes nderimesh e kujtimesh për mjeshtrin e aktrimit, Mirush Kabashin!

2 VITE ME PARE

Ndarja nga jeta e Kabashit, Kita: Kishim miqësi të fortë, ditë e zezë për artin shqiptar

Arti në zi! Ndahet nga jeta Mirush Kabashi, shuhet "Sokrati" i
zamira kita

TIRANË-Aktorja Zamira Kita ka folur në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit të madh shqiptar, ‘Nderit të Kombit’ Mirush Kabashi.

Kita, e ftuar nga News24, u ndal te njohja e saj me Kabashin, ku tha se është njohur që në rininë e saj dhe e kanë pasur një miqësi të fortë.

Ndër të tjera ajo tha se Kabashi ishte një artit i madh i skenës shqiptare dhe sa herë që shkonte në festivalin ‘Koko Fest’ jepte ide dhe sugjerime për përmirësim.

“Kjo është një ditë jo e mirë për skenën dhe artdashësit shqiptarë. Lidhja me Kabashin është shumë e hershme. Kam krijuar dhe një miqësi të fortë me të. Mirushi zhvillonte ide për të perfeksionuar festivalin e ‘Koko Fest’. Karriera e tij dhe mjeshtëria e madhe e tij ka bërë që të jetë ‘Nderi i Kombit’ dhe mjeshtri i madh i skenës. Ne jo vetëm që kemi ndjekur shfaqjet, por jemi përpjekur që së bashku të shëtisnim në vende të bukura turistike të Korçës, ku ne kemi marrë kënaqësi. Doja të shprehja ngushëllimet për familjarëve, komunitetet artistik dhe kujtdo që ka ndjekur veprat e tij.”, u shpreh Kita.

2 VITE ME PARE

Bujar Asqeriu për vdekjen e Mirush Kabashit: Lajm shumë i trishtë, aktor i rrallë tragji-komik

Arti në zi! Ndahet nga jeta Mirush Kabashi, shuhet "Sokrati" i
bujar asqeriu

TIRANË- Aktori Bujar Asqeriu foli për humbjen e madhe të kolegut të tij, aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi. Asqeriu i ftuar në News 24 e përshkruan atë si një aktor të rrallë tragji-komik, i cili i vuri vulën madhështisë së tij me figurën e “Sokratit”.

“Të gjithë u hidhëruam nga lajmi shumë i trishtë i ndarjes nga jeta të Mirush Kabashit. Aktor i rrallë tragji-komik. Ai u shndërruar në një ikonë. Kabashi donte të vinte vulën me figurën e paharruar të “Sokrati”” u shpreh fillimisht ai.

Më pas ai tregon, momentet kur e ka njohur Kabashin, që daton herët në vitin 1979, gjatë xhirimeve të filmit “Radio Stacioni”. Asqeriu shton se, Kabashi me interpretimet e tij të poezisë, padashur kthehej në një magjistar.

“Kabashin e kam njohur herët, kam luajtur në kinema edhe teatër. Vitet e fundit jem i shoqëruar shumë se merrnin pjesë në evente të poezisë. Ai në poezi ishte mbret.

Me tepër me bënte përshtypje, ai kudo që shkonte merrte fleshin për të vendosur muzikë. Ai padashur kthehej në një magjistar.

Unë e kam njohur që në 79. Në 79 luaja filimin “Radiostacioni” dhe Mirushi aty luajte rolin e një punonjësi të “Radiostacionit”. Unë aty e pash dhe kuptova se kush ishte Mirush Kabashi.

Mirushi na bëri krenar edhe në botë me figurën e “Sokratit”, tregoi se Shqipëria ka aktorë të nivelit botëror. Ka fituar çmime kudo që ka qenë” tha aktori.

2 VITE ME PARE

Ndarja nga jeta e Kabashit, Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për gjeniun e skenës

Arti në zi! Ndahet nga jeta Mirush Kabashi, shuhet "Sokrati" i
mirush kabashi

TIRANË- Kreu Ipartisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e artistit të njohur, Mirush Kabashi. Berisha përmes një postimi në Facebook shkruan se "mbreti" i skenës dhe filmit mbylli sytë përgjithmonë. 

Ish-kryeministri shkruan se Mirush Kabashi ishte një mbështetës i palëkundur i opozitës dhe demokracisë në Shqipëri. Ai i shpreh ngushëllimet ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe admiruesve të “Mjeshtrit të Madh,”.

POSTIMI I PLOTË:

Dielli perëndoi përgjithmonë për Mirush Kabashin, gjeniun e skenës.
Të dashur miq, Mirush Kanashi, “Mbreti” i skenës dhe filmit, mbylli sytë përgjithmonë. Arti, skena por dhe kombi sot janë në zi. Mirush Kabashi hyri në artin shqiptar si një fenomen, i cili me aftësitë, talentin e rrallë, në interperetimet në filma dhe teatër të mbi 100 personazheve, të veprave dhe kryeveprave të autorve shqiptarë e botërorë, do bëhej shpejt artisti më i dashur për publikun shqiptar, por dhe shumë i vlerësuar nga ai ndërkombëtar. I paarriteshëm në të gjitha rolet, por kulmor dhe i pavdekshëm me “Apologjinë e Sokratit” ai ndahet nga ne dhe niset në përjetësi si “Sokrati” i ditëve tona. Mirush Kabashi ishte gjithashtu interpretuesi më i fuqishëm i poezisë. Ai ishte një mbështetës i palëkundur i opozitës dhe demokracisë në Shqipëri.
Duke shprehur mirënjohjen më të pakufijshme për kontributin e tij të rrallë dhe ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe admiruesve të “Mjeshtrit të Madh,” i lutem Zotit që shpirti i tij të gjej paqen e merituar. Amin! #sb

Mirush Kabashi u nda nga jeta në mesnatën e 5 dhjetorit. Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij. Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Është një aktor shqiptar. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Që prej vitit 2014 mbante titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Vdekja e Mirush Kabashit/ Meta: Pikëllim i madh, ngushëllime familjes

Arti në zi! Ndahet nga jeta Mirush Kabashi, shuhet "Sokrati" i
mirush kabashi

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për vdekjen e aktorit shumë të njohur, Mirush Kabashi.

Meta shpreh ngushëllimet familjes dhe shkruan se veprat e tij artistike në film dhe teatër do të nderohen dhe kujtohen gjithmonë. 

POSTIMI I PLOTË:

Pikëllim të madh për largimin në amshim të "Nderit të Kombit", Mirush Kabashi, një prej ikonave më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar.

Interpretimet emocionuese të këtij artisti të jashtëzakonshëm, personazhet që jetësoi në film e teatër, si dhe trashëgimia e vyer artistike që fituan zemrat dhe merituan duartrokitjet e ngrohta të artdashësve do të nderohen dhe kujtohen gjithmonë me respekt! Ngushëllimet më të ndjera për familjen!

Mirush Kabashi u nda nga jeta në mesnatën e 5 dhjetorit. Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij. Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Është një aktor shqiptar. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Që prej vitit 2014 mbante titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”./Dosja.al

2 VITE ME PARE

"Lamtumirë Mirush"/ Mesazhi i Ramës për vdekjen e Kabashit

Arti në zi! Ndahet nga jeta Mirush Kabashi, shuhet "Sokrati" i
Mirush Kabashi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama me një status në Facebook paraditen e sotme ka dhënë mesazhin e tij për vdekjen e artistit të njohur Mirush Kabashi, i cili u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare. Rama me anë të një fotoje bardhezi dhe një mbishkrimi

"Lamtumirë Mirush", ka bërë homazhin e tij ngushëllues për aktorin. 

Mirush Kabashi u nda nga jeta në mesnatën e 5 dhjetorit. Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij. 

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Është një aktor shqiptar. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Që prej vitit 2014 mbante titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”./Dosja.al

2 VITE ME PARE

PROFIL/ Jeta e Mirush Kabashit, "Sokratit" të përjetshëm të artit shqiptar

Arti në zi! Ndahet nga jeta Mirush Kabashi, shuhet "Sokrati" i
Mirush Kabashi

TIRANË- Mirush Kabashi, figura e njohur e ekranit që ka ndarë kaq shumë role dhe emocione me publikun do të mbetet i fortë në kujtesën e tij që nga roli i famshëm i Shazivarit tek "Koncert në vitin 1936" e deri tek Sokrati. 

Mirush Kabashi rrjedh nga një familje gjakovare, e cila u vendos në Shqipëri pas viteve 1900. Ai lindi në Shkodër në 17 Prill 1948 dhe më pas u rrit në Durrës. Në fëmijërinë e tij ai u dallua nga dëshira për letërsinë dhe intepretimin e poezive, që nuk i la deri në fund të jetës së tij.

Aktivizimi i tij në art nuk erdhi vetëm si pasion mbi letërsinë dhe poezinë, por edhe si nxitje nga njerëzit e afërm. Sipas një interviste të tij, ai artin mund ta kishte dhe thjesht një pasion të përjetshëm duke qenë se ishte bërë gati fillimisht të studionte Inxhinieri Elektrike, por fitimi i konkurrsit në institut, vulosi përjetë fatin e tij. 

Në 1970 u diplomua për Aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe filloi punë në teatrin “Aleksander Moisiu” të Durrësit.

Kabashi është pranuar gjatë viteve 1985 e në vijim si pedagog në Institutin e Arteve për të dhënë mësim lëndën "Mjeshtëri në aktrim". 

Edhe pse gjatë sistemit familja e tij hynte tek klasat e përmbysura me një baba që kishte qenë i dënuar politikisht dhe me familje të përsekutuara, ai i shpëtoi valës për tu larguar nga aktrimi. Sipas gojëdhënave që dhe ai pohon vetë në një intervistë biografike, shkak i mos largimit të tij u bë vetë Enver Hoxha, pasi pëlqeu shumë rolin e toger Shazivarit.  Ka luajtur mbi 100 role. 

Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artsitike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e ne vijim në Teatrin Kombetar. 

Interpretimi dhe ngjyrimi emcional i roleve, e veçojnë Mirush Kabashin. Personazhet e mishëruara nga Kabashi bien në sy për origjinalitet, për elegancën, duke frymuar karaktere me ndryshime të ndjeshme nga njeri te tjetri, të përzgjedhur me mencuri dhe intuitë. Spikat në rolet satirike dhe komike. U dallua fillimisht me krijimin e figurës qesharake të Telit në komedinë Kartela e verdhe e Haxhi Rames (1976), ku luajti me lirshmëri dhe tifozin e pasionuar qe ndjek skuadren dhe lojtarin e tij të zemrës ndeshje pas ndeshje e hall pas halli duke perdorur nje shumesi detajesh shprehesi, si ne plastike ashtu edhe ne menyren e te folurit.

Ky rol u pasua me tutje me karaktere të tilla komike, si: Diafarusi në komedine “I semuri imagjinar e Molierit” (1982), me te cilin luajti mjaft bukur me elegancen plastike te tij, me perpunimin e gjestit, c’ka i dhanë Kabashit hirin, sharmin, ngjyrimin dhe stilin klasicist. “Në teatër mësova se c’ishte aktora, pata peripeci si gjithë të tjerët, pastaj kam marrë pjesë nëpër filma, shfaqje. Të vetmen gjë që mund t’jua them me bindje: nuk i jam trembur e shmangur kurrë punës në çfarëdolloj kushtesh. Kur është fjala për të provuar, për të pasur mundësinë e kontaktit me spektatorin, unë nuk kam refuzuar, por përkundrazi kam provuar me guxim.

Arti në zi! Ndahet nga jeta Mirush Kabashi, shuhet "Sokrati" i
Roli i mësues Nardit , filmi i "Nxënësit e klasës time"

 

Arti në zi! Ndahet nga jeta Mirush Kabashi, shuhet "Sokrati" i
Roli i Limit, "Kur hidhen themelet"
Arti në zi! Ndahet nga jeta Mirush Kabashi, shuhet "Sokrati" i
Toger Shazivari, "Koncert në vitin 1936"
Arti në zi! Ndahet nga jeta Mirush Kabashi, shuhet "Sokrati" i
Sokrati "Apollogjia e Sokratit"

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Roli i Sokratit është ndoshta kulmi i tij artistik, ku fuqia interpretuese mbërrin në caqe vërtet të lavderueshme dhe realisht konkurruese në rrafsh ndërkombetar. 

Ne festivalin Kombëtar të teatrove profesioniste 1989 u shpall “Aktori me i mirë” me rolin e Sadush Nezirit te komedia Hija e tjetrit e Ruzhdi Pulahes. 

Më 1997 në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të teatrit të organizuar në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi është vlerësuar me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm mes njëmijë aktorëve pjesëmarrës nga dyzetegjashtë vende të botës.

Mirush Kabashi, në fund të vitit 2014 u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar”dhe “Mjeshtër i Madh iPunës”.

2 VITE ME PARE

Arti në ZI! Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

Arti në zi! Ndahet nga jeta Mirush Kabashi, shuhet "Sokrati" i
Mirush Kabashi

TIRANË- Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët nëpërmjet një njoftimi bëjnë me dije se Kabashi ka mbyllur sytë mesnatën e sotme. 

"Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim. Me Respekt, Familja Kabashi!", thuhet në njoftim.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Është një aktor shqiptar. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Që prej vitit 2014 mbante titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Filmografia

* Kronikë provinciale (2009)

* Ne dhe Lenini (2008)

* Nata (1998)

* Edhe ashtu edhe kështu (1989).... Babai i Almës

 Binarët (film) (1987)

* Telefoni i një mëngjesi (1987)....Kujtimi

* Zëvendësi i grave (1987)......... Lisimak Voci

* Nxënësit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi

* Kohë e largët (1983) .........Asketi Lithan

* Dora e ngrohtë (1983) .........Brahushi

* Shoqja nga fshati (1980) .........Nasi (dajua i Tirkes)

* Një ndodhi në port (1980) ..........Calamani

* Gëzhoja e Vjetër (1980) .........Bake

* Radiostacioni (1979) ......Një nga tekniket e Radios

* Koncert në vitin 1936 (1978)... Toger Shazivari

* Zani partizani (1976) (TV)....Partizan-vëlla i Zanit

* Emblema e dikurshme (1976) ........Veniamin Papa

vdekja e mirush kabashit

Sondazh

Poll

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel