LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Banorët e Bërxullës bllokojnë rrugën, përplasen me Policinë, qytetarët: S’jemi dakord me çmimin që na ofrohet

•Banorët e Bërxullës, tokat e të cilëve preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, sërish kanë protestuar sot, pasi nuk bien dakord me çmimin që u ofrohet për të kompensuar pronën e tyre. •Në shenjë protestë disa prej tyre kanë bllokuar rrugën që të çon në drejtim të Rinasit dhe janë përplasur me efektivët e policisë. •Pasi bllokuan për disa minuta rrugën, ato u larguan nga uniformat blu. •Banorët e Bërxullës janë ngritur disa herë në protestë. •Problematika sipas tyre është te vlera e tokës dhe banesës. 

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

E vetme në tokë! E moshuara nuk largohet nga rruga e Rinasit: Do çohem kur të vijë Tonin Vocaj

Banorët e Bërxullës bllokojnë rrugën, përplasen me
Protesta

TIRANË-Banorët e Bërxullës kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste, pasi pronat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar. Policia ka tentuar që t’i largojë në mënyrë që të lirohet rruga që të çon në drejtim të Rinasit. Një grua qëndron e vetme në mes të rrugës, duke krijuar trafik të rënduar. 

Ajo shprehet se nuk duron dot më nga padrejtësitë që iu janë bërë. E moshuara thekson se do të çohet vetëm kur të vijë Tonin Vocaj. 

'Kam duru shumë, nuk duroj dot më. Ku është shteti këtu. Nuk e hap rrugën. Do cohem kur të vij Tonin Vocaj, e kam marrë ne telefon, kur të vij ai do çohem. Mirë që më shkatërron tokën dhe shpinë, më thot mos dil ku.'-thotë gruaja e cila vijon të qëndrojë prej disa minutash në tokë. 

3 VITE ME PARE

Përshkallëzohet protesta në Bërxullë, banorja rrëzon Policin, gruaja: Nuk e kam prekur

Banorët e Bërxullës bllokojnë rrugën, përplasen me
Protesta

TIRANË- Banorët e Bërxullës, pronat dhe banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, sërish kanë protestuar ditën e sotme, pasi nuk bien dakord me çmimin që u ofrohet për të kompensuar pronën e tyre. Në shenjë proteste ato kanë bllokuar rrugën, ndërsa janë përpjekur që të largohen nga policia. Mirëpo në një moment, një prej banoreve ka shtyrë një polic, i cili u rrëzua.

Gruaja u shpreh se nuk e kam prekur, ndërsa Polici u çua në këmbë, duke mos marrë masa ndaj veprimit.

Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar. Ata paralajmërojnë bllokimin e rrugës që të çon drejt Rinasit, por kjo tentativë e tyre ka hasur në rezistencën e policisë.

3 VITE ME PARE

Banorja në Bërxullë: Do vijnë të më vrasin?! Do përgjigjem, në mbrojtje të shtëpisë sime me çdo kusht

Banorët e Bërxullës bllokojnë rrugën, përplasen me
E moshuara

TIRANË- Gjatë protestës së banorëve të Bërxullës kundër ndërtimit të aksit Thumanë-Kashar për shkak të shpronësimit të cilësuar të padrejtë nga ana e tyre, një prej banoreve të zonës ka deklaruar se shteti nuk do t’ia dijë për banorët. Ajo deklaroi se ka rreth 5 muaj që këta banorë protestojnë dhe se me ndërtimin e autostradës tokat e tyre bëhen të paaksesueshme, përveç pretendimit për shpronësimin e padrejtë të pabarabartë me çmimin e tregut.

Për banorët nuk po pyet as shteti as njeri. Kjo firma ka qenë e PD-së, tani është kthyer me PS-në. Ky shtet nuk do t’ia dijë për banorët. Vetëm mbledh firmat për të marrë paratë e veta. ne po shkojmë 5 muaj këtu. Nuk do presim edhe shumë, policia na pret te rruga por edhe ne do e mbrojmë të drejtën tonë. Nuk mund të bëjmë gjyq për shtëpitë tona që kemi punuar gjithë jetën. Nuk mund të ikim me një firmë. Unë kam 7 dynym tokë. Këtu bëhet autostrada dhe ne nuk e aksesojmë dot. Unë shtëpinë time do e mbroj deri në minutën e fundit. shtëpinë time nuk e lëshoj, do bëhem hero këtu. Shteti shqiptar është vetëm për të vjedhur, nuk e mbron popullin. Ka vetëm padrejtësi, prokurori jo, shtet jo.

Problemi ka shkuar në Parlament por bëjnë një sy qorr. Dikur i binte PS-ja bilbilit, sot i bie PD. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe ata. Ata vetëm tallen me popullin. Këta i bien bilbilit, ata miratojnë ligje. Ligjet nuk zbatohen për popullin, i bëjnë ligjet që kur të vijnë në opozitë t’i kenë për vete prapë. Ne do reagojmë në mënyrat më të këqija, do vijnë ata të më vrasin, do i vras dhe unë, me gurë me sfurk, armë nuk kam përdorur dhe nuk përdor. Le të vijë firma të sqarohet me popullin”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, një tjetër protestuese pohoi se deri më tani nuk kanë marrë asnjë reagim, ndonëse projekti ka parregullsi. Sipas saj, shteti duhet t’i kompensojë me çmimin e tregut për pronat e tyre.

“Kemi 4 muaj që protestojmë dhe nuk kemi asnjë reagim nga instancat shtetërore, duke nisur nga ministria e Infrastrukturës. As nga kryeministri s’kemi asnjë reagim, apo nga IKMT. IKMT duhet të vinte në terren dhe të shoh këtë paligjshmëri. Ne duam që prona të vlerësohet sipas çmimit të tregut. Po ashtu duhet të shihet dhe linja e Interkonjeksionit, pasi edhe plani për lëvizjen e kësaj linje, ia kanë lënë firmës Gener 2. Fakti që bëhemi rrugë dytësore, stopohet jeta. Këtu banorët mbahen me bujqësi dhe blegtori. Kjo i sjell të ardhura atyre.”, tha ajo.

3 VITE ME PARE

Banorët e Bërxullës bllokojnë rrugën e Rinasit, gratë ulen në tokë, kundërshtojnë Policinë: Mos më prek se ta mbaj mend fytyrën

Banorët e Bërxullës bllokojnë rrugën, përplasen me
E moshuara

TIRANË- Banorët e Bërxullës, tokat e të cilëve preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, sërish kanë protestuar sot, pasi nuk bien dakord me çmimin që u ofrohet për të kompensuar pronën e tyre. Në shenjë protestë disa prej tyre kanë bllokuar rrugën që të çon në drejtim të Rinasit dhe janë përplasur me efektivët e policisë. 

Në shenjë revolte, gratë u ulën të gjitha në tokë, duke mos u ngritur pa ardhur autoritetet përkatëse. 

3 VITE ME PARE

'S’kemi armë e raketa kundër qeverisë, na duan vetëm për vota'/ Banorët e Bërxullës: Kërkojmë të bëhemi aksioner me firmën e ndërtimit

Banorët e Bërxullës bllokojnë rrugën, përplasen me
Qytetari

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish sot në protestë. Si çdo të dielë, ata kërkojmë takim me institucionet në lidhje me projektin për rrugën Thumanë-Kashar. Një banor që preket nga ky projekt ka sulmuar ashpër qeverinë Rama, ndërsa pohon se deputetët kujtohen të shkojnë në terren vetëm kur janë zgjedhjet.

Protestuesi tha se nëse shteti nuk ka lekë t’i shpronësojë, atëherë banorët të bëhen aksionerë me kompaninë e ndërtimit.

Nuk e çajnë kokën për popullin, e duan vetëm për votë. Kemi mbi 150 ditë që kërkojmë dialog. Institucionet dhe kompanitë kanë përplasje mes tyre. Nëse shteti ynë është kaq fukara dhe i padenjë, këtu nuk shihet as kryetari i bashkisë as deputeti. Ai deputet përfaqëson krimin, dhe jo popullin. Themi; ‘hajde të ulemi në dialog’. Na bëni aksioner me firmën ndërtuese nëse nuk kanë lekë. Qeveria dhe Edi Rama tallen me taksat e popullit. Ai nuk pranon as të ulet, në Kuvend nuk shkon, te ne nuk vjen, ç’e do! Ai është kryeministër mbetje. Ne s’kemi as armë, as raketa që t’i luftojmë, as pushtet, nuk dimë ça të bëjmë. Bëhen protesta gjithandej, por ka dialog. Ne jemi për zhvillim, por jo të na shpronësosh ne si një litër vaj ulliri. Kjo është qeveri e papërgjegjshme, e korruptuar. Falënderojmë Zotin që i doli hirra këtij kryeministri tradhtar!”, tha ai.

Kryeplaku i fshatit tha se ato do të mbrojnë tokat e tyre se nuk do të lejojnë firmën kontraktore që të futet në tokat e tyre.

‘S’do ta kenë shansin që ri afrohen fshatit. Pasi ne nuk tërhiqemi. Prona është e shenjtë. Po më vijnë duke na grabitur. Ku do të shkojmë. Ne po dalim që të mbrojmë pronat tona. Ne nuk jemi dakord me çmimin që na ofrohet.  Preken 40 ha tokë. Këto ti thirrin mendjes. Me ne nuk ka marrëveshje. Këto banorë kanë 5 muaj që po flenë me stres. Janë bërë të gjithë për psikologë. Nuk kryejmë dot asnjë lloj aktiviteti.’’- u shpreh ai.

protesta e banoreve te berxulles

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet