LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Balla: SPAK të tërheqë dosjen e 21 janarit dhe audiot e reja! Berisha urdhëroi vrasjet, Malaj s'qëlloi! Ahmetaj e Rraja? PS nuk mbron askënd

• Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla kërkoi sërish që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar (SPAK) të tërheqë dosjen e 21 janarit, pas publikimit të përgjimeve të reja që tregojnë bisedat mes gardistëve që ishin në krye të detyrës kur ndodhi tragjedia e vitit 2011 • Në një konferencë me gazetarët nga selia e PS, Balla tha se vetë nuk e ka dëgjuar regjistrimin e pretenduar audio, por shtoi se i takon prokurorisë ta vendosë nëse e cilëson të vlefshme apo jo. • Balla paralajmëroi një tjetër denoncim nga ana e PS-së me provat e reja që kanë dalë, duke shtuar se ish-kryeministri Sali Berisha duhet hetuar si i përfshirë drejtpërdrejt në ngjarje. Sipas tij, heshtja e SPAK është e pajustifikueshme. • Ai doli garant për ish-gardistin Agron Malaj, aktualisht kryetar i Bashkisë së Matit, i cili sipoas tij nuk ka nxjerrë asnjë fishek gjatë tragjedisë së 21 Janarit. • Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste nuk komentoi 'zhdukjen' e Arben Ahmetajt nga bota politike dhe kontrollin e Policisë në shtëpinë e socialistit Rrahman Rraja. E vetmja gjë që tha ishte se PS nuk do marrë në mbrojtje askënd.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'21 Janari'/ Balla: Gardisti Malaj ’ka nxjerrë asnjë fishek, të zbulohet se kush e futi në luftë Gardën

Balla: SPAK të tërheqë dosjen e 21 janarit dhe audiot e reja!
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur për akuzat e familjarëve se kanë bërë ish-gardistin Agron Malaj, kryetar të Bashkisë së Matit. Sipas Ballës, Malaj s’ka nxjerrë asnjë fishek gjatë tragjedisë së '21 Janarit'. Ai shtoi se duhet të nis hetimi se kush e futi në luftë Gardën.

“E vërteta është se gardisti Agron Malaj nuk ka nxjerrë asnjë fishek. Si kryetar bashkie e vlerëson një popull i tërë i Matit. Këtu s’bëhet fjalë kush punonte në Gardë atë kohë, por çështja penale në atë që ne po mundohemi të themi është se kush e futi në luftë Gardën si një institucion me njerëz të paarmatosur. Mendoj që kjo është çështja. Dhe vetë Agron Malaj e ka sqaruar”, tha Balla.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Ku ka humbur Ahmetaj? Pse s'jeni distancuar nga Rraja?'/ Balla: PS nuk merr në mbrojtje askënd, s'jemi zyrë avokatie

Balla: SPAK të tërheqë dosjen e 21 janarit dhe audiot e reja!
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk komentoi 'zhdukjen' e Arben Ahmetajt nga bota politike dhe kontrollin e Policisë në shtëpinë e socialistit Rrahman Rraja. Ditën e sotme, Balla doli në një konferencë për të komentuar çështjen e '21 janarit' dhe nuk u ndal në temat e tjera. Pyetjes së gazetarit për dy kolegët, Balla vendosi ta shmangë duke thënë se PS nuk do marrë në mbrojtje askënd.

Pyetja: Ku ka humbur kolegu juaj Arben Ahmetaj? Kur do angazhohet ai në zgjedhjet lokale? Ju nuk keni bërë një distancim nga Rrahman Rraja, nipi i së cilit sipas SPAK është i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit. A mund të ketë shërbyer kolegu juaj si mburojë e eksponentëve kriminale?

Taulant Balla: Ju e dini që unë kam respekt për detyrën dhe punën e gazetarit. Këtë komunikim publik dua ta mbaj tek kjo dosje, tek 21 janari. Me garancinë më të plotë mirëpres cdo pyetje, një gjë duhet ta dini se PS nuk merr në mbrojtje askënd, nuk është zyrë avokatore e askujt. Bashkë me kolegët e mi dhe me Ramën si kryetar i Partisë e kemi mbrojtur dhe do mbrojmë hetimin për 21 janarin. Për çështje tjetër ju pres që nesër. 

Mungesa e Ahmetajt vjen pas kallëzimit penal që gazetari Adriatik Doçi ka bërë në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion ndaj dy prokurorëve Klodian Braho dhe Ened Nakuçi si dhe ndaj ish zv.kryeministrit. Doçi pretendon se dy prokurorët e SPAK kanë fshehur provat dhe kanë devijuar qëllimisht hetimet për të mos çuar përpara drejtësisë zyrtarin e lartë socialist, për çështjen e inceneratorëve. 

Katër ditë më parë, SPAK kërkoi shoqërim të detyrueshëm për Ramazan Rrahja, nipin e deputetit Rrahman Rrahja. Kontrollet u zhvilluan në banesën e Rrahman Rrahjës mirëpo nipi i këtij të fundit nuk u gjet aty.

3 VITE ME PARE

'21 Janari'/ Balla: PS do bëjë kallëzim tjetër, Berisha 'rreh gjoksin' çdo ditë, ai urdhëroi vrasjet

Balla: SPAK të tërheqë dosjen e 21 janarit dhe audiot e reja!
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se do të ketë një kallëzim të ri për çështjen e '21 janarit'. Balla tha se dosja e vrasjes së Aleks Nikës duhet të kishte shkuar me kohë në SPAK. Sipas tij, SPAK duhet të tërheqë menjëherë dosjen nga prokuroria e Tiranës, e cila duhet të shpallë moskompetencën, pasi urdhrat e vrasjes janë dhënë nga zyrtarët më të lartë të qeverisë atë ditë.

Ai akuzoi kryedemokratin, Sali Berisha se ‘rreh gjoksin çdo ditë për autorësinë e vrasjeve’ dhe është e pajustifikueshme se si SPAK nuk reagon ndaj tij. 

DEKLARATA E BALLËS:

'Më 22 prill 2011 janë paraqitur nga PS pranë prokurorisë së Tiranës ku kam dërguar prova të tjera për vrasjen protestuesve. Lidhur me këtë kallëzim asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje për të dhënë shpjegime si palë akuzuese apo e dëmtuar.  Dosja penale nga 3 nga 4 vrasjet dhe vendimet e gjykatave është një turpet më të mëdha.  Edhe pse u vërtetua se Bereta e Gardës së republikës ka qëlluar vrasja e Faik Myrtajt është cilësuar nga gjykata pa autor.  Aleks Nika është një tjetër dosje penale pa vrasës, pa autor. Ne duke qenë forcë qeverisëse jemi përpjekur që të ruajmë ndarjen e pushteteve. Gjithmonë kemi qenë në anën e drejtësisë me besimin se i takon asaj që

20 janar 2021 policia i ka kërkuar prokurorisë së Tiranës urdhrin për kryerjen e ekzaminimeve të tjera për vrasjen e dëshmorëve Aleks nika dhe Hekuran Deda por edhe plagosjen e gazetarit Fatos Mahmutaj. Maj 2011 prokuroria hapi hetimet për ngjarjet e mësipërme.  Janar 2022 i kam kërkuar drejtuesit të SPAK për tërheqjen e kësaj dosjeje nga prokuroria e Tiranës

Ne kemi kërkuar shpalljen e moskompetencës së prokuroria së Tiranës për dosjen e Aleks Nikës dhe kalimin e kësaj dosjeje te Prokuroria e Posaçme.  Ndërkohë që një tjetër provë e re materiale është publikuar së fundmi. Komandanti i Gardës Ndrea Prendi ka urdhëruar vrasjet, duke zgjedhur edhe vetë vrasësit. Madje duket qartë se ai është urdhëruesi. Berisha nuk e fshehu dot krimin.

Kjo çështje duhet të kishte shkuar me kohë në SPAK. Prej 27 korrikut ka në fakt edhe një kërkesë procedurale nga pala e dëmtuar që e kërkon kalimin e dosjes në Prokurorinë e Posaçme. T’i japim fund pandëshkueshmërisë të atyre që u përfshinë në urdhrat e 21 janarit. Ekspertët e PS-së kanë filluar punën për hartimin e një kallëzimi tjetër penal drejtuar Prokurorisë së Posaçme.'

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al

taulant balla pergjimet e 21 janarit

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët