LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Asambleja e OKB/ "Kosova pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar", Rama: I shtrimë dorën Italisë për të lehtësuar vështirësitë në migracion

• Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York. • Rama u shpreh se kohërat në të cilat po jetojmë nuk mund të ishin më të zymtra dhe sfiduese. • Ai tha se sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë e besim, sipas tij jo vetëm duke pranuar këndvështrimet e tjetrit, por duke u angazhuar në kompleksitetin e teorive tona. • Kreu i qeverisë shtoi se toleranca mes myslimanëve dhe të krishterëve e bën Shqipërinë të vetmin vend në Evropë që e mbylli luftën me më shumë hebrenj se ç’kishte kur lufta nisi. •Rama ka folur edhe për Kosovën, për të cilën tha se është një realitet i pakthyeshëm si shtet mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. • Kreu i qeverisë u shpreh se çdo paralelizim i Kosovës me zonat e pushtuar të Ukrainës, nuk mund ta zbehin faktin se Kosova është një anëtare aspirantë e komunitetit euroatlantik. • Kryeministri gjatë fjalimit të tij ka bërë thirrje për ndaljen e luftës Rusi-Ukrainë dhe asaj mes Izraelit dhe Hamasit. • Ai solli po ashtu në vëmendje edhe marrëveshjen me Italinë për emigrantët, ku tha se i shtriu dorën vendit fqinj për ta ndihmuar në luftën ndaj migracionit të paligjshëm

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Rama në OKB: U përpoqëm të ndihmojmë vendin fqinj, nuk qëndruam duarlidhur

Asambleja e OKB/ "Kosova pjesë e pandashme e realitetit
Edi Rama

NEW YORK- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York, foli për çështjen e emigrantëve.

Kryeministri theksoi se Shqipëria u kthye në “strehën” e emigrantëve, duke shtuar se kjo tregon se mikpritja shqiptare është e lidhur me bindjen humanitare. Ai tha se i shtriu dorën po ashtu Italisë, për të lehtësuar vështirësitë në migracion.

|Toleranca që shqiptarët shprehen gjatë luftës së dytë botërore ndaj hebrenjve, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend që e mbylli me më shumë hebrenj sesa kur nisi lufta. Të nxisim mirëkuptim e paqeve, duke vënë veten në vendin e tjetrit. Shqipëria u shndërrua në strehën e sigurt për njerëzit që ikën nga vdekja, ndërkohë që shtetet më të pasura u kthyen shpinën.  U dhamë strehë refugjatëve Iranian, jetët e cilëve cënoheshin. Paguam një çmim të madh me sulm kiberntik që synonte të gjunjëzonte vendin. Ne nuk u lëkundëm dhe nuk do të lëkundemi për aq kohë sa është e nevojshme. Së fundmi i shtrimë dorën Italisë për të lehtësuar vështirësitë në migracion. Në vend të flisnim, vepruan, nuk qëndruam duarlidhur. Kjo qënie solidariteti e bashkëpunimi është boshti i politikës në vendin tonë”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar", Rama: Nuk duhet të mbahet nga askush me pretendime të rreme

Asambleja e OKB/ "Kosova pjesë e pandashme e realitetit
edi rama

SHBA- Në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për Kosovën, për të cilën tha se është një realitet i pakthyeshëm si shtet mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

Rama u shpreh se çdo paralelizim i Kosovës me zonat e pushtuar të Ukrainës, nuk mund ta zbehin faktin se Kosova është një anëtare aspirantë e komunitetit euroatlantik. Ai tha gjithashtu se ajo nuk duhet të mbahet peng me pretendime të rreme, duke nisur 5 vende anëtare të OKB-së që ende nuk e njohin atë si shtet.

“Është bindja e palëkundur e Shqipërisë që ta shohim të shkuarën me sytë e së ardhmes, jo të shohim të ardhmen me sytë e së shkuarës. Agresioni rus kundër Ukrainës, duhet të na shërbejë si zile alarmi. Ballkani Perëndimor është në një pozicion shumë të më mirë se ndonjëherë, por na duhet të punojmë midis vetes dhe aleatët që kthimi në të shkuarën jo vetëm të jetë i pamundur, por i paimagjinueshëm. Në këtë kontekst Kosova është një realitet i pakthyeshëm si shtet mes 6 vendeve të BP, me një perspektivë të qartë europiane e një aleancë të padiskutueshme ndaj komunitetit të madh demokratik të vendeve. Çdo paralele e tërhequr artificialisht mes Kosovës dhe zonave të pushtuara të Ukrainës kanë për qëllim të shpërqendrojnë këdo që është e mundur në këtë ndërtesë dhe opinionin publik, por kurrë nuk mund të zbehin të vërtetën që Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtare, një anëtare aspirantë e komunitetit euroatlantik, dhe nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime të rreme duke nisur me 5 shtete vende anëtare që nuk e njohin”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

“Të ndalet lufta”/ Rama në OKB: Dua të kemi paqe mes Ukrainës dhe Rusisë sa më shpejt të jetë e mundur!

Asambleja e OKB/ "Kosova pjesë e pandashme e realitetit
Edi Rama

NEW YORK- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, bëri thirrje për ndalimin e agresionit rus në Ukrainë. Ai shprehu dëshirën për një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme, duke theksuar se çdo marrëveshje duhet të respektojë të drejtat ndërkombëtare dhe sovranitetin e Ukrainës. Gjithashtu Rama u shpreh se Shqipëria mbështet përfshirjen e Rusisë në tryezën e bisedimeve për fundin e luftës.

Ndërsa duke folur për situatën në Lindjen e Mesme, Rama theksoi se Shqipëria nuk pranon vendin e Hamasit në një botë që aspiron për paqe. Rama thekson nevojën për të garantuar të drejtat e popullit palestinez për një shtet të sigurt, por thotë se nuk mund të normalizohet terrori. Kryeministri ripërsëriti mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete, duke promovuar dialogun dhe negociatat si rrugë të vetme për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të vërtetë.

“Në vitin e tretë të luftës së Ukrainës, jemi të detyruar të bëjmë thirrjen ndaj Rusisë për të ndaluar këtë agresion. Një katastrofë e ngjizur nga një ëndërrimtar delirant i së shkuarës imperialiste. Po, edhe ne duam paqe dhe duam të ketë paqe mes Ukrainës dhe Rusisë sa më shpejt. Do të mbështesim çdo përpjekje të paqes dhe format që përfshin Rusinë në tryezë, por duam një paqe të mbështetur në të drejtën ndërkombëtare dhe në rezolutat e OKB. Një paqe që nuk minon të drejtën e Ukrainës. Shqipëria i qëndron e palëkundur qëndrimit se nuk ka vend për Hamasin në botën ku duam të jetojmë, në një të drejtë të njohur të njerëzve palestinezë që të kenë vendin e tyre të sigurt në këtë botë. Garantimi i një kushti bazë për kaq palestinezë është më i lehtë të thuhet se sa të bëhet. Duhet të rikalibrojmë busullën tonë morale në Lindjen e Mesme, por nuk ka të tillë që të normalizojë terrorin e Hamasit. Shqipëria mbështet zgjidhjen me dy shtete përmes dialogut dhe bisedimeve që sjellin një zgjidhje të vërtetë për shtete të pavarura, një shtet të pavarur të Palestinës dhe një shtet të sigurt të Izraelit”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama në OKB: Kohërat në të cilën jetojmë nuk mund të ishin më të zymta, kemi nevojë për tolerancë e besim

Asambleja e OKB/ "Kosova pjesë e pandashme e realitetit
EDI RAMA

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York. Rama u shpreh se kohërat në të cilat po jetojmë nuk mund të ishin më të zymtra dhe sfiduese. 

Ai tha se sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë e besim, sipas tij jo vetëm duke pranuar këndvështrimet e tjetrit, por duke u angazhuar në kompleksitetin e teorive tona.

Kreu i qeverisë shtoi se toleranca mes myslimanëve dhe të krishterëve, e bën Shqipërinë të vetmin vend në Evropë që e mbylli luftën me më shumë hebrenj se ç’kishte kur lufta nisi.

"Perspektivat tona për një botë të drejtë të barabartë janë të mjegullta sot, kohë sfiduese. Kemi paguar çmimin, ky është një tjetër shans që e marrim në trysni për të bërë ndryshimin, ndërsa kohërat në të cilën jetojmë nuk mund të ishin më të zymta. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë e besim, një dorë të shtrirë miqësie drejt njëri-tjetrit. Mos u gaboni, tolerancë nuk nënkuptoj vetëkënaqësi, toleranca kërkon që të shkojmë përtej zonave tona të rehatisë, jo thjeshtë të tolerojmë , por të tolerojmë me respekt. Jo thjeshtë duke pranuar këndvështrimet e tjetrit, por duke u angazhuar në kompleksitetin e teorive tona. Për ne shqiptarët toleranca nuk është thjeshtë pranimi pasiv i densiteti të dikujt. Toleranca që shqiptarët myslimanë dhe të krishterë shprehën kundrejt hebrenjve, e bën Shqipërinë të vetmin vend në Evropë që e mbylli luftën me më shumë hebrenj se ç’kishte kur lufta nisi.", tha Rama. 

edi rama asambleja e okb

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën