LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Banorët e Bërxullës rikthehen në rrugë: Të pafytyrët kërkojnë vota, bënë hile tek lejet për fushatë. Duam rivlerësim të pronave

• Banorët e Bërxullës u janë rikthyer protestave është pesë vetëm një javë më parë deklaruan se ishin të kënaqur nga biseda që zhvilluar me drejtuesit e Hipotekës. Sot, ata këërkuarn sërish drejtësi për pronat e tyre dhe u shprehën se pa leje të lëshuara qëndron një hile. • Sipas banorëve, aktualisht po shfrytëzohet fushata elektorale për t’i mbajtur me premtime banorët, por nuk u është bërë rivlerësimi i pronave. • Një nga banorët komentoi dhe posterat që kryeministri Edi Rama ka vendosur në Tiranë në kuadër të fushatës elektorale të 14 majit. Një tjetër tha se politikanët shqiptarë janë të pafytyrë që shkojnë dhe u kërkojnë vota, pa mbajtur premtimet e dhëna. • Ata i bënë thirrje Qeverisë dhe ministrisë që të ndalojë projektin që prek pronat e tyre.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Shiu nis në mes të protestës, banori në Bërxullë fut në ombrellë gazetaren

Banorët e Bërxullës rikthehen në rrugë: Të
Momenti

TIRANE- Një moment njerëzor u pa sot në Bërxullë atje ku pavarësisht kushteve atmosferike, banorët edhe këtë ditë kanë zgjedhur të protestojnë. Në një moment, kur gazetarja e Syri TV ishte duke raportuar, reshjet e shiut u shtuan dhe në këtë moment, njëri prej protestuesve menjëherë u afrua për ta futur në çadër. 

Një gjest i vogël për të treguar mirënjohjen ndaj reporterëve që kanë zgjedhur të raportojnë kauzën e tyre për gati 7 muaj që nga nisja e protestave./Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

Banorët e Bërxullës: Mallkimi ynë do i zërë, Rama ka vendosur 1000 postera

Banorët e Bërxullës rikthehen në rrugë: Të
Banoret e Berxulles

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë paralajmëruar qeverinë për dëmet që po u bënë. Gjatë protestës së sotme, ata kanë deklaruar se mallkimi i tyre ka për t'i zënë dhe se nuk po e durojnë dot më këtë situatë. Po ashtu ai ka ironizuar dhe posterat e Ramës për fushat, duke thënë se askush nuk do ta shoh më atë.

“Ta harrojnë se mund të mposhtin popullin tonë, mallkimi ynë do i zërë dita ditës. Ne do protestojmë, inshallah marrin gjithë arsenalin e tyre, fitorja është e sigurtë. Shqiptarët na kanë dhënën mesazhin se do fitojmë, po na thonë se kryeministri po sulmon në çdo cep. Këta janë mësuar me sistemin e kaluar, po ka ardhur frymë demokratike dhe ne kërkojmë të drejtat tona. Unë do ta jap jetën time, do jenë 200 media. Do ta bëj atë që se ka bërë kush, ti thirrë mendjes kryeministri dhe ajo ministre.  Me ultimatume ne mund të bëjmë më shumë, nuk durojmë më. Ka vendosur 1000 posterara, po kush po ia sheh surrati, ai i palarë. Ti heqë menjëherë, siç i hoqi tonat. Ka 100 mln lekë që po i ha me tokën këtu, populli nuk e duron dot. Mallkimin tonë në kokë e kanë, ne kemi durim dhe do e mposhtim”, tha ai.

3 VITE ME PARE

Banorët e Bërxullës: Na thonë, votoni që t’ju pimë gjakun e fëmijëve tuaj, po na rrëmbehet prona

Banorët e Bërxullës rikthehen në rrugë: Të
Banoret e Berxulles

TIRANË- Banorët e Bërxullës nuk i kanë ndalur protestat e tyre për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar. Gjatë ditës së sotme, banorët janë shprehur se politikanë shqiptarë janë më të pafytyrët që dalin e kërkojnë vota në fushatat elektorale. Po ashtu ata kanë deklaruar se atyre po u rrëmbehet prona nga duart dhe e ardhmja e fëmijëve të tyre.

"Shpresojmë në Zot sepse politikanët shqiptarë më të pafytyrë, më ordinerë që dalin nëpër fushata e kërkojnë vota. Na thonë na votoni prapë neve që të pimë gjakun e fëmijëve tuaj. Punimet po i avancojë paligjshmërisht. Kemi provat të vijmë të sekuestrojë punimet janë shkelur të gjithë të drejtat e banorëve të fshatit Bërxullë. Nuk po kërkojmë gjë tjetër, përveçse të jetojmë si fëmijët e këtyre, fëmijët tanë të jetojnë si fëmijët e këtyre. Na takon edhe neve të gëzojmë. Sa nuk është vonë të verifikojnë këto punime, është fundi i çdo gjëje. Shpresojmë në Zot sepse politikanët shqiptarë më të pafytyrë, më ordinerë që dalin nëpër fushata e kërkojnë vota, s’ka shpjegim. Na thonë na votoni prapë neve që të pimë gjakun e fëmijëve tuaj. Kryeministri të shohë si po rrëmbehen pronat tona dhe të gjithë fshatit Bërxullë”, tha ai.

3 VITE ME PARE

Banorët e Bërxullës në protestë: Duam rivlerësim, nuk tërhiqemi nga pronat tona

Banorët e Bërxullës rikthehen në rrugë: Të
Banoret e Berxulles

TIRANË- Banorët e Bërxullës gjatë protestës së sotme kanë kërkuar rivlerëzim të pronave të tyre. Për mediat ata kanë deklaruar se tokat e tyre janë i vetmi burim inancuar për ta dhe se duhet që të vlerësohen sipas çmimit të tregut. Ndërkohë që kanë theksuar se deri sa të marrin përgjigje nga Hipoteka nuk kanë për tu tërhequr nga kërkesat e tyre të ligjshme. 

“Kërkojmë të nxjerrin verat e banesave dhe pronave sipas vlerës së tregut. Si merret kjo pronë? Në do vazhdojmë me protesta para zyrave të Hipotekës, deri sa të na jepet zgjidhje, nuk tërhiqemi nga kërkesat tona të ligjshme. Kush vjen për tek banesa ime, i gjallë nuk futet. Mos ta ketë të lehtë kryeministri dhe Balluku që do bëjnë rrugë në fshatin tonë”, thanë banorët.

3 VITE ME PARE

Dolën 'të kënaqur' nga takimet në Hipotekë/ Banorët e Bërxullës u rikthehen protestave: Po shfrytëzohet koha e fushatës! Lejet e publikuara kanë hile

Banorët e Bërxullës rikthehen në rrugë: Të

Të gjithë drejtoritë përkatëse, flenë gjumë prej 8 muajsh. Të nxjerrin vlerën e pronave dhe banesave sipas tregut, nuk dimë se çfarë do bëjmë. Ministrja e Bujqësisë nuk flet sesa toka po shkatërrohen, ajo bën sehir. Si merret prona kështu? T’i thirrin mendjes dhe të bëjnë vlerësimin e pronës, ne nuk mund të jetojmë në këtë formë. Punimet kanë arritur deri këtu vetëm duke bërë marrëveshje individuale, çdo njeri e ka me pronën, ne nuk e ndalojmë dot. Po të ishte shteti që zbatonte ligjin, do ishte mbaruar si punë. Publikimi i kësaj leje kuptohet se ka hile, shfrytëzojnë kohën e fushatës.

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet