LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Banda Bajri do t'i sigurojë mandatin Ramës në Shkodër", Berisha: 'Non Grata' është problem universal

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët. • Berisha ka risjellë në vëmendje atentatin mafioz me 4 viktima në Shkodër, ku tha se pas 10 ditësh ende nuk ka një pistë hetimore për ngjarjen. • Sipas tij, masakra është kryer nga grupi i Bajrave, të cilët sipas kreut të PD-së do t'i garantojnë Edi Ramës një mandat në Shkodër. •  Berisha më tej foli edhe për buxhetin ndërsa shtoi se buxheti i shëndetësisë dhe arsimit së bashku janë gjithsej 5.4 përqind të GDP-së, ndërsa theksoi se të lësh 2.9 përqind vetëm për Shëndetësinë është krim kundër njerëzimit. • Kjo sepse sipas tij, shumë të sëmurë kanë ngelur pa mjekimet bazë duke iu referuar skandalit te Onkologjiku. • Kryedemokrati shtoi më tej se ky skandal është aktakuza më e rëndë në rrafshin njerëzor për Edi Ramën, Ogerta Manastirliun dhe për drejtuesit e qëndrës spitalore dhe Spitalit Onkologjik. • Berisha u shpreh se PD ka një program për shërbimin shëndetësor ndërsa theksoi se do të jetë i standardeve më të mira rajonale. • Ai gjithashtu theksoi se do të synojë standardet evropiane. • Berisha u shpreh se buxheti do dyfishohet dhe se do bëhet gjithçka që edhe në sëmundjet neoplazike, të kapet prognoza e vendeve më të mira, me diagnozë të hershme, më mjekim korrekt, me mjekim efiçent dhe të gjitha mjetet e duhura që duhen për mjekimin e këtyre sëmundjeve që sot janë të shumta. • Gjatë fjalës së tij ai u pyet nga gazetarët nëse pret që qeverisja e Donald Trump ti heqë non gratën. • Ai u shpreh se rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është më i jashtëzakonshmi në historinë e rikthimeve dhe se shënon një arritje të madhe për kombin amerikan. •  Berisha shtoi se Amerika rikthehet në vlerat e saj ndërsa uroi që PD të shpëtojë nga kthetrat e një njeriu që ka kryer krime kundër njerëzimit, kryespekulatori dhe kryecensori i botës, Xhorxh Soros.  • Kreu i PD-së shtoi se ka bërë këtë analizë dhe se problemi nuk është te ai, por është universal. •  Ai shtoi se nuk ka dyshim se goditja që morën në SHBA ekstremizmi i majtë, i udhëhequr nga Xhorxh Soros, do vijë edhe në Shqipëri. • Ai ka folur sot për aksionin opozitar në Kuvend ndërsa shtoi se nuk ka pasur asnjë asnjë vendim të PD për bojkotin e seancave të parlamentit. • Berisha shtoi se përkundrazi deputetët e opozitës janë penguar të futen në seancat parlamentare. Më tej komentoi edhe bojkotin e komisioneve nga ana e opozitës, ku tha se erdhi pasi përjashtimi nga Sekretariati i Etikës vështirësoi pjesmarrjen e tyre në mbledhje. •  Berisha tha sot se nëse Prokuroria e Posaçme cakton një masë sigurie ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj do të jetë sepse e ka urdhëruar kryeministri Edi Rama. 

6 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

Masë sigurie ndaj Veliajt? Berisha: Nëse SPAK vepron ndaj tij, e bën me urdhër të Edi Ramës dhe jo për ligjin

"Banda Bajri do t'i sigurojë mandatin Ramës në
sali berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha sot se nëse Prokuroria e Posaçme cakton një masë sigurie ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj do të jetë sepse e ka urdhëruar kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, Veliaj, Rama dhe Ëngjëll Agaçi duhet të ishin prej dy vitesh në burg, pasi janë dhënë 130 milionë euro për një investim që sot nuk ekziston. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Nëse ndodh një gjë e tillë, ndodh sepse e urdhëron Edi Rama. Ata që kanë jetuar në diktaturë, e kanë shumë të qartë që nuk ishte mëkati dhe krimi që i dënonte ofiqarët e lartë. Kishte vetëm një arsye, besnikëria ose jo ndaj diktatorit. Problemet e brendshme mes Edi Ramës, Linda Ramës dhe Erion Velisë, dua të shtoj këtu se Linda tani është një faktor, pak a shumë ngjason me Elenën, në kuptimin që ajo, meqenëse Çaushesku ishte elifmatrak në dijeni, kishte një arsim partie, ajo kryesonte institutin e kimisë se ishte shkencëtare e shquar dhe natyrisht bënte ligjin.

Në këtë mënyrë, edhe zonja Rama merret me tendera, jo vetëm me tendera, por përdor gjobëvënësin e Bolinos për të nxjerrë fatura për Arben Ahmetajn të hoteleve, se i kishte paguar hotelin, ndërkohë biletat e Ahmetajt kushtonin se sa kushtonin biletat e Edi Ramës në stadiumin e Nju Jorkut. Pra, Arben Ahmetajn mercenar Dumani desh ta arrestonte për pagesat e netëve të fjetjes dhe biletat e avionit, kurse Edi Ramës i thotë lepe-peqe.

Nëse vepron ndaj Erion Veliajt, e bën me urdhër të Edi Ramës dhe jo për ligjin. Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Edi Rama prej të paktën dy vitesh duhej të ishin në qeli. Janë dhënë 130 milionë euro, nuk ekziston as nam dhe nishan, sepse të gjitha kanë përfunduar në kontot bankare të Edi Ramës, Erion Veliajt e me radhë. Kjo është historia. Tani se si e kanë kiminë ata me njëri-tjetrin nuk e di atë punë.

3 JAVE ME PARE

"PD nuk ka pasur vendim për bojkot të parlamentit", Berisha: E rëndësishme që deputetët të thonë fjalën e tyre për buxhetin

"Banda Bajri do t'i sigurojë mandatin Ramës në
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur sot për aksionin opozitar në Kuvend. Ai tha se nuk ka pasur asnjë asnjë vendim të PD për bojkotin e seancave të parlamentit.

Berisha shtoi se përkundrazi deputetët e opozitës janë penguar të futen në seancat parlamentare. Më tej komentoi edhe bojkotin e komisioneve nga ana e opozitës, ku tha se erdhi pasi përjashtimi nga Sekretariati i Etikës vështirësoi pjesmarrjen e tyre në mbledhje. 

Kryedemokrati e konsideroi shumë të rëndësishme që deputetët për buxhetin të thonë fjalën e tyre edhe në parlament, sepse taksapagues është edhe populli opozitar dhe sepse interesat e qytetarëve në rastin e buxhetit duhet të mbrohen nga opozita. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Ka pasur një keqkuptim, keqkuptimi ka qenë që nuk ka asnjë vendim të PD për bojkotin e seancave të parlamentit dhe në rast se i rikthehemi, ju e dini që deputetët tanë që nuk kanë qenë të përjashtuar kanë shkuar në çdo seancë, por janë bllokuar tek dera në mënyrë të paligjshme. Nuk ka patur asnjë vendim edhe njëherë, që të braktisë, që të bojkotohet parlamenti, gjë që mund të merrej, por nuk është marrë.

Ka pasur një vendim kur u bë përjashtimi i 24 deputetëve, ajo pastaj vështirësoi krejtësisht pjesëmarrjen në komisione dhe këto u bojkotuan. Anulimi i vendimit nga Gjykata Administrative rikthej deputetët edhe në komisione. Pra nuk duhet ti marrim gjërat, sikundër nuk janë. Pra nuk ka pasur vendim.

Së dyti e konsideroj shumë të rëndësishme që deputetët për buxhetin të thonë fjalën e tyre edhe në parlament, sepse taksapagues është edhe populli opozitar, sepse interesat e qytetarëve në rastin e buxhetit është shumë specifike dhe do ti mbrojmë edhe në parlament.

Ne jemi të detyruar të dërgojmë amendamente për këto dhe nuk besoj se, PD do të kishte mirëkuptim nga qytetarët nëse ajo debatin për buxhetin nuk e bënte edhe në parlament. Thënë këto, nuk lëviz asgjë nga mosbindja civile. Ju garantoj me përgjegjësi të plotë këtë. Ajo do të vazhdojë në rrugë, sheshe dhe kudo.

3 JAVE ME PARE

A do t’i hiqet non grata nga qeveria e Donald Trump? Kreu i PD-së: Problemi nuk është te Berisha, por është universal!

"Banda Bajri do t'i sigurojë mandatin Ramës në
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Gjatë fjalës së tij Berisha u pyet nga gazetarët nëse pret që qeverisja e Donald Trump ti heqë non gratën ai u shpreh se rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është më i jashtëzakonshmi në historinë e rikthimeve dhe se shënon një arritje të madhe për kombin amerikan.

Berisha theksoi se amerikanët përjetuan vite agresioni sorosian dhe të ekstremit të majtë, të shprehur me politizimin e turpshëm, të skajshëm të drejtësisë, të financuar nga Xhorxh Soros. Ai e cilësoi fitoren e Trump shpëtimtare për SHBA, por edhe për botën e lirë. Berisha shtoi se Amerika rikthehet në vlerat e saj ndërsa uroi që PD të shpëtojë nga kthetrat e një njeriu që ka kryer krime kundër njerëzimit, kryespekulatori dhe kryecensori i botës, Xhorxh Soros. 

Kreu i PD-së shtoi se ka bërë këtë analizë dhe se problemi nuk është te ai, por është universal. Ai shtoi se nuk ka dyshim se goditja që morën në SHBA ekstremizmi i majtë, i udhëhequr nga Xhorxh Soros, do vijë edhe në Shqipëri.

Pyetja: A pret zoti Berisha tashmë nën qeverisjen e Trump t’i hiqet non grata?

Berisha: Nuk ka dyshim se rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, më i jashtëzakonshmi në historinë e rikthimeve, shënon një arritje të madhe për kombin amerikan, i cili përjetoi këto vite agresionin sorosian dhe të ekstremit të majtë, të shprehur me politizimin e turpshëm, të skajshëm të drejtësisë, të financuar nga Xhorxh Soros. Me persekutimin ekstrem të kundërshtarëve politikë, të shprehur me agresionin ndoshta ndër më të mëdhenjtë në histori kundër identitetit të njeriut. Shpëtimtare për SHBA, por edhe për botën e lirë, ishte fitorja e Donald Trump dhe goditja që ai i dha monstrës së njerëzimit, Xhorxh Soros dhe doktrinës së tij.


Shënon një rikthim të vlerave në SHBA. Amerika rikthehet në vlerat e saj dhe uroj që PD, një parti e madhe në histori të shpëtojë nga kthetrat në histori e një njeriu që ka kryer krime kundër njerëzimit, kryespekulatori dhe kryecensori i botës, Xhorxh Soros. Ndjejemi shumë më të motivuar sot që qëndruam kundër këtij Kovidi të moralit njerëzor. E bëra këtë analizë se problemi nuk është te Sali Berisha, por është universal. Është për njeriun e lirë, për shoqërinë e lirë në botë. Por nga ana tjetër, nuk ka dyshim që kam besim të plotë se goditja që morën në SHBA ekstremizmi i majtë, i udhëhequr nga Xhorxh Soros, do vijë edhe në Shqipëri, pasi nuk do mbështeten më siç janë mbështetur.


Ju lutem zotërinj, kujtoni vetëm Donald Lunë. Në kulmin e kanabizimit të Shqipërisë, dilte përkrah Saimir Tahirit dhe përgëzonte policinë për rezultate të shkëlqyera kundër drogës. A nuk ishte kjo një mbështetje e hapur për narkoshtetin, bazuar në doktrinën e Xhorxh Sorosit, që ndërmerrte rezoluta në OKB për të ndërprerë luftën kundër trafikimit të drogës? Dhe i njëjti njeri, kur do akuzohej nga antimafia italiane Saimir Tahiri me dokumente zyrtare, do u thoshte shqiptarëve se ju jeni mësuar me procese politike në kohën e komunizmit. A nuk ishte Juri Kim që riktheu në Shqipëri kulturën e mohimit me ekspozitat që bënte në kremtimin e 100-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane?


Për ne nuk ishin habi se i kishim përjetuar në diktatura, por që t’i paraqiste ambasadorja amerikane, ishte turpi i dheut. Kështu që SHBA shpëtuan vetë në radhë të parë, kombi shqiptar shpëtoi dhe po shpëtoi ai, është garant për sigurinë, por ka vlerë shumë të madhe edhe për vlerat universale jo vetëm në Amerikë, por edhe në botë. Ndaj PD, parti aleate e Partisë Republikane, qëndroi publikisht dhe e hapur në anën e saj kundër të gjithë demonizimeve dhe paragjykimeve që bënte makineria progandistike mashtruese ndaj kandidatit të saj dhe kandidatëve të saj.

3 JAVE ME PARE

Berisha: PD do dyfishojë buxhetin për shëndetësinë për të arritur standardet më të mira rajonale

"Banda Bajri do t'i sigurojë mandatin Ramës në
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se PD ka një program për shërbimin shëndetësor ndërsa theksoi se do të jetë i standardeve më të mira rajonale. Ai gjithashtu theksoi se do të synojë standardet evropiane.

Berisha u shpreh se buxheti do dyfishohet dhe se do bëhet gjithçka që edhe në sëmundjet neoplazike, të kapet prognoza e vendeve më të mira, me diagnozë të hershme, më mjekim korrekt, me mjekim efiçent dhe të gjitha mjetet e duhura që duhen për mjekimin e këtyre sëmundjeve që sot janë të shumta.

Fjala e Berishës:

Nuk ka dyshim se PD ka një program në të cilin, shërbimi shëndetësor do të jetë i standardeve më të mira rajonale, dhe dora-dorës do të synojë standardet evropiane. Se buxheti do dyfishohet dhe se do bëhet gjithçka që edhe në sëmundjet neoplazike, të kapet prognoza e vendeve më të mira, me diagnozë të hershme, më mjekim korrekt, me mjekim efiçent dhe të gjitha mjetet e duhura që duhen për mjekimin e këtyre sëmundjeve që sot janë të shumta.


Sot këto janë sëmundje plotësisht të mjekueshme, janë sëmundje me një përqindje të mirë të rasteve të shërueshme, por kërkojnë mjekim korrekt, kërkojnë një betejë të vendosur.

3 JAVE ME PARE

Buxheti për shëndetësinë/ Berisha: Ajo që ndodh në Spitalin Onkologjik është aktakuza më e rëndë në rrafshin njerëzor për Edi Ramën

"Banda Bajri do t'i sigurojë mandatin Ramës në
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka komentuar në konferencën e sotme buxhetin e 2025 për Shëndetësinë.

Berisha tha se buxheti i shëndetësisë dhe arsimit së bashku janë gjithsej 5.4 përqind të GDP-së, ndërsa shtoi se të lësh 2.9 përqind vetëm për Shëndetësinë është krim kundër njerëzimit. 

Kjo sepse sipas tij, shumë të sëmurë kanë ngelur pa mjekimet bazë duke iu referuar skandalit te Onkologjiku. Kryedemokrati shtoi më tej se ky skandal është aktakuza më e rëndë në rrafshin njerëzor për Edi Ramën, Ogerta Manastirliun dhe për drejtuesit e qëndrës spitalore dhe Spitalit Onkologjik.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Dua t’i rikthehem përsëri buxhetit, të nderuar gazetarë dhe të dashur qytetarë, sepse ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë tonë kombëtare. Do ndalem vetëm në dy-tre momente. Buxheti i shëndetësisë dhe arsimit së bashku janë gjithsej 5.4 përqind të GDP-së.

Ndërkohë që premtimi i mashtruesit Edi Rama në krye të herës ka qenë për një buxhet për arsimin prej 5 përqind.
Por të lësh një buxhet prej 2.9 përqind për shëndetësinë dhe të lësh të sëmurët që mund të shërohen, që mund të jetojnë shumë vite më shumë, pa mjekimet bazë, siç ka ndodhur në Spitalin Onkologjik dhe jo vetëm, duke pasur të gjitha mundësitë për t’i siguruar ato, përbën një krim të vërtetë kundër njerëzimit.

Ju jeni dëshmitarë se çfarë gjendje katastrofale, çnjerëzore, ekziston në Spitalin Onkologjik, qendër e vetme e trajtimit të të sëmurëve me neoplazira në Shqipëri. Ndonëse kjo sëmundje, për nga graviteti i tejkalon të gjitha grupet e tjera. Për nga pesha, renditet e treta në shkallë kombëtare. Për këtë sëmundje Shqipëria paguan gjithsej 55 mjekë rrogëtarë, ndërkohë që një shërbim onkologjik mbarëkombëtar duhet të bazohej, ose duhej të kishte të paktën minimumi një numër mjekësh 4 herë më shumë se sa sot.

Mos harroni se normalisht Shqipëria duhet të ketë të paktën 4 mijë mjekë. Ajo që ndodh në Spitalin Onkologjik është aktakuza më e rëndë në rrafshin njerëzor për Edi Ramën, Ogerta Manastirliun, Korbën e Kovidit, siç e quan rëndom populli, për drejtuesit e qëndrës spitalore dhe Spitalit Onkologjik.

E pashembullt në botë. U them ju, ndjej një keqardhje shumë të madhe se jam i vetëdijshëm se ata mjekë, ata infermierë derdhin lumenj djerse, por disa prej tyre kanë pësuar një shkarje të tmerrshme dhe kanë rënë në kthetrat e mafies më të zezë, se nuk ka mafie më të zezë se ajo e bluzave të bardha. U them këtyre zonjave dhe zotërinjve, se me mesazhet e tyre të publikuara në shtyp, do mund të prodhohej filmi më horror i kohërave për bluzat e bardha.

Ndaj dhe dënoj me forcën më të madhe këtë situatë katastrofale në Spitalin Onkologjik, por ju garantoj se ekzistojnë një seri spitalesh të tjera, ku mund të diagnostikohesh, por procedurën e mjekimit do shkosh ta paguash diku tjetër, ndonëse ekziston çdo mundësi për t’u bërë në publik. Të gjitha këto se paguhet ministrja, paguhet Edi Rama, paguhen drejtuesit.
Një mafie e urryer. Nuk ka mafie të mirë, por këta janë mafia më e keqe që sillen në këtë mënyrë.

3 JAVE ME PARE

Atentati në Shkodër/ Berisha: Banda Bajri është autorizuar të pastrojë terrenin për të siguruar mandatin për Ramën

"Banda Bajri do t'i sigurojë mandatin Ramës në
sali berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë me gazetarët.

Berisha ka risjellë në vëmendje atentatin mafioz me 4 viktima në Shkodër, ku tha se pas 10 ditësh ende nuk ka një pistë hetimore për ngjarjen.

Sipas Berishës, masakra është kryer nga grupi i Bajrave, të cilët sipas tij do t'i garantojnë Edi Ramës një mandat në Shkodër.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Mirëdita dhe përshëndetje të përzemërt gazetareve dhe gazetarëve të pranishëm në sallë që ndjekin këtë konferencë shtypi, qytetarëve kudo që ndodhen. Kaluan 10 ditë nga masakra e Shkodrës, në të cilën 4 qytetarë të pafajshëm u ekzekutuan në rrugët kryesore të qytetit në mesditë dhe gjer sot nuk ekziston asnjë pistë për hetimin e kësaj ngjarje, për shkakun e vetëm se pista e vetme është pista shtetërore.

Që ditën e parë, informova shqiptarët se kjo ishte një masakër me licencë qeveritare të Edi Ramës sepse banda Bajri është banda, e cila rrëmbeu mandatin e kryetarit të bashkisë dhe i është betuar Edi Ramës se do i garantojë mandatin në Shkodër me dhunë dhe terror.

Banda Bajri në kundërshpërblim për shërbimet kriminale që i bën Edi Ramës, qeverisë së tij, është autorizuar të pastrojë sipas gjuhës së tyre, terrenin nga çdo lloj vështirësie që mund të ketë për të siguruar mandatin. Kur unë deklarova se pjesëmarrëse në këtë masakër është Policia e Shtetit, Mondi, i cili u duhej atyre sipas regjistrimeve për të kryer ca punë, Mondi qëndron në krye të vendosjes së narkopolicisë në shërbim të bandës.

Por nuk është vetëm Mondi. Mondi tjetër në krye të ministrisë është një përfaqësues i njërës prej bandave më të rrezikshme të Shqipërisë dhe Ballkanit, i Troplinëve. Ai është emëruar aty nga banda e Troplinëve për të mbuluar të gjithë veprimtarinë e tyre dhe të ortakëve të tyre në Shqipëri. Kurse Mondi tjetër famëzi në krye të polici, i implikuar në trafiqe, por edhe në vrasje siç flitet rëndom, përfaqëson bandën e Elbasanit.

berisha rama trump veliaj

Sondazh

Poll

Bardhi shpërthen ndaj Spiropalit: Zhupa iu përgjigj një deputeti pleh. Duhet të kishe reaguar ti

Bardhi shpërthen ndaj Spiropalit: Zhupa iu përgjigj një deputeti pleh. Duhet të kishe reaguar ti

"Deputetja të kërkojë falje",Zhupa i drejtohet Peleshit me fjalët e Braçes: Po ti i thua gruas ruse?

Tensione në Kuvend/ Ndërpritet seanca plenare, Spiropali: E paprecedentë, kushdo që fyen do dënohet

Debatet në Kuvend/ Balla- opozitës: Në fund do vini si pulat dhe do votoni anullimin e gjobave

Klosi-opozitës: Mazhoranca do ta votojë faljen e gjobave

Manja në Kuvend: Kemi numrat dhe do t'i anulojmë këto gjoba brenda këtij sesioni parlamentar

Dash Sula: Qami Zela vari veten në burg se e arrestuat për 38 mijë lekë të vjetra

"Të fyesh nuk është opozitë, por është e paedukatë", Majko: Njerëzit vlerësohen nga pesha e fjalës

Bardhi: Firmat për faljen e gjobave po i mblidhni tani. Spiropali: Mos bëni teatër

"Mbyllni komisionin e dezinformimit"/ Braçe-Zhupës: Mos u lyej me parfum! Më dukesh si ruse

"Delegacioni për në Venecia i përbërë vetëm nga mazhoranca", Korreshi: Bushka do të na përfaqësojë

"Lista t'i shkojë SPAK-ut"/ Sula: Keni frikë nga deputetët dhe ministrat që kanë përdorur SKY ECC

Bardhi:Duam të vihet në dispozicion draft-opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës

Bardhi kërkon interpelancë me Ramën, Spiropali: Për shkak të axhendës nuk do të zhvillohet sot

Skandal / Ligji për faljen e gjobave, Noka: Braçe është në sallën matanë duke e hartuar tani ligjin

"O Erjon tu rrit boja, sa shumë m… të ha goja"/ Komenti i Zhupës për Braçen

Bardhi-mazhorancës: Jeni tmerruar nga rikthimi i Sali Berishës

Ligji i propozuar nga PS për faljen e gjobave, Nallbati: Iu vijnë ligje dhe projektligje me sms

Tensione në Kuvend, garda rrethon foltoren, Spiropali: Debat artificial

Ramadan Likaj kërkon me ngulm fjalën nga foltorja, Spiropalin e kap e qeshura: Doni fjalën

Spiropali-Likaj

"Suel Çela është i lidhur me ju?"/ Akuzat e Bardhit në 2021, Berisha: Deklaratat politike

Bazat detare për oligarkët/ Berisha:Çfarë është objekt në planin e përhapjes së ushtrisë do i mbetet

"Mezi qëndrova në foltore nga aromat e parfumeve të luksit", Berisha:Lënë shuma përrallore në kazino

Thirret ezani në xhaminë e Namasgjasë, Berisha ndërpret fjalën: Do ta presim nëse hoxha është brenda

“Keqardhje se si përdoret Parlamenti”, Balluku: Energjia elektrike do të ulet

"Koha e Berishës ka mbaruar"/Noka i përgjigjet Shalsit:I ke mbjellë tre herë flokët, por s'të mbijnë

Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro

Berisha: Miratoni një buxhet pa asnjë qindarkë për të rinjtë dhe pensionistët

"E shoh çehren që ju ka rënë"/ Berisha i drejtohet maxhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë

Berisha kërkon një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Sami Repishtit

Pas 11 muajsh rikthehet në seancë plenare/ Kreu i PD-së para hyrjes në Kuvend: Berisha futet

Protestë para kryeministrisë, aktivistët kundër marrëveshjes me Italinë për pritjen e emigrantëve

Kryemadhi ankimon sekuestrimin e dy vilave, flet para mediave: Në protestën nuk do marr pjesë

Vrasja e Alfred Dedjas/ Berisha nxjerr përgjimet: SPAK tu thotë shqiptarëve se kush është Olsi

Berisha: Shfrytëzim pushteti! E majta ekstreme e keqpërdori pa mëshirë presidentin amerikan

"Është betejë për të përmbysur diktaturën", Berisha: Do të dal në takime në diasporë

Nesër rikthehet në Kuvend, Berisha: Do vazhdoj betejën time deri në fitore

Protesta e6dhjetorit tek SPAK/Berisha: Mbështesim çdo protestë kundër diktaturës, kudo që të thirret

Berisha: Rama rrëzoi për oligarkët e tij studimin e pronave në bregdet të certifikuar nga DAM

Vrasja e Alfred Dedjas, Berisha: Dje u ekzekutua publikisht dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës

Porti i ri i Durrësit/ Berisha: Rama do u vjedhë shqiptarëve 1.3 miliardë euro me këtë projekt

Berisha: Me aferën e Portit të Durrësit shqiptarët plaçkiten më shumë se kurrë përveç bunkerëve

Pas ceremonisë së Ngritjes së Flamurit, Rama dhe Kurti takojnë nipin e Ismail Qemalit

Lirimi e bën të ndryshojë mendimin për SPAK? Berisha: Falenderova gjykatëse për vendimin

Berisha: Edi Rama, krijo qeverinë teknike, mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd!

Berisha: Unë u arrestova se mbrojta interesin kombëtar, se isha antikorrupsioni i shqiptarëve

"Kemi shtruar rrugën drejt fitores!" Berisha: Sot kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare

"Tani veprimi do të jetë kryefjala e Sali Berishës"/ Berisha: Falënderoj gjykatësen që nderoi ligjin

U lirua nga arresti shtëpiak, Berisha nga selia blu: U krye dhe kjo punë