LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha: 300 mln euro vjedhje me energjinë, gati për revoltë! Bashkëpunim i fuqishëm me Metën

• Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi sot se qeveria po bën një vjedhje masive me shitjen e energjisë elektrike. • Në komunikimin e përjavshëm të së premtes, Berisha tha se vendi prodhon çdo vit të paktën 2 terravit energji tepër. •  Berisha akuzoi Ramën se po shet energji dhe paratë janë vjedhur ndërsa blen energji të panevojshme. • Kreu i PD paralajmëron revoltë përtej protestës. • Berisha garantoi një bashkëpunim me Metën. • Kryedemokrati siguroi se Meta nuk është sigurims pasi dosjen tha se e ka vetë. 

14 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VD-S'ka pushime për Berishën, kreu i PD: Armiku të marrë çdo ditë mesazhet që i meriton

Berisha: 300 mln euro vjedhje me energjinë, gati për revoltë!
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur përballë gazetarëve se do vazhdojë të dërgojë mesazhe armikut të tij, referuar kryeministrit Edi Rama. Në konferencën me gazetarët, Berisha i falenderoi median që kanë pasqyruar punën e PD-së, duke treguar se do të vazhdojnë edhe gjatë muajit gusht me aktivitete. 

'Në rast se shkoni me pushime ju uroj pushime të mbara. Ne do të vazhdojmë dhe gjatë gushtit. Jam mirënjohës për të gjithë përcjelljen që i keni bërë PD-së. Do bëj gjithcka që kundërshtarët, nuk është ashtu, është armik që të marrë mesazhe çdo ditë që meriton. '- deklaroi Berisha.

1 VITE ME PARE

VD-I BINDUR! Berisha: Nëse do kisha qënë në krye të PD, Rama nuk do ishte në pushtet!

Berisha: 300 mln euro vjedhje me energjinë, gati për revoltë!
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh i bindur ditën e sotme se nëse do të ishte në krye të PD-së kohë më parë, Rama nuk do të ishte në pushtet. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se Rama nuk do e kundërshtonte në asnjë mënyrë nëse ai do të ishte në krye të PD-së.

'Unë bëj atë që them. Të kisha qënë në krye të PD, Rama nuk do ishte kurrë në pushtet. Të kisha qënë në krye, të bënte atë që bëri ai në prill, brenda javës do të largohej nga pushteti. Nuk ka, cështja e votës është jetike për shqiptarët. Jua garantoj, ky është zotimi im, numër 1 më i rëndësishëm para shqiptarëve. Une e kuptoj se janë shumë që e shesin e që nuk votojnë, por do bëj gjithçka që vota e tyre të votohet. Sic është mundur në vitin 2012 e nuk ka kundërshtuar asnjë votë, e sic ka ndodhur në 2007, 2009. Do bëjmë gjithçka që kjo kalbësirë të shembet sa më parë. '- tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

VD-"Kam dosjen e I.M", Berisha zbardh detajet: Kurth i trashë! Genta e Autoritetit u keqpërdor, Nikolla, zyrtare primitive

Berisha: 300 mln euro vjedhje me energjinë, gati për revoltë!
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se e ka në dorëzim dosjen ku pretendohej nga Autoriteti i Dosjeve se ish-presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit (spiun). Berisha tha sot nga selia e PD se kurthi është ngritur nga Rama në një mënyrë të "trashë" ndërsa foli për keqpërdorim të Gentiana Sulës dhe Lindita Nikolla. Berisha tha se bëhet fjalë për Ilir Muratin dhe jo Ilir Metën. 

Unë deklarova dy ditë më parë se gjithçka është një trillim i Edi Ramës, i turpshëm i një njeriu në panik. Përdor shpifjen he trillimin kundër kundërshtarëve politikë. Unë kam dokumentet në dorë. Nuk ka gjë më të shpifur, e ka stisur në mënyrën më të shpifur këtë kurth, në mënyrën më të trashë. Kushdo që e lexon e ka të qartë se Ilir Murati është I.M dhe është nga Librazhdi dhe nuk ka lidhje me Ilir Rexhep Metën. Këtë e dinin. Edi Rama ka keqpërdorur dhe keqfuzuar në mënyrën më të shpifur qoftë kryetaren e Autoritetit. Mund t'ju them ju se në dokumentin që Genta Sula i drejton Lindita Nikollës akuzon direkt Ilir Metën për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Një akt i pashembulltë, një akt i pashembulltë. Kjo zonjë është keqshfrytëzuar për arsye që ajo i di vetë, por edhe do të zbardhen. Prit, prit se në bazë të këtij dokumenti, për herë të parë në jetën e saj politike Linda e Parlamentit del dhe u thotë shqiptarëve se është e horrifikuar e tronditur. Histori të turpshëm, zyrtarë primitivë që s'kanë të përbashkët asgjë me shtetin. Këto janë, ky është kurthi. 

1 VITE ME PARE

VD-Berisha: Rama ka vendosur 'Black out' në Thesarin online të Shtetit

Berisha: 300 mln euro vjedhje me energjinë, gati për revoltë!
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi ditën e sotme bllokimin që është bërë për aksesin e Thesarit online të Shtetit. Gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se Rama ka bërë këtë në mënyrë që të mos zbulohen të gjitha transfertat që ia ka me organizatat kriminale. 

“Nga 2 qershori Edi Rama ka vendosur black out se nuk do që ju të gjeni paratë që merr Rama për Gugaljan dhe Veliaj për Zoton e Mërtirin, s’do të kontrollohen më transfertat në organizatën e tyre kriminale dhe jo vetëm në atë por në shumë drejtime të tjera ndaj dhe ai ka vendosur në një akt të paprecedentë, black out e plotë në Thesarin online të Shtetit”, tha Berisha.

1 VITE ME PARE

VD-Koalicion formal me Metën? Berisha: Do jetë në shumë lloje, jemi një front për shpëtimin e Shqipërisë

Berisha: 300 mln euro vjedhje me energjinë, gati për revoltë!
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se koalicioni do të jetë në shumë forma me Ilir Metën. I pyetur nga gazetarët në lidhje me Partinë e re të Metës, Berisha tha se do të bëjnë çmos për të luftuar kundër qeverisë.

'Koalicioni do të jetë në shumë lloje, në këtë betejë jemi një front për shpëtimin e Shqipërisë. Ajo është motër reale të cilën po e ndjen cdo shqiptar, që ka minimumin e dashurisë për këtë vend, cdo qytetar që po përjeton tiraninë  e çmimeve, ëdo pensionist që e din aferën e inceneratorëve. '- tha Berisha.

1 VITE ME PARE

VD-Berisha komenton përqafimin Rama-Balla: Koncert funebër, u sollën si gaztorë

Berisha: 300 mln euro vjedhje me energjinë, gati për revoltë!
Sali Berisha

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha e ka komentuar me nota humori përqafimin e kryeministrit Edi Rama me deputetin socialist Taulant Balla dje në miting, duke thënë se të dy u sollën si gaztorë. Në konferencën e sotme me gazetarët, Berisha tha se të gjendur përballë braktisjes nga populli, ata u detyruan të krijojnë shfaqje. 

Pyetje: A ju kanë impresionuar numrat e PS dje në shesh? 

Sali Berisha: Falenderoj mijëra punonjës dhe buxhetorë që braktisën dhe e shndërruan atë në një koncert funebër ku mbetën duke përqafuar njëri-tjetrin dhe u përpoqën si gaztorë të mbulonin braktisjen që iu bëri administrata në atë antimiting. Ky është, unë të dhënat i kam të sakta. Falenderoj mediat që përparësuan në të gjitha valët dhe ekranet e tyre takimin e njerëzve të lirë në Mirditë dhe anti-mitingun e Shtërmicës. Kishte një kontrast të jashtëzakonshëm. 

Dje në mitingun e zhvilluar nga qeveria në Sheshin Skënderbej, spikati një foto e kryeministrit Edi Rama me deputetin Balla. Balla iu ngjit Ramës pas disa muajve "ftohje" mes njëri-tjetrit.

Berisha: 300 mln euro vjedhje me energjinë, gati për revoltë!

1 VITE ME PARE

VD-Nuk u ftua në koncertin e 100 vjetorit me SHBA-në, Berisha: Yuri Kim më nderoi!

Berisha: 300 mln euro vjedhje me energjinë, gati për revoltë!
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quan nderim faktin që nuk mori një ftesë nga ambasadorja Yuri Kim për të marrë pjesë në koncertin e 100 vjetorit të marrëdhënies mes Shqipërisë dhe SHBA-së. 

Pyetja: Si u ndjetë dje që u morën pjesë të gjithë figurat e njohura, ju mungonit në këtë festë

Sali Berisha: Zonja Kim, duke mos më ftuar më nderoi. Kjo në fakt, ajo me qëndrimet e saj, ka dëmtuar më shumë bashkë me Ramën dhe mafian e George Soros më shumë se kushdo tjetër për imazhin që kanë pasur shqiptarët për SHBA. U ndjeva i privilegjuar që unë nderova ngjarjen mes mirditorëve, shqiptarët më tradicional të të gjitha trojeve. Jo nderoi por turpëroi me figura si Taulant Balla e të tjerë, ky është qëndrimi im, i bindur që asgjë nuk më lëkund me besimin te SHBA si vend i madh i lirisë. 

1 VITE ME PARE

VD-Berisha: Me Metën jam në komunikim, do të ketë bashkërendim me Partinë e Lirisë

Berisha: 300 mln euro vjedhje me energjinë, gati për revoltë!
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se me kreun e Partisë së Lirisë është në komunikim të vazhdueshëm. Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se edhe kur Meta ishte President, Kryemadhi mori pjesë në protestën e zhvilluar nga froni opozitar. Po ashtu ai theksoi se do të ketë një bashkërendim të fortë mes PD-së dhe Partisë së Lirisë. 

Kur do e shohim Metën të nisë shkallët e PD-së?

Berisha: Me Metën jemi në komunimikm të vazhdueshëm. Kur Meta ishte president, Kryemadhi ishte në protest me frotin opozitar. Takimet janë të mundshme në çdo kohë dhe do të ketë një bashkërendim të fortë me Partinë e Lirisë.

 
1 VITE ME PARE

VD-"Edi Rama, mos luaj"/ Berisha paralajmëron: Nëse rritet çmimi i energjisë, gati për revoltë

Berisha: 300 mln euro vjedhje me energjinë, gati për revoltë!
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se në rast se do të rrisë çmimin e energjisë elektrike, vendi do të njihet me revoltën më të madhe popullore. Berisha tha se digat e hidrocentraleve po zbrazen dhe energjia po vidhet edhe pse kriza ka përfshirë të gjithë botën. 

Nëse guxon të rrisësh çmimin do të përballesh me revoltë të madhe. Iu bëj thirrje shqiptarëve të përgatitemi me të gjitha mundësitë ndaj këtij njeriu që është gati t'ju bëjë gjithçka për të pasuruar veten dhe familjarët e tij të nomeklaturës së PS. Edi Rama mos luaj me çmimin e energjisë përndryshe PD dhe fronti për shpëtimin e Shqipërisë do të përgatisë revoltën më të madhe. S'shtyhet më, ka tejkaluar çdo limit. Digat po zbrazen edhe tani që flasim. 

1 VITE ME PARE

VD-Berisha: Kriza energjitike me të cilën kërcënon Rama ka në thelb vjedhjen!

Berisha: 300 mln euro vjedhje me energjinë, gati për revoltë!
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ka në thelb vjedhjen përmes energjisë elektrike. Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se po vidhen bizneset dhe familjarët.

'Vjedhja e energjisë. 60 përqind e energjisë në Gjermani prodhohet nga gazi e nafta. Kostoja e prodhimit atje është më e lartë se në Shqipëri, nuk ka vend në botë që të shesë me një cmim 98 herë mbi kosto. Bizneseve mbi 210 herë më shumë mbi kosto, kosto është 0.9 lekë. Nuk ka lidhje kriza energjitike me të cilën kërcënon Rama ka në themel vetëm vjedhjet nëpërmjet tregitmit të energjisë.'- tha Berisha.

1 VITE ME PARE

VD-'Qeveria e vjedhjes'/ Berisha: Tenerat janë sekret dhe të paçertifikuar, Rama e ka shitur energjinë

Berisha: 300 mln euro vjedhje me energjinë, gati për revoltë!

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se qeveria po vjedh energjinë elektrike. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha u shpreh se qeveria ka 60 tendera të cilët po mbahen sekret dhe janë të paçertifikuar. 

'Kanë bërë 60 blerje të energjisë elektrike të gjitha afatshkurta, gjer dhe 1 ditore, 3 ditore dhe mund të gjendet tek tuk një 5 ditore. Blerje, duke ndarë paratë me të tjerët se blerje të tilla kurrë një shtet nuk mund të bëjë. Nëse ti do për arsye të caktuara të blesh energji, atëherë do bësh një tender së paku 3 mujor. Nuk ka dyshim se në këtë sasi ti blesh.. Me këto 60 tendera, askush nuk e di, ju nuk mund të ndiqni këto tendera, kur KESH apo tenderi i hapte zarfat para jush, sot platforma është sekret dhe e pacertifikuar. Pra, janë blerë me këtë platformë rreth 300 mln euro, i ndan dhe vjedh me qeveritarët. Cmimi që thotë Rama, 600 euro në bursë, është 300 euro. Cmimi është 300 euro në maksimum, por ekipi i vjedhjes me energji ka shitur energi cash me 40 euro në një kohë kur shitej në bursë me 130 euro. Ka blerë me 250 euro në një kohë kur  në bursë shitej me 84 euro. Po bëhet një vjedhje e paimagjinueshme. Ekziston një marrëveshje, KEKU i Kosovës, depoziton në kohë fiku për KESH e Shqipërisë, 1 mln euro në ditë. Sic e merr energjinë KESH, e eksprton në pikë. Rama kercenon me rritjen e cmimit.'- tha Rama. 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ SHBA i ka shpallur "shefin" non-grata, Drejtori i Berishës provokon amerikanët

Berisha: 300 mln euro vjedhje me energjinë, gati për revoltë!
Sali Berisha dhe Alfred Lela

TIRANE- Drejtori i Komunikimit të kryedemokratit Sali Berisha, Alfred Lela ka marrë vëmendje në konferencën e sotme me gazetarët. Dosja.al pikasi bluzën e zgjedhur nga Lela që mban stampuar flamurin amerikan dhe shkruan "US Army", (Ushtria amerikane). 

 

Edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një "ofensivë" prej muajsh për Berishën që e kanë shpallur edhe nongrata, duket se për Lelën kjo nuk është problem. Provokim apo modë e lirë?

Për më shumë ndiqni pamjet: 

 

1 VITE ME PARE

VD-Paralajmërimi i Ramës për ndërprerje të energjisë, Berisha: Kërcënim! Shqipëria nuk ka patur mungesë energjie

Berisha: 300 mln euro vjedhje me energjinë, gati për revoltë!
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se Shqipëria nuk ka asnjë mungesë në energjinë elektrike, ashtu siç pretendon kryeministri Edi Rama.

'Kryetemë e sotme është kërcënim që Rama u bën qytetarëve shqiptarë me ndërprerjen e energjisë elektrike dhe rritjen e çmimit të saj për konsumatorët. Sipas tij, kjo do të ndodhë pasi cmimi i energjisë elektrike në bursë ka arritur në 600 euro e se Gjermania ka nisur ndërprerjet. Para se të komentoj këto deklarata, dua të sqaroj Shqiptarët se falë hyrjes së Kaskadë së devollit e mbi 50 hidrocentrale të tjera, Shqipëria ka prodhuar, 8.9 terravat energji elektrike, prodhim rekord që nuk e ka patur kurrë më parë. Pra, Shqipëria ka pasur një tepricë të mirë prej së paku 2 terravat eksport. Sepse, konsumi total i energjisë elektrike, në Shqipëri është 7.2 terravat kurse konsumi i rregulluar me taria është 5.3. Si ndodh atëherë?'- tha Berisha.

sali berisha berisha 29 korrik 2022

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni