LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbledhja e grupit të PD/ Bardhi: Po na nxisin drejt akteve ekstreme! Berisha: Ligjet anti-Kushtetuese s'do njihen

•Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e opozitës në kryesinë e Kuvendit. •Deputetët e përjashtuar nga Kuvendi, nuk u lejuan që të marrin pjesë. •Një ndër to ishte edhe Edmond Spaho, i cili nuk u lejua që të futej nga Garda. •Pas përfundimit të mbledhjes, Sali Berisha tha se opozita do të vijojë aksionin për kaosin në Kuvend dhe mos zhvillimin e komisioneve. •Nga ana tjetër, Gazment Bardhi, në përfundim të mbledhjes tha se deputetë do të vijojnë kaosin në Kuvend, madje shtoi se mazhoranca po i detyron që të ndërmarrin akte ekstreme, siç është ajo e grevës së urisë.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Opozita është bashkë", Bardhi pas mbledhjes së Grupit të PD: Mazhoranca po na detyron të shkojmë në akte ekstreme

Mbledhja e grupit të PD/ Bardhi: Po na nxisin drejt akteve ekstreme!
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas përfundimin të mbledhjes me deputetët.

Ai tha se Partia Demokratike është e vendosur mos lërë mazhorancën të zhvillojë mbledhjet parlamentare dhe ju bëri thirrje të heqin dorë nga pengimi i opozitës

"Sot kemi diskutuar mbi situatën jo normale ku është përfshirë Kuvendi për shkak të sjelljes antikushtetuese të mazhorancës. Jemi të vendosur për të vijuar aksionin demokrati brenda Kuvendit për t’i pamundësuar punën normale mazhorancës. Mazhoranca duhet të tërhiqet nga shkelja e ligjit. Nuk kërkojmë favore prej tyre, por respektim të kushtetutës. Po na nxisin të shkojmë drejt akteve ekstreme. Opozita tashmë është bashkë. Qoftë në Surrel, qoftë te vila e Nikollës ata mund të mblidhen dhe të votojnë, por kjo është në shkelje të rregullores. Mbledhja online është në shkelje, është dështim i shtetit ligjor”, tha Bardhi.

2 VITE ME PARE

"Berisha 3 është më i fuqishëm se çdo Berishë tjetër"/ Kreu i PD: Asnjë ligj që kalon në kundërshtim me Kushtetutën nuk do njihet nga opozita

Mbledhja e grupit të PD/ Bardhi: Po na nxisin drejt akteve ekstreme!
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se opozita do të vijojë aksionin për kaosin në Kuvend dhe mos zhvillimin e komisioneve.

"Shkelmon të drejtat e popullit opozitar. I tmerruar nga ato që kanë abuzuar me pushtetin e tij. E di që me komisionet hetimore parlamentare do t’i nxjerrin atij të gjitha të palarat dhe si përfundim do të dorëzojë mandatin dhe do të shkojë në punë të vet. Aksionin e keni shumë transparent. Do jeni ju të parët që do ta mësoni. Në komision ishit. Parlamenti ekziston si ndërtesë dhe grupi i fuqishëm që mbron Kushtetutën. Të tjerët zhduken si minj.

Greva e urisë dhe çdo akt tjetër do merret në kohën e duhur. Gatishmëria e qytetarëve është për t’u admiruar. Asnjë ligj që kalon në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit nuk do të njihen nga opozita. E patë si kaluan në kundërshtim me ligjin, pa mbledhje komisionet dhe të futur pas karrigeve. Kushtetuta e ndalon përveç se në gjendje të jashtëzakonshme. Nëse ngushëllon veten Edi Rama dhe e quan këtë si të ligjshme, le ta ngushëllojë. Berisha i tretë është më i fuqishëm se çdo Berishë deri më sot"

2 VITE ME PARE

Bardhi mbledh sot Grupin Parlamentar/ Disa nga deputetët demokratë nuk do të mund të marrin pjesë (EMRAT)

Mbledhja e grupit të PD/ Bardhi: Po na nxisin drejt akteve ekstreme!
foto ilustruese

TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka lajmëruar se sot do të zhvillohet mbledhja e grupit. Bëhet me dije se disa nga deputetët demokratët nuk do të mund të marrin pjesë në mbledhje pas penalizimeve të vendosura nga Kuvendi, për protestën e organizuar nga deputetët opozitarë gjatë javës së shkuar.

Deputetët që nuk do të do të jenë pjesëmarrës janë Saimir Korreshi, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho.

Kujtojmë se deputetët e Partisë Demokratike që janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit nuk u lejuan të hyjnë në Kryesi as në datën 6 nëntor të këtij viti. Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti të paligjshëm vendimin, duke u shprehur se deputetëve po u ndalohet që të marrin pjesë edhe në mbledhjen e Grupit të tyre Parlamentar.

2 VITE ME PARE

ME VIDEO- Momenti kur Spaho nuk lejohet të futet brenda Kryesisë së Kuvendit, përballet me Gardën

Mbledhja e grupit të PD/ Bardhi: Po na nxisin drejt akteve ekstreme!
Edmond Spaho

TIRANË- Dosja.al ka siguruar me video momentin kur deputeti i PD-së, Edmond Spaho nuk lejohet të futet brenda Kryesisë së Kuendit. Edhe pse është paraqitur sipas njoftimit të Gazment Bardhit në Kryesinë e Kuvendit, për të qenë në mbledhjen e grupit, është penguar nga Garda e Republikës. 

Ky deputet vazhdon të jetë i përjashtuar nga jeta parlamentare, pas vendimit të Sekretariatit të Etikës. Kujtojmë se sot në orën 12:00 është parashikuar që të mbahet në Kryesi, mbledhja e grupit parlamentar.

2 VITE ME PARE

Tenton të marrë pjesë në mbledhjen e grupit të PD, Edmond Spaho nuk lejohet të hyjë në Kryesinë e Kuvendit

Mbledhja e grupit të PD/ Bardhi: Po na nxisin drejt akteve ekstreme!
Tensionet e javes se kaluar

TIRANË-Rikthehen sërish tensionet te Kryesia e Kuvendit. Garda nuk lejoi deputetin demokrat Edmond Spaho, për të hyrë në Kuvend, si pasojë e masës së përjashtimit që është ende në fuqi.

Aktualisht janë 6 deputetë të përjashtuar, që nuk do të lejohen të marrin pjesë në mbledhjen e parashikuar të mbahet në orën 12:00. 

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

Bardhi mbledh sot në Kryesinë e Kuvendit grupin e PD, zbardhet njoftimi drejtuar deputetëve të opozitës

Mbledhja e grupit të PD/ Bardhi: Po na nxisin drejt akteve ekstreme!
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi do të mbledh ditën e sotme grupin parlamentar të PD-së. Mbledhja mësohet se do të mbahet në orën 12:00, në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit.

“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 12:00, mbledhje e grupit në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Pak ditë më parë deputetet e opozitës u ndaluan nga Garda e Republikës të futeshin në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në Komisione, ndërsa zgjodhën më pas të futeshin duke kaluar nga dritaret. Ndërkohë, ditën e sotme të gjitha komisionet janë zhvilluar online, për të shmangur përplasjet me opozitën e cila prej disa kohësh i ka bllokuar./Dosja.al

mbledhja e pd 13 nentor 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet