LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Bënin skanera kundrejt pagesës, fusnin pacientët pa radhë, arrestohet mjeku dhe tekniku i imazherisë në QSUT

•Një mjek dhe një teknik imazherie të cilët punonin në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, janë arrestuar nga policia e Tiranës. •Nazmi Metali, mjek dhe dhe Astrit Mansaku, teknik imazherie, u morën para pacientëve për të shmangur procedurën standarte spitalore për bërjen e skanerit. •Ndaj tyre rëndon akuza e korrupsionit. Ndërsa hetimet proaktive drejtuar nga prokurori, Bledar Valikaj kishin nisur prej javësh dhe janë dokumentuar disa raste të korrupsionit.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Arrestimi i mjekut dhe teknikut të imazherisë në QSUT/ Qytetarja i denoncoi në Prokurori, mjekët u merrnin 100-150 mijë lekë të vjetra

Bënin skanera kundrejt pagesës, fusnin pacientët pa radhë,
Spitali

TIRANË- Korrupsioni në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vijonte prej kohësh nga mjeku Nazmi Metaliu dhe tekniku i imazherisë Astrit Mansaku. Ata u vunë në pranga me dyshimet se u kërkonin para qytetarëve për të kryer skaner. Këta persona u kanë kërkuar qytetarëve shumë të ndryshme për të marrë shërbimin e skanerit. Kjo shumë sipas të dhënave varionte nga 100-150 mijë lekë të vjetra.

Ka qenë një prej qytetarëve, i cili ka kallëzuar mjekët në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa kjo e fundit i ka mbajtur nën vëzhgim prej disa kohësh. Tashmë pretendohet se janë mbledhur të dhënat e mjaftueshme, që implikojnë këta dy persona në skemën e korrupsionit.

Nazmi Metaliu, mjeku 63-vjeçar së bashku me teknikun e imazherisë, Astrit Mansakun, merrnin rryshfet për tu bërë skaner qytetarëve në QSUT. Hetimet për to kanë nisur rreth tre javë më parë, ndërsa hetuesit kanë dokumentuar disa raste ku mjekët iu merrnin para qytetarëve qe iu nënshtroheshin skanerit.

3 VITE ME PARE

Merrte rryshfet bashkë me kolegun, ky është mjeku i QSUT-së, mesazhet në kohën e Covid-it: Unë rri në shërbim, ti rri në shtëpi

Bënin skanera kundrejt pagesës, fusnin pacientët pa radhë,
Nazmi Metaliu

TIRANË- Personi në foto është Nazmi Metaliu, mjeku 63-vjeçar i arrestuar për korrupsion. Metaliu, së bashku me teknikun e imazherisë, Astrit Mansakun, merrnin rryshfet për tu bërë skaner qytetarëve në QSUT. 

Hetimet për to kanë nisur rreth tre javë më parë, ndërsa hetuesit kanë dokumentuar disa raste ku mjekët iu merrnin para qytetarëve qe iu nënshtroheshin skanerit.

Bënin skanera kundrejt pagesës, fusnin pacientët pa radhë,

Në fotot e publikuara në rrjetin social 'Facebook', Metaliu shihet nën shoqërinë e kolegëve të tij në QSUT. Ai pozon para aparatit fotografik teksa ndodhet në punë si dhe në disa raste nuk harron të shpërndajë mesazhe sensibilizuese siç është ajo në kohën e pandemisë. 

Bënin skanera kundrejt pagesës, fusnin pacientët pa radhë,

'Unë rri në shërbim, ti rri në shtëpi'- shkruhet në fletën që mbante në dorë mjeku në vitin 2020, aty ku ka marrë shumë pëlqime dhe komente vlerësuese nga miqtë dhe të afërmit.

3 VITE ME PARE

DETAJET- Mjeku dhe tekniku i imazherisë në QSUT shkelnin rregulloren e spitalit, merrnin para kundrejt bërjes së SKANERIT

Bënin skanera kundrejt pagesës, fusnin pacientët pa radhë,
Mjeke

TIRANË- Mjeku Nazmi Metaliu dhe tekniku i imazherisë në QSUT, Astrit Mansaku, bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke përfituar para nga pacientët të cilët donin të bënin skanerin. Policia informon se dy mjekët kanë qënë në hetim për një kohë të gjatë. Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se dy personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës, iu mundësonin qytetarëve të ndryshëm, kundrejt shumave monetare, bërjen e skanerit, në kundërshtim me rregulloren e Spitalit, për kryerjen e kësaj procedure.

NJOFTIMI I POLICISE:

Finalizohet si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Skaneri”, për gjurmimin dhe goditjen e rasteve të korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës. U morën para pacientëve, për të shmangur procedurën standarde spitalore, për bërjen e skanerit, vihen në pranga 2 shtetas (mjeku dhe tekniku i Shërbimit të Imazherisë në QSUT). Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me qëllim konstatimin e rasteve të korrupsionit dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të tyre, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Skaneri".

Si rezultat i këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit:

- N. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, me profesion mjek;
- A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, me profesion teknik imazherie.

Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës, iu mundësonin qytetarëve të ndryshëm, kundrejt shumave monetare, bërjen e skanerit, në kundërshtim me rregulloren e Spitalit, për kryerjen e kësaj procedure.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

3 VITE ME PARE

Ishin në hetim prej 3 javësh! Arrestohen 2 mjekë në QSUT, bënin skaner kundrejt shpërblimit

Bënin skanera kundrejt pagesës, fusnin pacientët pa radhë,
QSUT

TIRANË-Arrestohen në flagrancë dy mjekë në ambientet e brendshme të Qendrës Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se në pranga kanë përfunduar Astrit Mansaku dhe Nazmi Metaliu. Këto dy mjekë, dyshohet se bënin skanera për pacientët kundrejt një shpërblimi monetar.

Mjekët ishin nën hetim për 3 javë, mirëpo mëngjesin e sotëm u bë i mundur arrestimi i tyre./Dosja.al

operacioni skaneri astrit mansaku nazmi metali

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet