LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Tiku i Rilindjes furnizohet nga Rama"/ Berisha: Ahmetaj ka udhëtuar në Londër, do marrëveshje! Shitja e TopChannel, turp. "SKAPI" të veprojë!

• Sali Berisha ka bërë denoncime të forta për median gjatë konferencës së sotme me gazetarët. • Fillimisht, denoncimet i nisi për shitjen e pretenduar të televizionit "TopChannel", duke e cilësuar këtë si një veprim të pashembullt që kërkon ndërhyrjen e SPAK. • Sipas tij, televizioni është shitur për 9 milionë dollarë. Duke iu referuar medias CNA, Berisha risolli edhe detaje nga kontrata e nënshkruar nga anëtarët e familjes Hoxha. • Po ashtu, Berisha nuk harroi që të përmendte edhe audio-përgjimet e gazetarit Adriatik Doçit, i cili pohon se në këmbim të përfitimeve personale, para, ndere dhe banesa, nuk raporton lajme për biznesmenë, kriminelë dhe politikanë.• Prej muajsh, gazetari akuzohet se qendron pas portalit "Prapaskena" ku linçohen publikisht dhe pa verifikim persona të ndryshëm, ndaj dhe kryedemokrati nuk e la pa përmendur duke e cilësuar si "Tiku i Partisë". • Foli edhe për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajn, por informacionin tha se nuk e konfirmonte dot. • Por kishte dëgjuar se kishte shkuar në Angli pas kryeministrit Edi Rama për të arritur një marrëveshje me të. • Në fund, foli edhe për zgjedhjet lokale të 14 majit. • Pretendon fitoren ndërsa tha se Këshillat Bashkiakë në koalicion do i ndajnë me referencë të vitit 2015.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Koalicioni i Berishës me Metën, ZBULOHET formula për këshillat bashkiakë

"Tiku i Rilindjes furnizohet nga Rama"/ Berisha: Ahmetaj ka
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë me dije se si do të jetë skema për ndarjen e Këshillave Bashkiakë mes koalicionit "Bashkë fitojmë!" me PL-në, PDK-në dhe PBDNJ-në. Berisha deklaroi sot në konferencën për mediat se plotësimi i vendeve në këshillat bashkiakë do të bëhet sipas % që secila forcë politike ka marrë në zgjedhjet e vitit 2015 në secilën prej bashkive.

"Alibasha, i lidhur në krim me Edi Ramën, siç e kam denoncuar, bashkë me Lul Bravën, po zbatojnë rigorozisht urdhrat e tyre. Nëse më pyet nëse humbet gjë PD, ju garantoj se vetëm fiton. PD ndahet përfundimisht nga një grup, nga disa pengje të shpërfytyruara, të marrë peng nga Edi Rama për lidhjet me krimet, për aktivitetet e tyre kriminale ose të familjarëve të tyre të ngushtë. Në këtë aspekt, PD vazhdon si lokomotivë e idealeve, aspiratave më të mira të shqiptarëve. Kjo që unë denoncova tani, pseudoshitjen me 9 milionë, siç shitet dhe blihet televizioni, shitet dhe blihet kryetari i PD i emëruar nga Edi Rama. Këto janë shfaqjet e shëmtuara të një narkoshteti që ka korruptuar dhe ka blerë dhe mban peng me lidhje krimi dhe pagesa individë apo grupe të caktuara. PD del nga kjo betejë shumë më dinjitoze, largohen prej asaj ata që nuk duhej të ishin kurrë në këtë parti, për implikimet e tyre. Kjo është ndarja përfundimtare dhe e bën PD-në shumë më të besueshme. Ata që mund të kenë pasur dyshimin më të vogël te fjalët që kam thënë për ta, tani del si drita e diellit se janë të vërteta. Kjo që denoncova tani, është pseudoshitje. Janë shfaqje të shëmtuara të një narkoshteti individë apo grupe të caktuara. Nuk mund të paguajmë për pengmarrjen e Lulzim Bravës. Ne po ecim drejt një fitoreje të sigurtë. Erion betoni bllokohet në bunker nuk takon dot 2 qytetarë në hierarkinë e organizatës kriminale. I treti pas Edi Ramës dhe Don Agaçios renditet Erion Veliaj. Ky është problemi, dëgjova një ditë që janë shtuar,"- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

"Tigri i korrupsionit, por jo koka"/ Berisha: Ahmetaj i ka shkuar pas Ramës në Angli, do "deal"

"Tiku i Rilindjes furnizohet nga Rama"/ Berisha: Ahmetaj ka
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se ka zëra që pretendojnë se Arben Ahmetaj ka shkuar pas kryeministrit Edi Rama në Londër për të bërë një marrëveshje me të. Gjatë komunikimit të përjavshëm me gazetarët, Berisha tha se nuk e kishte konfirmuar dot si lajm, por e kishte dëgjuar në disa burime. 

"Mediat njoftojnë se Tigri i Korrupsionit ka udhëtuar për në Londër, për një deal me Edi Ramën. Nuk mund të konfirmoj as të mohoj këtë udhëtim. Por edhe njëherë, siguroj shqiptarët se Arben Ahmetaj është një nga personat kryesorë të mega-aferës korruptive të djegësve. Por personi më kryesor, njëshi me distancë në këtë aferë, është personalisht Edi Rama.E kam përsëritur dhe e përsëris qindra herë, Edi Rama është njeriu që ka firmosur për kontratën me negociata të mbyllura në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit. Ai ka furnizuar fondin rezervë të Këshillit të Ministrave për sipërmarrjen e tij të djegësave. Edi Rama është përgjegjësi më kryesor, numër një, pasi tetë muaj përpara se të formohej sipërmarrja e Mërtirit dhe Zotos, i akordoi asaj me vendim të Këshillit të Ministrave, bonusin prej 8 pikësh, paçka se ministrja Felaj i kishte thënë se ndërmarrja nuk ekzistonte. Edi Rama është njeriu direkt përgjegjës për djegësat sepse dokumentet faktojnë se ai i ka bërë presion Ahmetajt për të firmosur. Janë pra një seri rrethanash. Edi Rama është implikuar me thjeshtrën e tij në fushën e Porto Romanos. Një ditë vendosi që aty të ndërtohej një eko-park. Por jo vetëm kaq, por projektin e eko-parkut do e bënte si nënkontraktore, kompania ku punon thjeshtra e tij. Mirëpo SKAP-i është i partisë dhe është sot për sot, organi më i kapur në drejtësinë dhe gjithë shtetin shqiptar,"-tha Berisha.

Aktualisht, SPAK i ka nisur hetimet dhe ka marrë nën hetim Ahmetajn për veprat penale: “korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”.

3 VITE ME PARE

Audiopërgjimet për gjobëvënie, Berisha: Tiku i Rilindjes furnizohet nga familja Rama, ndaj ka imunitet

"Tiku i Rilindjes furnizohet nga Rama"/ Berisha: Ahmetaj ka
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme se gazetari Adriatik Doçi, të cilin e quan 'Tiku i Rilindjes', është i lidhur me familjen e kryeministrit Rama. Gjatë konferencës me median, Berisha tha se Doçi furnizohet me dokumente nga Rama ndaj nuk preket nga organet e drejtësisë.

'Para këtij, publikoi përjetoi vdekjen klinike të ABC News. Një spastrim të paparë ndaj gazetarëve. Vetëm se ata nuk ishin në një valë me Devollin që herë thotë e kam, njëherë thotë nuk e kam. Devolli është vala e Ramës. Personi i fundit që ka mbetur aty është zoti Demi. Edhe ndaj tij po bëhen presione prej rrugaçësh që të ikë dhe të kontrollohet përfundimisht nga Endi Fuga, Sokol Balla dhe dora e Ramës dhe Veliajt. Tiku i Rilindjes është gazetar i familjes. Ai furnizohet me dokumente nga familja Rama, prandaj është i paprekshëm.

Një gjobëvënës i shpërfytyruar, i shpifur. Por gazetari i familjes kryeministrore ka imunitet. Sikundër kanë imunitet për SKAP-in e partisë Duçka dhe Neza. Edhe njëherë i bëj thirrje FBI dhe Kongresit të SHBA, të hetojë rolin e Yuri Kim dhe paraardhësit të saj në aferën McGonigal se do ndihmonin shumë vendin e tyre, do ndihmonin Shqipërinë dhe shqiptarët. Ambasadorja Kim, me një seri të gjatë veprimesh, ka mbajtur të njëjtat qëndrime ndaj opozitës si McGonigal, por heshtja e saj ndaj këtij sistemi gjobëvënës nga bashkëkombas të saj, e rëndon atë. Nuk duhet të fshihet pas imunitetit diplomatik por të flasë për shqiptarët për këtë akt të pashembullt që nga koha e Perandorisë Osmane deri më sot.'-tha Berisha.

Deklarata e Berishës vjen një ditë pasi media "Publiklive" ka publikuar disa audipërgjime ku gazetari i Report Tv, Adriatik Doçi, pohon se në këmbim të përfitimeve personale, para, ndere dhe banesa, nuk raporton lajme për biznesmenë, kriminelë dhe politikanë. Prej muajsh, gazetari akuzohet se qendron pas portalit "Prapaskena" ku linçohen publikisht dhe pa verifikim persona të ndryshëm. Në këto biseda të publikuara, Doçi rendit me raste biznesmenë që e paguajnë jo për reklamë, por për të mos i sulmuar. Pas publikimit, ai vetë nuk ka mohuar në asnjë rast autencitetin e përgjimit, duke pranuar se deklaratat janë bërë, por të nxjerra sipas tij nga konteksti. Gazetari pretendon se ka qenë duke i treguar një kolegeje mënyrën si funksionon tregu në Shqipëri, por nuk sqaron pse drejtohet në vetën e parë duke rrëfyer ai historitë e tij. Nga ana tjetër, pas publikimit, gazetari Naim Noka, drejtues i "Publiklive" denoncon se është kërcënuar nga Doçi për për fshirjen e përgjimit. Deri më tani, prokuroria nuk ka bërë asnjë reagim publik për rastin, por edhe pse gazetari mohon që të jetë ai pronar i "Prapaskena", dje në ditën kur u publikuan këto përgjime, portali në fjalë botoi një artikull linçues për gazetarin Naim Noka. Këshilli Shqiptar i Medias, sakaq, kërkon reagim nga institucionet dhe komuniteti i gazetarëve./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Shitja e Top Channel? Berisha: Veprim mafioz i Edi Ramës. Po shkatërrohet media!

"Tiku i Rilindjes furnizohet nga Rama"/ Berisha: Ahmetaj ka
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar sot lajmin për shitjen e televizionit kombëtar "TopChannel" për 9 milionë dollarë. Raportimin Berisha e ka bërë në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët, duke e cilësuar shitjen në prag të fushatës një ngjarje të pashembullt dhe që nuk ka precedentë veçse në Shqipëri. Po ashtu, numri një i PD-së, përmendi edhe mediat e tjera që sipas tij janë kapur nga kryeministri Edi Rama. 

"Publikime të besueshme me dokumente autentike, faktojnë se televizioni kombëtar Top Channel, në një aksion, në një veprim tërësisht obskur, tërësisht jotransparent, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit, rezulton se në prag të fushatës, i është shitur një shtetasi, i quajtur Uestern Media, në Belizë, me çmimin 9 milionë dollarë. Është një veprim i pashembull. Asgjesimi i një televizioni kombëtar me licensë kombëtare në kundërshtim me çdo rregull. Shitja falso si kunata e Olta Xhaçkës që ishte pronare e resortit strategjik përbën një veprim të tmerrshëm mafioz të Edi Ramës dhe klanit të tij. Një televizion komëbtar ka marrë valë dhe frekuencë kombëtare. Janë pasuri publike, në këtë kontekst por nuk përfundojë në belize të Edi Ramës dhe Erion Velisë. Muaj më parë Top Channel filloi një linjë editoriale të pavarur. Por duket se skemat e Tiku të partisë janë universale. Ato editoriale janë gjobvënie ndaj qeverisë në bli ose do kesh këto pasoja. Kjo është një ndër ditët më të zeza të historisë së mediave shqiptare. Nëse ti nuk mund ta përdorësh si një mjet personal një valë kombëtare. Ke kryer një akt që çdo ligj të bën përgjegjës së bashku me Edi Ramën dhe Erion Veliaj. SKAPI prej kohësh duhet të kishte reaguar. Para këtij publiku përjetoi vdekjen klinike të ABCNews, një spastrim të paparë ndonjëherë të gazetarëve. Devolli është vala e Ramës. Personi i fundit që ka mbetur aty është zoti Demi, ndaj tij po bëhen presione prej rrugeçërish që të largohet nga emisionit që të kontrollohet 100% nga Endri Fuga dhe Sokol Balla. Kjo që po ndodh në Shqipëri, nuk ndodh kurrë në botë. TopChannel është gropa e zezë e parave të djegësve. Ka marrë miliona me paratë e djegësve,"-tha Berisha.

Prej ditësh, CNA ka publikuar lajmin se televizioni kombëtar “Top Channel” është shitur në janar të këtij viti. Familja Hoxha i ka shitur 100% të aksioneve kompanisë “Western Media Conglomerate Investments LTD” me një çmim prej 9 milionë eurosh. Por ende nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur nga media për pretendimin e ngritur ndaj tyre. 

sali berisha sali berisha 24 mars 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet