LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Balla zbardh porosinë e Ramës për Kuvendin: Shkarkimi i Nikollës nuk merret parasysh, McGonigal e kam takuar dhe unë, pyesni Opozitën gjithashtu

• Kryeministri Edi Rama u ka dhënë porosi të qartë deputetëve që seanca e Kuvendit të mos ndërpritet për asnjë arsye, pavarësisht bllokimit të Foltores nga ana e Partisë Demokratike. Këtë gjë, u transmetoi sot kreu i grupit parlamentar Taulant Balla kolegëve të tij, një javë pas trazirave në seancën plenare. • Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes, kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se kërkesa për shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla, nuk meriton të merret në konsideratë pasi nuk ka argument. Ai tha se Nikolla vetëm sa ka zbatuar rregulloren. • I pyetur nëse do të ngrihet një grup hetimor për të hetuar takimet e kryeministrit Edi Rama me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, Balla tha se nëse kërkesa mban firmën e kryedemokratit Sali Berisha nuk do të shqyrtohet. Ai u shpreh gjithashtu se ligji për komisionet po ndryshon. • I pyetur për vijimin e procedurave për çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, Balla tha se fillimisht duhet të zbardhet vendimi i Kushtetueses.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kërkesa e deputetëve të PD për shkarkimin e Nikollës, Balla: S’gjej argument

Balla zbardh porosinë e Ramës për Kuvendin: Shkarkimi i
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se kërkesa e Opozitës për shkarkimin e kryetareds së Kuvendit, Lindita Nikolla, nuk qëndron. Në një prononcim për mediat, Balla tha se duhet një argument për të shkarkuar kryetaren e Kuvendit dhe ky nuk mund të jetë zbatimi i rregullores nga ana e saj. Sipas tij, Opozita është nisur nga seanca e fundit plenare që u shoqërua me përplasje. 

Pjesë nga fjala e Ballës: 

Këta mund të kërkojnë edhe shkarkimin e qeverisë, shpërndarjen e parlamentit. Kërkesa të pafundme. Por e para është që nuk gjej qoftë dhe një argument të vetëm që të kërkosh shkarkimin e kryetares së Kuvendit, në kushtet kur kryetarja në seancën e fundit plenare, ka zbatuar rregulloren e Kuvendit. Rregullorja përcakton qartë se si disponon me vendimmarrje, kur bllokohet foltorja e Kuvendit. Në kushtet kur Kuvendi i Shqipërisë e ka të pamundur që të përmbushë detyrimet, në këtë rast është miratimi i rendit të ditës. Në kushte e deklarimit, një pjesë e deputeteve thanë se s’do të ketë punime normale. Kuvendi do e bëjë të qartë. Asnjë lloj kërkese e kësaj forme nuk mund të miratohet dhe nuk mund të merret në konsideratë. Do mundohemi që diskutohet do zhvillohen. Në këtë frymë do vijojnë përpjekjet për të vijuar punën normalisht. Deputetët që thyejnë rregulloren shpresojmë që mos të marrin pjesë në seancat plenare. Shpresojmë që në 2 shkurt Kuvendi t’i kthehet normalitetit. Por situata që është krijuar është qesharake. 

3 VITE ME PARE

Komision Hetimor për takimet e Ramës me ‘McGonigal’? Balla: Firma e non grata-s nuk merret parasysh, do ndryshojmë ligjin

Balla zbardh porosinë e Ramës për Kuvendin: Shkarkimi i
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se kërkesa e Opiitës për të ngritur një grup hetimor për të hetuar takimet e kryeministrit Edi Rama me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, nuk mund të aprovohet. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së grupit të PS, Balla tha se kërkesa do të verifikohet dhe nëse do të jetë firma e kryedemokratit Sali Berisha, nuk do të merret parasysh pasi është shpallur non-grata. Ai përmendi dhe faktin që kanë depozituar një kërkesë për ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore. 

Pjesë nga fjala e Ballës: 

Është kryetari i Kuvendit ai që njihet me këtë kërkesë dhe sipas rregullores së Kuvendit, merret një Kuvend. Duhet vendosur njëherë nëse kërkesa është në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Sepse lidhur me komisionet hetimore, ne kemi ngritur një komision të posaçëm për ngritjen e komisioneve parlamentare dhe që lidhet me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Që nga viti 2004 deri më sot në vitin 2022 nuk janë futur në legjislacion vendimet e Gjykatës Kushtetuese, janë plot 6 të tilla. Në këtë rats kemi të bëjmë me një rast të veçantë, që çdo parlament do të zgjidhte të njëjtin parim. Kemi një person ‘non grata’ nga SHBA që është turpi i këtij Kuvendi dhe ne nuk do ta marrim në konsideratë firmën e tij. Është zgjedhja jonë, vendimmarrja jonë politike.

3 VITE ME PARE

Balla e pranon: McGonigal e kam takuar dhe unë përveç Ramës! Mund të jetë mbledhur me Opozitën gjithashtu, pyetini

Balla zbardh porosinë e Ramës për Kuvendin: Shkarkimi i
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka pranuar se përveç kryeministrit Edi Rama, edhe ai vetë ka zhvilluar takime me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së grupit të PS-së, Balla tha se takimet nuk janë tregues për përfshirje në shkelje ligji. Ai shtoi gjithashtu se me FBI-në kanë komunikuar së fundmi dhe lidhur me sulmet kibernetike dhe se nëse në të ardhmen ndonjë agjent arrestohet, nuk mund të fajësohet PS-ja. 

"Kanë qenë takime të një bashkëpunimi, për aq kohë sa ka qenë në detyrë. Në këtë histori nuk ka çështje, këtë dua t'ja them çdo qytetari shqiptar. Në këtë histori nuk ka asnjë çështje, përsa kohë që bëhet fjalë për një takim në kuadër të shkëmbimi eksperiencash. Të gjithë e dimë se nuk ka skuadër më të specializuar për një krim apo korrupsion. Ne së fundmi kemi komunikuar për sulmet kibernetike, imagjinoni sikur një prej atyre të ketë nesër një problem me ligjin. Mund të ketë takuar dhe të Opozitës, nuk e di, pyesni,"- tha Balla. 

3 VITE ME PARE

Bllokimi i seancave nga PD/ Balla: Askush s'e merr dot peng, punimet do vijojnë në çdo mënyrë

Balla zbardh porosinë e Ramës për Kuvendin: Shkarkimi i
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur se maxhoranca është e vendosur të mos e lejojë Opozitën të ndërpresë seancat e Kuvendit. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së grupit të PS-së, Balla tha se askush nuk mund ta marrë peng Kuvendin. Ai shtoi se punimet e seancës do të vijojnë me çdo kush pavarësisht bllokimit të foltores nga PD-ja. 

"Situata që është krijuar është një situatë qesharake, kujtoj këtu seancën e fundit të 16 janarit. Sa herë hapet një sesion, çohet një person bllokohen foltoren. Ndaj ju them që kjo është një situatë shumë qesharake me gjithatë ajo që ka rëndësi është se kush mendon dhe pretendon se mund të marrë peng Kuvendin, e ka gabim. Kuvendi vijon punimet,"- tha Balla ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

Zbardhet skenari i PS për të shmangur bllokimin e seancave të Kuvendit nga PD: Nëse opozita bojkoton, vijojmë punimet normalisht

Balla zbardh porosinë e Ramës për Kuvendin: Shkarkimi i
Edi Rama

TIRANË- Partia Socialiste ka ndarë strategjinë e ndjekjes së punimeve në Kuvendin e Shqipërisë, në seancën e radhës plenare. Grupi parlamentar i PS-së u mblodh sot në selinë rozë dhe nën drejtimin e Taulant Ballës, u nda mënyra se si do të menaxhohej çdo bllokim nga ana e Partisë Demokratike në Kuvend.

Ka qenë Balla ai që ka propozuar që në çdo rast bllokimi nga PD, rendi i ditës të vijohet normalisht. Kjo gjë është miratuar dhe nga pjesa tjetër e grupit. Seanca e kaluar u ndërpre sepse kryedemokrati Sali Berisha, i cili bllokoi foltoren.

Ai u rrethua nga Garda, por pavarësisht ndërprerjes së fjalës së tij në Kuvend, vijoi me bllokimin e seancës deri në ndërprerjen e punimeve.

grupi i ps 30 janar 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet